Silikoni njihet si mineral i bukurisë me shumë përfitime shëndetësore. Silikoni jo vetëm që forcon indet lidhore dhe kockat, por është i dobishëm edhe për fortësinë dhe shëndetin e thonjve, flokëve dhe lëkurës. Vlerat shëndetësore të silikonit luajnë një rol të rëndësishëm të parandalimin e arteriosklerozës, pagjumësisë, problemeve me lëkurën dhe tuberkulozin.

Trupi unë ka nevojë për silikon. Kyçet tona bëhen më elastike, lëkura shkëlqen dhe kockat më të forta. Praktikisht silikonin e gjejmë në të gjithë trupin e njeriut në formën e derivatit të silanatit ose acidit silicik. Ai shërben për të shumëfishuar përfitimet e marra nga vitaminat, kalciumi dhe glukozaminës.

Simptomat e mungesës së silikonit

Këto simptoma janë lehtësisht të dukshme duke qenë se kanë lidhje kryesisht me indet lidhëse. Mungesa e silikonit shkakton zhvillim të vonuar të kockave, hollim të flokut, thonjë të brishtë, rrudha dhe plakje të lëkurës.

Burimet e rëndësishme të silikonit

Silikonin kryesisht e gjejmë tek mollët, drithërat, lakra, kikirikët, karrotat, qepët, kastravecat, kungujt, peshku, tërshëra, bajamet dhe portokallet, por edhe në ujërat me përmbajtje të mëdha mineralesh.

Përfitimet shëndetësore të silikonit

Pas oksigjenit, silikoni është elementi më i bollshëm në koren e tokës. Gjendet gjithashtu në argjilë, rërë dhe shkëmbinj si kuarci dhe graniti. Në të shkuarën, silikoni nuk ishte një element fort i rëndësishëm në aspektin e mirëqënies së organizmit. U deshën shumë kërkime për të shpalosur përfitimet shëndetësore të silikonit.

Parandalon deformimet në kockat - Studiuesit kanë zbuluar që silikoni luan një rol kryesor në ndihmesën që i jep kalciumit për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kyçeve dhe kockave. Silikoni i bën ato më elastike dhe rrit sasinë e kolagjenit, një proteinë përbërëse e kockave. Për më tepër, silikoni përshpejton shërimin nga frakturat dhe thyerjet e kockave.

Parandalon rënien dhe hollimin e flokëve. Flokët hollohen dhe bien pas konsumimit të një diete që nuk përmban elementë të rëndësishëm siç është silikoni. Vlerat shëndetësore të silikonit përfshijnë forcimin e flokut dhe përmirësimin e tij. Me silikon floku ka më shumë shkëlqim.

Përmirëson lëkurën. Silikoni rikthen shkëlqimin natyral të lëkurës. Me silikon të shkëlqejnë dhe sytë, ndërkohë që problemet e lëkurës shuhen.

Me silikon shërohesh më shpejt. Silikoni luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga disa sëmundje si tuberkulozi dhe përshpejton shërimin pas frakturave.

Parandalon helmimin nga alumini - Shkencëtarët kanë gjetur sasi të mëdha alumini në dëmtimet e trurit tek pacientët që vuajnë nga sëmundja e Alzheimer. Gjithashtu ata kanë zbuluar që silikoni parandalon helmimin e aparatit tretës me alumin por edhe ndihmon trupin nga dehidratimi.

Lufton brishtësinë e thonjve. Silikoni është një aleat i thonjve. Ai përmirëson cilësinë e tyre dhe i mbron nga infeksionet e ndryshme. Me të, gishtat janë të fortë dhe duken bukur.

Forcon kockat. Silikoni është i nevojshëm për ruajtjen e shëndetit të kockave. Përmirëson depozitimin e mineraleve të ndryshme si kalciumi në indet e kockave.

Parandalon arteriosklerozën. Silikoni ndihmon në parandalimin e çrregullimit të enëve të gjakut duke lehtësuar qarkullimin e tij në trup. Studimet kanë treguar që silikoni ul kështu rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, siç është ataku në zemër./ AgroWeb.org