Farat e Susamit – Përfitimet E Mëdha Për Shëndet të Mirë

Fara e susamit është një nga farat vajore më të lashta në mbarë rruzullin tokësor.

Vlerat e këtyre farave përmenden në shkrimet e shenjta të Babilonit mbi 4000 vjet më parë.

Farat e susamit ofrojnë yndyrna të shëndetshme që përmirësojnë shëndetin e lëkurës dhe jo vetëm.

Përfitimet Më Të Mëdha Të Farave Të Susamit

Kolesteroli

Farat e susamit dhe vaji i tyre kanë një ndikim shumë të fuqishëm në uljen e kolesterolit në organizëm.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org vlerësohet se konsumi ditor i 50 gr të farave pluhur për pesë javë me rradhë ka një ndikim shumë pozitiv në uljen e kolesterolit dhe praninë e antioksidantëve.

Shëndeti i Zemrës

Studimet shkencore kanë treguar se substancat që përmbajnë farat e susamit përmirësojnë profilin e lipideve në gjak, normalizojnë kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

Në këtë mënyrë, farat e susamit rekomandohen për të mbrojtur shëndetin e zemrës.

Tensioni i Gjakut

Vaji esencial i farave të susamit konsiderohet një nga kurat më të forta natyrale për normalizimin e nivelit të tensionit të gjakut.

Ekuilibrat Hormonalë

Studimet shkencore, të cilave i referohet AgroWeb.org kanë konfirmuar se farat e susamit ndikojnë për mirë prodhimin e hormoneve për shëndetin riprodhues të femrës dhe ruajnë ekuilibrat e tyre.

Mbipesha

Përbërësit e farave të susamit janë të dobishme për metabolizmin dhe kapacitetet e trupit në djegien e yndyrnave.

Përthithja e Ushqyesve

Përbërësit e farave të susamit shërbejnë si antioksidantë sepse ndihmojnë në përthithjen e vitaminës E dhe substancave të tjera të dobishme për organizmin.

Vitamina dhe Minerale

Farat e susamit janë një burim i mirë i shumë mineraleve dhe vitaminave siç janë fibra, proteina, hekuri, magnezi, fosfori, kaliumi, bakri dhe manganit.

Efektet Anësore Të Farave Të Susamit

Si çdo arror apo ushqim tjetër edhe farat e susamit mund të shkaktojnë disa reagime alergjike.

Këto fara përmbajnë oksalat, konsumi masiv i të cilit shkakton probleme në stomak dhe gurë në veshka.

Fakte Interesante

Fruti  i susamit është në të vërtetë si një kapsulë drejtkëndore që kur piqet çahet në dysh dhe lëshon fara.

Bima e susamit e duron thatësinë dhe rritet në vende ku nuk mbijeton dot asnjë bimë tjetër.

Vetëm në vitin 2013, në mbarë botën u mblodhën 4.8 milionë toneata fara susami.

Mianmari është vendi që prodhon pjesën më të madhe të këtyre farave, ndërkohë që India është eksportuesi më i madh  i tyre./AgroWeb.org

Vlerat Mahnitëse të Kumbullave të Zeza të Veriut – Pse Konsiderohen Thesare Të Tokave Shqiptare

Kumbullat e zeza konsiderohen si një ndër thesaret më të ëmbla të Shqipërisë.

Ky frut në Shqipëri rritet kryesisht në Tropojë. Kumbulla e zezë njihet për cilësinë dhe shijen e mirë.

Kumbullat e para të zeza janë ndër frutat më të reja nue treg.

Së fundmi, sipërfaqet e mbjella me kumbullën e zezë po zgjerohen gjithnjë e më shumë. Kjo si rrjedhojë e kërkesës së lartë nga tregjet Evropiane.

Kumbullat e Tropojës janë një varietet i kumbullës Prunus Domestica. Ky varietet është rritur në trojet verilindore të Tropojës që në fillim të shekullit të 16-të.

Ky frut ka qenë dhe mbetet një pjesë domethënëse e stilit të jetesës dhe mirëqenies së shumë familjeve të zonës. Këta banorë edhe sot e përdorin frutin për përgatitjen e reçelit, hoshafit, kompostos apo rakisë.

Tradicionalisht, kumbullat e zeza të Tropojës thahen në diell ose në furrat tradicionale të drurit me dy ndasi, një për zjarrin dhe një për kumbullat, një teknikë që konsiderohet vepër arti dhe një karakteristikë e zonës së Tropojës.

Megjithatë, janë të paktë ata njerëz që vazhdojnë t’i përpunojnë kumbullat në këtë mënyrë dhe kjo teknikë është në rrezik zhdukjeje.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, në krahasim me kultivarët e tjerë, kumbullat e zeza të Tropojës kanë 20 përqind më shumë sheqer.

Gjithashtu tul më të ngjeshur dhe rezistencë më të lartë ndaj insekteve. Varieteti i kumbullës së Tropojës ofron vlera të jashtëzakonshme kuruese. Kompostoja e përgatitur prej tyre besohet të jetë një kurë e shkëlqyer për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.

Kjo kumbull është burimi kryesor i të ardhurave për të paktën 140 prodhues të vegjël dhe të mesëm dhe 600 deri në 800 punëtorë të përkohshëm, që angazhohen gjatë stinës së vjeljes së kumbullave.

Vlera e kumbullës në treg është e lartë dhe volumi i shitjeve është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit nga 431 në 1,600 ton.

Vlerat më të mira të kumbullës së zezë të Tropojës

Antioksidantët: Kumbullat përmbajnë vitaminë C dhe fitoushqyes siç janë luteina, kriptoksanthina, zeaksanthina, acidi neoklorogenik dhe ai klorogenik.

Diabeti: Sipas informacioneve të AgroWeb.org, kumbullat kanë ndikim të lartë kundër hiperglicemisë dhe ndihmojnë në mposhtjen e diabetit.

Tretja: Kumbullat janë një burim i mirë fibre dietike, dhe përbërësve të tjerë si sorbitoli dhe isatina që ndihmon në rregullimin e sistemit tretës.

Shëndeti kardiovaskular: Konsumi i kumbullave ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit kardiovaskular.

Sistemi imunitar: Kumbullat janë të mira në forcimin e sistemit imunitar falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C.

Kolesteroli: Kumbullat e thata ndihmojnë në parandalimin e hiperkolesterolemisë dhe hiperlipidemisë.

Kujdesi për lëkurën: Kumbullat janë të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë që ndihmojnë në paraqitjen e shëndetshme, rinore dhe plot dritë të lëkurës./AgroWeb.org

Shqipëria Si Serbia? Kosova Vendos Tarifa Shtesë Edhe Për Frutat dhe Perimet Nga Shqipëria

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës Bajram Hasani ka miratuar vendimin për të aplikuar tarifa shtesë për frutat dhe perimet e importit. Edhe nga Shqipëria!

Këto tarifa sipas arsyetimit të Ministrit vendosen për të mbrojtur 21 produkte bujqësore të Kosovës.

Të gjitha frutat dhe perimet që hyjnë në Kosovë nga data 18 Korrik 2018 do të duhet të paguajnë një masë të përkohshme prej 30 për qind të vlerës doganore, shkruan Kosovapress.

Kjo masë është caktuar të premten e kaluar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani. Vendimi do të hyjë në fuqi me datën 18 të këtij muaji.

Në vendimin e publikuar nga KosovaPress, thuhet se deri te caktimi i kësaj mase  ka ardhur pas një hetimi të gjerë dhe konsultave me prodhuesit vendor, siç parashihet me Ligjin për Masa Mbrojtëse në Importe ku janë hetuar të gjithë pemët dhe perimet me origjinë nga të gjitha vendet e botës.

Vendimi i Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës

“Njoftimi erdhi pas vlerësimit paraprak të gjendjes; përfshirë konsultimet me prodhuesit siç parashihet në paragrafin 1 të nenit 6 të Ligjit nr.04/l-04 për Masat Mbrojtëse në Importe.

Vlerësimi ofroi bazë të mjaftueshme për të përcaktuar se produktet që do të hetohen, importohen në Republikën e Kosovës në sasi aq të mëdha dhe në ato kushte të cilat kërcënojnë t’u shkaktojnë dëm serioz prodhueseve të pemëve dhe perimeve në vend ose të shkaktojnë parregullsi që mund të përkeqësojnë gjendjen ekonomike të prodhuesve të pemëve dhe perimeve në Republikën e Kosovës”, thuhet në vendim.

