Pastiçeria Që Kthen Traditën E Vjetër Të Përgatitjes Së Ëmbëlsirave Të Dashura

Traditat janë ato që në çdo rast na bashkojnë me familjen apo me miqtë e ngushtë e na shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Ato janë shkaku i ndjesisë së paqes dhe qetësisë, njësoj si një shtëpi e madhe e plot hare. Kështu është edhe gatimi, e më saktësisht gatimi i ëmbëlsirave. Shijimi i një torte gjatë ditëlindjeve, ballokumeve gjatë Ditës së Verës, nusëzës së ëmbël gjatë festimit të Pashkës apo bakllavaja e kadaifi për ndërrimin e viteve janë një traditë që bashkon tryezat.

Nga këtu familja Lika në 1995 nisi edhe kompaninë e cila tani njihet si një nga pastiçeritë më elitare në tregun shqiptar, por edhe atë të huaj pasi eksporton në Evropë edhe Sh.B.A.

Një fabrikë moderne që prodhon tarditë

Gjatë intervistës me AgroWeb.org, Z. Armand Lika u shpreh se “fokusi i punës, pasionit dhe përkushtimit lidhet direkt me dëshirën për të qenë gjithmonë prezent në tryezat e familjeve kudo”. Një avantazh që ‘Lika’ sjell në tryezë është pikërisht pjesëmarrja në panairet ndërkombëtare ku përzgjedhet edhe lënda e parë natyrale dhe organike.

Nga këtu teknologët profesionist të ushqimit, në fabrikën më të re nën emrin Lika ku higjiena është kusht primar, nisin me përpunimin e këtyre produkteve përmes një teknologjie të re iitaliane të certifikuar, e cila ka synimin të ruajë vlerën e produktit final. E ky kujdes nuk mbaron këtu, Zoti Lika na tregon që një nga arritjet e ekipit ishte pikërisht përdorimi i paketimit me atmosferë të modifikuar për herë të parë në fushën e pastiçerisë në Shqipëri. Ajo që ky lloj paketimi mundëson është pikërisht ruajtja në kushtet e duhura të produkteve të ëmbla, që kur arrijnë në shtëpitë tona të jenë krejtësisht të sigurta.

Nëse ende po pyesni veten se përse këto ëmbëlsira janë kaq të veçanta, ju tregojmë se Pastiçeri Lika ka ruajtur recetat e vjetra të cilat kanë kaluar brez pas brezi. Me punën e përditshme e të palodhur, Pastiçeri Lika, ka mundur të krijojë një gamë të gjerë ëmbëlsirash nga ku mund të zgjidhni. Duke nisur nga amaretat e famshëm me brumin e butë me gjalpë, pastat tradicionale me krem dhe peta apo pandespanjë të cilat mund t’ua tregoni edhe fëmijëve për t’i dhënë një copëz nga fëmijëria juaj.  Të gjitha të prodhuara në një fabrikë plot cilësi. Dhe shijet nuk ndalen këtu! Ju mund të zgjidhni mes kompekait apo shëndetlies, dy receta fantastike tradite për të kënaqur shijen tuaj. Mos harroni gurabijet me bajame, tullumbat perfekt, llokumet me shurup trëndalifi, trigonat plot arra apo sheqerparet unike.

Me tre dyqane të shpërndara në kryeqytet, partneritetet me marketet në të gjithë Shqipërinë, por edhe me shërbimin më të ri, Pastiçeri Lika me fabrikën e saj të re, është afër jush që t’ju ofrojë cilësinë dhe kënaqësinë më të mirë./AgroWeb.org

Çfarë Do Të Thotë Të Ushqehesh Pastër? – Rreziqet Dhe Përfitimet

Të “ushqehesh pastër” është një mënyrë e re e të ngrënit, që ka të bëjë me zgjedhjen e ushqimeve natyrale dhe shmangien e ushqimeve të përpunuara.

Kjo do të thotë të konsumoni ushqime si frutat, perimet dhe drithërat dhe të eliminoni ushqimet që përmbajnë konservues dhe përbërës të përpunuar.

Shumë mbështetës të këtij koncepti të ri, premtojnë përfitime të tilla si humbje peshe, lëkurë rrezatuese dhe rritje të energjisë.

Megjithëse termi “ të ushqehesh pastër” mund të jetë shfaqur për qëllime të mira, mungesa e qartësisë rreth tij, lë rrugë të hapura për interpretime të ndryshme.

Disa shkencëtarë argumentojnë se kjo metodë mund të jetë e rrezikshme sepse mund të çojë në çrregullime të të ngërnit.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me këshillat e ekspertëve rreth kësaj ccështjeje mbi përfitimet dhe rreziqet e mundshme.

Përfitimet e mundshme të të ngrënit të pastër.

Përqëndrimi në një regjim ushqimor të pastër mund të jetë e dobishme sepse redukton natriumin, pijet me sheqer dhe ushqimet e përpunuara.

Kjo mund të ushqejë trupin dhe të mbështesë shëndetin e përgjithshëm, si edhe të ndihmojnë me menaxhimin e peshës.

Edhe pse nuk ka studime shkencore që lidh këtë mënyrë të ngrëni me përfitimet shëndetësore, ka kërkime lidhur me përfitimet e një regjimi ushqimor të ekuilibruar, që zakonisht shmang disa sëmundje kronike.

Gjithashtu studime të mëparshme kanë zbuluar se konsumi i tepërt i ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës, sëmundjeve cerebrovaskulare dhe sëmundjeve kardiovaskulare me të paktën 10%.

Rreziqet e mundshme të të ngrënit të pastër.

Ekspertët shprehin gjithashtu shqetësimin e tyre rreth kësaj mënyrë të ngrëni.  

Sipas tyre kjo mund të çojë në kufizime të tepërta të ushqimit, duke rezultuar në mangësi të lëndëve ushqyese dhe në shqetësime mendore.

Mungesa e qartësisë rreth të ushqyerit të pastër, mund të bëjë që njerëzit të kategorizojnë ushqime të caktuara si “të këqija” dhe ushqime të tjera si “të mira”, pa pasur prova të forta që mbështesin këtë etiketim.

Kjo ushtron presion tek individët që të hanë në një mënyrë të caktuar dhe mund të çojë në një obsesion të dëmshëm rreth ushqyerjes së shëndetshme.

Sipas ekspertëve, mënyra më e mirë dhe më e sigurt është të ndiqni një regjim ushqimor të larmishëm dhe të ekuilibruar./AgroWeb.org

Studimi: Konsumi i moderuar i alkoolit, i bën mirë zemrës së njerëzve të moshuar

Pirja e alkoolit dhe ruajtja e një shëndeti të mirë, mund të jetë një balancë shumë e vështirë për t’u ruajtur nga shumë njerëz. Ndonëse disa studime kanë zbuluar se pirja në sasi të moderuara mund të jetë e mirë për shëndetin e njeriut, disa të tjera kanë zbuluar se çdo sasi alkooli mund të shkaktojë dëme.

Por tani një studim i ri zbulon se të paktën tek të moshuarit, një konsum i moderuar i pijeve alkoolike, mund t’i ndihmojë ata të jetojnë më gjatë, duke ulur rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Studiuesit nga Universiteti Monash, thonë se konsumimi i moderuar i alkoolit, përmirësoi shanset për të shmangur sëmundjet kardiovaskulare, në mesin e më shumë se 18.000 të moshuarve në Shtetet e Bashkuara dhe Australi.

Për më tepër, konsumuesit e moderuar të alkoolit, kishin një rrezik më të ulët të problemeve të zemrës, sesa individët e shëndetshëm që zgjodhën të mos pinin fare. Po sa është sasia e duhur e alkoolit, për të pasur një zemër të shëndetshme? Ekspertët bien përgjithësisht dakord se pirja në sasi të madhe dhe të tepruar, është ndër faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet dhe vdekjen e hershme nga të gjitha shkaqet.

Por lidhja midis sasive më të vogla të alkoolit dhe shëndetit ka qenë më e paqartë. Ndërkohë, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësi nr.1 në mbarë botën. Me rritjen e popullsisë së botës për shkak të jetëgjatësisë më të madhe, studiuesit vëzhguan se si të rriturit e moshuar, mund të jenë në gjendje që ta ruajnë cilësinë e jetës së tyre kur arrijnë në të 70-at e më tej.

Të gjithë pjesëmarrësit në studim ishin përgjithësisht individë të shëndetshëm dhe pa histori të problemeve të zemrës, demencës ose paaftësisë. Mbi 18.000 të moshuarit kishin një moshë mesatare 74 vjeç. Nëpërmjet vetë-vlerësimit të zakoneve të tyre të pirjes, studiuesit zbuluan se 18.6 për qind nuk pinin fare alkool gjatë një jave.

