Si Të Përdorni Lëngun e Patates Për Rritjen e Flokëve

Patatja është një nga perimet më popullore të nëntokës.

Përveç përdorimit të larmishëm në kuzhinë, patatja përdoret edhe për lëkurën dhe flokët.

Lëngu i patates në veçanti është i mrekullueshëm për rritjen e flokut, siç do ta mësoni në këtë artikull të AgroWeb.org

Përfitimet e Lëngut të Patates Për Rritjen e Flokut

Patatja përmban vitaminat B dhe C.

Ajo është gjithashtu e pasur me zink dhe hekur të cilat e ushqejnë flokun në rrënjë dhe promovojnë rritjen e tij.

Lëngu i patates është shumë i mirë për pastrimin e skalpit nga zbokthi dhe parandalon rënien e flokut.

Për më tepër, nëse e kombinoni me mjaltë dhe vezë, ku lëng shërben si një zbutës mjaft efikas.

Si Ta Përdorni Lëngun e Patates Për Rritjen e Flokut

Lajeni një patate dhe qërojani lëkurën.

Prijeni në copa të vogla dhe futeni në mikser deri sa të formohet një pure e butë dhe e qullët.

Nëse pureja është shumë e trashë mund të shtoni pak ujë.

Hiqeni purenë e patates së freskët nga mikseri dhe hidheni në një napë të pastër.

Shtrydheni dhe lëngun hidheni në një gotë qelqi.

Lëngun aplikojeni në pjesën e rrënjëve dhe masazhojeni kokën për 5-10 minuta.

Më pas lyeni të gjithë flokun deri në maja.

Lëngun mbajeni në flokë për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Më pas flokët mund t’i lani me shampo si zakonisht.

Kjo kurë duhet përdorur një herë në javë.

Maskë Me Lëng Patateje, Vezë dhe Mjaltë

Për këtë maskë ju nevojitet lëngu i tre patateve mesatare, një e verdhë veze dhe një lugë gjelle mjaltë.

Përziejini të gjithë përbërësit mirë deri sa të formohet një maskë kremoze me të cilën duhet të lyeni flokun nga rrënja tek majat.

Maskën mbajeni në kokë për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni flokun me ujë të vakët.

Më pas flokët lajini si zakonisht me shampo.

Kjo maskë është shumë e mirë për flokë të thatë të cilët i ushqen në thellësi dhe ndihmon në rritjen e tyre.

Lëng Patateje dhe Qepe Për Flokun

Për këtë maskë ju nevojitet lëngu i një patateje dhe një qepe të përmasave mesatare.

Lëngun e të dyja perimeve duhet ta vendosni në skalp dhe ta masazhoni atë për 5-10 minuta.

Më pas, me këtë lëng duhe të lyeni flokun në të gjithë gjatësinë e tij dhe ta mbani për 15 minuta.

Maska duhet përdorur një herë në javë për rritjen e flokut./AgroWeb.org

Vezë Dhe Spinaq – Dy Ushqime Të Rëndësishme Për Rënien Nga Pesha

Rënia nga pesha është një mision i vështirë por jo i pamundur, sidomos me aktivitetin fizik dhe ushqyerjen e duhur.

Frutat, perimet, vezët dhe barishtet janë ushqimet më të mira për rënien në peshë.

Spinaqi është një nga barishtet më të shëndetshme për organizmin.

Ngrënia e spinaqit rregullisht ose çdo ditë mund të tingëllojë e mërzitshme, por mënyrat e gatimit të tij e bëjnë spinaqin një ushqim shumë të larmishëm.

Kombinimi i rregullt i spinaqit me vezët për rënien nga pesha është një nga rekomandimet më të forta të ekspertëve.

Të dyja këto ushqime janë të rëndësishme për shëndetin dhe janë të pasura me ushqyes dhe antioksidantë.

Njerëzit që merren me aktivitet fizik, atletët dhe kërcimtarët konsumojnë rregullisht spinaq dhe vezë për të mirëmbajtur peshën e tyre.

Por spinaqi dhe veza kurrësesi nuk mund të përbëjnë ushqimet e vetme ditore për një peshë të mirë, megjithatë nëse ato konsumohen rregullisht krahas ushqimeve të tjera të shëndetshme, mund të bëjnë ndryshim në organizmin tuaj.

Vlerat e Vezëve

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vezët ofrojnë shumë proteinë, acide yndyrore dhe vitaminat A, E, D dhe K.

Ato janë aleate për rënien nga pesha dhe mbajtjen nën kontroll të kolesterolit por gjithmonë nëse nuk e teproni.

Vlerat e Spinaqit

Spinaqi ofron shumë hekur, folat dhe vitaminat C dhe B.

Të gjitha këto pastrojnë enët e gjakut.

Magnezi, kaliumi dhe kalçiumi tek spinaqi parandalojnë tensionin e lartë të gjakut.

Aspektet Negative Të Një Regjimi Të Bazuar Vetëm Tek Spinaqi Dhe Vezët

Një nga aspektet negative të këtij regjimi është mungesa e kalçiumit që përthithet lehtë nga organizmi.

Trupi e ka shumë të vështirë të përthithë kalçiumin nga spinaqi ndërkohë që sa i përket vezëve, ekspertët thonë se njeriu nuk duhet të hajë më shumë se dy në ditë për arsye të kolesterolit.

Por mund të merrni ushqime me kalçium për të kompensuar.

Nësë dëshironi të provoni regjimin dietik të spinaqit dhe vezëve mund të vini fantazinë në punë.

Vezët mund të zihen, skuqen ose piqen.

Spinaqi mund të zihet, piqet ose të hahet i freskët.

Të dyja kombinohen së bashku jo vetëm në sallata por mund të kavërdisen së bashku, të zihen ose të piqen në furrë në kombinim me erëza të thata./AgroWeb.org

Fileto Pule me Spinaq dhe Djathë – Recetë e Lehtë dhe e Shpejtë

Një recetë e pasur në vlera ushqyese dhe plot shije gjithashtu.

I pasur në proteina dhe vitamin B6 mishi i pulës është jo vetëm i shijshëm, por edhe një mik i mirë organizmit tuaj.

Mishi i bardhë është pjesa më e shëndetëshme e pulës bashkë me spinaqin ju do të merni një grup vitaminash me veti të jashtëzakonshme  vetëm në një vakt.

AgroWeb.org sot ju sugjeron një recetë shumë të thjeshtë dhe të shëndetëshme që përgatitet në pak minuta.

Përbërësit

4 fileto gjoks pule

2 lugë gjelle vaj ulliri

450gr spinaq

130 gr djathë i bardhë

250 gr thërrime buke të thekur

110 gr gjalpë i shkrirë

2 thelpinj hudhër e grirë

Përgatitja

AgroWeb.org ju udhëzon që të nisni recetën duke ndezur furrën në temperaturë 180 gradë.

Më pas, merni filetot e pulës dhe përgatitini për t’i mbushur.

Mund të zgjidhni t’i mbushni sipas dëshirës, një mënyrë është t’i rrihni me një çekiç derisa të bëhen të holla që më pas të mund t’i bëni role.

Mënyra e dytë është ajo e prerjes së filotos në dy pjesë, por pa i shkëputur pjesët nga njëra tjetra deri në fund.

Ndërkohë në një tigan gatuani spinaqin dhe hudhrën e grirë duke i shtuar pak nga pak të gjithë vajin e ullirit.

Shtoni në tigan edhe djathin e bardhë, sasia e djathit mund të jetë sipas dëshirës.

Pasi spinaqi të jetë zbutur plotësisht vendoseni më kujdes brenda filetove të pulës.

Nëse ju ngelet sasi nga mbushja e spinaqit ruajeni për ta hedhur në tavë.

