FMN e parashikoi por shifrat faktike janë edhe më optimiste. Mijëra ton fruta, perime, produkte bujqësore shqiptare janë nisur në tregjet evropiane dhe botërore gjatë vitit 2014, përkthyer në më shumë të ardhura, më shumë zhvillim të biznesve bujqësore, më shumë punësim. Eksporti i frutave dhe perimeve është rritur me 23 përqind në 2014, me një vlerë prej 8 miliard lekë krahasuar me 6.6 miliard lekë në vitin 2013. Megjithëse vlerat e importit krahasimisht me eksportin për bujqësinë janë 5 herë më të larta, vihet re një rritje e kërkesës për produktet shqiptare, tregojnë shifrat nga Ministria e Bujqësisë. Eksporti i produkteve bujqësore, blegtorale dhe agroindustriale në total është rritur 12.5 përqind, duke kapur shifrën e rreth 17 miliard lekëve krahasuar me 15 miliard lekë gjatë vitit 2013.

Eksporti i frutave dhe perimeve është rritur me 23 përqind në 2014, me një vlerë prej 8 miliard lekë krahasuar me 6.6 miliard lekë në vitin 2013.

Agroweb.org ka mundur të sigurojë ekskluzivisht të dhënat e detajuara të eksport-importeve të produkteve bujqësore, blegtorale dhe agroushqimore për vitin 2014, ku përsa i përket eksportit, vendin e parë e zë agroindustria me një vlerë prej 8.2 miliard lekë, pasuar nga bujqësia me 8.1 miliard lekë e më pas blegtoria me rreth 600 milion lekë.
Përsa i përket importit ka një rritje të lehtë prej 4.4 përqind me një vlerë prej 90 miliard lekë krahasuar me 87 miliard lekë në vitin 2013, ku vendin e parë e zë gruri me vlerë 7.7 miliard lekë ndjekur nga cigaret me 6.1 miliard lekë dhe frutat me 5.1 miliard lekë.

raportin e FMN, publikuar në Shkurt të këtij viti, theksohet se gjatë vitit 2014 eksporti i produkteve ka një ngritje falë rritjes së eksporteve të produkteve bujqësore dhe tekstile. (link) Në këtë raport FMN parashikon një rritje të GDP me 2.1 përqind gjatë 2014-tës e lidhur ndër të tjera edhe me rritjen e prodhimit të bujqësisë, tregëtisë dhe industrisë përpunuese. Llogaria korrente është përkeqësuar gjatë 2014-tës thuhet në raport, por një rritje e konsiderueshme e kërkesës nga jashtë ka ndihmuar eksportet tekstile dhe bujqësore. Në fakt, edhe nga të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë duket se kërkesa nga jashtë ka ardhur në rritje veçanërisht për frutat dhe perimet.

Eksportet: Domatet shqiptare, më të kërkuarat

Nëse do t’i referohemi sasisë së produkteve të eksportuara, perimet dhe frutat janë mbretëreshat e tokave tona. Shqipëria eksportoi gjatë  2014-tës 52 mijë ton perime, nga të cilat 34 mijë ton domate dhe 4,7 mijë ton kastraveca. U eksportuan 14 mijë ton fruta, 23 mijë ton shalqinj dhe 11 mijë ton bimë medicinale, edhe pse vlera e këtyre të fundit është me e larta ndër produktet bujqësore të eskportuara.

Referuar vlerës monetare eksporti i produkteve të agro industrisë ka pasur epërsi ndaj bujqësisë dhe blegtorisë. Ndër produktet kryesore të industrisë së përpunuar janë sardelet/açuge me një vlerë prej 3.8 miliard lëkë.
Eksporti i produkteve bujqësore dominohet nga bimët mjekësore me vlerë 3.5 miliard lekë, pasuar nga perimet me 2.1 miliard, nga të cilat vlera më e madhe i takon eksportit të domateve me rreth 1.49 miliard lekë krahasuar me 800 milion lekë gjatë vitit 2013. Eksporti i frutave kap shifrën e 1.5 miliard lekëve krahasuar me 900 milion lekë gjatë vitit 2013.

Bazuar në raportin e FMN-së defiçiti i llogarisë korrente në Shqipëri ka gjasa të qëndrojë i lartë gjatë 2015-tës. Në një periudhë afatmesme ky defiçit do të pësojë një rënie për shkak të përmirësimit të kapacitetit të eksportit, zëvendësimit të produkteve të importuara (pra me produkte vendase) dhe nga rënia e nevojave për importim të projekte nga Investimet e Huaja Direkte.
Produktet bujqësore vendase duket pra se do të vijojnë trendin rritës në sasi, por ç’ështe më e rëndësishmja edhe në cilësi, duke konkuruar dhe zëvendësuar produktet e importit. Në Evropë, Shqipëria ka hyrë tashmë bindshëm përmes bujqësisë.

         Burimi: Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave

            Burimi: Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave