Skema e Granteve IPARD

IPARD është komponent i Instrumentit për Asistencë Para-aderimit (IPA).IPA është mjeti kryesor i përdorur nga Bashkimi Evropian (BE) për t’i siguruar vendeve të zgjerimit mbështetje financiare dhe teknike.
Objektivi i përgjithshëm i IPA-s për Shqipërinë është të mbështesë reformat dhe ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme për të arritur pajtueshmërinë me ligjin e BE-së në mënyrë që të përgatisë plotësisht vendin për të përmbushur detyrimet që lindin nga anëtarësimit në BE.

Komponenti i Zhvillimit rural IPARD, i siguron vendeve kandidate të BE-së, asistencë për implementimin e programeve shumëvjeçare duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe zonave rurale si dhe në përgatitjen e tyre për zbatimin e politikave dhe ligjeve të BE-së. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave (MBZHRAU) ka përgjegjësinë e përgjithshme për përgatitjen e implementimit të IPARD-it në Shqipëri.

Një nga komponentët e projektit IPA 2011 është implementimi i një Skeme investuese Granti për zhvillimin e sektorit agro-ushqimor bazuar në përputhjen me rregullat IPARD (IPARD-like). Skema e Grantit IPARD-like bashkë- financohet nga BE-ja (75%) dhe Qeveria e Shqiptare (25%), dhe zbatohet nga GIZ në rolin e Autoritetit Kontraktues për pjesën e fondeve të BE-së dhe AZHBR. Për zhvillimin e sektorit agro-ushqimor sipas Skemës së Grantit ‘IPARD-like’ zbatohen dy masa. Masa 1: Investime në Fermat Bujqësore. Masa 2: Investime në Përpunimin dhe Tregtimin e Produkteve Bujqësore.

Bashkimi Europian - 92 milion Euro për bujqësinë shqiptare

nga AgroWeb më 7 tetor 2014

Bashkimi Europian - 92 milion Euro për bujqësinë shqiptare

Të jesh fermer në Shqipëri do të thotë të jetosh me shpresë. Me shpresë në mot, me shpresë në farëra të mira, me shpresë, madje me shumë shpresë në financim. Bujqësia shqiptare jeton në kohën e një paradoksi. Në paradoksin e të qenurit sektori i vetëm me rritje ekonomike dhe ...

Mbështetja Financiare - Çelësi i Suksesit në Bujqësi

nga AgroWeb më 15 korrik 2015

Mbështetja Financiare - Çelësi i Suksesit në Bujqësi

Zilja cingërritëse e alarmit bie në mënyrë rigoroze çdo ditë në orën 2 të mëngjesit. Petrit Çela, ngrihet nxitimthi dhe ashtu i nëpërgjumur rrufit kafenë, që arrin ta shkundë disi nga gjumi e sakaq është jashtë derës, drejt rrugës për në Tregun Agro Ushqimor në Elbasan. ...

Si të përfitoni nga Skema e Grantit “IPARD-like” për Bujqësinë

nga AgroWeb më 15 gusht 2014

Si të përfitoni nga Skema e Grantit “IPARD-like” për Bujqësinë

IPARD-like mbulon deri në 65% të vlerës së investimit përmes financimit në formë granti. Nëse ke një agrobiznes dhe kërkon të zgjerosh aktivitetin tënd, nëse je nje fermer dhe kërkon të investosh nw agrobiznes, nëse je një i ri që bujqësinë e ke pasion, atëherë duhet të dish se ...