Sa për ata që pinë alkool, 37.3 për qind pinin 1-50 gram alkool (deri në 3 gota) në javë, 19.7 për qind pinin 51-100 gram alkool (3.5 deri në 7 gota) dhe 15.6 për qind konsumonin 101-150 gram (7 deri në 10 gota) çdo javë. Ndërkohë 8.9 për qind e pjesëmarrësve, raportuan se kishin pirë mbi 150 gramë alkool (ose më shumë se 10 gota) çdo javë.

Autorët e studimit e vëzhguan këtë grup njerëzish për gati 5 vjet, duke ekzaminuar se si zakonet e tyre të pirjes së alkoolit, lidheshin me rrezikun e çdo personi për ngjarje si vdekja nga sëmundja koronare e zemrës, sulmet jo-fatale në zemër, goditjet në tru dhe shtrimi në spital për shkak të dështimit të funksionimit të zemrës.

Rezultatet treguan se të moshuarit me nivele më të larta të konsumit të alkoolit në javë, ishin më mirë se ata që pinin pak ose aspak alkool. Gjithsesi autori kryesor i studimit dr. Johanes Neuman thotë se njerëzit duhet t’i marrin me rezerva këto gjetje.

Meqë të gjithë të moshuarit ishin përgjithësisht të shëndetshëm dhe aktivë në fillim të studimit, rezultatet mund të ndryshojnë midis të rriturve të tjerë të moshuar në popullatën mbarëbotërore. Neuman vë gjithashtu në dukje, se konsumi në sasi të mëdha i alkoolit, e rrit edhe rrezikun e sëmundjeve kronike, përfshirë rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e mëlçisë. / Burimi:Panorama

Sa Vjeç Është Zemra Juaj? Zbuloni Faktorët Që E Dobësojnë Para Kohe


Të dhënat e një viti më parë nga Instituti i Shëndetit Publik, treguan shifra alarmante në lidhje me numrin e të sëmurëve nga zemra.

Në Shqipëri renditet si shkaku i parë i humbjes së parakohshme të jetës.

Po ju a jeni të rrezikuar?

Një projekt i përbashkët i Universitetit të Bostonit dhe Institutit Amerikan Për Zemrën, do të hedhë në treg një pajisje që përllogarit moshën e saktë të zemrës.

Ama jo vetëm moshën por edhe rrezikun që u kanoset nga sëmundjet kardiovaskulare.

Në përllogaritjen e këtij rreziku përfshihen edhe mosha, historiku i familjes dhe stili i jetesës. Nuk përjashtohen edhe ushqyerja, aktiviteti fizik dhe duhanpirja.

Nëse marrim në konsideratë numrin e lartë të njerëzve të prekur nga këto sëmundje në Shqipëri, atëherë me siguri, zemra e shumë njerëzve është ‘e plakur’ para kohe.

Faktorët që Plakin Zemrën dhe ata që e Rinojnë atë

Ju mund të ndiheni të rinj në moshë, por nëse pini duhan, nëse nuk kryeni aktivitet fizik dhe nëse nuk ushqeheni shëndetshëm, zemra juaj ka hyrë në moshën e tretë.

Ekspertët thonë se përveç ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik, ju mund të ulni faktorët e rrezikut duke:

Ulur tensionin e gjakut

Përmirësuar nivelin e kolesterolit

Mirëmbajtur peshën

Kontrolluar nivelet e glukozës, sheqerit në gjak

Regjimi Mesdhetar – Më i Miri për Zemrën

Ushqyerja mesdhetare është një regjim i shëndetshëm për zemrën.

Nëse e keni të vështirë të ushqeheni shëndetshëm mund të ndërmerrni hapa të vogla:

Hani perime në të paktën dy herë në ditë

Hani nga një frut në çdo vakt

Përfshini arrorët, si arra, bajame, lajthi e të tjera, nëpër sallata

Hani mish të kuq vetëm një herë në javë

Nga ana tjetër, duke kryer edhe aktivitet fizik, ju mund të jeni në rrugën e duhur për ta mbajtur zemrën të re dhe në formë.

Në këtë mënyrë, mund të shmangni disa probleme dhe sëmundje kronike që jo vetëm ju vështirësojnë jetën, por edhe ju pengojnë të bëni një jetë të gjatë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Sa I Rëndësishëm Është Dimri Për Gjumin, Infeksionet Dhe Lëkurën


Moti i ftohtë mund të duket si ndëshkimi më i madh për dikë që preferon pranverën a verën, megjithatë, ai ofron përfitime shumë të rëndësishme për organizmin.

I Ftohti E Bën Trurin Më Të Mprehtë

Temperaturat e ulëta e bëjnë njeriun të mendojë më qartë.

Studimet thonë se njeriu e ka më të lehtë të kryejë një punë në një vend me temperaturë të ftohtë se sa në të ngrohtë.

Në verë, aftësitë e të nxënit të njeriu pësojnë një luhatje si pasojë e temperaturave të larta por në dimër, mendja e njeriut është më e mprehtë.

I Ftohti Djeg Kalori

Në dimër, trupi punon më fort për të ruajtur temperaturën bazë dhe shpenzon më shumë energji, ndaj nëse bëni një ecje të shpejtë në temperatura të ftohtë do të jetë dyfish fitimprurëse për ju.

Dimri Dhe Alergjitë

Nëse vuani nga alergjitë që kanë të bëjnë me natyrën, atëherë shëtitjet në ajrin e ftohtë të dimrit do ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Ndërkohë, njerëzit që vuajnë nga alergjitë nga pluhuri e kanë situatën më të vështirë në dimër, sepse ato akumulohen më shumë në temperatura më të ngrohta dhe në ambiente të mbyllura.

I Ftohti Lufton Inflamacionin

I ftohti shërben si një kompresë e mirëfilltë për njerëzit që vuajnë nga inflamacioni i kyçeve,

Njerëzit që vuajnë nga problemet me kyçet thonë se në dimër, ato janë më pak të fryra.

I Ftohti Ju Ndihmon Të Flini Më Mirë

Në momentin që njeriu pret ta zëjë gjumi, temperatura bazë e trupit bie natyralisht . Në verë, një proces i tillë zgjat deri në dy orë.

Në dimër ai është shumë më i shpejtë, thonë ekspertët.

Për më tepër nëse flini në një dhomë ku temperatura është 18 gradë, atëherë jo vetëm që do të flini mirë por edhe do të digjni kalori.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se kjo është temperatura ideale e dhomës së gjumit.

Kundër Infeksioneve

Është e vërtetë që njeriu mund të ftohet në dimër, por i ftohti në vetvete e nxit imunitetin të çlirojë të gjithë potencialin e vet dhe të luftojë infeksionet me sukses.

Studimet thonë se sistemi imunitar ndizet kur trupi ekspozohet ndaj të ftohtit.

I Bën Mirë Lëkurës

Temperaturat mesatarisht të ftohta i bëjnë mirë lëkurës sepse ngushtojnë enët e gjakut.

Kësisoj lëkura është më pak e prirur ndaj skuqjes, enjtjes, yndyrosjes dhe pikave të zeza./AgroWeb.org

Kek Bakllava Me Shurup Mjalti Dhe Arra – Shije Mahnitëse


Përgatitja e bakllavasë është një proçes shumë i dashur dhe i komplikuar njëkohësisht në përgatitje për çdo amvisë.

Shija dhe ëmbëlsia e mrekullueshme e saj janë gjithnjë të kërkuara në tryezën e familjes.

Në këtë recetë AgroWeb.org ju tregon një mënyrë shumë të lehtë se si të provoni shijen e veçantë të bakllavasë në një recetë keku.

E kemi quajtur keku “bakllava” për nga afërsia që kanë në shije dhe përbërës këto dy ëmbëlsira.

Më poshtë gjeni hap pas hapi mënyrën e saktë të përgatitjes së këtij keku.

Përbërësit

Për brumin

85 gr gjalpi shkrirë pa kripë

175 ml qumësht

11 gr maja buke

150 gr sheqer

3 vezë të mëdhaja

2 lugë çaji ekstrakt vanilje

585 gr miell

1 lugë çaji kripë

Për mbushjen

135 gr sheqer

2 lugë çaji kanellë

250 gr arra

lëkura e grirë e një limoni ose portokalli

75 gr gjalp i shkrirë pa kripë

Për shurupin e mjaltit

250 gr mjalt

175 ml ujë

Përgatitja

Për të realizuar  këtë recetë AgroWeb.org ju këshillon të filloni me përgatitjen e brumit.

Në një enë hidhni gjalpin e shkrirë dhe të ftohur paraprakisht, qumështin, majanë, sheqerin, vezët dhe ekstraktin e vaniljes dhe përziejini me një mikser.

