Shqipëria 1937

Në 6 Tetor të vitit 1937 një grup secialistësh italianë erdhën në Tiranë për të hartuar një plan 5 vjeçar për zhvillimin e bujqësisë shqiptare. Në kuadër të kësaj strategjie ishte edhe krijimi i një Banke Bujqësore. Ky grup kryesohej nga profesor Carrante, i caktuar në këtë detyrë nga Mbretëria Shqiptare. Foto / QMKSH Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë

Produktet e veçanta të Fierit e Lushnjes

Perimet janë mbretëreshat e serrave dhe fushave të kësaj zone. Gjatë 6 mujorit të parë të 2016 është vënë re një rritje e dukshme e eksporteve krahasuar me të njëjtën periudhë të 2015. Danish Green Garden ose Kopshti i Gjelbër i Danimarkës është ferma e sjellë nga Danimarka, e cila aktualisht ka 11 ha serra, kryesisht në Fier dhe 10 ha sipërfaqe të mbjellë në fushë. Lola Rossa, Lola Bionda dhe Frilisia janë varietetet më interesante të sallatave që kultivon kjo fermë e që së bashku me karrotat bebe (baby carrot) dhe rrepat bebe (baby radish) kanë një destinacion po aq interesant; Danimarkën. Përveç Danimarkës, produktet e Fierit dhe Lushnjes eksportohen në 19 vende të tjera, nga të cilat 13 janë vende të BE.

Konkursi i Vajit të Ullirit

Vaji i Ullirit Musai mori çmimin e parë për vajin ekstra të virgjër në Shqipëri për vitin 2016. Garantimi dhe ruajtja e cilësisë së lartë të prodhimit, e ka bërë Vajin Musai të renditet si një nga prodhuesit më të mirë të vajit të ullirit. Vendi i dytë i takon Shpresa Shkallës prodhuese e vajit Shkalla nga Lundra e Tiranës, ndërsa vendi i tretë Rakip Iliazit, të vajit Iljazi nga Delvina. Çmimet ishin pjesë e aktivitetit për Ditën Kombëtare të Vajit të Ullirit, 17 Qershor, 2016, të organizuar nga USAID, Bashkia Tiranë, Shoqata Kombëtare e Vajit të Ullirit dhe AAC-Lushnja. Ky është edicioni i 12-të që Shqipëria vlerëson prodhuesit e saj më të mirë të vajit.

Bimët medicinale shqiptare kryesojnë në tregun amerikan dhe evropian

Në “Kongresin Kombëtar të Industrisë së Bimëve Medicinale”, të mbajtur në Tiranë nga USAID në bashkëpunim me AAC Lushnja, u diskutua mbi potencialin e madh që kanë këto bimë në tregjet ndërkombëtare. Marcus Johnson, përfaqësuesi i Misionit të USAID në Shqipëri gjatë fjalës së tij në Kongres vuri në dukje interesin në rritje të tregut Amerikan për produktet BAM të prodhuara në Shqipëri. Sherebela shqiptare përbën rreth 70% të tregut amerikan, ndërkohë tregje të tjera që kërkojnë bimët tona janë dhe Franca, Gjermania dhe Italia.

Agroturizëm në Pukë

E keni menduar ndonjëherë të shkoni për një fundjavë në Pukë? Në rast se jo, duhet ta merrni në konsideratë një udhëtim në qytetin verior, aty ku ju thërret natura e virgjër, ushqimi bio dhe peisazhet mahnitëse. Të shtunën e kaluar AAC-Lushnja në kuadër të Programit SAVS të financuar nga USAID/Albania, në bashkëpunim me Bashkinë Pukë, organizoi një panair për promovimin pikërisht të pasurive natyrore, kulturore dhe agroushqimore të zonës së Pukës. Kompani e biznese, grupe prodhuese e shoqata nga e gjithë zona ekspozuan produktet e tyre në këtë panair, duke i ftuar të gjithë vizitorë të vizitojnë këtë qytet interesant dhe të paekploruar.