Kjo është lista e frutave dhe perimeve që u është caktuar tarifa shtesë e importit prej 30% të vlerës

Patatja, Domatja, Speci, Trangulli,

Shalqini, Pjepri, Lakra e hershme (pranverore), Lakra e vonshme (vjeshtore),

Sallatë, Spinaqi, Qepa, Karrota, Fasulja,

Molla, Dardha, Kumbulla, Qershia,

Dredhëza, Mjedra, Manaferra, Misri.

Aplikimi i masave proteksioniste dhe tarifave shtesë ka vënë në alarm eksportuesit e Shqipërisë, por edhe vendeve të tjera të rajonit si Maqedonia.

Përfshirja në listë e frutave të stinës si shalqini, pjepri, dardha dhe kumbulla i bëjnë të pamundura volumet e eksporteve shqiptare në Kosovë pasi çmimet e tyre do të jenë automatikisht 30% më të larta sesa sot.

Burime të mirëinformuara të AgroWeb.org në Maqedoni tregojnë se ekipe të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Tregtisë së Maqedonisë po llogarisin impaktin e tarifave dhe po konsiderojnë marrjen e masave reciproke për të tarifuar eksportet kosovare.

Ndërkohë që nëse autoritetet shqiptare aplikojnë masa reciproke kundër eksporteve të Kosovës, një nga produktet e prekura do të jetë gruri dhe mielli që importohen prej Kosovës në Shqipëri.

Një rritje e çmimit të miellit që kompanitë kosovare e rishesin në Shqipëri me origjinë nga Serbia apo vende të tjera të rajonit, do të sillte padiskutim lëvizje të çmimit të bukës në vend.

AgroWeb.org po kërkon informacion të verifikuar nga Ministria e Bujqësisë dhe autoritetet të tjera në Shqipëri për të mësuar mbi masat reciproke që do të ndërmerren ndaj tarifimit shtesë të eksporteve shqiptare në Kosovë./AgroWeb.org

Në foto vendimi i Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës:

Linku origjinal i botimit nga KosovaPress

Faqja 1 e Vendimit

Faqja 2 e Vendimit

Faqja 3 e Vendimit

Çfarë Ndodh Me Tensionin E Gjakut Gjatë Verës – Ndikimi i Temperaturave të Larta

Qarkullimi jo i mirë i gjakut është një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve të zemrës dhe jo vetëm.

Problemi më i përhapur shëndetësor i lidhur me të, sipas të dhënave të AgroWeb.org, është tensioni i lartë i gjakut.

Ky fenomen ndodh kur enët e gjakut nuk përballojnë dot presionin e lartë të qarkullimit të gjakut në organizmin tonë.

Të shumtë janë ata persona që kurohen me medikamente apo me metoda natyrale, për të ekuilibruar tensionin e gjakut.

Por jo shumë e dinë se tensioni i gjakut ka dy lloj luhatjesh.

Ndryshim i presionit të gjakut përgjatë ditës

Gjatë natës, kur trupi është në qetësi, tensioni është i ulët.

Presioni i gjakut fillon të rritet disa orë para se të zgjoheni në mëngjes, dhe vazhdon të rritet me vazhdimësinë e ditës.

Pika kulmore e presionit të gjakut është pikërisht mesdita, dhe mjekët gjithmonë sugjerojnë që në këto orare të tregohet më shumë kujdes.

Sipas ekspertëve tensioni i gjakut fillon dhe ulet përsëri në darkë.

Kjo luhatje ndodh për shkak të aktivitetit të brendshëm të trupit

Kur flemë organizmi është në qetësi, dhe nuk harxhohet energji e tepërt.

Ndërsa kur jemi aktivë, trupit i duhet një qarkullim më i shpejtë i gjakut pasi i nevojitet më shumë energji.

Kështu shpjegohet dhe fakti pse tensioni i gjakut rritet.

Por nëse kjo luhatje është jo normale, siç është një tension i lartë gjatë natës dhe një ulje drastike gjatë ditës, do të thotë që keni një problem shëndetësor.

Shkaqet me ndikimin më të madh përveç sëmundjeve të zemrës janë stresi, ankthi, sistemi nervor dhe duhanpirja.

Çekuilibrim sezonal i tensionit të gjakut

Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, kanë më shumë mundësi për ta normalizuar atë gjatë stinës së verës sesa në dimër.

Në dimër temperaturat fillojnë e ulen në mënyrë dhe drastike. Diçka e tillë reflektohet në organizëm me një tkurrje të enëve të gjakut.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, tkurrja e enëve të gjakut arrin deri në 3% të volumit të saj, gjë që e vështirëson qarkullimin e gjakut në organizëm.

Si pasojë presioni i gjakut rritet, dhe zemra punon me vështirësi.

Ndërsa në verë enët e gjakut bymehen, duke ja lehtësuar kalimin nëpër kapilarë gjakut, dhe duke e ndihmuar zemrën të mos punojë më me kapacitet të dyfishuar.

Pesha dhe tensioni i lartë i gjakut

Sipas mjekëve pesha trupore është një nga arsyet kryesore për luhatjet sezonale të tensionit.

Në dimër trupi kërkon më shumë masë yndyrore, të cilën e përdor për normalizim të temperaturës.

Ndërsa në verë humbasim këtë peshë të tepërt në saj të aktivitetit më të shpeshtë.

Tensioni i gjakut rritet me shtimin në peshë dhe ulet me rënien nga pesha.

AgroWeb.org  sugjeron që personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, të kryejnë matje të tij dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë.

Në këtë mënyrë kuptojnë dhe më qartë luhatjet e tensionit të gjakut.

Në rastet kur kjo luhatje është e madhe ju duhet konsulta me  specialistin dhe mjekun  tuaj./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Musaka Verore me Perime, Kos dhe Vezë – Receta me Shije të Përsosur

Musakaja është një gatim që bashkon në tryezë shumë vende të Ballkanit Perëndimor.

Ajo përgatitet kryesisht me patëllxhanë ose patate dhe shpesh përfshin mish të grirë.

Në shumë receta, musakaja plotësohet me salcë qumështi, salcë beshamel ose salcë djathi.

Emri ‘musaka’ vjen nga Perandoria Osmane dhe është huazuar nga Arabishtja dhe përkthehet “ ai që ushqehet me lëngje.’

Musaka është një emërtim i huazuar njëri pas tjetrit që nga Shqiptarët, Turqit, Grekët dhe Arabët.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni recetën e musakasë me mish qingji dhe patëllxhanë.

Përgatitja e Musakasë Verore

Përbërësit

1 lugë gjelle me gjalpë

1 qepë mesatare të grirë hollë

2 patëllxhan të qëruar dhe të prerë në feta

2 patate të qëruara e të prera në kubikë

1 lugë gjelle me kripë

1 lugë gjelle me vaj ulliri

2 thelbinj hudhër të grirë hollë

500 gramë mish të grirë

1 gjethe dafinë

400 gramë me salcë me domate pa lëkurë dhe të shtypura.

1 lugë gjelle me gjalpë

1 lugë gjelle me miell

1 filxhan çaji qumësht

2 lugë gjelle me djathë të bardhë të thërrmuar ose kaçkavall

Gjysmë filxhani me kos

2 vezë të rrahura

Përgatitja:

Ndizeni furrën në një temperaturë prej 200 °C.

Lyejeni tepsinë me gjalpë dhe hidhni gjysmën e sasisë së qepëve të grira.

Copat e patëllxhanit spërkatini me kripë, mbajini në kullesë për 15 minuta dhe shpërlajini.

Ziejini patatet dhe prijini në kubikë. Më pas hidhini edhe ato në tepsi.

Ndërkohë, AgroWeb.org ju udhëzon që fetat e patëllxhanit t’i spërkasni me vaj ulliri dhe piqini në furrë për 15 minuta.

Hiqini nga furra dhe vendosini në tepsinë e musakasë.

Ngroheni vajin e ullirit në një tigan dhe shtoni pjesët e mbetura të qepës bashkë me hudhrën.

Gatuajini për 7 minuta.

Shtoni mishin e grirë, erëzat dhe gjethen e dafinës dhe lëreni të skuqet për 8 minuta.