Miksojini mirë këta përbërës derisa të shikoni që janë lidhur të gjithë me njëri tjetrin dhe janë zbutur.

Ndërkohë shtoni edhe miellin, pak kripë dhe përzjejini me mikser për 5-7 minuta.

Pasi brumi të jetë lidhur, hidheni në një enë dhe mbulojeni me qese plastike.

Lëreni të pushojë në një vend të ngrohtë për 1-2 orë derisa të fryhet plotësisht.

Për mbushjen

Ndërkohë vazhdoni të përgatisni mbushjen e kekut.

Në një mikser hidhni arrat, pak kripë, lëkurën e grirë të një limoni apo portokalli apo ndonjë ekstrakt tjetër që ju dëshironi.

Miksojini derisa të gjithë përbërësit të jenë tërësisht të shkrifët.

Përgatisni tavën në të cilën do t’a piqni kekun.

Zgjidhni tavat normale, rrumbullake me vrimë në mes në të cilin piqni ëmbëlsirat zakonisht.

Lyjeni me pak gjalp dhe spërkateni me pak miell paraprakisht në mënyrë që brumi të mos ngjisë.

Nxirrni brumin nga frigoriferi dhe hapni një petë të madhe katrore deri në 60 cm.

Ndërkohë merni arrat e bluara hidhini sheqer dhe kanellë  dhe shtrojini në të gjithë petën në mënyrë të barabartë.

Lini veçmas vetëm dy luge nga kjo përbërje për t’ja hedhur kekut në fund.

Sigurohuni të lini të lira vetëm një anë të petës për të realizuar më pas mbylljen.

Merni petën dhe rrotullojeni me duar derisa të formoni një tub të gjatë prej brumi.

Në anë lageni pak me ujë dhe ngjiteni mirë me gishta për t’a mbyllur sa më mirë.

Me një thikë të mprehtë priteni përgjysmë brumin në mënyrë të barabartë përsëgjati.

Rrotullojini të dy shiritët me njëri tjetrin që të formojnë një formë spiraleje.

Vendoseni këtë spirale brumi tek tava e zakonshme rrumbullake e kekut në mënyrë që të marrë formën e saj rrethore.

Shtojini sipër edhe dy lugët me arra dhe kanellë që latë mënjanë më parë dhe futeni në furrë.

Ndizeni furrën në temperaturën 180 gradë dhe lëreni kekun të piqet për 30 – 40 minuta.

Kontrollojeni herë pas here pa u hapur furrën, lëreni të piqet derisa të ketë marrë pamje të artë.

Kur të shikoni që është gati nxirreni nga furra dhe është gati për t’i hedhur edhe shurupin e mjaltit.

Shurupi i mjaltit

Këtë hap mund t’a përgatisni edhe gjatë kohës që keku është duke u pjekur.

Në një tenxhere të vogël përzieni sasinë e mjalitit dhe të ujit derisa mjalti të shkrijë pak.

Vendoseni atë në zjarr të ngadaltë derisa shurupi të krijojë bulëza dhe të krijohet një masë kompakte.

Shurupi me mjaltë do të jetë më i trrashë se sherbeti i zakonshëm i ëmbëlsirave.

Pasi t’a keni përfunduar hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak.

Hidhjani kekut sipër kur të jetë shurupi i vakët dhe mundohuni t’a kulloni atë në të gjithë sipërfaqen e tij.

Më pas mund t’a shërbeni kekun tuaj sipas dëshirës në çdo vakt./AgroWeb.org

Petulla Ndryshe – Receta E Veçantë Që Nuk Keni Provuar Ende


Recetat për përgatitjen e petullave janë nga më të ndryshmet dhe AgroWeb.org gjithmonë ka sjellë variante të reja.

Edhe sot sjell për lexuesin një tjetër recetë petullash, të cilat zakonisht konsumohen me çajin e pasdites por dhe në mëngjes.

Ajo që i bën të veçanta këto petulla është se kanë kanellë në përbërjen e tyre. Gjë që i jep një shije totalisht ndryshe.

Për më tepër brumi i tyre është perfekt dhe për t’i përgatitur të skuqura dhe të pjekura në furrë.

Pra me një recetë përfitoni dy shije mahnitëse.

Janë shumë të thjeshta për t’u përgatitur dhe kur i provoni, do ta kuptoni përse janë kaq të famshme.

Përbërësit

2 gota (nga 250 ml) me ujë të vakët

1 lugë gjelle me maja të thatë

4 gota uji me miell

Gjysmë gote uji me sheqer

Një majë luge me kanellë të bluar

2 lugë gjelle me gjalpë

3-4 lugë gjelle me qumësht të vakët

1 vezë

Pak kripë

Vaj për skuqje

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju këshillon që t’i nxirrni të gjithë përbërësit në temperaturë ambienti para se të filloni përgatitjen.

Merrni majanë dhe shkriheni në qumështin e ngrohtë. Përziheni me një lugë çaji në mënyrë që mos të mbeten kokrriza.

Ndërkohë në një tas të madh hidhni miellin, sheqerin dhe kanellën.

Më pas ku keni krijuar një gropë tek mielli, hidhni majanë e shkrirë në qumësht.

Shtoni dhe sasinë e nevojitur të ujit të vakët, gjalpin dhe vezën e rrahur lehtë.

Gradualisht filloni të përzieni përbërësit derisa të arrini që të formoni një brumë.

Më pas punojeni me duar në tavolinë derisa të jetë formuar një brumë i butë dhe elastik, përreth 15 – 20 minuta.

Futeni në një tas të pastër dhe mbulojeni me një pecetë në mënyrë që brumi të vijë.

AgroWeb.org ju sugjeron që ta vendosni në një vend të ngrohtë përreth 1 orë, ose mund ta vendosni në furrë që e keni ngrohur.

Kur të ketë kaluar koha e nevojitur, ndajeni brumin në toptha, sa grushti juaj.

Më pas hapeni si petë me trashësi përreth 1 cm dhe më pas pritini në forma sipas dëshirës.

Lërini të vijë ndërkohë që vaji për skuqjen nxehet në zjarr.

Mjafton që t’i skuqni për disa minuta nga secila anë, ose derisa të kenë marrë një ngjyrë të artë.

Por tregoni kujdes, duhet të hidhni aq petulla për t’u skuqur sa ato të mos prekin njëra tjetrën.

Më pas vendosni disa letra kuzhine për t’i thithur vajin e tepërt.

Nëse doni që të jenë të shëndetshme, mund t’i vendosni në furrë e t’i piqni me 250 gradë Celsius. /AgroWeb.org

Pesë Perdorimet Alternative Të Majasë Së Bukës


Kur themi maja buke me siguri ju vijnë në mendje përgatitjet e buta të brumit të bukës apo picës.

Kjo jo pa qëllim, pasi majaja e bukës është më se e domosdoshme në mënyrë që këto gatime brumi të dalin sa më të mira.

Megjithatë pak larg kuzhinës, majanë e bukës mund ta përdorni edhe për një sërë gjërash të tjera.

Përdorimet e saj fillojnë që nga kujdesi për fytyrën, deri tek kujdesi për lulet dhe kopshtaria.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju shpjegojmë pesë mënyra alternative të përdorimit të kësaj kërpudhe natyrale.

Ndiqni më poshtë të shpjeguar hap pas hapi se çfarë mund të bëni në shtëpi me majanë e bukës.

Pastron fytyrën

Efektet pastruese që majaja e bukës ka e bëjnë atë një trajtim perfekt për pastrimin e thellë të fytyrës.

E pasur në vitaminë B, antioksidantë, amino acide dhe vitaminë E, rikthen shkëlqimin dhe elasticitetin e lëkurës tuaj në fare pak hapa.

Mjafton të përzieni një lugë gjelle maja me pak ujë të ngrohtë ose të vakët.

Lëreni të pushojë për 30 minuta në një ambient të ngrohtë.

Më pas aplikojeni në fytyrë të pastër të gjithë masën e trashë të tretur në ujë dhe mbajeni në fytyrë për 20 minuta.

Kur të jetë tharë, lajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe hidratojeni me kremin tuaj të përditshëm.

Shkëlqen flokët

Për të pasur flokë të gjatë e plot shkëlqim ju duhet vetëm pak maja buke e freskët.

Duke qenë e pasur me vitaminë B8 dhe një sërë vlerash të tjera, majaja e bukës funksionon si një trajtim i vërtetë ushqyes për flokët.

Tresni një lugë gjelle maja buke në një gotë të mbushur me ujë të vakët dhe vendoseni në flokë të thatë, duke filluar nga skalpi i kokës.

Lëreni të thahet dhe të veprojë për 30 minuta, më pas lajeni kokës si zakonisht me shampo.