Pasi të keni mbaruar me mbushjen e pulës në mënyrën që ju dëshironi vendosni nga një kunjë në anë të mishit në mënyrë që spinaqi të mos dalë jashtë.

Në një pjatë hidhni thërrimet e bukës dhe lyeni disa herë filetot e pulës.

Ky hap mund të evitohet nëse ky përbërës nuk ju gjendet në shtëpi.

Vendosini në një tavë qelqi duke i hedhur pak gjalp të shkrirë sipër.

Futeni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë.

Më pas pula është gati për t’u shërbyer dhe shijuar./AgroWeb.org

Si të Kuroni Infeksionet në Mishrat e Dhëmbëve – Metoda Natyrale në Shtëpi

Mishrat e dhëmbëve janë pjesa më delikate e gojës ndaj dhe kujdesi për to është një proçes i vështirë.

Të ndjeshme ndaj temperaturave dhe infeksionit mund të kthehen në një shqetësim të vazhdueshëm.

Të ushqyerit bëhet i vështirë dhe gjithçka bëhet problematike.

Keni mishra të gjakosur apo shumë të ndjeshme ndaj faktorëve të jashtëm?

AgroWeb.org ju sugjeron disa mënyra natyrale se si mund të kujdeseni për shëndetin e gojës tuaj.

Trajtimet me anë të ushqimeve

Për të kuruar mishrat e dhëmbëve e rëndësishme është të konsumoni ushqime të pasura me vitamin C dhe E.

Ndër ushqimet më efikase janë:

Portokalli

Kivi

Speca

Rukola

Qiqra

Domatet

Patëllxhanat

Mungesa e këtyre vitaminave në trup mund të sjellë probleme të mëdha me mishrat e dhëmbëve duke rritur nivelin e baktereve të këqija në gojë.

Zgjidhni edhe ushqime të tjera të pasura me probiotikë siç janë kosi, djathi apo kefiri.

Aloe Vera

Një kurë e mrekullueshme kundër sëmundjes së mishrave të dhëmbve pasi ka veti anti inflamatore dhe qetësuese.

Falë vetive të saj ndihmon edhe në heqjen e erës së keqe të gojës.

Masazhoni mishrat e dhëmbëve me pak xhel aloe vera. AgroWeb.org ju këshillon që ta merni xhelin direkt nga bima brenda gjetheve të saj.

Aplikojeni në pjesët që dëshironi dhe lëreni të veprojë për 30 minuta me pas lani gojën me ujë të bollshëm.

Ujë me kripë

Uji me kripë përmban minerale që zvogëlojnë inflamacionin dhe parandalon krijimin e infeksioneve.

Përzieni pak kripë në një tas me ujë të ngrohtë, derisa të shkrihet komplet kripa.

Shpëlani gojën me këtë lëng 3 herë në ditë derisa të simptomat të zhduken.

Kripë dhe xhinxher

Kjo përzierje është shumë e thjeshtë dhe shumë efikase për qetësimin e mishrave.

Për të trajtuar problemet e gojës delikate me xhinxher me kripë përgatisni gjysëm gote ujë dhe një copë të vogël xhinxher ose 14 gramë xhinxher i bluar.

Më pas shtoni kripë dhe përziejeni për disa minuta e më pas futeni në frigorifer.

Lereni për 1-2 orë dhe shpëlani gojën me këtë solucion pas larjes së dhëmbëve tre herë në ditë./AgroWeb.org

Arsyeja e Rrezikshme Shëndetësore Pse Nuk Duhet Ta Mbani Teshtimën

Kur vjen puna tek teshtima, njerëzit ndahen në kategori: ata që teshtijnë fort dhe hapur dhe ata që e mbajnë atë.

Përpjekja për të mbajtur teshtimën niset nga shumë arsye dhe një prej tyre mund të jetë mirësjellja ose bezdia nga zhurma që shkakton ajo.

Mbajtja e teshtimës, sipas ekspertëve mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin.

I tillë është rasti mjekësor i një 34 vjeçari Britanik që u publikua në revistën British Medical Journal.

Ai përfundoi në spital me probleme të rënda pasi u përpoq fort të mbante teshtimën duke mbyllur hundën dhe gojën.

Ekspertë thonë se ai pësoi një çarje të brendshme të fytit, enjtje të qafës, vështirësi në përtypje dhe në të folur.

34 vjeçari u shtrua për 7 ditë në spital dhe gjatë këtyre ditëve u ushqye vetëm falë tubave.

Roli i Teshtimës Në Organizëm Dhe Përse Nuk Duhet Ta Mbani Atë

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kur një lëndë apo objekt i huaj futet në organizëm nëpërmjet hundës, instinkti i parë i trupit është që ta nxjerrë atë jashtë menjëherë.

Po ashtu edhe me alergjitë nga lule apo dicka tjetër që nuhasim.

Kjo aktivizon teshtimën.

Diafragma dhe muskujt e brinjëve kontraktohen në mënyrë që çfarëdo të jetë futur brenda të dalë shpejt nga hunda.

Bëhet fjalë për një refleks automatik dhe të pakontrollueshëm që ka një objektiv të vetëm: të sigurojë pastërtinë e rrugëve të frymëmarrjes.

Teshtima është shumë e fuqishme.

Në varësi kapacitetit të mushkërive, ajri që shfryhet përmes teshtimës ka një shpejtësi që mund të arrijë nga 100 deri në 800 km në orë.

Mbajtja e teshtimës nënkupton që ajri që është supozuar të dalë duhet të ndërrojë drejtim.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë dëmtim të veshit të mesit dhe çarjen e daulles së veshit.

Një rrezik tjetër që vjen nga mbajtja e teshtimës është edhe infeksioni i veshit sepse mukusi dhe lëngjet e infektuara kthehen mbrapsht.

Ekspertët dhe mjekët nënvizojnë se teshtima nuk duhet mbajtur.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që ju të jeni të zhurmshëm apo të mos merrni në konsideratë të tjerët pranë jush.

Nëse jeni sëmurë, teshtima mund të shpërndajë patogjenë të ndryshëm në ajër në një shpejtësi shumë të madhe.

Nëse jeni të ftohur ose jo, mos mbuloni rrugët e frymëmarrjes me dorë.

Kjo e fundit shërben për përhapjen e të ftohurës, gripit apo virozave.

Mbani një shami apo letër për hundët sa herë që ju duhet të teshtini./AgroWeb.org

Tregjet Mbushen me Mjaltë Sintetik Kinez – BE Merr Masa të Rrepta, po Shqipëria ?

Vende BE kanë testuar mjaltin e importuar, ku në shumë raste ai ka qenë tërësisht sinetik pra asnjë përmbajtje të vërtetë mjalti.

Vendi i origjinës pavarësisht vendit nga ku është importuar është Kina.

Paniku nga mjalti sintetik kinez nuk ka kapur vetëm vendet e BE, masa të rrepta po ndërmerren edhe në Australi dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org, vetëm një muaj më parë një nga kompanitë më të mëdha kineze të prodhimit të mjaltit u gjobit me 2.9 milionë dollar pas skandalit në prodhimit të mjaltit të falsifikuar pas testeve të zhvilluara në Australi.

Vendet e Bashkimit Europian po ndërmarrin masa të rrepta të sanksionuara me ligj lidhje me importin e mjaltit.

“Një studim i Komisionit Evropian të vitit 2015 zbuloi se një në tre (32%) enë me mjaltë kishin sheqer të shtuar. 6% e 2,000 mostrave të testuara treguan gjurmë të sheqerit të shtuar. Mashtrimi rezultojë në mjaltin nga jashtë dhe posaçërisht atë nga Kina.

Sipas autoriteteve franceze arit të lëngët, veç shtimit të sheqerit, etiketimit të rremë të vendit të origjinës, tashmë mashtruesit industrial kanë arritur të krijojnë edhe mjaltin sintetik, i cili është shumë i ngjashëm me atë natyral.