Më pas hidhni salcën e domateve dhe lërini të ziejnë për 20 minuta të tjera.

Plotësojeni gatimin me kripë dhe piper dhe hidheni në tepsinë ku keni patëllxhanët dhe patatet.

Për salcën kremoze, kaurdisni miellin në gjalpë të shkrirë deri sa të marrë ngjyrë kafe.

Më pas shtoni qumësht dhe përziejeni rregullisht me një lugë druri deri sa mielli të tretet në mënyrë të njëtrajtshme.

Më pas shtoni djathin e grirë dhe përziejeni deri sa masa të lëshojë bulëza.

Hiqeni nga zjarri dhe plotësojeni me kripë dhe piper.

Lëreni mënjanë të ftohet.

Merrni një tas qelqi dhe përzieni kosin me vezët e rrahura.

Kur salca e djathit të jetë ftohur mjaftueshëm përziejeni me kosin dhe vezët dhe rrihini së bashku deri sa të treten me njëra tjetrën.

Hidhni mishin në tepsi dhe në fund salcën e djathit.

Vendoseni tepsinë në furrë dhe piqeni për 30 minuta ose deri sa musakaja të formojë bulëza.

Hiqeni tepsinë nga furra, lëreni të ftohet për 10 minuta dhe më pas servireni duke e zbukuruar me majdanoz./AgroWeb.org

Lëngu I Fuqishëm Për Pastrimin e Gurëve Në Veshka Dhe Tëmth – Si Ta Përgatisni

Statistikat botërore thonë se 1 në 10 njerëz në botë vuajnë nga gurët në veshka.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, shkaktari kryesor i këtij problemi mbetet sasia e mangët e ujit, ndjekur nga ngrënia e ushqimeve shumë të kripura ose të ëmbla.

Shkaktarë të tjerë janë mungesa e aktivitetit fizik, ndërhyrjet kirurgjikale për rënie në peshë, mbipesha dhe infeksionet.

Rreziku i formimit të gurëve në veshka është i lartë edhe falë konsumit të sheqerit.

Si Formohen Gurët Në Veshka

Akumulimi i një numri të madh mbetjesh dhe rënia e nivelit të lëngjeve në trup, nxit formimin e kristaleve.

Këto të fundit bashkohen më masa të tjera të forta dhe krijojnë gurët në veshka.

Gurët mund të qëndrojnë në veshka ose të rrugëtojnë nëpërmjet traktit urinar.

Nëse gurët janë të mëdhenj, gjatë lëvizjes ato shkaktojnë dhimbje.

Nëse janë të vegjël, ato dalin nga organizmi pa dhimbje.

Për të parandaluar formimin e gurëve, njeriu duhet të pijë shumë ujë dhe lëngje të tjera.

Nëpërmjet këshillave të mëposhtme të AgroWeb.org do të mund të shmangni formimin e gurëve në veshka.

Çfarë duhet të shmangni dhe çfarë duhet të konsumoni

Shmangni ushqimet me shumë kalçium

Shmangni ushqimet me shumë kripë

Konsumoni më pak ushqime me proteinë shtazore

Mos konsumoni sojë, lajthi, shqeme, kikirikë, bajame, çaj të zi dhe spinaq

Konsumoni limon. Limoni përmban acid citric që shkrin kristalet e kalçiumit

Shalqini është i mirë sepse stimulon heqjen e gurëve në veshka.

Kaliumi shkrin gurët në veshka.

Pini një gotë me ujë përpara se të flini dhe kur të zgjoheni.

Lëngu i mëposhtëm sipas udhëzimeve të AgroWeb.org, do ju vijë në ndihmë në trajtimin natyral të gurëve në veshka.

Ky lëng është i rekomandueshëm edhe për gurët në tëmth.

Receta e Lëngut Kundër Gurëve Në Veshka dhe Tëmth

Përbërësit:

4 thela shalqini pa lëkurën

1 limon i qëruar

1 portokall i qëruar

1 mollë

4 kuba akulli ose pak ujë sipas dëshirës

Mund t’i shtoni gjethe majdanozi nëse dëshironi

Përgatitja:

Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser dhe pijeni menjëherë.

Efektet e kësaj pijeje janë të shpejtë dhe domethënëse.

Këtë lëng mund ta pini çdo ditë për rreth 20 ditë dhe ta pësërisni për disa muaj deri sa të vini re përmimrësime./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

 

Fryrja nga Akumulimi i Lëngjeve në Trup – Si të Humbni Peshën e Tepërt

Trupi i njeriut përbëhet nga 55 deri në 75 përqind ujë.

Por akumulimi i tepërt i ujit në trup mund të shkaktojë fryrje, dhimbje dhe shtim në peshë.

Akumulimi i ujit është vetëm një nga shkaktarët e shtimit në peshë, megjithatë ai kontributon për shtimin në peshë me të paktën 2 deri në 5 kilogramë.

Akumulimi i ujit ndodh si pasojë e disa faktorëve.

Disa prej tyre janë konsumi i madh i kripës, mungesa e proteinave, mungesa e aktivitetit fizik dhe ndryshimet hormonale.

Faktorë më të lartë rreziku janë problemet me zemrën, veshkat dhe marrja e ilaçeve kundër dhimbjeve, kontraceptivëve dhe ilaçeve për zemrën.

AgroWeb.org ju liston më poshtë disa nga mënyrat më të mira për të humbur peshën e shkaktuar nga akumulimi i lëngjeve në trup.

Si Të Humbni Peshën E Krijuar Nga Akumulimi i Lëngjeve

Aktiviteti Fizik

Mungesa e aktivitetit fizik është një nga faktorët kryesorë të akumulimit të lëngjeve në trup.

Nëse kryeni aktivitet fizik, indet e këmbëve dhe kyçeve do të lëshojnë lëngjet e mbledhura.

Kujdes Me Kripën

Pakësimi i sasisë së kripës është një nga mënyrat më efikase në humbjen e peshës së krijuar nga akumulimi i lëngjeve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, sasia ditore e kripës së konsumuar nuk duhet të jetë më shumë se 2,300 miligramë në ditë, e barazvlefshme me një lugë çaji.

Tregoni kujdes me konsumin e proshutave, sallamrave, djathrave, supave dhe produkteve të tjera të paketuara industriale.

Më Shumë Proteinë

Proteina luan një rol kryesor në ruajtjen e ekuilibrave të lëngjeve në organizëm.

Sasia e rekomanduar ditore e proteinës duhet të jetë një gramë për çdo kilogramë të peshës trupore.

Burime të mira të proteinës janë produktet e detit, mishi i shpendëve, mishi pa dhjamë i viçit dhe derrit, vezët dhe fasulet.

Më Shumë Kalium

Kaliumi është një mineral tepër i përfshirë në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trup.

Ai ndihmon në nxjerrjen e ujit dhe krips nga urina dhe djersa.

Sasia e rekomanduar ditore e kaliumit është 4,700 miligramë.

Ushqime të pasura me kalium janë barishtet, banania, patatet, avokado dhe domatet.

Më Shumë Magnez

Magnezi rrit prodhimin e urinës dhe uljen e sasisë së ujit të akumuluar në trup.

Të rriturit kanë nevojë për 310-420 miligramë magnez në ditë.

Magnezi gjendet me bollëk tek barishtet si spinaqi, por edhe tek avokado, bajamet dhe fasulet e zeza.

Hidratimi

Hidratimi është shumë i rëndësishëm për nxjerrjen e ujit të tepërt nga organizmi.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e një gote me ujë përpara çdo vakti ose ushqimi të konsumuar gjatë ditës.

Përveç ujit, ju mund të konsumoni ushqime që kanë rol hidratues siç janë shalqini, selinoja, kastraveci dhe luleshtrydhet. /AgroWeb.org

Frutat Më Të Mira Për Të Rënë Në Peshë – Vlerat e Tyre Për Organizmin

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org kanë treguar se frutat e pasura me flavonoide janë shumë të mira për të humbur në peshë.

Flavonoidet janë substancat speciale që u japin këtyre frutave ngjyrën e kuqe apo vjollcë.

Në këtë mënyrë, këto fruta duhen konsumuar çdo ditë për të arritur një peshë të mirë trupore.

Vishnjet

Këto fruta i bëjnë mirë zemrës por edhe ndihmojnë për rënien në peshë.