Largon krimbat  nga bimët

Kërmijtë apo krimbat e vegjël të cilët qëndrojnë dhe ushqehen në degët e bimëve shpeshherë mund të kthehen në një problem të vërtetë.

Sidomos për ata që kanë kopshte të mëdha me lule apo bimë të tjera frutore.

Problemin e insekteve apo krimbave jua zgjidh fare lehtë majaja e bukës, pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve toksike.

Mjafton të mbushni një kavanoz me dy lugë gjelle maja buke apo më shumë në varësi të kavanozit që do ta hidhni.

Shtoni aty ujin e vakët pak sheqer dhe pak kripë.

Vendoseni kavanozin tuaj në një cep të tokës ku ndodhen lulet apo bimët tuaja dhe insektet nuk do t’i sulmojnë më lulet.

Kjo sepse do të tërhiqen nga përbërja e fermentuar e majasë dhe do të mblidhen brenda në kavanoz.

Bëni kujdes që ta ndryshoni ujin dhe ta zbrazni atë çdo 2-3 ditë.

Gjithashtu groposeni kavanozin e hapur deri në gjysmë të tij, në mënyrë që të mos derdhet.

Ushqen lulet

Një përzierje e thjeshtë majaje, uji dhe mjalti ndihmon që lulet tuaja të sigurojnë proteinat e nevojshme për t’u pjalmuar nga insektet e mira.

Mjafton të hidhni pak nga kjo përzierje tek pjatat e zakonshme të luleve.

Aty do të mblidhen insektet e mira siç janë bletët dhe nusepashkët të cilat largojnë inseketet e këqija.

Përshpejton plehërimin

Duke qenë se vetë majaja është një kërpudhë dhe ka mikrorganizma të gjallë, ndihmon shumë në plehërimin e mirë dhe të shpejtë të dheut.

Nëse bashkoni pak maja buke, sheqer, kripë dhe ujë të vakët  dhe e hidhni në dhe, do të ndihmojë në dekompozimin më të shpejtë të materialeve organike.

Majaja e aktivizuar me përbërjen e plehërimit përshpejton procesin, por plehu nuk duhet të jetë i ngrohtë pasi dëmton bimën./AgroWeb.org

Çfarë Duhet të Pini Kur Jeni Të Ftohur – Të Gjitha Zgjidhjet Natyrale


Momentet kur organizmi kaplohet nga virozat dhe bakteret janë drobitëse.

E ftohura dhe gripi janë nga sëmundjet që godasin më ashpër me uljen e temperaturave.

Për t’i luftuar ato, organizmi ka nevojë për ndihmë që përkthehet në medikamente dhe ushqyerje të shëndetshme.

Këtu përfshihen edhe lëngjet të cilat e mbajnë organizmin të hidratuar.

Por jo çdo lëng mund të jetë aleat i shëndetit në këto stinë virozash.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni listën e lëngjeve të domosdoshme për shërim të shpejtë nga gripi dhe e ftohura.

Lëngjet Që Ju Nevojiten Kur Jeni Të Ftohur

Çaji Pa Kafeinë

Nxehtësia e çajit mund të zbusë fytin e acaruar, zhbllokojë hundët, rrugët e frymëmarrjes dhe largojë dhimbjet e stomakut.

Tek këto çajëra futen ai i trëndafilit të egër, kamomili, bliri, sherebela, dafina, pra çdo çaj që përgatitet nga bimë medicinale.

Çaji me xhenxhefil është një nga më të mirët, sidomos për sistemin imunitar.

Këtë çaj mund ta kombinoni me limon dhe mjaltë për më pak kollë dhe më shumë gjumë të qetë.

Uji Me Limon

Uji me limon ju mban të hidratuar dhe zhbllokon rrugët e frymëmarrjes.

Limoni është i pasur me vitaminë C, e cila nëse e merrni rregullisht, shkurton kohëzgjatjen e gripit ose ftohurës.

Supa

Supa me perime ose mish pule ju jep kaloritë e nevojshme edhe kur ju ka ikur oreksi.

Supa ndihmon në eliminimin e inflamacionit dhe shpërbën sekrecionet e akumuluara në rrugët e frymëmarrjes.

Lëngjet Që Nuk Duhet T’i Konsumoni Kur Jeni Sëmurë

Pijet e mëposhtme kanë efekt negativ në organizëm kur ai është pre e gripit ose të ftohurës.

Pijet Energjike

Këto pije nuk ju hidratojnë dhe nuk ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Ato kanë plot kafeinë dhe sheqer të cilat e dehidratojnë organizmin më shumë.

Lëngjet E Frutave

Lëngjet e frutave, sado të shëndetshme të tingëllojnë, janë të mbushura me sheqer, sepse fibra që gjendet tek tuli ka përfunduar në plehra.

Lëngu i portokallit është i dëmshëm për fytin.

Mënyra më e mirë për të marrë vlerat e frutave është t’i konsumoni të plota.

Kafeja

Kafeina është e dëmshme për organizmin në gjithë kohëzgjatjen e sëmundjes.

Në vend të kafesë, pini më shumë ujë dhe hani supë me perime.

Pijet E Gazuara

Pijet e gazuara janë të pasura me sheqer dhe nuk kanë asnjë ushqyes që mund t’ju ndihmojë të luftoni sëmundjen.

Në vend të tyre pini çajra të nxehtë bimorë.

Alkoli

Alkoli ka efekt dehidratues dhe mund të përkeqësojë simptomat si marramendja, dhimbjet e kokës dhe lëngimet e trupit.

Pijet alkolike mund t’i ruani për më vonë kur të jeni shëruar plotësisht./AgroWeb.org

Trahaniku i Ngrohtë – Si Të Përgatisni Një Ndër Recetat Më Të Vjetra Shqiptare


Një recetë shumë e vjetër autentike por shije plotë dhe unike në mënyrën e përgatitjes dhe përbërësve të saj.

Ky është Trahaniku!

Sekreti i shijes fantastike të kësaj recete është përbërësi kryesor i tij, Bollguri, i cili është një drithë që prodhohet nga disa lloje gruri.

Bollgurin mund ta gjeni lehtësisht edhe në supermarketet e vendit tonë duke qenë se ky drithë ka qenë gjithnjë pjesë e gastronomisë shqiptare dhe kosovare.

AgroWeb.org sjell më poshtë recetën autentike të grave dhe nënave të zonave jugore të vendit, një recetë fantastike që zona si Përmeti, Erseka, Skrapari, Lunxhëria, Pogradeci, Korça etj vijojnë ta ruajnë si traditë edhe sot.

Kjo është mënyra që përdoret më zakonisht në krahinën e Lunxhërisë, ndërkohë në zonën e Përmetit, Ersekës dhe Skraparit bollguri ose gruri i shtypur me të cilin mbushet peta përgatitet edhe me mish të grirë dhe qepë të thata, ndërsa në zonën e Pogradecit dhe Korçës gjatë përgatitjes së mbushjes shtohet dhe djathë i bardhë i thërrmuar.

Përgatitja e Lakrorit të Lunxhërisë

Përbërësit

Për një tavë mesatare duhen:

3-4 gota uji me miell gruri (për petët) ose petë që mund t’i gjeni në supermarkete

2 gota uji me bollgur ose me grurë i shtypur

3 lugë gjelle gjalpë

2 kokrra vezë

3 lugë gjelle djathë i thërrmuar

Kripë

Përgatitja 

Pasi përgatitet brumi (si për byrek) hapet në petë të holla.

Bollguri (e gjeni në supermarkete) futet në një tenxhere me ujë të ngrohtë (30 minuta), që të bymehet.

Më pas vendoset që të ziejë. Përzihet vazhdimisht me lugë druri që të mos ngjitet. I shtohet qumësht dhe lihet të ziejë edhe 2-3 minuta të tjera.

Hiqet nga zjarri dhe pasi ftohet, i hidhen vezë, djathë i thërrmuar dhe gjalpë.

Në një tavë të lyer me gjalpë shtrohet gjysma e petëve, të cilat spërkaten me disa pika gjalpë të shkrirë ose vaj ulliri.

Hidhet bollguri i përgatitur dhe sipër tij vendosen petët e tjera, spërkatet me gjalpë dhe futet të piqet në furrë.

Ndërkohë, bollgurin mund ta përgatisni edhe ndryshe.

Në këtë rast, përgatiten më pak petë.

Shtrohen petët dhe lihen me anët e varura jashtë tavës.

Pasi hidhet bollguri, petët anash mblidhen në rrudha, duke e lënë mesin e tavës të hapur.

Spërkatet me gjalpë edhe piqet./AgroWeb.org

Burania Me Spinaq E Vezë – Traditë, Shije, Shëndet  


Burania me Spinaq e Vezë është një ndër pjatat fantastike, të shijshme, e pasur me vlera ushqyese, pjesë e traditës së kulinarisë shqiptare.