Po ashtu, testet kanë treguar se disa enë mjalti të etiketuar si spanjollë përmbanin polene të cilat gjenden vetëm në Kinë. Prodhuesit kinezë për t’u shpëtuar këtyre kontrolleve shtojnë copa mikroskopike të algave të detit, të cilat mund të fshijnë të gjitha gjurmët e origjinës.

Këto teknika gjithnjë e më komplekse po e bëjnë gati të pamundur zbulimin e mashtrimit. Për të gjitha llojet e mashtrimeve, viktima mbetet konsumatori.

Mjalti nga Kina, veç faktiti se nuk ka asnjë përfitim shëndetësore, dyshohet se përmban metale të rënda dhe toksike, si dhe antibiotikë të ndryshëm. Ndërkohë, Europa po shqyrton se si të mbrojë industrinë e saj prej 14.2 miliardë euro” transmetohet në një kronikë lajmi në televizionin Klan Plus.

Tashmë Franca ka votuar për etiketimin e detyrueshëm për vendin e origjinës të enëve të mjaltit, dhe nis zbatimi në shtator 2019.

Franca konsumon 40,000 ton në vit, por vetëm 10,000 ton prodhohet në këtë vend. Ndaj jo vetëm Franca por të gjitha shtetet e Bashkimin Europian importojnë mjaltë nga jashtë, rreth 60% të sasisë që konsumohet.

Po Shqipëria?

Aktualisht në Shqipëri nuk ka asnjë të dhënë për mjaltin e importuar nga jashtë, në lidhje me vendin e origjinës nga importohet apo përbërësit e tij, çka nuk e përjashton mundësinë e futjes së mjaltit të sintetik kinez edhe në tregun këtu.

Megjithatë, sipas të dhënave të INSTAT, të cilave i referohet AgroWeb.org  flitet  për një rritje progresive të importeve kineze në vendin tonë, çka reflekton një interes në shtuar të kompanive dhe sipërmarrjes kineze për tregun shqiptar.

Vlera e importuar për dymujorin e parë të këtij viti është 8 miliard e 418 milionë lekë, ndërsa në po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shënonte vlerën e 7 miliard e 244 milionë lekëve.

Këshillat e AgroWeb.org për ta bërë më të lehtë dallimin e mjaltit cilësor nga ai falso.

  • Mjalti i vërtetë ka grimëza të vogla brenda tij, që janë pjesë e polenit, hojeve ose bletëve dhe që janë të ngrënshme.
  • Mjalti i rremë është tepër i kulluar për të qenë i vërtetë.
  • Mjalti i vërtetë është i dendur dhe i trashë, ndërsa ai i rremi është i hollë.
  • Mjalti i vërtetë ka një aromë të ëmbël dhe unike, ndërsa mjalti i rremë nuk ka një aromë specifike ose ka mban një erë të thartë.
  • Mjalti i vërtetë nuk ngjit si zamkë kur e fërkon mes gishtave. Ai i rremi nga ana tjetër është plot me ëmbëlsues të rremë që e bëjnë të ngjitshëm.
  • Shija e mjaltit të vërtetë është e lehtë dhe shuhet pas disa minutash. Shija e mjaltit të rremë është shumë e ëmbël dhe zgjat për shumë kohë.
  • Mjalti i vërtetë nuk formon bulëza kur ngrohet, por karamelizohet. Mjalti i rremë formon bulëza dhe nuk karamelizohet kurrë.
  • Mundohuni të blini mjaltë direkt nga një bletërritës i besueshëm. Tek ata keni mundësinë ta provoni mjaltin dhe të merrni përgjigje të sakta për çdo pyetje në lidhje me mjaltin në shitje.

Kujdes me etiketën

Mjalti i vërtetë duhet të përmbajë vetëm një përbërës – mjaltë!

Disa prodhues ose kompani shtojnë përbërës të tjerë në listë, shije, ëmbëlsues, aditivë, dhe elementë artificialë. Ai nuk është mjaltë i vërtetë.

Disa prej aditivëve të shtuar përfshijnë: shurup misri, niseshte, glukozë ose shurup sheqeri. Produktet që mbajnë emërtime jo fort të qarta në etiketë janë qartësisht shumë larg mjaltit të vërtetë.

Mjalti është produkti i tretë më i falsifikuar në botë./AgroWeb.org

Fërgesë me Qepë të Njoma – Receta plot Shije dhe Shëndet  

Kjo është një recetë e thjeshtë në përgatitje, e lehtë në shije dhe fantastike për të shoqëruar çdo gatim.

Fërgesa me qepë të njoma shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me bukë të thekur misri apo gruri.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org  hapat e thjeshtë në përgatitjen e kësaj recete thjeshtë dhe vetë në shtëpi.

Përbërësit 

(Përbërësit zgjidhen bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuani. Përbërësit më poshtë janë për 3-4 persona)

1 tufë e plotë me qepë të njoma

4-5 lugë gjizë e freskët

100 ml qumësht (dy filxhanë kafeje)

1 kokërr vezë

Kripë

Piper

Një lugë gjelle vaj ulliri

Një lugë gjelle gjalpë të freskët

Majdanoz

Përgatitja  

Si fillim, AgroWeb.org ju këshillon të rrihni vezën në një tas dhe ta lini mënjanë.

Vendosni një tigan në zjarr.

Shtoni gjalpin dhe vajin e ullirit, shtoni më pas tufën e qepëve të njoma, të cilat më parë i keni pastruar me ujë të bollshëm dhe i keni grirë hollë.

Kaurdisini për disa minuta derisa qepët e njoma të jenë zbutur mjaftueshëm duke bërë kujdes që të mos digjen.

Më pas shtoni gjizën, kaurdiseni masën për 2-3 minuta derisa të njëtrajtësohet dhe më pas shtoni qumështin. Përziejeni masën, shtoni kripë dhe piper sipas preferencës.

Shtoni vezën e rrahur duke e përzjerë masën shpejt dhe pa ndërprerje në mënyrë që veza të përhapet në mënyrë të njëtrajtshme.

Përzjeheni masën për pak minuta dhe më pas largojeni nga zjarri.

Nëse dëshironi mund ta hiqni pak më parë nga zjarri dhe ta vendosni për pjekje edhe 10 minuta në furrë të parangrohur në temperaturë maksimale.

Shërbejeni të ngrohtë dhe nëse dëshironi mund ta spërkasni sipër me majdanoz të grirë hollë.

Fërgesa me qepë të njoma mund të përgatitet edhe me kos në vend të qumështit.

Kjo fërgesë është e shkëlqyer dhe kombinohet me gatime të ndryshme./AgroWeb.org

Palca e Kockave – Përfitimet e Mrekullueshme Për Shëndetin

Palca e kockave është një nga ushqimet që plotëson shumë nevoja të një organizmi të shëndetshëm.

Ajo ka përqindjen më të lartë të vitaminave, mineraleve, acideve yndyrore dhe lipideve.

Jo pa shkak gjyshërit dhe të parët tanë preferonin të thithnin kockat që të përfitonin sa më shumë prej saj.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org përfitimet më të mëdha të palcës së ngrënshme.

Burim proteine

Palca ka një përmbajtje shumë të lartë proteine.

Në 100 gramë të këtij ushqimi do të merrni 14 përqind të nevojës ditore për proteinë.

Për më tepër, konsumi i palcës do t’i japë organizmit aftësinë për të rigjeneruar qelizat.

Burim kolagjeni

Palca është një burim i shkëlqyer kolagjeni, një proteinë për të cilën organizmi ka me të vërtetë shumë nevojë.

Kolagjeni është i nevojshëm për kockat, sistemin tretës, ekuilibrat e probiotikëve, bukurinë e lëkurës dhe zhdukjen e rrudhave.

