Rajonalizimi i Bujqësisë

Në nëntor 2014 Qeveria e Shqipërisë prezantoi Hartën e Rajonalizimit të Prodhimeve Bujqësore. Një formë kjo, organizimi dhe mbështetjeje për bujqësinë, që aplikohet për herë të parë në Shqipëri.
Përmes kësaj harte Qeveria u sugjeron fermerëve kulturat që duhet të mbjellin bazuar në terrenin, kushtet dhe klimën e zonës së tyre dhe garanton mbështetje për ta përmes skemave kombëtare të subvencionit.
Kryeministri Edi Rama në takimin e prezantimit të kësaj inisiative, tha se kjo hartë do të ndihmojë në tejkalimin e një prej problemeve më të mëdha të bujqësisë shqiptare që është fragmentimi i parcelave.
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti u shpreh se organizimi i prodhimit bujqësor përmes rajonalizimit vendos një raport transparent mes fermerit dhe Qeverisë, duke përcaktuar se cilat kultura bazuar në këtë hartë do të jenë prioritare dhe forma e mbështetjes së tyre.
 

Shqipëria drejt Hartës së Produkteve Bujqësore

nga AgroWeb më 26 nëntor 2014

Shqipëria drejt Hartës së Produkteve Bujqësore

‘Ne nuk do të financojmë projekte jashtë sensit të zhvillimit rajonal. Nuk do të shpërndajmë fonde kuturu për kultura apo investime që nuk përputhen me planin kombëtar të zhvillimit të bujqësisë.’ Me këto fjalë, pak muaj më parë Kryeministri Edi Rama e cilësoi formalizimin dhe ...

Agroviti 2015

nga AgroWeb më 31 dhjetor 2014

Agroviti 2015

Nisi me ‘Prodho Shqip, tregto shqip e konsumo shqip’. E bërë publike pikërisht në Janar 2014 nisma e Ministrit të Bujqësisë, Panariti synonte nxitjen e prodhimit shqiptar ‘Bio’ si për tregtarët, ashtu dhe për konsumatorët. Ideja e ministrit Panariti ishte krijimi në të gjithë tregjet e Shqipërisë...

Hapet aplikimi për financim nga skemat kombëtare për bujqësinë

nga AgroWeb më 4 mars 2015

Hapet aplikimi për financim nga skemat kombëtare për bujqësinë

Skemat kombëtare të investimeve me grante me masë përfitimi pothuajse të njëjta me ato të BE-së startojnë më 9 Mars 2015. Ndryshe nga vitet e mëparshme, për vitin 2015 kjo mbështetje financiare për fermerët dhe agrobizneset do të bazohet në rajonizimin e aktiviteteve sipas hartës bujqësore. Kjo do të...