Të dhënat e AgroWeb.org konfirmojnë se njerëzit që hanë shumë vishnje në një periudhë prej 3 muajsh gëzojnë 9 përqind më pak masë dhjamore se ata që nuk i konsumojnë këto fruta

Frutat e Pyllit

Boronicat, qershitë, manaferrat e fruta të tjera përmbajnë polifenolë të cilët ndalojnë formimin e masës dhjamore.

3 racione ditore me këto fruta ndalojnë formimin e qelizave dhjamore me 73 përqind.

Mollët E Kuqe

Molla e kuqe përmban shumë fibër dhe antioksidantë.

Studimet kanë treguar se konsumi i fibrës së mollës ul ndjeshëm masën dhjamore në trup.

Shalqini

Konsumi i shalqinit përmirëson profilin e lipideve dhe ngadalëson akumulimin e dhjamit.

Pavarësisht sheqerit, shalqini ofron shumë vlera shëndetësore.

Pjeshkët, Kumbullat Dhe Nektarinat

Sipas të dhënave të AgroWeb.org kumbullat, pjeshkët dhe nektarinat parandalojnë sindromën metabolike e cila shpaloset me një masë të madhe dhjamore në zonën e belit.

Këto fruta me bërthamë përmbajnë substanca të fuqishme që pengojnë aktivizimin e geneve të yndyrës.

Për më tepër, ato përmbajnë sasinë më të pakët të sheqerit.

Këto fruta gjenden në treg rregullisht dhe mundësojnë ndjekjen e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Nëpërmjet këtyre frutave të shëndetshme dhe konsumit të rregullt ditor, njeriu mund të parandalojë akumulimin e masave dhjamore të cilat më pas i çelin rrugën sëmundjeve më të rrezikshme si obeziteti dhe diabeti./AgroWeb.org

Perimet Më Të Mira Për Pastrimin e Enëve të Gjakut

Konsumi i rregullt i perimeve njihet si gurëthemeli i një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Perimet janë të pasura me vitamina dhe minerale të cilat janë thelbësore për shëndetin.

Ato përmbajnë gjithashtu shumë antioksidantë, të cilët mbrojnë qelizat nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

Një studim, të cilit i referohet AgroWeb.org konfirmon se konsumi i perimeve ka lidhje të fortë me shëndetin e enëve të gjakut në zonën e qafës.

Këto enë gjaku luajnë një rol thelbësor në furnizimin e trurit me gjak.

Nëse këto enë ngushtohen dhe bllokohen, atëherë truri bëhet shënjestër më e lehtë e ishemisë.

Cilat Janë Perimet Më Të Mira Për Enët E Gjakut

Panxhari

Panxhari i kuq ka shumë vlera shëndetësore, duke qenë se është i pasur me vitamina, minerale dhe përbërës organikë si karotenoidi, vitamina C, magnezi, hekuri, bakri dhe fosfori, duke qenë në të njëtën kohë dhe një burim i shkëlqyer me antioksidues.

Ata kanë shumë pak kalori, nuk përmbajnë kolesterol.

Lakra

Lakra është një perime e shëndetshme për zemrën.

Ajo është shumë e pasur me ushqyes të dobishëm për shëndetin e enëve të gjakut.

Lakra përmban shumë vitaminë C që lufton inflamacionin dhe përmirëson tretjen.

Përveç shëndetit të zemrës, sipas të dhënave të AgroWeb.org, lakra ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe të kolesterolit, dy faktorë kyç në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë.

Lulelakra 

Një racion me lulelakër ofron 12 përqind të dozës ditore të fibrës.

Lulelakra është një burim i mirë i vitaminës C dhe K.

Vitamina K është e domosdoshme për një zemër të shëndetshme dhe kocka të forta.

Folati dhe vitamina B6 që gjenden tek lulelakra janë gjithashtu të rëndësishme për një metabolizëm dhe gjak të shëndetshëm.

Brokoli

Një racion me brokoli ofron 20% e dozës së rekomanduar të fibrës dhe plotëson nevojat ditore për vitaminë C, K, A dhe folat.

Brokoli është i pasur me vitaminë B6, kalcium, hekur dhe vitaminë E.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, hekuri është i domosdoshëm për një gjak të shëndetshëm, ndërkohë që kalciumi forcon kockat dhe hormonet.

Vitamina E luan një rol thelbësor për një lëkurë të shëndetshme, por ajo mbështet mbi të gjitha zemrën, shikimin dhe trurin./AgroWeb.org

Kura e Famshme me Hithra Kundër Lodhjes së Vazhdueshme

Lëngu i hithrës është një element i rëndësishëm i një ushqyerjeje që nuk e streson trupin.

Hithra është fantastike dhe i jep trupit shëndet. Xhenxhefili nga ana tjetër është i jashtëzakonshëm për tretjen dhe qarkullimin e gjakut. Nëse i kombinon së bashku, atëherë përfitimi do të jetë i dyfishtë.

Hithra është një bimë e plotfuqishme në aspektin e ushqyesve që ofron.

Lëngu i saj përmban shumë kalcium dhe magnez që ndihmojnë në qetësimin e nervave. Ndonëse lëngu i hithrës nuk përdoret në mënyrë të mirëfilltë për qetësim, ai të vë në një gjumë të qetë.

Hithra është burim hekuri, gjë që e bën të jetë e domosdoshme për njerëzit që kanë tendencën të jenë anemikë, ose për ata që kanë nevojë për më shumë hekur në ushqimet e tyre.

Lëngu i hithrës përmban beta karoten, klorofil, kalium, fosfor, zink, krom, vitaminat B dhe minerale të tjera, siç janë seleniumi, silikoni dhe mangani.

Receta e gjallërimit të organizmit:

1 copë xhenxhefil 2-3 cm
85 gramë hithra të thata
1 litër ujë
Mjaltë puro artizanal

Priteni xhenxhefilin hollë. Vendoseni në ujë dhe zijeni ngadalë për 10-15 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe hidhni në enë hithrat e thata. Përzijini me një lugë të pastër.

Mbulojeni enën me kapak. Lerëni lëngun të qëndrojë për 30 minuta ose për 12 orë nëse preferoni një shije më të thellë.

Kullojeni lëngun dhe hidheni në një enë qelqi. Lëngu do të ketë marrë një ngjyrë jeshile mjaft të këndshme.

Kur ta kulloni, përdorni një lugë dhe shtypini gjethet në mënyrë që të nxirrni prej tyre sa më shumë lëng që të jetë e mundur.

Më pas, do të keni mundësi të përfitoni vlerat maksimale që do të rigjallërojnë sistemin tretës.

Lëngun mund ta pini gjatë ditës, ose mund ta ruani në frigorifer për të nesërmen. Nëse dëshironi mund të shtoni mjaltë.

Vlerat e hithrës dhe xhenxhefilit

Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur hithrën dhe xhenxhefilin prej shumë kohësh, për shkak të vlerave të tyre kundër inflamacionit.

Hithra është përdorur për të trajtuar simptomat e zmadhimit të prostatës, ndërsa rrënja e tyre është plot vlera për shëndetin e meshkujve në moshë.

Përbërësit botanikë të rrënjës ndihmojnë ndërlidhjen e hormonit të gjallërisë me testosteronin tek meshkujt.

Edhe xhenxhefili është një produkt mjaft premtues në mbrojtjen e shëndetit të prostatës tek meshkujt në moshë.

Barishtja e hithrës është mikeshë e mirë e shëndetit të njeriut.

Pirja e rregullt e çajit të hithrës ushqen veshkat, ul lodhjen dhe këputjen, jep gjallëri, stabilizon sheqernat në gjak, pakëson alergjitë, u jep shëndet kockave dhe gjymtyrëve, u jep shkëlqim flokëve, lëkurës dhe thonjëve.

Për më tepër, çaji i hithrës përmirëson sistemin imunitar, zhbllokon sinuset, ul dhimbjet kronike të kokës dhe e ndihmon trupin të përballet me sukses ndaj stresit mjedisor që vjen nga ndotja dhe ushqyerja e keqe./AgroWeb.org

Zbuloni Shenjat Kur Trurit i Mungon Oksigjeni

Një nga ironitë më të mëdha në këtë botë është se ndonëse oksigjeni është një elementët më të bollshëm të kësaj toke, miliona njerëz vuajnë nga mungesa e ajrit.

Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar oksigjeni.

