Në Shqipëri, trëndelina rritet në mënyrë të egër dhe nuk kultivohet gjerësisht. Zonat ku mbledhja e trëndelinës si një aktivitet i organizuar janë kryesisht Vargmalet e Jugut, në të cilat tradicionalisht banorët çdo vit organizohen në ritet e mbledhjes së kësaj bime natyrale. 

Farat e trëndelinës janë përdorur gjërësisht nga amvisat, por edhe për të kuruar një sërë çrregullimesh shëndetësore. Bima e trëndelinës është pjesë e familjes botanike të fasules. Ajo është plot vlera shëndetësore, falë vitaminave dhe mineraleve që gjenden në të.

Mjalti nga lulet e trëndelinës është një nga më natyralët dhe më të vlerësuarit nga bletërritësit duke i bërë zonat e pasura me këtë bimë si faltore ku grumbullohen kosheret e bletëve mjaltëbëresve të natyrës.

Në ditët e sotme, trëndelina përdoret në mjekësinë popullore për të luftuar diabetin, mungesën e oreksit dhe për të shtuar prodhimin e qumështit tek gratë lehona. Trëndelina aplikohet edhe në lëkurë për të shëruar inflamacionin. Pjesa më e madhe e vlerave të trëndelinës vjen si pasojë e e saponinës dhe fibrës.

Farat e trëndelinës përmbajnë një substancë ngjitëse që njohur si mucilage e cila kur përzihet me ujin zgjerohet dhe transformohet në një masë xhelatinoze që shërben për të trajtuar irritime të ndryshme.

Bima e trëndelinës përmban hekur, magnez, mangan dhe bakër përfshirë vitaminën B6, proteinat dhe fibrën. 100 gramë fara trëndeline përmbajnë 323 kalori por edhe sasi të lartë fibrash. Farat kanë një aromë të fortë dhe shije të hidhur që i ngjan selinosë së djegur. Gjethet dhe kërcenjtë e trëndelinës mund të përdoren në sallata, ndërkohë që ekstrakti i trëndelinës përdoret në marinime të ndryshme.

7 vlerat dhe përdorimet e trëndelinës

Studimet mbi vlerat e trëndelinës nuk kanë të mbaruar, por deri më tani konkluzionet e këtyre kërkimeve tregojnë që trëndelina na vjen në ndihmë kundër një sërë problemesh shëndetësore. Më poshtë do të lexoni disa prej tyre:

1. Përmirëson tretjen dhe ul kolesterolin
Trëndelina ndihmon me një sërë problemesh që shkakton mostretja siç janë konstipacioni, inflamacioni në stomak etj. Ata që vuajnë nga zemra, arteriet e sforcuara, niveli i lartë i yndyrnave në gjak, kolesteroli e të tjerë mund të përfitojnë shumë nga përdorimi i trëndelinës.

2. Ul inflamacionin në organizëm
Trëndelina ndihmon me inflamacionin në organizëm. Ajo lufton lëndimet në gojë, bronkitin, infeksionet nën lëkurë, turbekulozin, kollën kronike, problemet me veshkat e të tjerë. Për më tepër, trëndelina ngadalëson përthithjen e sheqernave në stomak dhe stimulon insulinës. Në mjekësinë tradicionale Kineze, kjo erëz përdorej për të pastruar mushkëritë nga sekrecionet dhe ulur inflamacionin në organizëm.

3. Rregullon një sërë funksionesh hormonale

Meshkujt e përdorin trëndelinën për të trajtuar çrregullime seksuale, hernian diskale dhe rënien e flokëve. Sipas të dhënave, trëndelina shton dëshirën seksuale dhe rrit nivelet e testosteronit. Për më tepër trëndelina është përdorur prej kohësh për zmadhimin e gjoksit. Ajo promovon zhvillimin e qelizave të reja të gjoksit duke e bërë atë më të madh dhe më të plotë.

Nga të gjitha barishtet që përdoren për zmadhimin e gjoksit, trëndelina ka përmbajtjen më të lartë të elementëve që e bëjnë këtë dëshirë të femrave të mundur. Për ta përmbledhur trëndelina është barishtja më e mirë për të shtuar bukurinë femërore, shtuar dëshirën seksuale, përmirësuar performancën seksuale të meshkujve dhe luftuar impotencën. Ky stimulues seksual balancon nivelet e sheqerit në gjak dhe të bën më mendjemprehtë.

4. Rrit prodhimin e gjirit tek nënat lehonë 

Trëndelina i vjen në ndihmë grave që ushqejnë fëmijët me gji dhe që kanë një prodhim më të ulët se normalja. Substancat që gjenden tek trëndelina e shtojnë ndjeshëm prodhimin e gjirit në më pak se 24 orë nga konsumimi.

5. Ndihmon me çrregullimet e të ngrënit

Trëndelina shumëfishon shijen e çdo ushqimi, por edhe shton oreksin falë vlerave ushqyese të plota që përmban.

6. Përmirëson performancën në stërvitje
Një raport i publikuar në Revistën e Sporteve, Mjekësisë dhe Shkencës hodhi dritë mbi efektet e kombinimit të ekstrakteve të trëndelinës dhe kreatinës për të rritur fuqinë tek meshkujt atletë.

Trëndelina mund të përdoret në pije. Shtoni 1 lugë e gjysmë gjelle me fara trëndeline në dy filxhanë ujë. Zijini së bashku dhe pijeni një herë në ditë./AgroWeb.org