Ministri Panariti dhe Drejtori i SARED, Henriksen vizitojnë fermën blegtorale në Barbullush, financuar nga SARED

Ministri i Bujqësisë Panariti dhe Drejtori i Projektit SARED Henriksen vizituan një fermë të re në pronësi të Fabian Demit, me 200 krerë dhi dhe një baxho të përpunimit të qumështit, që ka krijuar dhe po zhvillon një model suksesi në në prodhimin blegtoral dhe industrinë e qumështit, me cikël të mbyllur. Kompania do të përpunojë rreth 183,600 litra qumësht, nga të cilat 138,600 litra ose 75,5% do të grumbullohen nga fermat në rajonin e Shkodrës dhe 24,5 % do të sigurohen nga ferma e vetë Fabjanit. Nëpërmjet këtij investimi kompania do të prodhojë 4 nënprodukte qumështi.

Aromë suksesi nga Malësia e Madhe

Sektori i bimëve medicinale u siguron të ardhura me mijëra familjeve që merren me grumbullimin dhe mbledhjen e bimëve të egra dhe të kultivuara, pastrimin dhe magazinimin e tyre. Mbi 100,000 familje janë të punësuara në këtë sektor. Por një nga sfidat kryesore për kultivuesit dhe përpunuesit e bimëve medicinale dhe aromatike ka qenë prej kohësh nevoja për sipërfaqe më të mëdha magazinimi për mbrojtjen e bimëve nga kontaminimi, që ul cilësinë dhe vlerën e tyre në shitje. Përmes donacionit të Ushtrisë Amerikane dhe USAID, tashmë fermerët e kësaj zone do të mund të sigurojnë prodhimin e tyre, duke patur në dispozicion një sipërfaqe të pastër dhe të thatë për përpunimin dhe magazinimin e bimëve të grumbulluara.

Vreshtat shqiptare, një histori suksesi

Panairi Ndërkombëtar i Mekanizmit në Bujqësi, Tiranë

Të korrësh suksesin në bujqësi

Me një xhiro vjetore prej 1.5 milionë dollarë dhe me një aktivitet të përditshëm të shpërndarjes së rreth 20 ton frutave dhe perimeve të freskëta për tregun lokal, dhe me eksporte në Kosovë, Serbi, Bullgari, Mali i Zi, Lituani, etj, Agrokoni është kthyer në një nga kompanitë më të mëdha dhe të njohura në vend.

Livando – Risia fitimprurëse që vjen nga Shqipëria

Festa e të vjelave në Dibër

Panairi ekspozues dhe promovues, është kthyer në një traditë për këtë qytet duke përfshirë një prezantim të të gjitha prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe agropërpunuese të rajonit.

5 Ngjyrat Kampione të Shëndetit

Vreshta e Spahi Jahjas në Mamurras, një nga më të mëdhatë në vend

Spahi Jahja ka lënë biznesin e sigurt të tregëtimit të bimëve medicinale për t’iu futur rrugës plot pasiguri të biznesit të vreshtarisë dhe verëtarisë, që sot është një histori suksesi. Në vit ai arrin të prodhojë 140 ton rrush, nga të cilat 60 ton janë rrush industrial (i cili përdoret për prodhimin e verës) dhe 80 ton për rrush tavoline që përdoret për konsum. Hapi tjetër pas vreshtës për Jahjan ishte pikërisht hapja e kantinës. Në vit kantina e tij arrin të prodhojë 20.000 litra verë.

Sektori i serrave në Shqipëri – një histori suksesi

Sektori i serrave është tejet i rëndësishëm për rritjen e sektorit bujqësor në vend, duke patur dhe një rritje vjetore prej 8-12% në vit. Kompania AgroKoni aktualisht ka ngritur një strukturë të re të prodhimit të fidanëve në Maminas. Investimi prej 1 milion dollarësh, me 9.000 m² dhe me një kapacitet prodhues prej 10 milionë fidanë në vit, është më i madhi në Shqipëri, duke siguruar punë të përhershme për 15-20 punëtorë dhe rreth 150 punonjës gjatë periudhave të pikut Serra është tërësisht e kompjuterizuar me kontrollin automatik të temperaturës, lagështisë, plehrave dhe përdorimin e ujit etj. Foto në mjediset e Kompanisë AgroKoni në Maminas. Foto/agroweb

Situatë e jashtëzakonshme temeperaturash të larta në liqenin e Butrintit, midhja në rrezik

Temperaturat e larta të ujit në liqenin e Butrintit, po shkaktojnë një stres termik mbi midhjen qe kultivohet aty duke shkaktuar dhe dëmtime të saj. Temperatura këto ditë arritën deri në 33 gradë celsius në ujin e lagunës së Butrintit, ndërsa në ujrat detare që rrethojnë lagunën, temperatura është afër 30 gradë. Nisur edhe nga rritja e pritshme e mëtejshme e temperaturave në ditët e ardhshme, Ministria e Bujqësisë ka dhënë urdhër të fillohet sa më parë procesi i zhvendosjes së midhjeve në zona më të freskëta ujore. Po vijohet me furnizimin normal të lagunës së Butrintit me ujin e Bistricës, për të freskuar temperaturat e ujit dhe garantuar oksigjenimin e saj të qëndrueshëm.