Oksigjeni ushqen qelizat, indet dhe organet.

Kur nivelet e oksigjenit në gjak bien atëherë trupi përballet me një sëmundje që njihet si hipoksemia.

Kjo sëmundje mund të jetë akute por edhe kronike nëse përsëritet shpesh dhe nxit sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

Hipoksemia tregon kur niveli i oksigjenit në enët e gjakut është më pak se 80 mm Hg.

Nëse enët e gjakut kanë më pak oksigjen atëherë ato nuk funksionojnë siç duhet dhe rëndohet zemra, truri dhe energjia trupore.

Nëse kjo sëmundje nuk trajtohet atëherë mund të jetë e rrezikshme, duke çuar në kolapsin e zemrës dhe të trurit.

Sëmundje të tilla shpesh trajtohen me terapi shtesë oksigjeni.

Problemi është që njerëzit janë të paaftë ose të pavëmendshëm për të dalluar që vuajnë nga mungesa e oksigjenit, duke i çelur rrugën kështu problemeve më të rënda me frymëmarrjen.

Simptomat e Niveleve Të Ulëta Të Oksigjenit Në Gjak

Hipoksemia është një sëmundje që kapërcen faza dhe intensitete të ndryshme.

Problemi i menjëhershëm është frymëmarrja.

Ritmi normal i frymëmarrjes është 12-16 frymë në minutë.

Në mungesën e oksigjenit, njeriu përpiqet të marrë 24 frymë në një minutë që do të thotë se organizmi është i uritur për ajër.

Për më tepër, në këto raste, çdo frymëmarrje është e pamjaftueshme.

Nga ana tjetër lëvizja e duarve dhe e gjymtyrëve ngadalësohet dhe njeriu humbet orientimin.

Kjo sëmundje shoqërohet me simptomat e mëposhtme:

Konfuzion

Eufori

Nervozizëm

Dhimbje koke

Marrje fryme

Frymëmarrje e shpejtuar

Marramendje

Rrahje të shpejta zemre

Çorientim

Tension të lartë gjaku

Probleme me shikimin

Skuqje të buzëve, veshëve ose thonjve

Rritje të numrit të rruazave të kuqe të gjakut

Çfarë Të Bësh Nëse Nivelet e Oksigjenit Në Gjak Janë Të Ulëta.

Përveç shëtitjeve në ajër të pastër, ekzistojnë pajisje specifike që masin nivelin e oksigjenit në gjak.

Niveli normal duhet të jetë mes 95% dhe100%. Nëse ky nivel bie nën 95% atëherë duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.

Terapitë e oksigjenit janë ato që zakonisht rekomandohen jo vetëm për hipokseminë por edhe për sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Krem Karamel – Lehtësia e Ëmbël e Shijes

Krem Karameli është një ëmbëlsirë delikate, plot finesë dhe shije fantastike.

Receta është shumë e lehtë për t’u përgatitur në çdo kohë dhe është një mënyrë fantastike për ta ndarë me familje apo për t’ia ofruar miqve apo të afërmve teksa na vizitojnë në shtëpi.

Shija e krem karamelit është tërësisht e lehtë dhe butë, aq sa nëse e gatuan në shtëpi vështirë se mund të rrish pa ngrënë të paktën dy të tillë.

Fantastik në shoqërimin e kafesë, ekspres qoftë apo turke, apo edhe çajra të ndryshëm gjithashtu.

Mund të kombinohet e shoqërohet gjithashtu edhe me fruta të freskëta, sidomos me shegë apo luleshtrydhe.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë një recetë të thjeshtë të përgatitjes së krem karamelit në shtëpi.

Përgatitja e Krem Karamelit në Shtëpi

Për përgatitjen e karamelit

150 gramë sheqer

50 ml ujë

3 pika lëng limoni

Për përgatitjen e kremit  

1 l qumësht

1 gotë ujë me sheqer

6 kokrra vezë

Dy lugë të vogla vanilje

Procesi i përgatitjes

Përgatisim karamelen duke hedhur në një enë sheqerin dhe ujin. I vendosim në zjarr deri sa të marrë ngjyrën kafe të errët të karameles.

Ashtu siç është e nxehtë dhe karamelja është duke pluskuar e hedhim në enën apo kupat e aluminit ose qelqi të trashë ku do ta pjekim.

Nga ana tjetër nisim përgatitjen e kremit. Hedhim në një enë vezët, sheqerin dhe vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin e nxehtë duke i trazuar.

Sigurohemi që qumështin e nxehtë të mos e hedhim menjëherë pasi priten vezët.

Masën e përgatitur e shtojmë tek ena ku kemi hedhur karamelen e shkrirë.

Enën me krem karamel e vendosim në tepsi në të cilën hedhim një gotë të madhe me ujë.

I fusim në furrë për pjekje me 180 gradë për 30 minuta derisa kremi të mpikset.

Pasi fikim furrën i lëmë edhe pak në ngrohjen e furrës dhe kur e servirim, sipas preferencës mund ta përmbysim në mënyrë që pjesa e sipërme të jetë e mbuluar nga karameli./AgroWeb.org

 

Tasqebapi i Shtëpisë – Shije Perfekte Për Çdo Stinë

Një recetë tipike, e vjetër dhe e trashëguar brez pas brezi në të gjitha trevat, tasqebapi vijon të mbetet ashtu si dikur një nga gjellët më shijeplota e të mrekullueshme të sofrës shqiptare.

Tasqebapi i shtëpisë padyshim nuk mund të bëjë përjashtim në menunë tradicionale të gjellëve nga duart e nënave dhe gjysheve shqiptare.

Një gatim special, krejtësisht i lehtë për t’u përgatitur, Tasqebapi është një ndër gjellët tipike për një vakt të shijshëm dreke.

Është gjella që nuk mungon në asnjë menu të restoranteve tradicionale shqiptare, e që krahas sigurisht shqiptarëve, kjo pjatë ka mahnitur edhe turistët e huaj duke kënaqur nepsin e tyre me shijen e plotë të saj.

Tasqebapi shoqërohet në mënyrë fantastike me një shumëllojshmëri gatimesh të tjera tipike shqiptare, duke nisur nga pilafi, sallatat e freskëta të çdo stine apo edhe bukë të thekur të marinuar me vaj ulliri e pak kripë.

Por për një shije edhe më të mrekullueshme ai shijon shumë sigurisht me zahiretë e famshme të kuzhinës sonë, sidomos me turshitë e përgatitura nga amvisat shqiptare.

Sipas dëshirës, mund të shoqërohet dhe me garniture perimesh, në mënyrë të veçantë shkon me pure patatesh ose patate të ziera.

Tasqebapi Krejt Lehtë Në Shtëpi

(Përbërësit e kësaj recete janë për 4-5 persona)

500 gr mish

2-3 kokrra qepë

4-5 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle me miell

gjysmë filxhan çaji me verë

1 gjethe dafine

gjysmë lugë gjelle me salcë ose 2-3 kokrra domate mesatare

3-4 thelbinj hudhra

kripë dhe pak spec i kuq

Përgatitja

Tasqebapi zakonisht, përgatitet me mish viçi ose dashi.

Mishi tul pritet në shirita të hollë në drejtimin e kundërt të fijeve ose në copa katrore.

Skuqet në yndyrë së bashku me qepët e prepra fije-fije, derisa t’i avullojë uji dhe krijohet një shtresë e kuqe.

Shtohet mielli, skuqet edhe pak, shuhet me verë, hidhet salcë domatesh, gjethe dafine, disa thelbinj hudhër, kripë dhe ujë sa të mbulohet mishi.

Lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, derisa gjella të jetë gati.

Tasqebapi shoqërohet me salcën e vet. /AgroWeb.org

Dafina Në Vaj Ulliri – Fuqia e Dyfishtë Shëruese

Dafina është një erëz, lavdia e së cilës nuk shuhet kurrë.

Me plotë të drejtë gjethet e saj kanë simbolin e lavdisë dhe vlerësohen anë e mbanë botës.

Gjethet e dafinës kanë përdorim kryesor në kuzhinë, por ato kanë fuqi jashtëzakonisht të mëdha shëruese.

E kur këto fuqi bashkohen me vlerat e vajit të ullirit, ajo që përftohet është një kurë fantastike shëndetësore.

