Të premten, datë 17 qershor, USAID, Bashkia e Tiranës, Shoqata e Vajit të Ullirit Shqiptar dhe AAC-Lushnja do të organizojnë një Panair për Vajin e Ullirit Shqiptar! Panairi do të jetë i hapur për publikun nga ora 10:00-20:00, në sheshin "Vëllezërit Frashëri", në Tiranë.

Do të marrin pjesë, nga i gjithë vendi, mbi 20 shoqëri përpunuese të ullirit për vaj. Gjatë gjithë ditës do të zhvillohen veprimtari të ndryshme argëtuese, që do të kulmojnë, në orën 20:00, me ndarjen e çmimeve për Konkursin e 12-të të Vajit të Ullirit Shqiptar Ekstra të Virgjër.

Shqipëria ka mbi 10 milionë pemë ulliri dhe rreth 150 punishte për përpunimin e ullirit për vaj. USAID dhe AAC-Lushnja po punojnë me fermerë dhe përpunues për të rritur sasinë e vajit për konsumatorët e brendshëm dhe për eksport.

Burimi: AAC Lushnja