Kolagjeni besohet të jetë i vyer edhe në mirëmbajtjen e sistemit imunitar.

Acidet Omega-3

Acidet yndyrore Omega-3 janë të dobishme për funksionin e trurit.

Palca është një burim i mirë glycine, një amino acid që riparon proteinat e tjera në organizëm.

Mungesa e këtyre acideve shkakton probleme shëndetsore dhe dobësi të sistemit imunitar.

Vitamina A

Konsumi i palcës së bashku me fruta dhe perime ju ushqen me vitaminë A.

Ky ushqyes i dobishëm promovon shëndetin e syve dhe parandalon humbjen e shikimit.

Burim hekuri

Në 100 gramë palcë do të përfitoni 25 përqind të nevojës ditore për hekur.

Ky i fundit do t’ju ndihmojë të mirëmbani ekuilibrat e lëngjeve dhe të parandaloni aneminë.

Përveç palcës ju mund të konsumoni edhe spinaq për të shmangur lodhjen kronike.

Palca përmban edhe minerale të tjera si kalçiumi, zinku, seleniumi, magnezi, mangani, fosfori e të tjerë.

Përmirëson kujtesën

Mineralet e shumta që gjenden tek palca janë të dobishme për një funksion të shkëlqyer të trurit dhe një kujtesë më të mirë.

Riparimi i qelizave

Prania e kolagjenit tek palca e bën procesin e riparimit të qelizave më të lehtë.

Kolagjeni ndihmon në shërimin e shpejtë dhe përmirëson funksionin e rruazave të kuqe dhe të bardha të gjakut.

Tretje më të mirë

Palca parandalon inflamacionin ne stomak.

Falë kolagjenit ajo u jep forcë baktereve të mira në stomak, dhe përmirëson tretjen duke ruajtur shëndetin e stomakut.

Sistemi kardiovaskular

Palca promovon ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe shpërbën yndyrnat duke parandaluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ajo ofron elektrolite që ndihmojnë shëndetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut.

Palca pakëson rrezikun e diabetit në të njëjtën kohë.

Gjymtyrë të forta

Palca është e nevojshme për një trup të shëndoshë dhe të fortë. Ajo rrit fleksibilitetin e gjymtyrëve dhe përmirëson lëvizshmërinë.

Si Ta Gatuani Palcën

Palcën mund ta përfshini në supa ose ta piqni me gjalpë dhe erëza.

Për një shije më krokante mund ta vishni me miell ose thërrime buke të thekur.

Kur ta blini sigurohuni që palca ka ardhur nga bagëti të ushqyera me bar./AgroWeb.org

Salepi i Ngrohtë – Shije Unike dhe Vlera Shëndetësore

Salepi është një pije me reputacion të lartë në Shqipëri.

Pija e mrekullueshme ka një shije të rrallë, por edhe vlera shëndetësore të mëdha.

Ai përgatitet nga zhardhokët e orkideve të egra të cilat gjenden edhe në Shqipëri.

Ato lahen, zjehen dhe thahen, më pas shtypen deri sa të bëhen pluhur, duke i dhënë kështu pijes, aromën specifike e të veçantë.

Salepi shijon më shumë kur pihet i nxehtë, kryesisht në periudha kur prekemi nga të ftohtët, gripi, kolla apo bronkiti.

Salepi është një pije mjaft popullore me famë në të gjithë botën.

Ishin pikërisht jeniçerët që e shpërndanë salepin në shumë vende të botës gjatë kryqëzatave të perandorisë Otomane.

Ata ishin mjaft të dhënë pas salepit, sepse u jepte shëndet të plotë gjatë luftrave.

Qumështi zihet bashkë me sheqerin dhe më pas i hidhet pluhuri i famshëm i orkidesë që ndryshe mban emrin salep.

Kjo orkide e veçantë njihet si Orchis mascula.

Pluhuri magjik i salepit

Pluhuri i saj përmban disa mikroorganizma si polisakaride apo basorina, që kur bien në kontakt me lëngun e nxehtë trashen njësoj si mielli i misrit.

Kur lëngu të arrijë trashësinë e një pureje të qullët, atëherë hidhet në filxhanë dhe shërbehet me kanellë.

Salepi është një burim i çmuar vlerash shëndetësore.

Duke nisur që nga shekulli i 3-të para erës sonë e deri vitet e fundit, salepi është njohur ndryshe si ‘Energjia botanike’.

Shekuj më parë, botanistët besonin që nëse pluhuri i këtij varieteti të orkidesë përzihej me qumështin e dhisë u jepte meshkujve fuqi të pashtershme.

Ndërkohë shkrimtarët e epokës Viktoriane në Britaninë e Madhe e rekomandonin salepin për fëmijët dhe për personat që kishin nevojë të rimerrnin veten pas një sëmundje.

Salepi ka aftësi shëruese

Salepi është një nga pijet më të preferuara, jo vetëm për shijen dhe aromën, por edhe për vlerat shëndetësore.

Salepi ndihmon në parandalimin e bronkitit dhe kollës.

Ai forcon zemrën, rrit nivelet e energjisë.

Për më tepër, besohet që salepi ndihmon edhe për të lehtësuar një sërë problemesh të aparatit tretës.

Ju mund ta përgatisni salepin lehtësisht në shtëpinë tuaj, dhe AgroWeb do t’ju tregojë se si.

Përbërësit

• 1 lugë gjelle me pluhur salepi
• 2 gota qumësht
• 2 lugë gjelle me sheqer
• kanellë

Mund të shtoni edhe pak lëng trëndafili ose portokalli, fistik ose arra.

Hidhini përbërësit në një enë dhe përzijeni në temperaturë të ulët për rreth 10 minuta, deri sa e gjithë masa të trashet.

Përdorimet e salepit janë të shumta.

Bëhet fjalë për një pije që të kënaq qiellzën, shpirtin dhe mendjen, madje këshillohet të përdoret për të luftuar edhe varësinë ndaj alkoolit./AgroWeb.org 

Dafina Në Vaj Ulliri – Fuqia e Dyfishtë Shëruese

Dafina është një erëz, lavdia e së cilës nuk shuhet kurrë.

Me plotë të drejtë gjethet e saj kanë simbolin e lavdisë dhe vlerësohen anë e mbanë botës.

Gjethet e dafinës kanë përdorim kryesor në kuzhinë, por ato kanë fuqi jashtëzakonisht të mëdha shëruese.

E kur këto fuqi bashkohen me vlerat e vajit të ullirit, ajo që përftohet është një kurë fantastike shëndetësore.

Përpara se të flasim për këtë kurë, le t’i hedhim një sy vlerave kryesore të gjethes së dafinës, në këtë artikull të AgroWeb.org.

Gjethja e dafinës është efikase kundër dhimbjeve.

Dafina qetëson sistemin nervor.

Gjethet e dafinës stimulon djersitjen.

Kjo bimë forcon sistemin imunitar.

Gjethja e dafinës përmirëson mirëqenien mendore.

Si Të Përgatisni Vaj Ulliri Me Gjethe Dafine

Këtë kurë mund ta përdorni për të trajtuar variçet dhe dhimbjet e kyçeve.

Përbërësit:

60 gramë gjethe dafine të njoma ose të thata

500 ml (dy gotë) vaj ulliri

Mund t’i shtoni rozmarinë për aromë

Udhëzimet:

Së pari, copëtojini dhe shtypini gjethet e dafinës.

Hidhini në kavanozë qelqi dhe mbulojini me vaj ulliri.

Mbylleni kapakun fort dhe lëreni në një vend të errët dhe të freskët për 14 ditë.

Herë pas here, shkundini kavanozët e qelqit që të lejohet përzierja e njëjtrajtshme.

Pas dy javësh kullojeni lëngun me një napë të pastër.

Vajin shërues futeni në një shishe qelqi dhe mbajeni në një vend të ftohtë dhe të errët.