Përpara se të flasim për këtë kurë, le t’i hedhim një sy vlerave kryesore të gjethes së dafinës, në këtë artikull të AgroWeb.org.

Gjethja e dafinës është efikase kundër dhimbjeve.

Dafina qetëson sistemin nervor.

Gjethet e dafinës stimulon djersitjen.

Kjo bimë forcon sistemin imunitar.

Gjethja e dafinës përmirëson mirëqenien mendore.

Si Të Përgatisni Vaj Ulliri Me Gjethe Dafine

Këtë kurë mund ta përdorni për të trajtuar variçet dhe dhimbjet e kyçeve.

Përbërësit:

60 gramë gjethe dafine të njoma ose të thata

500 ml (dy gotë) vaj ulliri

Mund t’i shtoni rozmarinë për aromë

Udhëzimet:

Së pari, copëtojini dhe shtypini gjethet e dafinës.

Hidhini në kavanozë qelqi dhe mbulojini me vaj ulliri.

Mbylleni kapakun fort dhe lëreni në një vend të errët dhe të freskët për 14 ditë.

Herë pas here, shkundini kavanozët e qelqit që të lejohet përzierja e njëjtrajtshme.

Pas dy javësh kullojeni lëngun me një napë të pastër.

Vajin shërues futeni në një shishe qelqi dhe mbajeni në një vend të ftohtë dhe të errët.

Si Përdoret Vaji Shërues

Vajin me dafinë mund ta ngrohni në avull dhe më pas ta përdorni të fërkoni kyçet dhe gjymtyrët që ju dhembin.

Përveç kësaj, vajin shërues mund ta përdorni për të trajtuar ulçerën limfatike, migrenën dhe infeksionet e veshit.

Nëse keni dhimbje të forta koke, aplikojeni në dy anët e kokës.

Dhimbja do të ikë brenda pak kohe.

Si Mund të Pihet

Këtë vaj mund ta pini për problemet e stomakut, mëlçisë dhe oreksin.

Mund të konsumoni një lugë gjelle në mengjes esëll për 30 ditë.

Kurën e përsërisni nëse e ndjeni të nevojshme.

Vlerat Fantastike Të Vajit Me Dafinë

Shumë ekspertë janë të mendimit se vaji i ullirit me dafinë mund të zëvendësojë aspirinën sepse arrin të ulë temperaturën e trupit.

Ky vaj është shumë efikas kundër dhimbjeve të stomakut, zorrëve, problemeve me mëlçinë dhe veshkat apo për të përmirësuar oreksin.

Ai rrit rezistencën e trupit ndaj infeksioneve dhe forcon imunitetin.

Këtë vaj mund ta përdorni edhe si një locion natyral për problemet me lëkurën, aknet dhe pikat e zeza./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Si të Dalloni Hudhrën Shqiptare nga Hudhra Kineze

Fatkeqësisht Shqipëria nuk prodhon më hudhra në sasitë e kohëve të shkuara.

Shqipëria importon hudhra kryesisht nga Kina dhe Spanja. Spanja është prodhuesja më e madhe e hudhrave në Evropë, ndërsa Kina furnizon afro 80% të krejt botës me hudhra.

Kina vijon të eksportojë në Shqipëri hudhrën e thatë për 350 lek/kg, megjithëse sipas vëzhgimeve të AgroWeb.org, Korça e ka furnizuar tradicionalisht tregun me këtë produkt.

Ajo që bie në sy është fakti se importohet një sasi e konsiderueshme e hudhrës së thatë nga Kina. Në një kohë kur rajoni i Korçës ka furnizuar tradicionalisht tregun me këtë produkt.

Fakti që kjo hudhër vjen nga një shtet aq larg gjeografikisht, ngre pikëpyetje mbi freskinë dhe nivelin e konservantëve që përmban ky produkt.

Konsumatori shpesh vlen të orientohet drejt produkteve shqiptare. Kjo pasi jo vetëm mungesa e konservantëve garanton cilësi më të lartë. Por edhe afërsia me origjinën e prodhimit siguron freskinë e tij.

Hudhra kineze ka qenë prej shumë kohësh qendër e debateve në mbarë botën që fatkeqësisht na prekin edhe neve, konsumatorët në Shqipëri.

Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, hudhra kineze kritikohet shumë për cilësinë e saj.

Së pari hudhra kineze zbardhet me klor për t’i dhënë artificialisht ngjyrën e bardhë! Së dyti hudhra kineze shpesh trajtohet me methyl bromide, kimikat toksik, për të larguar çdo tip kandrre apo insekti.

Hudhra kineze shpesh është e kontaminuar me elementë të blozës dhe plumbit, sulfite, si rezutat i situatës së ndotur të mjedisit në Kinë.

Së fundmi, hudhra kineze trajtohet me hormone frenues të rritjes dhe qëndron në temperatura shumë të ulta. Kjo bëhet në mënyrë që të ruhet më gjatë, pasi duhet t’i rezistojë një udhëtimi 3-4 javor në anije nga Kina në Shqipëri.

Ruajtja për një kohë të gjatë është veçanërisht problematike. Kjo pasi niveli i elementit alicin, fillon të bjerë me kalimin e kohës dhe të humbasë çdo efekt.

AgroWeb.org ju tregon se hudhra kineze bie në sy pasi forma e saj është shumë e plotë dhe e hijshme. Por kultivimi i saj në Kinë bëhet me antibiotikë të fuqishëm dhe shtypi perëndimor e ka fajësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për këtë aspekt kultivimi.

Fatmirësisht për ne, dallimi i hudhres kineze është i lehtë.

Hudhra shqiptare apo e ardhura nga vende të tjera, ka përgjithësisht disa rrënjë të mbetura në fund. Po ashtu është më e rëndë se hudhra kineze dhe ka më shumë aromë e shije të fortë.

Nëse hudhra nuk është e bukur, atëherë ke përpara një hudhër të vërtetë shqiptare, të cilën duhet ta preferosh patjetër./AgroWeb.org

Si Të Zbuloni Nëse Djathi Që Blini Është Natyral Apo Me Niseshte

Djathi padyshim është një nga produktet që nuk mungon asnjëherë në tryezën e çdo familjeje shqiptare.

Në tregje, e konkretisht në pikat e bulmetit gjen djathra të llojeve të ndryshme, dhie, lope apo dele nga zona të ndryshme të vendit, sipas të cilave variojnë edhe çmimet.

Por sa cilësor është djathi që ne blejmë në bulmetore apo baxho të ndryshme të vendit?

Nuk janë të pakta rastet kur djathi që tregtohet në bulmetore të ndryshme në të gjithë vendin është i falsifikuar apo thënë ndryshe i përgatitur me niseshte dhe jo natyral.

Tregtarët, pa dashur të identifikohen të pyetur nga AgroWeb.org nuk dinë të identifikojnë nëse djathi që ata tregtojnë është krejtësisht natyral apo ka përbërës shtesë.

Në shumicën e rasteve djathi që ata tregtojnë dhe vjen nga pika të ndryshme baxhosh pa pasur të shoqëruar listën e përbërësve apo thënë ndryshe etiketën.

Ata e blejnë atë në fuçi dhe e ndajnë atë në pjesë për t’ja shitur konsumatorëve.

Manipulimi i djathit me niseshte – Çfarë ndodh?

Manipulimi i djathit me niseshte është një fenomen jo i rrallë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, në shumë raste prodhuesit e djathit përdorin niseshte për të rritur sasitë e djathit të prodhuar me një kosto shumë të ulët dhe me një cilësi shumë të ulët gjithashtu.

Por jo vetëm kaq, problem është edhe sasia e lartë e niseshtesë në përgatitjen e djathit.

Konkretisht, prodhuesit e djathit në shumë raste përdorin sasi të larta amidoni, pra niseshte duke e përzjerë atë me qumështin në përgatitjen e djathit.

Kjo i ndihmon ata që të prodhojnë sasi të mëdha djathi në kosto më të ulëta duke ofruar në treg djath artificial dhe jo natyral..

Është apo jo natyral? Si të dalloni cilësinë e djathit

Ka një mënyrë për të identifikuar nëse djathi është natyral apo jo, të cilën AgroWeb.org e ndan më poshtë për t’i ardhur në ndihmë të gjithë konsumatorëve.

Mjafton që secili prej jush para se të blejë sasinë e duhur të djathit që llojin që preferon të blejë më parë një sasi shumë të vogël, qoftë edhe prej 50 gramësh.