Agro Art

"Mos luani me ushqimin!" - Kjo është nga të parat porosi të prindërve. Por nuk vlen për Carl Warner. Ai është fotograf i peisazheve magjepsëse dhe krejtësisht unike, të bukura dhe shumë të shijshme. Si mund të jetë një peisazh i shijshëm? Po sikur t’ju themi se kjo foto është e ndërtuar e gjitha me produkte ushqimore? Ky është arti i Carl Warner.

Agro Art

"Mos luani me ushqimin!" - Kjo është nga të parat porosi të prindërve. Por nuk vlen për Carl Warner. Ai është fotograf i peisazheve magjepsëse dhe krejtësisht unike, të bukura dhe shumë të shijshme. Si mund të jetë një peisazh i shijshëm? Po sikur t’ju themi se kjo foto është e ndërtuar e gjitha me produkte ushqimore? Ky është arti i Carl Warner.

Agro Art

"Mos luani me ushqimin!" - Kjo është nga të parat porosi të prindërve. Por nuk vlen për Carl Warner. Ai është fotograf i peisazheve magjepsëse dhe krejtësisht unike, të bukura dhe shumë të shijshme. Si mund të jetë një peisazh i shijshëm? Po sikur t’ju themi se kjo foto është e ndërtuar e gjitha me produkte ushqimore? Ky është arti i Carl Warner.

Shqipëria, mjaltë nga lulet e livandos

Shqipëria është veçanërisht e pasur me lloje autoktone bimësh aromatike mjekësore. Për rritjen e të ardhurave, fermerët e bimëve aromatike mjekësore po përpiqen të gjejnë mënyra për shtimin e larmisë dhe vlerës së produkteve të tyre. Në këtë stinë në Shqipëri lulja e livandos mund të shihet në lulëzim të plotë. USAID po bashkëpunon me kultivuesit e livandos në Koplik, Malësi e Madhe për të studiuar mundësinë e rritjes së bletëve për të prodhuar mjaltë livandoje, dhe të certifikimit organik të bimëve dhe erëzave. Foto: USAID/Albania

Shija shqiptare në Expo Milano

Në Pavionin e Shqipërisë në Expo Milano 2015 në 2 Qershor do të zhvillohet eventi "Kultura e Lashtë e Barinjve Shqiptare në Kuzhinë", event i cili do të sjellë në Expo shijen shqiptare falë artit të kuzhinës së shprehur nga Altin Prenga i Konvivium Slow Food Shqipëri Mrizi i Zanave. Ky event hap siparin e një sërë eventesh që Pavioni i Shqipërisë, në bashkpunim me aktorë të ndryshëm, do të servirë përgjate muajve të EXPO Milano 2015.

Sfilata ekologjike, kur plehrat bëhen shik

Kush e tha që plehrat nuk mund të jenë shik. Sigurisht që nuk është modë e lartë, por padyshim e bën shumë më interesante një veshje të bërë vetë. Veçanërisht nëse flasim për sfilata ekologjike, ku nëpërmjet artit edhe kreativitetit përçohen mesazhe të forta mbi përgjegjësinë që duhet të kemi ndaj mjedisit. Në edicionin e tretë të sfilatës ekologjike të mbajtur në Tiranë u shfaqën më shumë se 100 veshje të krijuara nga plehrat e produkteve që ne përdorim dhe konsumojmë çdo ditë me mesazhin redukto-ripërdor-riciklo-rikrijo. Vajza në foto ka krijuar një fustan nga kapsulat e kafes, që konsumojnë çdo ditë prindërit e saj.