Si Përdoret Vaji Shërues

Vajin me dafinë mund ta ngrohni në avull dhe më pas ta përdorni të fërkoni kyçet dhe gjymtyrët që ju dhembin.

Përveç kësaj, vajin shërues mund ta përdorni për të trajtuar ulçerën limfatike, migrenën dhe infeksionet e veshit.

Nëse keni dhimbje të forta koke, aplikojeni në dy anët e kokës.

Dhimbja do të ikë brenda pak kohe.

Si Mund të Pihet

Këtë vaj mund ta pini për problemet e stomakut, mëlçisë dhe oreksin.

Mund të konsumoni një lugë gjelle në mengjes esëll për 30 ditë.

Kurën e përsërisni nëse e ndjeni të nevojshme.

Vlerat Fantastike Të Vajit Me Dafinë

Shumë ekspertë janë të mendimit se vaji i ullirit me dafinë mund të zëvendësojë aspirinën sepse arrin të ulë temperaturën e trupit.

Ky vaj është shumë efikas kundër dhimbjeve të stomakut, zorrëve, problemeve me mëlçinë dhe veshkat apo për të përmirësuar oreksin.

Ai rrit rezistencën e trupit ndaj infeksioneve dhe forcon imunitetin.

Këtë vaj mund ta përdorni edhe si një locion natyral për problemet me lëkurën, aknet dhe pikat e zeza./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lista Me Ushqimet Më Të Mira Për Pastrimin E Mëlçisë

Mëlçia është një nga organet më jetësorë të organizmit.

Mëlçia e një të rrituri të shëndetshëm peshon mbi 1 kilogram.

Ky organ është thelbësor jo vetëm për tretjen dhe metabolizmin por edhe për imunitetin dhe përthithjen e ushqyesve.

Për ata që nuk e dinin, mëlçia është e vetmja pjesë e trupit që është edhe organ edhe gjëndërr.

Ky emërtim i atribuohet sepse në rolin e gjëndrrës, mëlçia sekreton shumë substanca kimike të nevojshme për pjesët e tjera të trupit.

Duke qenë se funksionet e mëlçisë janë të një rëndësie të veçantë, mirëmbajtja e saj është po aq thelbësore.

Mbingarkesa e mëlçisë rrit rrezikun e mbipeshës, sëmundjeve kardiovaskulare, dhimbjeve të kokës, problemeve me tretjen, alergjive e të tjerë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për ushqimet më të mira që e pastrojnë mëlçinë.

Hudhra

Sipas të dhënave të AgroWeb.org hudhra aktivizon disa enzima të mëlçisë që ndihmojnë në eliminimin e toksinave.

Hudhra përmban alicinë dhe selenium.

Këto dy përbërës e pastrojnë mëlçinë, e mbrojnë atë nga dëmet toksike dhe ulin kolesterolin.

Ky i fundit shkakton mbingarkesë në mëlçi dhe ndikon negativisht në funksionet e saj.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e 2 deri në 3 thelbinjve hudhër çdo ditë.

Qitro

Qitro është i pasur me vitaminë C, pektinë dhe antioksidantë.

Këta të fundit neutralizojnë radikalet e lira dhe detoksifikojnë mëlçinë.

Rekomandohet që njerëzit të pjnë nga një gotë të vogël me lëng qitroje në ditë ose të hanë nga një frut në ditë.

Panxhari

Panxhari përmban shumë flavonoidë dhe beta karoten, të cilat stimulojnë dhe përmirësojnë funksionet e mëlçisë.

Për më tepër, panxhari është një pastrues natyral i gjakut.

Limoni

Limoni përmban një antioksidant të veçantë që aktivizon enzimat që janë përgjegjëse për pastrimin e mëlçisë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org vitamina C e ndihmon mëlçinë të prodhojë edhe enzima për tretjen dhe të përthithë më mirë mineralet.

Çaji Jeshil

Pirja çdo ditë e çajit jeshil ndihmon në largimin e toksinave dhe depozitave të yndyrës.

Ai është i mirë edhe në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Mjekët rekomandojnë pirjen e 2 deri në 3 filxhanëve me çaj në ditë të ëmbëlsuar me mjaltë.

Avokado

Përbërësit e avokados pakësojnë dëmet e shkaktuara në mëlçi.

Yndyrnat mono-të-pangopura të avokados ulin kolesterolin e keq dhe rrisin nivelin e kolesterolit të mirë, të cilin mëlçia arrin ta përpunojë më mirë.

Këshillohet ngrënia e një deri në 2 avokado në javë për disa muaj me rradhë.

Shafrani I Indisë

Kjo erëz e verdhë është efikase për pastrimin e mëlçisë.

Përbërësit e saj janë të shkëlqyer për rigjenerimin e qelizave të dëmtuara të mëlçisë.

Molla

Një mollë në ditë është sekreti që e mban mëlçinë të shëndetshme.

Molla përmban fibër dhe pektinë që largojnë toksinat dhe kolesterolin duke penguar një mbingarkesë të mëlçisë.

Molla përmban edhe acid malik që pastron gjakun nga toksinat dhe qelizat kancerogjene.

Arrorët

Arrorët përmbajnë amino acide që e pastrojnë mëlçinë në mënyrë efikase dhe largojnë toksinat.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një grushti me arrorë çdo ditë.

Brokoli

Brokoli përmban shumë fibër dhe vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm që e mbron mëlçinë.

Përbërësit e brokolit ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një racioni me brokoli 3 herë në javë.

Shëndeti i mëlçisë varet edhe nga stili i jetesës.

Njerëzit duhet të pakësojnë sasitë e konsumuara të alkolit,sheqerit, kafeinës, ushqimeve të përpunuara dhe duhanit./AgroWeb.org

Brumi Bazë për Përgatitjen e Çdo Keku me Shijen më të Mirë

Kek me vanilje, çokollatë, fruta apo dhe me arra e bajame, të gjithë mund t’i përgatisni nëse dini këtë recetë.

Do të surprizoni të gjithë duke përgatitur një ëmbëlsirë të re çdo herë, por sekretin do ta dini vetëm ju.

Me një brumë të vetëm mund të përgatisni çdo lloj keku që dëshironi.

AgroWeb.org ju tregon recetën e thjeshtë për brumin bazë të kekut që ju lejon të fantazoni për çdo kombinim.

Përbërësit

250 g gjalpë

250 g sheqer

4 vezë të plota

2 të verdha vezësh

1 lugë gjelle me vanilje (nëse dëshironi)

360 g miell

Gjysmë luge çaji me kripë

1 lugë gjelle me sodë buke

380 g me qumësht

Përbërësit

Si fillim AgroWeb.org ju këshillon që të gjithë përbërësit t’i keni nxjerrë nga frigoriferi, pasi duhen të jenë në temperaturë ambienti.

Gjalpi duhet të jetë aq i zbutur sa të mund të shtypet me gisht.

Në një tas të madh, duke përdorur rrahësin elektrik, përzieni gjalpin dhe sheqerin.

Kremi që do të krijohet do të ketë ngjyrë të verdhë të lehtë dhe do jetë i plotë.

Shtoni katër vezët e plota dhe dy të verdhat. Kini kujdes që t’i shtoni një e nga një.

Gjithmonë duke pritur derisa njëra vezë të jetë përzierë mirë me masën e sheqerit dhe gjalpit, pastaj të shtoni tjetrën.

HIdhni vaniljen dhe përsëri përzjejeni me rrahësin elektrik.

AgroWeb.org ju sugjeron që të merrni një tas tjetër dhe të bashkoni miellin, sodën e bukës dhe kripën.

Duke e vendosur shpejtësinë e rrahësit elektrik tek më e ulëta, filloni ta shtoni miellin tek kremi me vezë, gjalpë dhe sheqer.