Një gatim tradicional, i trashëguar brez pas brezi e që përherë mbetet ndër më të preferuarat  e shqiptarëve.

Burania është një pjatë e lehtë por e pasur me vlera ushqyese, kjo falë spinaqit dhe vezëve, dy nga burimet më të fuqishme të natyrës të hekurit dhe proteinave.

E thjeshtë në përgatitje dhe e lehtë për organizmin, burania është një recetë fantastike për një drektë të shkëlqyer, të shëndetshme.

Kjo pjatë shoqërohet mjaft mirë me sallata të ndryshme të stinës, sallata perimesh të zjera apo të pjekura, sallatë me ullinj e portokalle por edhe me byrekë të ndryshëm apo turshitë e shijshme të përgatitura nga amvisat shqiptare.

Më poshtë AgroWeb.org u sugjeron recetën tipike të buranisë me spinaq e cila përgatitet krejt lehtë dhe është një mënyrë fantastike për t’u shijuar me familje.

Përgatitja e Buranisë me Spinaq e Vezë në Shtëpi

Përbërësit

1 kg spinaq i freskët

5 qepë të njoma

5 lugë vaj ulliri

Një grusht oriz

Kripë

Piper

Nenexhik

5-6 vezë

Përgatitja

Kujdesemi qe të pastrojmë mirë spinaqin me ujë të rrjedhshëm.

Pastrojmë qepët dhe i grijmë imët.

Hedhim në një tenxhere vajin e ullirit dhe dhe shtojmë qepët. I vendosim në zjarr dhe i kavërdisim për disa minuta derisa volumi i tyre të bjerë.

Më pas shtojmë orizin dhe vijojmë t’i kavërdisim . në vijim shtojmë ujë (dy gota ujë) dhe i lëmë të zjejnë.

Presim spinaqin në copa por jo shumë të vogla. Nëse gjethet e spinaqit janë të vogla i lënë siç janë.

Shtojmë kripën dhe piperin dhe një gotë tjetër me ujë.

E lëmë të zjejë derisa uji të ketë shterruar dhe orizi të jetë zjerë plotësisht.

Kur gjella është gati shtojmë pak nenexhik dhe e kavërdisim.

Hedhim vezët sy një e nga një mbi gjellë, u hedhim nga pak kripë, fikim zjarrin dhe mbulojmë tenxheren me kapak.

E servirim të ngrohtë duke vendosur nga një vezë për secilin person në pjatë./AgroWeb.org

Filozofia e Kafes Shqiptare – Një Histori që Vjen nga Kultura


Shqiptarët e dashurojnë kafenë.

Meqë vij nga Rusia, e cila njihet për obsesionin ndaj çajit, (Rusia renditet e dyta pas Kinës në sasinë e çajit të konsumuar për person, madje ne rusët pijmë çaj, në kuptimin e plotë të fjalës, 10 herë në ditë.)

Duke parë shqiptarët që shijojnë çdo gllënkë të ekspresit apo të kafes turke për orë të tëra duke marrë ftesa pafund nga njerëzit “të ulemi për kafe”, e gjitha kjo është një kontrast kulturor për mua.

Megjithëse Shqipëria nuk është mes 50 vendeve me konsumin më të madh të kafes në botë (më tepër ndoshta për shkak të mungesës së statistikave), ky vend megjithatë, ka një lidhje të veçantë me këtë pije.

Përse Shqiptarët e duan kafen

Kjo lidhje, e cila është aq e fortë sa shija e kafes shqiptare, ka të bëjë me historinë, kulturën, traditën dhe ajo që unë pëlqej ta quaj stilin e jetës “avash-avash” e që u jep arsye blogerëve të udhëtimit ta quajnë kafenë, pije kombëtare shqiptare së bashku me rakinë.

Le të mos harrojmë gjithashtu ritualin e parashikimit të fatit nëpërmjet filxhanit, i trashëguar ky, që nga kohët Otomane!

Një tjetër arsye pse dashuria e shqiptarëve për kafenë është kaq magjepsëse, sipas meje, qëndron tek fakti që në Shqipëri pirja e kafes nuk është thjesht një veprim fizik apo tradicional-kulturor i trashëguar.

Me botën që bëhet gjithnjë e më e shfrenuar dhe kafja gjithnjë e më shumë një produkt që e merr me vete në dorë rrugës, është shumë shpresëdhënëse të shohësh njerëzit të socializohen teksa shijojnë një filxhan kafeje duke diskutuar mbi jetën e përditshme apo të bëjnë marrëveshje biznesi.

Kafja ndihmon shëndetin

Sipas të dhënave të një studimi të fundit të Fondacionit Friedrich Erbert (FES) mbi jetën e të rinjve shqiptarë, të rinjtë në Shqipëri janë aq të dhënë pas socializimit përmes pirjes së kafesë, sa shpenzojnë mesatarisht 3870 lekë në muaj për “daljet për kafe”.

Sigurisht që konsumi i kafes ka anët e veta pozitive dhe negative, madje, mund të keni dëgjuar diskutime pa fund për këtë.

Kafeja, jo vetëm ju jep energji dhe lufton depresionin, por gjithashtu thuhet të ketë efekt mbrojtës në mëlçi, në uljen e rezikut për diabetin e tipit të dytë, në parandalimin e disa llojeve kanceri e madje deri në mbrojtjen nga Alzajmeri dhe Parkinsoni.

Sigurisht që vëmendja kyçe nëeuml; pirjen e kafes duhet të fokusohet tek masa e moderuar e konsumit.

Përndryshe, në anën tjetër të medaljes, kafeina krijon varësi, mund të rrisë presionin arterial, të rrisë ankthin dhe të ndikojë në pagjumësi.

Për të gjithë ju të cilët, nuk i përballoni dot efektet e kafeinës në trupin tuaj, por megjithatë dëshironi të merrni vrullin energjik, zgjidhni kafe dekafeinato ose provoni të konsumoni alternativa të tjera të shëndetshme dhe energjike njëkohësisht.

Po të lemë mënjanë pro-të dhe kundrat e kafesë, ka një prirje interesante, e cila po merr shumë vëmendje në pjesë të ndryshme të botës, sa i përket rikonceptimit dhe ripërdorimit të mbetjes së kafesë (kokrrizat e ngurta që mbeten pas përgatitjes së kafes ekspres).

Midis shembujve më domethënës janë: riciklimi i këtyre mbetjeve të kafesë për biokarburant, i prezantuar si projekt nga një kompani e quajtur Bio-bean, parashikuar të prodhojë energji për qytetin e Londrës; përdorimi i mbetjeve të kafesë si një “depo karburanti” , më saktësisht për të ruajtur metan, i zhvilluar si projekt nga hulumtues koreano-jugorë; koleksioni i ri i xhinseve i prodhuar nga riciklimi i mbetjeve të kafesë, prodhuar nga kompania American Eagle e të cilat, kanë dukshëm nevojë për më pak larje duke qenë se mbetjet e kafesë thithin aromat; dhe së fundmi kompania 3Dom, duke përdorur mbetjet e kafes për të prodhuar filamente printeri 3D, gjë që është jo vetëm miqësore me mjedisin, por gjithashtu lëshon aromë të këndshme kafeje kur kalon nëpër printerin e nxehur.

Nëse të gjitha këto duken tepër ambicioze, atëherë po rendisim një listë me gjëra që TI mund të bësh me mbetjen e kafesë, në shtëpinë tënde:

1. Përdore mbetjen e kafesë (edhe llumin e kafes) si insekticid për të mbrojtur kopshtin tënd nga milingonat, kërmijtë dhe tartabiqët.
2. Për kopshtin tënd si pleh organik.
3. Për të thithur aromat e rënda të ushqimeve duke e vendosur për shembull, brenda frigoriferit.
4. Për të pastruar mjetet e ndryshme, orenditë dhe enët e kushinës.
5. Për të mbuluar gërvishtjet në mobiljet prej druri me ngjyrë të errët.
6. Për të mbajtur poshtë hirin në vendin e zjarrit, duke e bërë më të lehtë pastrimin e vatrës.
7. Për të zhbllokuar lavapjatin duke shtuar gjithashtu edhe pak ujë të valuar me detergjent enësh.
8. Për të lëmuar fytyrën duke qenë se mbetjet e kafesë janë një pastrues i shkëlqyer i trupit dhe fytyrës.
9. Për të përfituar shkëlqimin natyral të flokëve duke e pastruar lëkurën e kokës me të, përpara se ta lash me shampo.

Agroweb të fton të ndash me ne mënyrat për çfarë i përdor mbetjet e kafesë ose nëse ke përdorur ndonjë nga idetë e sugjeruara më sipër!