Më pas për të provuar nëse djathi që do të blini është apo jo natyral, përdorni të hidhni mbi të dy tre pika jod.

Nëse sipërfaqja e djathit në të cilën janë hedhur pikat e jodit errësohet shumë, atëherë do të thotë se djathi është përgatitur me sasi të larta niseshteje.

Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë për të blerë djathë cilësor dhe të shëndetshëm.

Kjo është një nga metodat e thjeshta në kushtet e shtëpisë, por sigurisht analizat laboratorike janë ato që e dallojnẽ vërtetë cilësinë e djathit.

Këshilla e AgroWeb.org është të blini në vende të çertifikuara dhe kur keni informacionin e duhur mbi cilësinë e prodhimit të djathit./AgroWeb.org

A Duhen Ruajtur Vezët Në Frigorifer? – Mënyra E Duhur Për Të Zgjatur Freskinë E Tyre

Në shumicën e supermarketeve në Shqipëri, bikerinat me vezë ruhen në frigorifer.

Në disa vende të tjera Evropiane, vezët e ambalazhuara ruhen në temperaturë ambienti, sepse besohet se ruajtja në frigorifer konsiderohet si e panevojshme.

Përpjekja për kontrollin e cilësisë është një nga dukuritë më të përditshme me të cilën përballen konsumatorët.

Mbi të gjitha kur bëhet fjalë për produktet e konsumit të përditshëm si veza.

AgroWeb.org ju sjell disa këshilla praktike.

Frika Nga Salmonela

Salmonela është një lloj bakteri që jeton në sistemin tretës të shumë kafshëve.

Nëse këto kafshë apo shpendë përdoren si ushqim, atëherë ky bakter mund të shkaktojë sëmundje të rrezikshme.

Një infeksion i shkaktuar nga ky bakter shoqërohet me simptoma si të vjellat apo diarea.

Ky infeksion mund të jetë shumë i rrezikshëm për fëmijët apo njerëzit me imunitet të dobët.

Mënyra e përpunimit, magazinimit dhe gatimit të vezës është tepër e rëndësishme për të parandaluar infektimin nga Salmonela.

Nga ana tjetër, masat e një vendi të caktuar kundër Salmonelës janë faktor i përzgjedhjes së ruajtjes frigoriferike të vezëve.

Në Frigorifer Apo Jo?

Sipas të dhënave të AgroWeb.org ruajtja në frigorifer garanton freskinë afatgjatë të vezëve.

Nga ana tjetër, vezët mund të përthithin aromat e ushqimeve të tjera që ruhen në frigorifer.

Rrjedhimisht, duhet t’i ruani vezët në ambalazhime kartoni dhe t’i mbroni nga aromat.

Shumë njerëz i ruajnë vezët në sirtarin e veçantë tek dera e frigoriferit.

Kjo konsiderohet e gabuar sepse hapja dhe mbyllja e shpeshtë e derës mund të shkaktojë luhatje temperature të vazhdueshme.

Një gjë e tillë nxit shumimin e baktereve dhe prish membranën mbrojtëse të vezëve.

Rrjedhimisht, vezët duhen mbajtur sa më thellë në frigorfer.

Vezët dhe Gatimi

Disa ekspertë të gatimit pretendojnë se vezët e ruajtura në temperaturë ambienti janë më të mira për gatimet e pjekura.

Ata sugjerojnë që vezët të nxirren nga frigoriferi dhe të përdoren për gatim pas dy orësh./AgroWeb.org

Të Ëmblit e Verës – Zbuloni Llojet Më Të Mira Të Fiqve

Nga të gjithë produktet, fiqtë janë ato që ngjallin më shumë kujtime veçanërisht nga fëmijëria teksa shumë prej nesh kacavirreshin nëpër pemë për të mbledhur fiq.

Por, ajo që nuk dinim e ndoshta shumë prej nesh nuk e dinë akoma, është se fiqtë janë një burim shumë i pasur me fibra dhe plot me vitamina e minerale.

Fiqtë janë të pasur me kalium, kalcium, magnez, hekur si dhe janë një burim shumë i mirë me antioksidantë, me vitamina A, E dhe K që kontribuojnë në shëndet dhe mirëqenie.

Fiqtë luajnë një rol shumë jetësor në organizëm sidomos për të kundërshtuar efektet e kripës, e cila zvogëlon përthithjen e kaliumit dhe rrit tensioni e gjakut.

Fiku klasifikohet kryesisht në bazë të ngjyrës që ka dhe mund të jetë jeshil, i verdhë, vjollcë, i zi dhe i bardhë.

Duke marrë për bazë ngjyrën, përzgjedhja e fikut lehtësohet ndjeshëm. Një fik i pjekur siç duhet arrin të ruajë ngjyrën edhe pasi është këputur.

Fiqtë i gjejmë në përmasa të ndryshme, të vegjël, mesatarë dhe të mëdhenj. Në bazë të përmasës, ndryshon edhe shija dhe aroma e frutit.

Natyra e ngjyros fikun me disa prej nuancave më të bukura si në pjesën e jashtme, ashtu edhe në brendësi të tij. Tuli i fikut shpesh ka ngjyrë të zbehtë, të kuqe ose vjollcë, në varësi të kultivarit.

Tipet dhe llojet e fiqve

Në botë numërohen mbi 700 lloje fiqsh. Jeshilët janë më të përhapurit, dhe më pas vijnë të verdhët. Fiqtë jeshilë janë më të përdorurit në botë për tharje, pjekje, gatime dhe për ngrënie.

Në përgjithësi, fiqtë klasifikohen në katër tipe kryesore: Caprifig, Calimyrna, fiqtë e zakonshëm dhe fiqtë e kultivarit San Pedro.

Pavarësisht ngjyrës, fiqtë i përkasin të paktën njërës prej këtyre kategorive. Fiqtë jeshilë janë të lehtë për t’u rritur.

Kjo pasi falë ngjyrës, fruti përshtatet shumë me pemën dhe rrjedhimisht gjasat janë më të pakëta që fiku të bjerë pre e zogjve apo kafshëve.

Fiqtë e zinj nga ana tjetër ia kalojnë varieteteve të tjera me ngjyrë të kuqe, kafe ose vjollcë.

Fiqtë e zinj karakterizohen nga përmbajtja më e lartë e sheqerit natyral dhe ëmbëlsia që dhurojnë është e pashoqe.

Ata përmbajnë madje edhe më shumë zink që është një kontribues kryesor në prodhimin e testosteronit, një nga hormonet mashkullore më të rëndësishme.

Në aspekt vlerash, duhet të dini që si fiqtë jeshilë ashtu edhe ata të zinj ofrojnë të njëjtat përfitime, duke nisur nga shmangia e rrezikut të zhvillimit të radikaleve të lira dhe shfaqjes së diabetit./AgroWeb.org

Vetitë Shëruese Të Boronicave Të Veriut – Pse Është Superfruti Shqiptar Më i Kërkuar

Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë.

Antioksidantët që gjenden te boronicat janë aq të forta sa janë të afta për të neutralizuar radikalet e lira që lidhen me zhvillimin e disa sëmundjeve kardiovaskolare apo tumorale.

Pa yndyrna dhe me vetëm 84 kalori për një kupë, boronicat janë të pasura me fibra që të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

Në Shqipëri boronicat kultivohen gjerësisht në trevat veriore të vendit.

Por, boronicat e Tropojës, Kukësit dhe Pukës e kanë më të lehtë të tregëtohen në Kosovë dhe Mal të Zi dhe që nga aty më pas shpërndahen në tregjet evropiane, sesa të zbresin poshtë në Tiranë apo dhe në çdo qytet tjetër në vend.

Arsyeja se pse boronicat nuk mbërrijnë dot në kryqytet dhe në çdo qytet të vendit është mungesa e dhomave frigoriferike për t’i mbajtur boronicat e freskëta.

Udhëtimi prej disa orësh në automjete të zakonshme do të ishte fundi i freskisë së boronicave veriore shqiptare.

AgroWeb ka përgatitur listën e 10 vlerave më të mira të boronicave

Kanë pak kalori, por shumë vlera ushqyese

Boronica është një frut i vogël me ngjyrë blu të purpurt. Boronica janë të vogla, rreth 5-16 milimetra në diametër, dhe një kurorë të vogël në majë.