Që ta keni më të lehtë përzierjen e brumit, ndajeni masën e miellit në tri pjesë.

Kështu nuk do t’ju krijohen as kokrriza dhe masa do të jetë e njëtrajtshme.

Pas pjesës së parë të miellit shtoni pak qumësht, dhe punojeni brumin me rrahësin elektrik ose me tel kuzhine.

Ndiqni këto hapa derisa të keni mbaruar me miellin dhe qumështin, dhe masa të dali kremoze.

Kalojeni brumin në një tavë të lyer me gjalpë dhe të spërkatur me pak miell.

Futeni për ta pjekur në furrë të parangrohur me 180 gradë përreth 30 minuta.

Për të përgatitur kekun që ju parapëlqeni, para se ta hidhni brumin në tavë për pjekje, shtoni arrat, bajamet, copat e çokollatës apo të frutave.

Ose mund dhe ta zbukuroni pas pjekjes me çokollatë të shkrirë, sheqer pluhur apo me kremin e gjalpit me sheqer./AgroWeb.org

Gjithë të Mirat e Lulerradhiqes – Si Ta Përdorni Për Shëndetin

Lulerradhiqja është një barishte shumë popullore që del në pah në fusha, lëndina e kopshte.

Shqiptarët e duan shumë lulerradhiqen, jo vetëm për bukurinë e saj, por edhe për vlerat e shumëllojshme ushqyese dhe mjekësore.

Francezët kanë një emër mjaft interesant për lulerradhiqen.

Ata e quajnë atë “dents de lion” që përkthehet “ dhëmbët e luanit” dhe që shërben për të përshkruar më së miri karakteristikat e kësaj bime me emrin botanik “Taraxacum officinale”.

Në Shqipëri, lulerradhiqja quhet edhe luleshurdha mjekësore, prakalidhe, përkalidhe, luleradhiqe dhe radhiqe.

Cilat pjesë të lulerradhiqes janë të ngrënshme?

Lulerradhiqja si bimë mjekësore me famë ka shumë pjesë të ngrënshme dhe shumë prej tyre që përdoren në mjekësinë popullore.

Lulerradhiqja është një bimë që mund të përdoret nga rrënja deri tek lulet. Barishtja është e pasur me vitamina dhe minerale.

Lulerradhiqet e rritura mund të jenë paksa të hidhura, por ato të freskëta kanë një shije më të butë dhe më të mirë.

Gjethet e njoma kanë aftësinë të motivojnë lëngjet tretëse në organizëm. Ato përdoren në sallata për të ekuilibruar shijen e barishteve të tjera siç është sallata jeshile.

Me ardhjen e ditëve të ngrohta, gjethnaja e lulerradhiqes mund të kapërcejë disa nuanca shijesh.

Hidhësia e gjetheve mund të forcohet dhe ashpërsohet me kalimin e ditëve. Bima që rritet në hije ruan shijen e butë për më shumë kohë.

Lulerradhiqen mund ta shfrytëzoni për një periudhë të gjatë kohe nëse gatuani gjethet e saj duke i zier në ujë të valuar, një proces që largon hidhësinë e tyre.

Pasi i keni zier gjethet, mund t’i kombinoni me hithra ose lëpjeta në gatimet me brumë, vezë ose gatime perimesh në tigan.

Gonxhet e paçelura të lulerradhiqes mund të konsumohen të gjalla dhe të përfshihen në sallata.

Ato mund të bëhen turshi ose të ziehen për një ose dy minuta, duke i kavërdisur më pas me pak gjalpë, kripë dhe piper.

Gonxhet duhen mbledhur të paçelura teksa janë në nivel me tokën në mes të gjethnajës së lulerradhiqes.

Me lulerradhiqen mund të përgatisni edhe mjaltë. Në fakt nuk është ai mjalti i zakonshëm i bletëve, por një shurup krejt i ngjashëm me mjaltin që mund ta përgatisni edhe vetë në mënyrë krejt të thjeshtë.

Ky shurup me lulerradhiqe kombinohet mirë me ëmbëlsira, petulla dhe biskota. Atë mund ta përdorni në çajra dhe pije të ndryshme bimore.

Përgatitja e mjaltit

Mblidhni lulet e lulerradhiqeve dhe zhytini në ujë të ftohtë për pesë minuta, një kohë e mjaftueshme për largimin e insekteve.

Hiqni petalet duke hidhur kërcenjtë dhe pjesën qëndrore të lules. Petalet vendosini në një tenxhere të mbushur me ujë, feta limoni dhe kokrra vanilje.

Lërini të ziejnë në zjarr të ngadaltë për 30 minuta. Përziejeni lëngun vazhdimisht. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni tenxheren të ftohet për 6 orë.

Kullojeni çajin me një napë dhe hidhni mbetjet. Lëngun e pastër hidheni në një tenxhere tjetër të cilën duhet ta vendosni në një zjarr të ulët.

Shtoni mjaltë ose sheqer të errët në mënyrë graduale dhe përzijeni lëngun vazhdimisht deri sa mjalti ose sheqeri të treten.

Uleni zjarrin dhe lëreni të ziejë në tenxhere të hapur deri sa të arrijë trashësinë e dëshiruar.

Disa ekspertë të kuzhinës preferojnë të lënë gonxhet të paprekura, por ato mund ta bëjnë mjaltin më të hidhur. AgroWeb.org ju sugjeron të përdorni vetëm petalet për këtë recetë të rrallë./AgroWeb.org

Si Të Përgatisni Glikonë më të Veçantë të Stinës

Vlerat kurative të limonit janë të shumta.

Limoni është mbreti i kuzhinës. Është ndër frutat më fantastike për t’u dhënë shije supave, sallatave, lëngjeve të ndryshme të frutave etj. Vlerat kurative të tij janë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe organizmin e njeriut. Por për amvisat shqiptare, limoni është gjithashtu një ndër frutat më të preferuara në përgatitjen e glikove.

Glikoja e limonit është paksa unike në shije, ajo vjen e plotë ndërsa mban të freskët aromën e limonit. AgroWeb.org sjell një recetë fantastike të glikosë së limonit, shumë e lehtë për t’u përgatitur në shtëpi dhe një ëmbëlsirë shumë fisnike për t’u ofruar si gosti ndaj miqve ashtu si dhe për t’u shijuar me familjen.

Për të përgatitur këtë gliko të artë në pamje dhe në shije duhen: 12 kokrra limona, 6 gota sheqer dhe 4 gota me ujë.

Si fillim, pastrojmë limonat dhe nisim të grijmë imët me një rende pjesën e lëkurës për të hequr me kujdes sipërfaqen e lëkurës së limonit, e cila është e hidhur.

Pas procesit të pastrimit të lëkurës dhe grirjes së sipërfaqes me rende, me një thikë limonat i ndajmë në feta-feta dhe mbajmë vetëm pjesën e lëkurës së trashë duke hequr tulin (sipas preferencës tuli edhe mund të lihet).

Pasi bëjmë prerjen e limonave në feta dhe heqjen e tulit, marrim fetat i mbledhim në formë roleje dhe për të ruajtur këtë formë i shkojmë një gjilpërë me pe, duke shtrënguar vargun gjatë kohës që do lidhen.

Duhet të  bëni kujdes që në një varg të mos vendosni më shumë se 20 copë limona gliko. Pasi mbarojmë procesin e vendosjes së fetave të limonit në varg, përgatisim shurupin.

Në një tenxhere të madhe hedhim ujin dhe sheqerin. Pasi uji dhe sheqeri nisin të marrin një valë, hedhim brenda vargjet me limona. I lëmë të ziejnë për reth 25 minuta.

Kur masa të nisë të nxjerrë shkumë do të thotë se glikoja është gati. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Më pas hidheni në vazo të sterilizuara dhe mbajini në vend të freskët dhe të errët ose në frigorifer./AgroWeb.org

Makarona Në Furrë me Salcë dhe Qofte të Vogla – Shije e Përkryer

Makaronat në furrë janë pjata tipike e fudjavave.