*Agroweb sjell Shqipërinë me sytë e një Ruseje që jeton në Tiranë prej dy vitesh. Liana Suleymanova ka studiuar për histori në Universitetin Amerikan në Bullgari ku u njoh me Shqipërinë, e shkuara e të cilës e tërhoqi në mënyrë të veçantë. Interesi për këtë vend u zhvillua më tej gjatë studimeve master në Central European University në Budapest dhe në Akademinë Diplomatike në Vienë, ku ajo studioi në detaje historinë e Shqipërisë, veçanërisht periudhën nga sistemi komunist në demokraci.

4 Kurat Më Të Mira Natyrale Me Dafinë


Shqiptarët kanë një histori të gjatë të mbjelljes së dafinës në kopshte dhe tarraca dhe kanë gjetur 1001 mundësi për ta përdorur atë.

Ajo besohet se sjell fat në familje dhe sipas gojëdhënave thuhet se mbjellja e bimëve të dafinës afër shtëpive, mënjanon goditjet e rrufeve.

Gjethet e dafinës vijnë nga familja Laurus Nobilis vendlindja e të cilës është Mesdheu.

Kjo bimë hyjnore është e pasur me vitaminë C, vitaminë B dhe A.

Kjo e fundit është një antioksidant natyral që njihet për vetitë në mbrojtjen e shikimit, por edhe mbrojtjen nga kanceri i mushkërive.

Dafina ka në përmbajtjen e saj një nivel të lartë të mineraleve si bakri, kaliumi, kalcium, mangani, hekuri, zinku dhe magnezi. Kaliumi ndihmon në mbajtjen nën kontroll të rrahjeve të zemrës dhe tensionit të gjakut.

Hekuri është thelbësor në prodhimin e qelizave të kuqe.

Dafina Për Terapi Aromatike

Aroma karakteristike e dafinës ka veti qetësuese për mendjen dhe trurin.

Ajo gjithashtu hap rrugët e frymëmarrjes.

Vendosni 3-5 gjethe dafine në një enë dhe digjini.

Aroma e dafinës do të mbushë ambientet tuaja me erë të mirë e qetësuese.

Dafina Për Flokë Të Shëndetshëm

Dafina është shumë e mirë për flokë të thatë e të dëmtuar.

Për të rikthyer shëndetin e flokëve ju nevojiten: 

24 kokrra karafili,

5-6 gjethe dafine

Ujë

Mbusheni një tenxhere të vogël me ujë dhe vendoseni në zjarr.

Kur uji të jetë nxehur mjaftueshëm hidhni karafilin dhe lërini të valojnë për mbi 10 minuta, deri sa uji të bëhet i verdhë.

Shtoni gjethet e dafinës dhe përziejini herë pas here për pesë minuta dhe lëreni të ziejnë për 10 minuta të tjera.

Hiqeni tenxheren nga zjarri, prisni të ftohet pak uji dhe më pas kullojeni.

Lëngun aplikojeni në rrënjët e flokëve, masazhojeni, mbështilleni me një peshqir dhe mbajini gjatë gjithë natës.

Të nesërmen lajeni flokun normalisht.

Për Lëkurën Dhe Dhëmbët

Dafina është një gjethe e pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Ajo ka efekt shtrëngues për lëkurën.

Ekspertët thonë se dafinën mund ta përdorni si maskë në lëkurë duke e bluar në formë pluhuri.

Për këtë maskë ju nevojiten: 

Gjysëm luge gjelle dafinë pluhur,

Një lugë gjelle ujë.

Përziejini së bashku dhe vendoseni në lëkurë, sidomos nëse keni njolla dhe nxirje.

Ju mund të përdorni pak nga ky pluhur duke e vendosur në pastën e dhëmbëve për një pastrim më rrënjësor të tyre.

Kundër Gjakderdhjes 

Nëse keni gjakderdhje të shpeshta nga hundët, duhet të përdorni dafinën.

Hidhni tre gjethe të grira trashë të dafinës në një tenxhere të vogël ku keni hedhur dy gota ujë.

Ziejini për 10 minuta, kullojeni lëngun dhe pijeni.

Të njëjtin lëng mund ta përdorni edhe gatime për tu dhënë aromën e ndezur dhe karakteristike./AgroWeb.org

Pse Prekeni Nga Diabeti Edhe Kur Nuk Jeni Mbipeshë


Diabeti është një sëmundje që shkaktohet nga niveli i lartë i sheqernave në gjak.

Nëse vuani nga diabeti, trupi juaj nuk është më në gjendje të balancojë nivelet e sheqerit që futen në organizëm.

Duke qenë se sasitë më të mëdha të sheqerit merren nëpërmjet ushqimit, ai njihet edhe si shkaktari kryesor i sëmundjes.

E nëse konsumoni shumë sheqer e dyta në radhë vjen mbipesha e tepër në trup.

Pra këta dy faktorë janë të lidhur ngushtë me njëri tjetrin, por nuk janë të vetmit që ndikojnë organizmin.

Sipas mjekëve, persona të të gjitha peshave, moshave apo gjinive mund të preken nga diabeti.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org, ju tregojmë se përse kjo ndodh dhe sa të rrezikuar jeni nga diabeti edhe nëse gëzoni peshën ideale.

Diabeti dhe Pesha

Mjekët e shpjegojnë përhapjen e diabetit nëpërmjet dy formave të tij, tipit 1 dhe tipit 2.

Teksa tipi 1 është një sëmundje autoimune e cila mund të jetë e trashëgueshme apo pjesë e gjeneve tuaja, diabeti i tipit 2 mund të shkaktohet edhe nga faktorë të jashtëm siç është jetesa e keqe.

Për personat me diabet të tipit 1 pesha nuk luan asnjë rol të rëndësishëm, pasi sëmundja zakonsht shfaqet nga shkaqe të tjera, si trashëgimitë familjare apo gjenet.

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org, tregoi se personat që vuajnë nga diabeti i tipit 1 nuk kanë pasur kurrë probleme me obezitetin gjatë rritjes.

Ndërsa për diabetin e tipit 2 të dhënat janë ndryshe.

Ky lloj përbën më shumë se 90% të të gjithë personave që vuajnë nga kjo sëmundje.

Këtu ushqimi apo stili sedentar i jetesës njihet si shkaktari kryesor, por kjo nuk është gjithçka.

Shkaqe të Tjera

Edhe personat që konsiderohen të dobët mund të preken nga diabeti, këtu luan rol jo vetëm gjenetika, por edhe gjendje të tjera të trupit.

Historia familjare me sëmundjen, gjene të caktuara, kolesteroli i lartë, akumulimi i dhjamit në zona të caktuara të trupit, gjithashtu mund të çojnë në diabet.

Gjenetika

Historia juaj familjare me sëmundjen e diabetit mund të tregojë shumë për gjenet tuaja dhe për lidhjen tuaj me sëmundjen.

Nëse keni disa familjarë të prekur nga kjo sëmundje, atëherë ekziston një mundësi që edhe ju të prekeni në të ardhmen.

Konkretisht nëse keni vetëm një prind të prekur rreziku për ju është 40%, ndërsa nëse të dy prindërit vuajnë nga diabeti rreziku për ju është 70%.

Masat Dhjamore

Edhe nëse konsideroheni si persona me një peshë normale, kini kujdes me disa zona të trupit tuaj.

Nëse keni masa dhjamore rreth barkut, atëherë filloni e shqetësohuni dhe bëni të pamundurën për t’i hequr ato.

Kjo pasi, ato çlirojnë disa hormone të cilat në metabolizëm përkthehen si stimuj të cilët zhvillojnë sëmundjen e diabetit.

Masa e belit nuk duhet të jetë e njëjtë ose më e madhe se ajo e vitheve.

Mundohuni të mbani gjithnjë bark të sheshtë dhe bel të hollë.

Kolesteroli i Lartë

Kolesteroli i lartë mund t’ju shfaqet për një sërë arsyesh të cilat mund të varen ose jo nga ju.

Edhe këtu faktori gjenetik luan rol të rëndësishëm, por edhe mënyra e pashëndetshme e jetesës.

Stili i Jetesës

Duhan-pirja, dieta e vakët nga vitaminat e mineralet mund të jenë shkaktarë të sëmundjes së diabetit tek kushdo.

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org, tregon se personat që konsumojnë më 20 cigare ose më shumë në ditë, kanë dyfishin e rrezikut për tu prekur nga diabeti.

Gjithashtu dietat me ushqime të cilat kanë shumë sheqerna dhe kalori janë një armik shumë i madh i trupit pasi, provokojnë sëmundjen./AgroWeb.org

Pse Një Mollë Në Ditë Ngadalëson Plakjen Dhe Të Zgjat Jetën


Mollët, luleshtrydhet dhe disa fruta të tjera janë shumë të shëndetshme për organizmin.

