A imagjinohet vera pa manaferra? Asnjëherë! Të ëmblat manaferra që të shkrihen në gojë janë një frut fantastik i të njëjtës familje si mjedra. Manaferrat rriten në mbarë Mesdheun, ndërkohë që në Shqipëri, njerëzit i gëzohen mbledhjes së manaferrave së freskëta në fundin e pranverës dhe gjatë gjithë stinës së verës. Manaferra rritet në terrene të ndryshme, por kjo bimë preferon një tokë me kullim të mirë. Për më tepër bima ka gjithashtu nevojë për një ekspozim të drejtpërdrejtë në diell.

Në Shqipëri, shumica e manaferrave rriten në gjendje të egër në natyrë, por kërkesa e lartë në tregjet e huaja, por edhe vendase, ka shërbyer si shtysë ndaj iniciativave bujqësore për rritjen e manaferrave nëpër ferma të ndryshme. Rritja e manaferrës është kthyer në një investim të zgjuar dhe interesi për kultivimin e këtij fruti është mjaft i lartë. Disa ferma shqiptare, nga Divjaka në Devoll, kanë filluar kultivimin e manaferrave duke shfrytëzuar eksperienca të ngjashme në Itali dhe shërbejnë si fillesa të mbjelljes së manaferrave në vend.

E vërteta është manaferra në fakt nuk është vetëm një frut. Çdo manaferrë ka në vetvete 80 - 100 kokrra të vogla të sistemuara në formë rrethore. Manaferrat kanë një shije të ëmbël dhe pak të thartë që i bën ato perfekte për t’u kombinuar me sallatat apo lëngjet e plota të frutave. Ato mund të konsumohen me fruta, salca apo edhe me produktet e mishit. Manaferrat mund të shijohen edhe veçmas (pa e tepruar) ose me ëmbëlsira.

Manaferra mund të ruhet shumë lehtë. Mjafton ta lani dhe ta ruani në një qese plastike pa ajër në frigorifer. Në këtë mënyrë ajo do të zgjasë për disa muaj me rradhë. Manaferrat plot lëng janë një nga frutat më popullore të verës. Kur kanë një ngjyrë të errët kjo tregon se manaferrat kanë në përmbajtjen e tyre shumë antioksidantë të cilat na ndihmojnë për të mposhtur plakjen, kancerin dhe sëmundje të tjera. Ky frut nuk ka asgjë mangut sa i përket vlerave shëndetësore. Eshtë e pasur me vitamin A, E, K dhe B, me fibër, antioksidantë dhe flavonoidë që garantojnë një shëndet të mirë.

Megjithatë që të përfitoni këto vlera mos harroni që manaferrat duhet të konsumohen në gjëndjen e tyre natyrale ndonëse edhe ngrirja i ruan vlerat. Njësoj si spinaqi, rrushi i thatë, mollët, kumbullat dhe rrushi, manaferrat janë të pasura me bioflavonoidë dhe vitaminë C por të varfëra në sodium. Një filxhan me manaferra përmban 62 kalori. Përmbajtja e lartë e antioksidantëve bën që manaferrat të ndihmojnë në uljen e rrezikut ndaj një sërë sëmundjes kancerogjene.

Manaferrat na ndihmojnë edhe në ruajtjen e një paraqitje më të re të lëkurës pa pasur nëvojë për ndërhyrjet kirurgjikale. Konsumi mi për një kohë të gjatë i manaferrave e mban trurin në formë e rrjedhimisht ne jemi të qartë në mendime dhe kemi një kujtesë të mirë. Manaferra ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit intestinal, çliron nga hemorroidet dhe zbut efektet e diaresë.

Edhe gjethet e manaferrave kanë gjetur përdorim të gjërë për të trajtuar inflamacionin në mishrat e dhëmbëve por edhe fytin e lënduar. Tanina të cilën e përmendëm më lart, që gjendet edhe tek gjethet është mjaft efektive për higjenën orale. Gjethet mund të përdoren për gargare ose për shpërlarjen e gojës. Gjethet mund të bëhen çaj ose një pije terapeutike. Shijen e gjetheve mund të mos e pëlqejnë të gjithë sepse është pak e hidhur ndaj mund të shtoni mjaltë ose ëmbëlsues të tjerë.

Manaferrat kanë vitaminë K që ndihmon në çlirimin e muskujve. Ndaj manaferrat janë të këshillueshme për gratë shtatzëna sepse ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të lindjes. Nëse e konsumoni rregullisht, lëngu i manaferrës mund të përdoret për të rregulluar ciklet tek femrat duke qenë se ndihmon me mpiksjen e gjakut./AgroWeb.org/