USAID ALBANIA

Që nga viti 1992, Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID ka dhënë një ndihmë prej më shumë se 500 milionë dollarësh amerikanë për të mbështetur zhvillimin, stabilitetin dhe integrimin e Shqipërisë në Europë. Shqipëria ka luajtur një rol pozitiv, moderues në Ballkan dhe po bën hapa drejt integrimit Euro-Atlantik me nënshkrimin në vitin 2008 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocijimit me Bashkimin Europian (BE), dhe me hyrjen në NATO në prill të vitit 2009. Por, për t’u bërë një demokraci funksionale nga ana shoqërore dhe ekonomike, para Shqipërisë ekzistojnë sfida të mëdha.
Programet e USAID-it në Shqipëri fuqizojnë institucionet demokratike, nxisin shoqërinë civile, ulin korrupsionin, mbështesin barazinë dhe stimulojnë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse – të gjitha këto të nevojshme për çuarjen e Shqipërisë më shpejt përpara drejt një demokracie më të fortë, duke plotësuar ndërkohë kriteret që janë të qenësishme për arritjen e aspiratave europiane.

Website: https://www.usaid.gov/albania

Facebook: https://www.facebook.com/Albania.USAID/?fref=ts

YouTube: https://www.youtube.com/user/USAIDAlbania1


 

Dy në tre të rinj shqiptarë, të papunë. Firmosen projekte për punësimin e 205 të rinjve brenda 2015

nga AgroWeb më 3 tetor 2014

Dy në tre të rinj shqiptarë, të papunë. Firmosen projekte për punësimin e 205 të rinjve brenda 2015

Firmosen marrevëshjet me 7 shoqata që ushtrojnë veprimtarinë në fushën e bujqësisë dhe turizmit në qytete të ndryshme, në të gjithë Shqipërinë me synim rritjen e punësimit dhe fuqizimin e të rinjve në shoqëri. Dy në tre të rinj shqiptarë janë të papunë. Shqipëria, nj&...

Bujqësia e një gjenerate të re

nga AgroWeb më 20 nëntor 2014

Bujqësia e një gjenerate të re

Kur Dom Antonio Schiarra solli ndihmat e para në Zadrimë të Lezhës në vitin 91’, përveç miellit e sheqerit solli edhe një karrocë e një lopatë. Mesazhi ishte i qartë. Toka duhej punuar. Dhe në fakt asokohe ashtu si edhe para viteve 90’, toka e zonës dukej se nuk po donte të prodhonte. E me besimin në Zot...

AgroKapital, projekti i USAID që mundësoi financimin prej 4.7 Milion Dollarë për bujqësinë gjatë një viti

nga AgroWeb më 20 shkurt 2015

AgroKapital, projekti i USAID që mundësoi financimin prej 4.7 Milion Dollarë për bujqësinë gjatë një viti

Vehip Salkurti, fermer 55 vjeçar nga Peshkopia, u ngrit mëngjesin e 18 shkurtit me një ide të qartë motivuese. Mollët e fermës së tij duhet medoemos t’i shijonte edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Donald Lu. Vehipi kish një mirënjohje për të shprehur dhe çfarë më shumë se moll...

Të korrësh suksesin në bujqësi

nga Anduela Nika më 6 gusht 2015

Të korrësh suksesin në bujqësi

Përditësim: 6 Gusht 2015. U rrit si fëmijë i një fermeri pa tokë. Nuk u demoralizua, por përveshi mëngët dhe iu fut punës për të skicuar historinë e tij të suksesit. Studenti i apasionuar i Universitetit Bujqësor, që i kalonte pasditet në fushë, herë në atë të futbollit me shokët e m&...

Jo gjithçka natyrale është BIO

nga AgroWeb më 15 gusht 2014

Jo gjithçka natyrale është BIO

Toka të mbjella në Jug-Lindje të vendit, pranë qytetit të Skraparit. Vendosja e standardeve dhe marrja e masave të nevojshme për nxitjen e zbatimit të tyre, do të sigurojë gjithmonë produkte apo shërbime cilësore, të sigurta dhe të besueshme. Cfarë janë standardet bio dhe pse janë të rëndë...