Ato janë ndër manaferrat më vlerat më të mëdha ushqyese. Një kupë (148 gramë) boronica përmban; Fibër 4 gramë, 24% të nevojave ditore për Vitaminë C, 36% të nevojave për Vitaminë K, 25% të nevojave ditore për manganez. Ato kanë 85% ujë në përbërje.

Janë mbreti i ushqimeve antioksidante

Ato kanë kapacitetin më të lartë antioksidant ndër të gjitha frutat dhe perimet që konsumojmë zakonisht.

Flavonoidët e gjendur tek boronicat janë përbërësi më i mirë antioksdant. Është vërtetuar se këta përbërës rrisin nivelin antioksidues brenda trupit.

Ulin dëmtimin e ADN-së, duke ndihmuar në mbrojtjen kundër plakjes dhe ndaj tumoreve

Dëmtimi i ADN-së është pjesë e jetës së përditshme. Thuhet se kjo ndodh dhjetra mijëra herë në ditë, në çdo qelizë të trupit.

Dëmtimi i ADN-së është pjesë e arsyes që ne plakemi dhe ky dëmtim luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjeve tumorale.

Për shkak se boronicat kanë sasi të mëdha antioksidantësh, ato ndihmojnë të neutralizohen disa nga radikalet e lira që shkaktojnë dëmtimin e ADN-së tonë.

Në një studim që zgjati 4 javë, 168 pjesëmarrës pinë 1 litër përzierje të boronicës me lëng molle, çdo ditë. Në fund të studimit, dëmtimi oksidativ i ADN-së, për shkak të radikaleve të lira, u reduktua me 20%.

Mbrojnë kolesterolin në gjak

Dëmtimi oksidativ nuk ndodh vetëm në qelizat tona dhe në ADN. Ky dëmtim është gjithashtu problematik kur lipoproteina (kolesteroli “i keq”) oksidohet.

Në fakt, oksidimi i kolesterolit të keq ndikon shumë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

50 gramë boronica në ditë shërbyen për të ulur oksidimin e kolesterolit me 27% në disa pjesëmarrës të shëndoshë, pas një periudhe prej tetë javësh.

Ulin tensionin e gjakut

Në një studim, individë me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës vërejtën një ulje 4-6% të presionit të gjakut (tensionit të lartë), pas konsumimit të 50 gramë boronica në ditë, për tetë javë.

Ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës

Është e rëndësishme të kuptohet se kur flasim për ulje të rrezikut përmes konsumit të boronicave, flasim për faktorët e rrezikut, jo për sëmundjet aktuale.

Në një studim të vitit 2013, 93,600 infermierë konsumuan shumë antocinisis (antioksidantë kryesorë që gjenden te boronica) duke ulur me 32% rrezikun për atak të zemrës.

Ndihmojnë në funksionimin e trurit dhe në përmirësimin e kujtesës

Antioksidantët përbërës të boronicave duket se kanë ndikime pozitive në funksionimin e trurit duke vonuar edhe rënien e funksioneve të tij të lidhura me moshën.

Një studim që zgjati gjashtë vjet, ku morën pjesë 16,010 të moshuar vërtetoi se boronicat dhe luleshtrydhet vonuan plakjen me deri 2.5 vjet.

Kanë efekt anti-diabetik

Boronicat kanë shumë më pak sheqer krahasuar me frutat e tjera.

Një kupë përmban vetëm 15 gramë sheqer natyral, aq sa një mollë e vogël apo një portokall.

Përbërësit e boronicave ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve urinare

Boronicat përmbajnë substanca që mund të parandalojnë veshjen e mureve të fshikëzës nga baktere të ndryshme. Këto përbërës janë të dobishëm në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar.

Ndihmojnë në uljen e dëmtimit të muskujve pas stërvitjes

Stërvitja e fortë për trupin mund të çojë në dhimbje të muskujve dhe lodhje. Kjo nxitet pjesërisht nga inflamacioni dhe stresi oksidativ në indet e muskujve. Është e qartë se boronicat janë tepër të shëndetshme.

Konsumi i boronicave mund të zvogëlojë dëmin që ndodh në nivel molekular, duke minimizuar dhimbjet dhe reduktuar uljen në performancën e muskujve.

Fakti që ato janë të shijshme, me ngjyrë të bukur dhe mund të shijohen si të freskëta edhe të ngrira, i bën ato edhe më të mira./AgroWeb.org

Për Veshkat, Zemrën dhe Mëlçinë. Përdorimet Befasuese të Bishtave të Qershive

Prej kohësh AgroWeb.org i ka këshilluar lexuesit e vet që t’i ruajnë dhe t’i thajnë bishtat e qershive.

Ata që e kanë ndjekur këshillën i kanë provuar efektet mirëbërëse të çajit unik të bishtave të qershive, të cilat AgroWeb.org po i rendit në vijim.

Bishtat e qershive janë të rëndomtë në dukje. Ato janë të parat që hidhen në kosh kur i dorëzohemi kënaqësisë që na japin qershitë.

Por këto bishta të hollë janë të mbushur me vitaminë A, B1 dhe C. Bishtat, gjethet dhe lëvorja e pemës së qershisë janë të gjitha të dobishme për shëndetin e njeriut.

Me bishtat e qershive mund të përgatisni çaj të shijshëm dhe plot vlera. AgroWeb.org do t’ju tregojë më tepër mbi përgatitjen e këtij çaji dhe vlerat e tij.

Informacionet shkencore tregojnë se çaji i bishtave të qershive ndihmon organizmin të shkrijë yndyrnat e tepërta. Ky çaj i shoqëruar me një jetë aktive dhe ushqim të lehtë padyshim që ndihmon uljen e peshës.

Shkencëtarët pranojnë pa asnjë mëdyshje se bishtat e qershive kanë efekt diuretik dhe si rrjedhojë largojnë lëngjet e tepërta nga organizmi dhe parandalojnë formimin e gurëve në veshka.

Një tjetër karakteristikë e bishtave të qershive, që sjell AgroWeb.org, është parandalimi i problemeve të zemrës falë uljes së tensionit të gjakut.

Bishtat e qershive kanë efekt pastrues në organizëm sepse ndihmojnë në largimin e shpejtë të toksinave nga trupi.

Nëse dëshironi të shfrytëzoni këto përfitime të çajit të bishtave të qershive, atëherë pini një gotë para se të hani mëngjes dhe një tjetër në mbrëmje.

Provojeni për një periudhe një-dy mujore dhe do të shihni përmirësim.

Konsumi i tepërt i këtij çaji mund të shkaktojë dehidratim, ndaj AgroWeb.org ju këshillon të mos e kaloni sasinë e dy gotave në ditë.

Nëse vuani nga tensioni i ulët i gjakut dhe diareja, atëherë hiqni dorë plotësisht nga çdo plan për pirjen e këtij çaji.

Vlerat e Çajit të Bishtave të Qershive

Ka efekt qetësues / Shuan etjen / I bën mirë veshkave

Luan rol diuretik / Pastron gjakun / AgroWeb.org raporton se vonon formimin e gurëve në veshka

Ul kolesterolin / Largon lëngjet e tepërta nga trupi / I bën mirë mëlçisë

Ndihmon në rënien në peshë / Bën mirë kundër infeksioneve në traktin urinar

Si t’i shfrytëzoni vlerat e bishtave të qershive

Përgatitini si çaj

Thajini bishtat duke i shtruar në një letër të pastër dhe duke i lënë në ambient të hapur për disa ditë deri sa të thahen plotësisht.

Përdorni qese letre ose cope për t’i ruajtur për pak kohë. Për një filxhan çaj do t’ju nevojiten 2 lugë çaji me bishta të cilët duhen zier në ujë për 10 minuta.

Bëni banjë

Merrni 4 grushta plot me bishta qershish dhe ziejini në 3 litra ujë për 10 minuta. Shtoni 2-3 shkopinj kanelle dhe 20 gjethe blini.

Lërini të qëndrojnë së bashku për një orë dhe më pas hidheni ujin në vaskë. Ky lëng do t’ju gjallërojë dhe do ta ndihmojë lëkurën.

Të njëjtin lëng mund ta hidhni në një legen ku mund të fusni këmbët për 20 minuta. Thembrat do të zbuten dhe ju do të ndiheni më mirë./AgroWeb.org