E shijshme dhe e pasur në përbërës kjo pjatë do të bëjë përvëte të gjithë familjen.

Versioni që AgroWeb.org do t’ju propozojë është shumë i shëndetshëm.

Me baze salcë domatesh dhe qofte të bëra në shtëpi.

Kur përgatisim makaronat në furrë duhet të kemi parasysh që t’i ziejmë shumë pak ato.

Kullojini para se ato të jenë zbutur pasi do të kalojnë më vonë në proçesin e pjekjes në furrë.

Përbërësit

600 gr makarona të vogla (zgjidhni makarona të shkurtra tub)

150 gr djathë i bardhë

250 Djathë i grirë kaçkavall

Për përgatitjen e qofteve

350 gr mish i grirë

100 gr thërrime buke të thekur

Kripë

2 lugë majdanoz i grirë

Piper i zi

100 gr djath kaçkavall i grirë

1 kokërr vezë

Për përgatitjen e salcës:

5-6 lugë gjelle salcë domatesh

4 lugë vaj ulliri

1 qepë e bardhë

1 thelpi hudhër

kripë

piper i zi

borzilok

Përgatitja

Në një enë të madhe bashkoni mishin e grirë me djathin kaçkavall, majdanozin dhe thërrimet e bukës.

Shtoni më pas vezën bashkë me kripën dhe piperin.

Punojeni mishin me duar derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar mirë me njëri tjetrin.

Mbulojeni mishin e qofteve me letër dhe lëreni të pushojë.

Ndërkohë filloni të përgatisni salcën.

Në një tigan hidhni vajin, hudhrën dhe qepën.

Kur vaji të jetë i nxehtë dhe qepa të këtë filluar të skuqet shtoni salcën e domateve.

Hidhini kripë apo piper sipas dëshirës dhe lëreni të zihet në zjarr të ulët duke e përzier herë pas here.

Nërkohë rikthehuni tek mishi i qofteve. Ndani mishin në copa të vogla duke formuar forma rrethore me duar.

Krijoni toptha të vegjël qoftesh jo më shumë se një kokërr arrë.

Pasi të keni mbaruar të gjithë masën e mishit, vendosini në një pjatë.

Do të përfitoni rreth 40 – 50 qofte të vogla.

Trazoni salcën dhe sigurohuni të hiqni hudhrën.

Shtoni një nga një qoftet brenda në salcë bashkë më disa gjethe borzilok.

Siç kemi theksuar më sipër zieni për 5-6 minuta makaronat në zjarr të mesëm e më pas hidhini në një enë të madhe.

Bashkoni salcën me qofte tek makaronat e ziera dhe vazhdoni t’i përzieni ngadalë.

Zgjidhni një tavë të mesatare furre dhe shtroni aty të gjithë gatimin e përgatitur.

Sipër sigurohuni t’i hidhni djathin kaçkavall të mbetur, sipas dëshirës mund të shtoni edhe lloje të  tjera djathi.

Futeni në furrë më temperaturë 180° për 45-50 minuta.

Nxirreni nga furra kur të shihni që makaronat janë pjekur sipër.

Lëreni të ftohet për  5 minuta dhe tava është gati për t’u shijuar./AgroWeb.org

Uthulla e Ngrohtë e Mollës – Përdorimet si Antibiotik dhe Përfitimet Për Shëndetin

Përdorimet e uthullës së mollës si antibiotik datojnë që në vitin 400 Para Erës sonë.

Uthullës i janë thurur lavde nga shumë ekspertë, madje edhe nga vetë Hipokrati i njohur si Ati i Mjekësisë.

Në ditët e sotme uthullën e gjejmë në variante të larmishme: të papasterizuar, të filtruar e të holluar.

Uthulla e pafiltruar e mollës, ajo që përmban lëndën e trashë që njihet si ‘nëna’, është lëngu më i mirë dhe i shëndetshëm për organizmin.

‘Nëna’ është një masë ngjyrë kafe që rri në fund të shishes së mbushur me uthullën e mollës.

Fuqitë e saj kundër mikrobeve, mykut dhe baktereve besohet të jenë të mëdha.

Duke qenë se ka përmbajtje të lartë acidike, AgroWeb.org rekomandn që uthulla të pihet duke u tretur në ujë.

Një-dy lugë gjelle uthull molle treteni në një gotë ujë të ngrohtë 250 ml.

Uthulla e Ngrohtë e Mollës Dhe Përdorimet Për Shëndetin

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org shprehen se uthulla e tretur në ujë të ngrohtë dhe e pasuruar me mjaltë jo vetëm që shijon shumë por ofron edhe vlera të rëndësishme për trupin.

Diabeti

Përdorimi i uthullës së ngrohtë mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës pas vakteve.

Studimet tregojnë se nëse uthulla pihet në mbrëmje, të nesërmen nivelet e glukozës në gjak bien me 4%.

Kolesteroli

Të shumtë janë ata që e pijnë uthullën e tretur në ujë para apo gjatë vakteve.

Ata e bëjnë këtë në përpjekje për të ulur kolesterolin në gjak.

Ekspertët e mjekësisë popullore thonë se amino acidet që gjenden tek uthulla kanë një efekt neutralizues ndaj kolesterolit.

Rënia Nga Pesha

Një studim suedez sugjeron se pirja e uthullës së tretur në ujë të ngrohtë ju bën të ndiheni më të ngopur.

Kësisoj, ky lëng i formuar nga uji i ngrohtë, uthulla dhe mjalti pengon konsumin e tepruar të ushqimeve.

Duke mos e tepruar me ushqimin, njeriu e ka më të lehtë që të humbasë në peshë.

Në këtë mënyrë, uthulla bëhet aleat në përpjekjet tuaja për të humbur kilogramët e tepërt.

Përfitime Të Tjera

Uthulla ka tendencën të përmirësojë tretjen dhe të shmangë diarenë dhe konstipacionin.

Disa ekspertë besojnë se amino acidet që gjenden tek uthulla ndihmojnë organizmin të përthithë më mirë ushqyesit, veçanërisht kalçiumin./AgroWeb.org

Biskota pa Pjekje – Recetë e Shpejtë me Ëmbëlsi të Lehtë

Biskotat gjithmonë prezente dhe të shijshme për çdo person të familjes.

Biskotat mund  t’i shoqëroni me çdo gjë dhe në çdo kohë të ditës.

Janë ëmbëlsira ideale dhe e shpejtë për t’ju ëmbëlsuar mëngjeset, pasditet apo darkat.

Nuk ka asgjë më të mirë se përgatitja e tyre në mënyrë të shëndetëshme në shtëpi.

Sot AgroWeb.org ju sygjeron recetën e shpejtë të biskotave që mund ta përgatisni në shtëpi.

Përbërësit

250 gr sheqer

64 gr gjalpë ose margarinë

120 ml qumësht

3 lugë gjelle pluhur kakao

400 gr tërshërë

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

Përgatitja

Në një enë përzieni sheqerin, gjalpin e shkrirë osë margarinën derisa masa të bëhet kremoze.

Më pas shtoni qumështin dhe vazhdoni me përzierjen.

Për të përshpejtuar proçesin mund ta vendosni masën e përfituar në zjarr për 1 minutë duke e përzier.

Në të kundërt vazhdoni ta përzieni masën për disa minuta derisa të gjithë përbërësit të lidhen me njëri tjetrin.

Më pas shtoni kakaon dhe tërshërën dhe vaniljen sipas dëshirës.

Formoni forma të vogla rrethore dhe vendosini në një enë të cilën lëreni për 1-2 orë në frigorifer.

