Të jesh shef i vetvetes - 6 aftësitë që duhet të kesh dhe 20 pyetjet që duhet t’i bësh vetes para hapit të madh

Nëse nuk punon për të realizuar ëndrrat e tua atëherë dikush do t’ju punësojë për të realizuar ëndrrat e tij. Të fillosh një biznes tëndin mund të jetë një eksperiencë ndjellëse dhe emocionuese. Kjo gjë mund të ofrojë përfitime të shumta si p.sh të jesh vetë shefi i punës tënde, të punosh për veten dhe jo për të tjerët, t’i vendosësh oraret vetë dhe të jetosh duke bërë diçka që të pëlqen. Por, për t’u bërë një sipërmarrës i suksesshëm duhet të hartosh një plan të plotë dhe gjithpërfshirës, të kesh ide të reja dhe të punosh shumë, thonë ekspertët.

Për t’u bërë një sipërmarrës i suksesshëm duhet të hartosh një plan biznesi të plotë dhe gjithpërfshirës, të kesh ide të reja dhe të punosh shumë, thonë ekspertët

Por çfarë aftësish duhet të kesh për të drejtuar një biznes?

Ekspertët rendisin një sërë karakteristikash dhe aftësish që mund t’i merrni në konsideratë për t’u bërë sipërmarrës të suksesshëm:

 

Të kesh guxim të ndërmarrësh rrezikun: Duke qenë shef I vetes suaj do të thotë që ju jeni personi që do të merrni vendimet e forta. Sipërmarrja shpesh të bën të kesh dilema dhe pasiguri. A jeni tip që evitoni pasigurinë në jetë dhe shkoni te gjërat e sgurta? Atëherë, të hapni një biznes nuk është punë që bën për ju. Por nëse je një tip që të pëlqen të ndërmarrësh rreziqe kur je I bindur se t’ia dalësh? Atëherë fillo mendo seriozisht për një biznes tëndin.

Të jesh i pavarur: Sipërmarrësit duhet të marrin shumë vendime vetë. Nëse ju u besoni instikteve tuaja dhe nuk keni frikë se mund edhe t’ju refuzojnë herë pas here - ju mund të jeni në rrugën e duhur për të qenë një sipërmarrës.

Të jesh bindës: Ju mund të keni idenë më të mirë në botë, por në qoftë se ju nuk mund të bindni konsumatorët, punonjësit dhe huadhënësit potencialë ose partnerët, do t’ju duket biznesi shumë më i vështirë. Por nëse ju pëlqejnë bisedat e hapura, arrini të përfshini lehtësisht njerëz në bisedat tuaj dhe mendoni se keni argumenta bindëse bazuar në fakte, atëherë të jeni të sigurt se idetë tuaja të biznesit do të jenë kenë sukses.

 • Të kesh aftësi për të negociuar: Si pronar i një biznesi të vogël, ju do t’ju duhet të diskutoni dhe negocioni gjithçka, që nga qiratë, kushtet e kontratës e deri tek përqindjet. Aftësitë negociuese të rafinuara do t'ju ndihmojnë të kurseni para dhe të mbani biznesin tuaj në rrugë të mbarë.

Të jesh krijues: A jeni të aftë të mendoni ide të reja? Arrini të gjeni shpesh mënyra të reja për të zgjidhur problemet? Sipërmarrësit duhet të jenë të afte të mendojnë në mënyrë kreative. Nëse dini se si të përfitoni nga mundësitë e reja, sipërmarrja mund t’ju përshtatet shumë mirë.

Të kesh mbështetje: Para se të filloni një biznes, është e rëndësishme që të keni stabilizuar një sistem mbështetjeje te forte. Ju do të jeni të detyruar që të merrni vendime shumë të rëndësishme, sidomos në muajt e parë të hapjes së biznesit tuaj. Nëse ju nuk keni një rrjet mbështetjeje të njerëzve që t’ju ndihmojnë, atëherë duhet të mendoni të gjeni një këshilltar biznesi. Një këshilltar biznesi është një person që ka përvojë, i suksesshëm dhe i gatshëm për të ofruar këshilla dhe udhëzime.

A mendon se i përmbush aftësitë e mësipërme për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm? Atëherë bëji vetes 20 pyetje thelbësore:

 

1. Pse po filloj një biznes?

2. Çfarë lloj biznesi dua?

3. Kush është klienti im ideal?

4. Cilat jane produktet apo shërbimet qe do të ketë biznesi im?

5. A jam i përgatitur për të shpenzuar kohën dhe paratë e nevojshme për të filluar biznesin tim?

6. Nga ndryshojne idete e biznesit, produktet dhe shërbimet e mia nga të tjerët në treg?

7. Ku do të vendoset biznesi im?

8. Sa punonjes do të më duhen?

9. Për cfarë furnizuesish kam nevojë?

10. Sa para më nevojiten për të filluar?

11. Do të më duhet të marr një kredi?

12. Pas sa kohësh do bëhen të disponueshme produktet apo shërbimet e mia?

13. Pas sa kohësh do të marr fitimet e mia?

14. Cilët janë konkurrentët e mi?

15. Çfarë çmimesh do t’ju vë produkteve të mia krahasuar me atë që më konkuron?

16. Si do ta ndërtoj strukturën ligjore të biznesit tim?

17. Çfarë taksash duhet të paguaj?

18. Çfarë lloj kontrate sigurimi mund të jetë e rëndësishme për biznesin tim?

19. Si do ta menaxhoj biznesin tim?

20. Si do ta promovoj dhe reklamoj biznesin tim?