Ecuria e aktivitetit të shoqërive të kursim kreditit (SHKK), ka qenë më e mirë gjatë periudhës, por në krahasim me një vit më parë ajo është tkurrur, bën të ditur Banka e Shqipërisë.

Ky rezultat reflekton procesin e ristrukturimit të veprimtarisë së këtyre institucioneve, në vijim të kërkesave të ligjit të ri që rregullonte veprimtarinë e tyre dhe përfshirjes në skemën e sigurimit të depozitave.

Veprimtaria kryesore e këtyre institucioneve reflekton të njëjtën ecuri si aktiviteti i përgjithshëm. Rezultati financiar i SHKK-ve u kthye në terma pozitivë (5 milionë lekë), në krahasim me humbjen financiare të vitit 2015 (274 milionë lekë).

Kreditë për klientët, aktivet e tjera (kryesisht investime në aksione) dhe aktivet e qëndrueshme përfaqësojnë zërat kryesorë të aktiveve të këtyre institucioneve. Në fund të vitit 2016, tregu kishte 9 shoqëri aktive të kursim-kreditit. Burimi: ATSH