Të shijosh vajin e ullirit shqiptar

Paul Vossen, një ekspert i njohur amerikan i ullinjve dhe vajit të ullirit nga Kalifornia, po trajnon panelin shqiptar të degustimit që të njihet nga Këshilli Ndërkombëtar i vajit të Ullirit, dhe si rrjedhojë, të mundësojë njohjen dhe çertifikimin e vajit të ullirit shqiptar në rang botëror. Përmes projektit më të fundit të ambasadës Amerikane në shqipëri, Z. Vossen ka vizituar 11 prodhues të ndryshëm vaji në Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Vlorë, dhe në disa komunitete të bregdetit jugor, për të vëzhguar teknikën e prodhimit të vajit të ullirit, si dhe për të sygjeruar mënyra për përmirësimin e prodhimit, cilësisë dhe shijes, duke nxitur njëkohësisht edhe eksportin. Foto: Ambasada e SHBA, Tiranë

Gazeta franceze L’Express vëmendje për agroturizmin shqiptar: Shqipëria, perla e re e Ballkanit

Gazeta franceze L’Express, në një listë renditjeje për destinacionet më të mira të 2015-tës, e ka renditur Shqipërinë në vendin e tretë, duke e cilësuar si ‘perla e re e Ballkanit. “Plazhet, po aq të bukura si në Greqi, liqenet dhe malet, si në Zvicër, fshatra me gurë, pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, një histori e kombinuar për 2500 vite, kulture Romake dhe bizantine, si dhe çmimet në mesataren e më të ulëtave në Evropë: Shqipëria hyn në renditjen e destinacioneve më të preferuara”, shkruan L’Express, duke ftuar kështu francezët por jo vetëm, të vizitojnë Shqipërinë.

USAID dhe Qeveria Shqiptare në ndihmë të fermerëve të dëmtuar nga përmbytjet në Frakull, Fier

Kryeministri Z. Edi Rama, Ministri i Bujqësisë Z. Edmond Panariti dhe Drejtori i USAID/Albania Z. Marcus Johnson ditën e Hënë, 23 Shkurt 2015 në fshatin Frakull të Fierit takuan fermerët e zonës dhe pane nga afër serrat e luleshtrydheve të shkatërruara nga përmbytjet e mëdha që prekën Shqipërinë juglindore në fillim të këtij muaji. Ata u shprehën se USAID dhe Qeveria Shqiptare do të punojnë ngushtësisht së bashku për të ndihmuar fermerët e dëmtuar të ndërtojnë serra të reja, në përputhje me standardet të larta cilësore, që mund të përballojnë kushtet e këqija të motit.

Festivali i Mandarinës Xarrë 2014

Ministri i Bujqësisë Z. Edmond Panariti, në konkursin e vjeljes së mandarinave, një nga aktivitetet e organizuara gjatë Festivalit të tretë të Mandarinës, në Komunën Xarrë, Sarandë. Aktualisht Xarra ka mbi 85 mijë pemë dhe agrume në prodhim, nga të cilat 75 mijë janë mandarina.

Shqipëria në Expo Milano 2015

Shqipëria do të jetë e pranishme mes 130 vendeve në Panairin Expo Milano 2015. Tematika e Expo Milano 2014 është ‘Ushqejmë planetin, energji për jetën’ dhe do të zhvillohet nga data 1 Maj deri në 31 Tetor 2015 në qytetin e Milanos në Itali. Qeveria shqiptare ka miratuar një fond prej rreth 250.000 Euro për qeramarrjen e mjediseve që do të shfrytëzohen nga pavionet ekspozuese shqiptare. Shqipëria do ta bazojë pjesëmarrjen e saj tek nëntemat e Expo Milano 2015 - shkenca dhe teknologjia për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit, shkenca dhe teknologjia për agrikulturën dhe biodiversitetin, si edhe inovacioni në zinxhirin e shpërndarjes për agroushqimin.

Produkte shqiptare të ekspozuara në Panairin AGROBIZNES 2014

Në mjediset e Pedonales në Tiranë është çelur Panairi Agrobiznes 2014 organizuar nga KASH në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë. Panairi me produkte shqiptare dhe të rajonit do të qëndrojë i hapur deri më datë 28 Shtator 2014.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti u shpërndajnë fermerëve kontratat e mbështetjes financiare nga Skemat Kombëtare

Z. Kastrijot Çuedari duke marrë nga Kryeministri kontratën e grantit financiar nga Skemat Kombëtare Mbështetëse. Z. Çuedari është ndër fermerët që përfitoi nga shërbimet e projektit AgroKapital, duke u kualifikuar për një grant prej 120,000 USD për një investim prej 240,000 USD për ndërtimin e një linje moderne të përpunimit të vajit.