Më pas mund t’i shijoni sipas dëshirës./AgroWeb.org

Lulet që Mbushin Shtëpinë me Oksigjen – Cilat Duhet të Zgjidhni

E dinit se ajri brenda shëpisë mund të jetë shumë herë më i ndotur se ajri jashtë saj?

Ambientet e mbyllura thithin shumë energji dhe kimikate brenda tyre.

Për fat të mirë bimët na ndihmojnë që të arrijmë ta filtrojmë ajrin në mënyrë të vazhdueshme dhe natyrale në çdo ambient.

Por vetëm një lloj i caktuar lulesh  arrijnë ta kryejnë plotësisht këtë proçes.

Një studim i vitit 2016 nga NASA, të cilit i referohet AgroWeb.org tregoi për rëndësinë e këtyre bimëve në jetën tonë të përditëshme.

Këto bimë përveçse do të filtrojnë ajrin do të thithin lagështinë, eleminojnë erën e keqe dhe të pastrojnë pluhurin nga shtëptë tuaja.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një listë me lulet që do t’ju mbushin shtëpinë me ajër të pastër.

Fieri

Për vite të tëra lulja e fierit ka zënë vend në shtëpitë dhe kopshtet shqiptare.

Mund ta vendosni në çdo zonë të shtëpise, në sallon gjethet e shpeshta jeshile do t’i japin shtëpisë shumë stil dhe dritë.

Kjo bimë shumë voluminoze dhe e bukur është shumë e thjeshtë për t’u mbajtur në ambjentet e shtëpisë nga çdokush.

Fieri ndihmon në pastrimin e toksinave të dëmshme që ju rrethojnë.

Është mirë ta mbani në zona me lagështirë ku nuk bie shumë dielli.

Sigurohuni ta ujisni rregullisht në mënyrë që të shpërndajë sa më shumë oksigjen brenda dhomave tuaja.

Lule shpata

Nëse po kërkoni një lule e cila mund të rritet edhe pa shumë kujdes, lule shpata është e duhura për ju.

Është një ndër lulet më të përhapura nëpër ambiente të brendshme dhe jo pa qëllim.

Lule shpata  do të veprojë si një pastrues ajri natyral për shtëpinë tuaj.

Mbajeni në ato zona të shtëpisë ku bie më shumë dielli dhe ujiteni çdo 2-6 javë.

Gjatë ujitjes spërkasni edhe gjethet e luleve  me pak ujë sigurohuni të mos e ujisni shumë.

Zambaku

Zambaku është një bimë me gjethe të mëdha jeshile dhe lule të bardha.

Një dekoruese shumë e mirë dhe e dobishme për shtëpinë.

Perfekte për t’u mbajtur në tavolinë apo në ambjentet e dhomës.

Zambaku do t’ju ndihmojë të filtroni pluhurin dhe ajrin e rënduar nga çdo ambient.

Mbajeni të hidratuar dhe në vende me shumë dritë natyrale.

Fikusi

Një bimë që rritet në vazo të mëdha përfekte për dekorim dhe pastrimin e ajrit.

Gjethet e mëdha janë dekori i duhur për shtëpinë tuaj.

Mund ta lini në një cep të dhomës pasi nuk kërkon shumë dritë natyrale.

Ujiteni sa herë që të shikoni se dheu në vazo është plotësisht i thatë.

Në verë përsëriteni i këtë proçes 1 herë në javë./AgroWeb.org

Buka Më E Mirë Për Diabetikët – Cilën Duhet Të Zgjidhni

Aroma e bukës së sapo dalë nga furra ka fuqinë të të ndezë të gjitha shqisat dhe të fton në ‘mëkat’ nëse e ngrëna e bukës mund të quhet e tillë.

Kjo ndodh edhe tek tek diabetikët, të cilët ndonëse bukën duhet ta konsumojnë me karar, sërish mund të plotësojnë dëshirat për ushqimin më popullor në botë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org diabetikët dhe familjarët e tyre do të mësojnë për alternativat më të shëndetshme të brumit.

Buka Me Fibër

Buka e përgatitur me drithë të plotë, e pasur në fibër është më e mira për diabetikët.

Sipas ekspertëve, tërshëra dhe embrioni i grurit janë ndër drithërat më të shëndetshme.

Ata shprehen se diabetikët duhet t’i përmbahen sasive të rekomanduara të karbohidrateve në një vakt por gjithësesi mund të përgatisin vetë bukën me përbërësit më të shëndetshëm.

Përbërësit Më Të Shëndetshëm Të Bukës

Një bukë e shëndetshme duhet të përmbajë përbërës të pasur me proteinë, yndyrna të mira dhe fibër.

Këto përbërës do të pengojnë rritjen e shpejtë të nivelit të sheqernave në gjak.

Të dhënat e Shoqatës Amerikane të Diabetit të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se buka e bardhë dhe e përgatitur me miell të përpunuar duhet të zëvendësohet me bukë të bërë me miell 100 përqind me drith të plotë.

Mundësisht, mielli i drithit të plotë dhe i bluar trashë është i rekomanduar për një bukë jo vetëm të shijshme por edhe të shëndetshme.

Personat që vuajnë nga diabeti mund të shfrytëzojnë shumë receta duke zëvendësuar miellin e bardhë me miell të drithit të plotë, miell bajamesh apo të farave të linit.

Këto produkte do ju furnizojnë me proteinë dhe do mbajnë nivelet e sheqerit të qëndrueshme./AgroWeb.org

Mënyra më e Mirë Për të Pastruar Tërësisht Spinaqin

Një sfidë e vërtetë është për amvisat pastrimi i spinaqit, për shkak të përmbajtjes së lartë të mbetjeve të dheut nëpër gjethe.

Shpesh herë ndodh që për shkak të mos pastrimit si duhet, gatimet e përgatitura me spinaq të shndërrohet në një siklet të vërtetë nëse ai nuk është pastruar siç duhet.

Ka shumë amvisa që shmangin gatimet me spinaq vetëm për shkak të papastërsisë së tij dhe vështirësisë së tij për t’u pastruar.

Por spinaqi ëhstë një barishte e pasur me hekur por edhe shumë vitamina dhe minerale të tjera që I japin fuqi organizmit dhe promovojnë shëndetin e mirë gjithashtu.

AgroWeb.org do t’ju mësojë më poshtë disa truke të thjeshta se si ta pastroni tërësisht spinaqin dhe të shijoni atë në çdo gatim freskinë dhe shijen e tij të mrekullueshme.

Prerja e Bishtave

Një nga detajet më të rëndësishme, kur të nisni pastrimin e spinaqit hapi i parë është largimi i pjesës së bishtave për secilën nga tufat e spinaqit.

Më pas, pastrojini gjethet një e nga një me ujë të vakët.

Pasi t’i keni pastruar një nga një. Merrni një tas të madh, mbusheni me ujë të pastër, dhe fusni aty gjethet e spinaq.

Gjethet do të dalin në sipërfaqe dhe mbetjet dhe papastërtitë e dheut do të zbresin në fund të tasit.

Lërini rreth 5 minuta aty dhe më pas largojini.

Do shihni që në fund të tasin do të jenë mbledhur të gjitha papastërtitë e spinaqit.

Ujë me Sodë ose Uthull

Më pas tasin shpëlajeni dhe mbusheni sërish me ujë të pastër, shtoni një lugë çaji sodë buke përzjeheni mirë dhe fusni aty gjethet e spinaqit sërish, uji me sodë do ndihmojë për një pastrim tërësor të spinaqit .

Lëreni edhe për 5 minuta në ujë me sodë, e më pas largojini gjethet nga tasi dhe vendosini në një kullorëse (psh makaronash) për t’i shpëlarë për herë të fundit sërish me ujë të vakët.

Pas kësaj, gjethet e spinaqit janë gati për t’i gatuar në recetën tuaj të preferuar./AgroWeb.org