Ato përmbajnë një substancë natyrale e cila sipas studimeve mund të ngadalësojnë procesin e plakjes.

Si Ndodh Procesi I Plakjes

Një nga faktorët kyç në procesin e plakjes është një fenomen i quajtur ‘përkeqësimi qelizor.’

Kjo nënkupton humbjen e aftësisë së qelizave për t’u ndarë, formuar e zhvilluar.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, në këtë fazë, qelizat sinjalizojnë inflamacionin dhe shtyjnë sistemin imunitar të vetëpastrohet nga qelizat e dëmtuara.

Në moshë të re, organizmi e ka më të lehtë të eliminojë këto qeliza por me kalimin e viteve, sistemi imunitar humbet shkëlqimin e tij.

Një gjë e tillë nxit akumulimin e qelizave të dëmtuara.

Këto të fundit përbëjnë pikënisjen e inflamacionit të një niveli të ulët që çon në shpërbërjen e indeve.

Substanca Që Zgjat Jetën

Një studim i Universitetit Mjekësor të Minesotës zbuloi se procesi i plakjes mund të parandalohet falë disa molekulave që shënjestrojnë dhe shkatërrojnë qelizat e plakura.

Këto molekula kanë një ndikim afatgjatë pavarësisht kohës kur futen në trupin e njeriut.

Grupimi më efikas i këtyre molekulave u zbulua tek mollët, luleshtrydhet, qepët dhe kastravecat.

Ky grupim molekulash njihet si fisteinë.

Gjatë studimeve klinike, shkencëtarët zbuluan se këto molekula ulnin ndjeshëm nivelin e qelizave të dëmtuara, përmirësojnë shëndetin dhe rrisin jetëgjatësinë.

Molekulat e rëndësishme gjenden më shumë tek mollët të cilat sipas studimit duhen konsumuar rregullisht çdo ditë.

Mollët janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, flavanoidë dhe fibër.

Antioksidantët tek molla ulin rrezikun e shfaqjes së tumoreve.

Për më tepër, mollët ndihmojnë kundër tensionit të lartë të gjakut, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Ngrënia e një molle në ditë ndihmon jashtëzakonisht shumë kundër problemeve me tretjen dhe konstipacionin.

Në aspekt kalorish, molla është më e mirë se banania dhe të mban ngopur për më gjatë./AgroWeb.org

Burimin e informacionit e gjeni në këtë link.

Krem Karamel Në Tenxhere – Si Të Përgatisni Recetën E Shpejtë


Në stinën e verës të gjithë i shmangim recetat që kërkojnë pjekjen në furrë.

Prandaj dhe amvisat janë në kërkim të recetave të reja e të lehta që mundësisht të përgatiten sa më shpejt.

AgroWeb.org ju ka treguar disa metoda për të përgatitur recetat tuaja të dashura pa nevojën e pjekjes së saj në furrës.

Nga keku apo biskotat e buta në tigan e deri tek specat e mbushura në tenxhere dhe shumë të tjera.

Sot ama ju tregojmë si të përgatisni kremin karamel të freskët dhe plot shije në tenxhere.

Përbërësit

200 ml qumësht

3 lugë gjelle me sheqer

Gjysmë luge çaji me vanilje

1 vezë

Për karamelin

2 lugë gjelle me sheqer

1 lugë gjelle me ujë

Përgatitja

Në një enë shtoni 200ml qumësht të ngrohtë dhe tri lugë gjelle me sheqer.

AgroWeb.org ju sugjeron që ta përzjejini mirë derisa sheqeri të jetë tretur plotësisht.

Nëse dëshironi më shumë shije, apo që aroma e vezës të mos ndihet, shtoni gjysmë luge çaji me vanilje.

Në fund thyeni dhe një vezë dhe përzjejeni me telin e kuzhinës derisa masa të jetë e njëtrajtshme.

Për të përgatitur një krem karamel sa më kremoz, AgroWeb.org ju këshillon që ta kulloni masën në një sitë.

Ndërkohë në një tenxhere të vogël hidhni dy lugë gjelle me sheqer dhe një me ujë.

Vendoseni atë në zjarr dhe lëreni të ziejë derisa të formoni karamelin.

Sigurohuni që ta tundni tenxheren herë pas here në mënyrë që karameli të mos ngjitet.

Hidheni salcën e karamelit tek një tas dhe lëreni aty derisa të ftohet dhe të mpikset.

Tani AgroWeb.org ju sugjeron që të shtoni dhe masën me qumësht dhe vezë.

Mbulojeni tasin me letër alumini dhe vendoseni në një tenxhere ku do të shtoni ujë të nxehtë.

Sigurohuni që uji të mbulojë gjysmën e tasit me krem karamel.

Mbylleni tenxheren me kapak dhe lëreni të ziejë për 20-25 minuta

Pasi koha të ketë kaluar hiqeni tasin nga tenxherja, lëreni të ftohet plotësisht dhe futeni për pak në frigorifer.

Me një thikë largoni ëmbëlsirën nga anët e tasit dhe më pas kthejeni tek një pjatë.

Ju mbetet vetëm ta shijoni me të dashurit tuaj këtë ëmbëlsi të freskët./AgroWeb.org

Picë E Pjekur Në Tigan – Si Ta Përgatisni Plot Shije Vetë Në Shtëpi


Kjo është një recetë fantastike, me shije të mrekullueshme e mbi të gjitha krejt e shëndetshme.

Kjo recetë kërkon durimin e amvisave, kjo pasi procesi i përgatitjes së brumit pavarësisht se është shumë i thjeshtë kërkon kohë të jetë gati.

E veçanta e kësaj recete është pjekja e saj në tigan dhe jo në furrë.

Mënyra e saktë e përgatitjes së brumit është çelësi i përgatitjes së një pice të mirë.

Më poshtë do mësoni nga AgroWeb.org hapat që duhet të ndiqni për përgatitjen e picës së shtëpisë në tigan.

Përgatitja e Picës në Tigan

Përbërësit

400 gr miell gruri

2 lugë çaji me kripë

4 gr maja ose 1 lugë çaji

280 ml ujë

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 filxhan çaji me salcë domateje si pure

Mbushja sipas dëshirës

300 gr djathë kaçkavall i grirë

Një filxhan çaji me ullinj të prerë në feta

Salçice ose proshutë

Një filxhan çaji me kërpudha të ziera më parë

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon që të shtoni në një tas miellin, ujin e vakur, kripën, majanë e tretur në pak ujë të vakët më parë si dhe vajin e ullirit.

Përgatisni brumin me duar derisa të krijohet një masë e butë.

Tasi ku përgatisni dhe do vendosni brumin e përgatitur duhet të jetë shumë i madh pasi brumi do lihet që të pushojë dhe vëllimi i tij do të rritet.

Pasi keni përgatitur brumin mbulojeni me një qese plastike kuzhine duke puthitur mirë gjithë sipërfaqen e tasit.

Lëreni të pushojë në temperaturë ambjenti përreth 2 orë.

Vëllimi i brumit do rritet.

Pasi të jetë gati, spërkateni pak brumin e ardhur me pluhur mielli dhe transferojeni në tavolinën e kuzhinës, të cilën për parë e keni spërkatur me pluhur mielli gjithashtu.

Ndajeni brumin në dy pjesë, dhe secilën prej tyre dhe punojeni me dorë duke i sjellë të dyja masat në toptha të rrumbullakët.

Merrni një tigan, AgroWeb.org ju këshillon që të përdorni një tigan me sipërfaqe me diametër  28 cm dhe lartësi 6 cm.

Shtoni dy lugë vaj ulliri dhe përhapeni në të gjithë sipërfaqen duke u kujdesur që përmes një furçe kuzhine të lyeni edhe anët e tiganit.

Vendosni një nga topthat e brumit të përgatitur dhe përdorni pëllëmbën e dorës duke përhapur brumin rreth e rrotull gjithë sipërfaqes së tiganit.

Mbulojeni sipërfaqen e tiganit me një qese plastike kuzhine dhe lëreni brumit të pushojë edhe për 2 orë të tjera në temperaturë ambjenti.

Pas dy orësh, brumi do ketë rritur vëllimin e tij, shtypeni me pëllëmbën e dorë rreth e rrotull tiganit derisa volume të sheshohet disi.

Mbushja e Picës

Lyejeni gjithë sipërfaqen e brumit në tigan me salcën e domates.

Spërkateni me djathë kaçkavall, shtoni fetat e ullinjve, kërpudhave, mbushja mund të jetë sipas preferencës. mund të shtoni speca të grirë hollë, salçiçe të prera në feta etj.

Spërkateni me pak kripë dhe vaj ulliri.

Vendoseni tiganin në zjarr të ngadaltë, mbylleni me kapak dhe lëreni të piqet ngadalë.

