Edmond Panariti

Prof. Dr. Edmond Panariti, ka përfunduar studimet universitare në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në vitin 1984. Ai mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave” dhe titullin Profesor. Prof. Edmond Panariti ka kryer Studime të thelluara pasuniversitare gjatë viteve 1989 - 1992, pranë Shkollës Politeknike Federale (ETH) dhe Universitetit të Zyrihut në Zvicër. Në vitet 1995 - 2000, është fitues i dy bursave Fulbright për kërkim shkencor dhe ligjërim në Universitetet e Kentakit dhe të Misisipit në SHBA. Në vitet 1994 - 1998 dhe 2004, kryen studime të thelluara pasuniversitare në Universitetin Veterinar të Hanoverit në Gjermani. Z. Edmond Panariti ka një karrierë të gjatë profesionale në Institutin e Kërkimeve dhe Fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Edmond Panariti ka shërbyer si drejtues projekti në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe aktualisht është Profesor titullar në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.
Z. Panariti, është anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim që prej vitit 2004. Ai ka mbajtur funksionet e Kryetarit të Komitetit Drejtues Kombëtar dhe të Sekretarit për Bujqësine dhe Mjedisin. Në vitin 2011, Prof. Panariti zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe më pas emërohet Zëvendëskryetar i Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2012, emërohet Ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe njëkohësisht mbajti edhe postin e Presidentit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
Z. Edmond Panariti, lindi në Tiranë, më 1 Qershor të vitit 1960 dhe është i martuar me znj. Narin Panariti, me të cilën ka dy djem, Klajd dhe Bjorn Panariti.
Prof. Edmond Panariti flet rrjedhshëm gjuhët angleze, gjermane, frënge dhe italiane.

 

Website: http://www.bujqesia.gov.al/

Facebookhttps://www.facebook.com/Edmond-Panariti-688426127931131/

Twitter: https://twitter.com/bujqesiagoval
 

Grante fatlume për 13 sipërmarrës agro

nga AgroWeb më 8 korrik 2015

Grante fatlume për 13 sipërmarrës agro

Fermerët merren me bujqësi nga pasioni që kanë për tokën. Jo për ta vrarë këtë thënie pak idilike, por duhet të bëhemi dhe pak realistë dhe të pranojmë se vetëm me dashuri nuk korret shumë çka. Fermerët kanë nevojë për para dhe paratë nuk rriten në pemë, ndryshe do ...

Bujqësia-365 ditët e ardhshme

nga AgroWeb më 19 dhjetor 2014

Bujqësia-365 ditët e ardhshme

Bujqësi e rajonalizuar, plotësim standardesh, siguria ushqimore, ujitja dhe kullimi, rritja e vlerave të cilësisë së markës shqiptare. Këto do të jenë prioritetet për bujqësinë në vitin e ardhshëm, të cilat Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i parashtroi gjatë një seancë parlamentare.  ...

AgroKapital, projekti i USAID që mundësoi financimin prej 4.7 Milion Dollarë për bujqësinë gjatë një viti

nga AgroWeb më 20 shkurt 2015

AgroKapital, projekti i USAID që mundësoi financimin prej 4.7 Milion Dollarë për bujqësinë gjatë një viti

Vehip Salkurti, fermer 55 vjeçar nga Peshkopia, u ngrit mëngjesin e 18 shkurtit me një ide të qartë motivuese. Mollët e fermës së tij duhet medoemos t’i shijonte edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Donald Lu. Vehipi kish një mirënjohje për të shprehur dhe çfarë më shumë se moll...

E vërteta shqiptare për embargon ruse

nga AgroWeb më 5 dhjetor 2014

E vërteta shqiptare për embargon ruse

Rusia ndalon importin e perimeve nga Shqipëria me pretendimin se ato vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërkohë që Rusia që prej gushtit ka bllokuar importin nga këto vende duke vendosur embargo bujqësore. Agjencia Federale Ruse e Mbikqyrjes Veterinare dhe Fitosanitare ka vendosur të ndalojë importimin e perimeve nga Shqipëria nga data 8 ...

Paketa për Bujqësinë dhe Bujqësia e Dijes

nga AgroWeb më 7 nëntor 2014

Paketa për Bujqësinë dhe Bujqësia e Dijes

Një paketë në mbështetje të bujqësisë dhe agroindustrisë shqiptare. Një paketë prej 26 masash që i vijnë në ndihmë fermerëve por edhe rritjes ekonomike. Një paketë që synon të kthejë vemendjen te fermeri jo si individ por si institucion. Për Ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj fokusimi ...