Kontrollojeni herë pas herë përmes një thike apo spatule pjesën e poshtme të picës derisa të piqet plotësisht.

5 minutat e fundit para se ta hiqni nga zjarri spërkateni sërish me djathë kaçkavall mbylleni sërish kapakun, lëreni edhe për pak minuta derisa djathi të shkrijë dhe pica është gati./AgroWeb.org

Arsyet Përse Nuk Duhet Të Hani Hudhër Përpara Gjumit


Hudhra është padyshim një ushqim që nuk duhet të mungojë gjatë ditës.

Vlerat e saj për shëndetin janë të panumërta, sidomos kundër virozave dhe inflamacionit por kur vjen puna tek gjumi, ajo nuk ka asnjë ndikim në cilësinë e tij.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org hudhra është efikase në trajtimin e sëmundjeve si ateroskleroza, ishemia, problemet me imunitetin, artritin dhe problemeve me shikimin.

Në këtë artikull do të mësoni arsyet përse hudhra nuk rekomandohet të konsumohet në mbrëmje përpara gjumit, dhe jo vetëm prej aromës së fortë.

Hudhra Irriton Stomakun

Hudhra e stimulon të gjithë sistemin tretës, ndaj sasitë e mëdha të hudhrës të ngrëna në mbrëmje, intensifikojnë sekretimin e lëngjeve gastrike dhe të pështymës.

Një gjë e tillë do t’ju lërë pa gjumë.

Sekreti i përvetësimit të vlerave të hudhrës është ta konsumoni atë në mëngjes ose në drekë.

Si mund ta konsumoni

Rekomandohet që nëse doni të konsumoni hudhër në darkë, atëherë duhet ta hani dy-tre orë para gjumit dhe ta shoqëroni me ushqim.

Kështu do të evitoni aciditetin e stomakut.

Hudhra dhe Rrugët e Frymëmarrjes

Hudhra hap rrugët e frymëmarrjes dhe përthan sekrecionet.

Por kjo nuk do të thotë që hudhrën duhet ta hani përpara gjumit.

Mjafton që atë ta konsumoni gjatë ditës rregullisht, pra në mëngjes ose rreth drekës.

Fuqitë E Pashtershme Të Hudhrës

Nëse hudhra nuk ju shkakton probleme në stomak, atëherë duhet ta hani atë rregullisht.

Nëpërmjet hudhrës, ju do të mund të furnizoni trupin me ushqyes të dobishëm.

Hudhra ndihmon sistemin imunitar dhe atë kardiovaskular të funksionojnë në mënyrë maksimale.

Sa i përket gjumit, AgroWeb.org  ju rekomandon një sërë ushqimesh siç janë: spinaqi, arrat, brokoli, kungulli, avokado, banania.

Njerëzit që kanë probleme me gjumin duhet të shmangin ushqimet e përpunuara.

Ushqimet me sheqer, karbohidrate, yndyrë kanë një ndikim të fortë në procesin përgjumës të trupit.

Ato vështirësojnë çdo përpjekje të trurit për të prodhuar melatoninë, sidomos nëse konsumohen shumë pranë orarit të gjumit.

Çokollata gjithashtu nuk rekomandohet përpara gjumit sepse ndërpret procesin e sekretimit të hormoneve të gjumit./AgroWeb.org

Dallimet Mes Niseshtesë Së Patates Dhe Asaj Të Misrit Në Gatim


Një nga substancat trashëse më të mira që përdoret në gatime është padyshim niseshteja.

Si ajo e patates, ashtu edhe ajo e misrit gjejnë përdorim shumë shpesh në kuzhinat e amvisave shqiptare.

Megjithatë, pavarësisht efektit të ngjashëm, të dyja llojet e niseshtesë dallojnë nga njëra tjetra.

Dallimet Mes Niseshtesë Së Patates Dhe Asaj Të Misrit Në Gatim

Dallimi i parë është mëse i dukshëm. Niseshteja e misrit vjen nga drithi ndërsa ajo e patates nga një zhardhok i nëntokës.

Karakteristikat e tyre janë të ndryshme e megjithatë mund të gjejnë përdorime të njëjta.

Niseshteja e patates (në paketim) nxirret nga zhardhoku dhe përpunohet. Ajo është efikase për trashje gatimesh të ndryshme thuajse të përfunduara dhe kërkon temperaturë të ulët.

Zakonisht rekomandohet të hidhet në fund të gatimit dhe nuk duhet lejuar të valojë.

Niseshteja e misrit ka një nivel të lartë tolerance sa i përket temperaturës së lartë, madje mund të hidhet që në fillim të gatimit që të shmanget formimi i kokrrizave.

Niseshteja e misrit nuk rekomandohet të përdoret krahas përbërësve acidikë dhe sheqerit sepse ato pengojnë trashjen e ushqimit të gatuar.

Të dyja niseshtetë dallojnë edhe nga ngjyra. Lëngu ku hidhet niseshteja e patates është më transparent se ai ku hidhet niseshteja e misrit.

A Mund Të Zëvendësojnë Njëra Tjetrën Në Kuzhinë?

Zakonisht po, megjithatë ka disa përjashtime.

Niseshteja e patates mund të zëvendësojë atë të misrit vetëm në fund të gatimit ose në minutë të fundit kur dëshironi ta përdorni për trashjen e supave, gjellërave, lëngjeve të mishit dhe mbushjeve. Kjo sepse, siç e thamë edhe më lart, niseshteja e patates nuk jep efektin e duhur nëse lihet shumë gjatë në  temperaturë të lartë.

Niseshtenë e misrit mund ta përdorni në fillim të një gatimi dhe ajo do të përmirësojë çdo aspekt të gatimit tuaj në kohën e vet. /AgroWeb.org

Kur Është Koha E Duhur Për Të Shtuar Kripën Në Gatim


Kripa ka aftësinë të transformojë plotësisht shijen e gatimeve tona.

Megjithatë, sfida më e madhe me kripën qëndron tek koha e shtimit të saj në gatim.

Nëse hedhim shumë apo pak kripë, shija e një pjate mund të tjetërsohet.

Na ndodh të gjithëve që shpesh të tregohemi dorëlëshuar ose të pavëmendshëm me kripën.

Kur hedhim shumë kripë në një gjellë, e rëndësishme është që të mos alarmohemi.

Patatja, qumështi i arrës së kokosit dhe lëngu i limonit jeshil konsiderohen si balancues dhe zbutës të shijes së kripur.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për kohën e duhur të hedhjes së kripës që gatimi juaj të jetë për të ‘lëpirë gishtat.’

Kur Duhet Hedhur Kripa Kur Gatuani Mish

Kur gatuani mish, kripa duhet hedhur që në fillim.

Gjatë gatimit, qelizat e mishit mbyllen dhe fishken.

Për pasojë, mishi nuk arrin të përthithë aromat dhe shijet.

AgroWeb.org ju rekomandon që kripa të hidhet bashkë me erëzat e thata që mishi t’i përthithë ato më mirë.

Ju mund ta tresni kripën në pak ujë dhe ta hidhni që në skuqjen e mishit apo të shpendëve.

Kur Duhet Hedhur Kripa Në Supë

Në rastin e supës, kripën mund ta hidhni në cilin moment të dëshironi.

Kripa tretet mirë dhe në mënyrë të njëtrajtshme në ujë.

E rëndësishme është që pasi të keni hedhur kripën në supë të prisni pak e të provoni shijen e saj për të përcaktuar nëse ka më shumë nevojë për kripë.

Kur Duhet Hedhur Kripa Tek Pilafi Dhe Makaronat

Pilafi dhe makaronat kanë nevojë për kripë që të plotësojnë shijen e tyre.

Prandaj AgroWeb.org ju këshillon se kripa duhet hedhur gjatë zierjes ose në fillim sepse këto produkte nuk e përthithin dot kripën pas gatimit.

Kur Duhet Hedhur Kripa Tek Fasulet

Në rastin e fasuleve mund të hidhni kripë në fund të gatimit por jo gjatë tij sepse ato do të bëhen të forta.

Legumet në përgjithësi ku bëjnë pjesë edhe qiqrat duhen mbajtur në ujë me kripë përpara gatimit që të zbuten.

Kur Duhet Hedhur Kripa Tek Perimet E Kavërdisura

Në rastin e kaurdisjes së perimeve (ku përfshihen edhe kërpudhat dhe domatet), kripa duhet hedhur në fund që të përfitoni një gatim të karamelizuar dhe krokant.

Kripa përthith lagështinë nga perimet, ndaj nëse e shtoni atë në fillim, perimet do të jenë të qullëta.

Me këto këshilla, gatimet tuaja nuk do të kenë të sharë dhe mbi të gjitha të papritura të pakëndshme./AgroWeb.org