Luftoni Dhimbjet e Mesit Me Këto Produkte Natyrale

Të paktën 80 përqind e njerëzve e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen e mesit me të gjithë intensitetin e saj.

Dhimbja e mesit dhe e shpinës është një shenjë paralajmëruese për anomalitë e shtyllës kurrizore dhe shpesh vjen si pasojë e qëndrimit jo të rregullt të trupit.

Në ditët e sotme, shumica e trajtimeve për dhimbjen e mesit dhe të shpinës kanë të bëjnë me medikamente siç është aspirina apo qetësuesit e ngjashëm, por disa syresh janë shumë më të rënda dhe kanë efekte anësore.

Fillimi i trajtimit të këtyre dhimbjeve nis duke identifikuar shkakun. Shkaqet më kryesore të dhimbjes së mesit kanë të bëjnë me:

• Mungesën e aktivitetit fizik
• Kontraktimet muskulare
• Qëndrimin jo të rregullt të trupit
• Artritin
• Këpucët jo të rehatshme
• Shtatzania
• Obeziteti
• Stresi emocional
• Fjetja në dyshek jo cilësor
• Konstipacioni

Ushqimet më të mira për dhimbjen e mesit

Nëse dëshironi të ‘hiqni qafe’ dhimbjen e mesit dhe të parandaloni shfaqjen e saj në të ardhmen e afërt, atëherë ushqyerja e shëndetshme është shumë e rëndësishme.

AgroWeb.org ju sugjeron të konsumoni produktet e mëposhtme për të pakësuar ose zhdukur dhimbjen e mesit.

Ushqimet me shumë fibër – Konstipacioni mund ta përshkallëzojë dhimbjen e mesit, ndaj konsumoni shumë fruta, perime dhe drithëra që janë të pasura me fibër siç janë mjedra, dardha, molla, makaronat, drithërat e plotë, fasulet e zeza, elbi, argjinarja dhe brokoli.

Uji – Dehidratimi shton dhimbjen e mesit ndaj shmangeni atë duke pirë deri në tetë gota me ujë në ditë.

Ushqimet e pasura me kalium – Kaliumi arrin të zvogëlojë enjtjet, ndaj konsumoni perime, barishte, avokado, banane, lëng të arrës së kokosit dhe produkte të fermentuara bulmeti.

Yndyrnat Omega-3 – Peshqit e oqeanit dhe farat e linit janë të pasura me omega-3 që ulin inflamacionin dhe dhimbjet.

Proteinat – Zgjidhni mishin e pulës, gjelit të detit ose mishrat me pak yndyrë që i japin organizmit proteinat e duhura për shëndetin e muskujve dhe kockave.

Ushqimet që duhet të shmangni

Sheqeri – Sheqeri shkakton inflamacion dhe rrit dhimbjet.
Alkooli – Pijet alkoolike përkeqësojnë inflamacionin.
Kafeina – Dehidraton dhe rrit inflamacionin. Mos pini më shumë se një filxhan kafe në ditë ose hiqni dorë plotësisht prej saj.
Yndyrnat e ngopura – Këto yndyrna rrisin inflamacionin dhe dhimbjet.
Kaloritë e tepërta – Dhimbjet e shpinës përshkallëzohen nga mbipesha.

5 kurat natyrale për dhimbjen e mesit

1. Vaji i peshkut (2,000mg në ditë)
2. Shafrani i Indisë (1,000mg në ditë)
3. Magnezi (400-500 mg në ditë) Ky mineral shpesh njihet si minerali i qetësisë sepse qetëson muskujt dhe ul stresin.
4. Vaji esencial i mendrës dhe vajra të tjerë me përmbajtje mentoli janë analgjezik dhe qetësojnë inflamacionin në kyçe dhe dhimbjen e mesit. Përzijini këto vajra me vaj të arrës së kokosit dhe fërkoni zonën e dhimbjes.
5. Vaji i qiparisit gjithashtu lufton inflamacionin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke ulur dhimbjen e mesit në të njëjtën kohë./AgroWeb.org

Zgjedhje Plot Rrezik – Lexoni Çfarë Përmban Ky Produkt

Kimikatet, ngjyruesit artificialë dhe konservantët shpesh anashkalohen nga konsumatorët, të cilët nuk lexojnë etiketat, në mënyrë që të informohen mbi atë që konsumojnë.

Ekspertët e hormoneve shpjegojnë se këto kimikate kanë pasoja afatgjata tek njeriu, që kanë lidhje edhe me obezitetin, depresionin, azmën dhe alergjitë ndaj ushqimit.

Ndryshimi i stilit tradicional të të ushqyerit në Shqipëri dhe përdorimi i ushqimeve të shpejta, po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Ky ushqim i shpejtë mund të jetë edhe i shijshëm, por aspak i shëndetshëm.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, studimet më të fundit kanë treguar që konsumimi i ushqimeve të shpejta arrin deri aty sa të sjellë çrregullime hormonale tek organizmi i konsumatorëve.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë përbërësit e një etikete të një produkti që shitet masivisht në marketet shqiptare. E nëse lexoni etiketën kuptoni se sa shumë përbërës konservues ka në këtë produkt, që me shumë mundësi, e keni menduar me përbërës shumë të thjeshtë.

Në etiketë lexon:

Miell Gruri (Përmban Gluten), Yndyrë Bimore (Palme, Luledielli, Pambuk, Canola), Shurup Glukoz-Fruktozë, Pluhur Hirre Djathi (Produkte Qumështi), Pluhur Djathi 2.4 % (Produkte Qumështi), Kripë, Aromatizues, Shtuesit e Vëllimit (Natrium Hidrogjen Karbonat, Amonium Hidrogjen Karbonat), Piper i Kuq, Agjent i përpunimit të Miellit (Metabisulfit Natriumi).

Bëhet fjalë për shkopinj brumi me djathë ose me shije të tjera që shiten në çdo market. Nuk është e rëndësishme as emri i produktit apo produkte të ngjashme.

Dikush edhe mund të zgjedhë t’i konsumojë pasi bëhet fjalë për produkte të lejuara me përbërës të lejuar, por që nuk janë përbërës natyralë. Zgjedhja i takon konsumatorit. E rëndësishme është ndërgjegjësimi për të lexuar etiketën e gjithçkaje që blini në treg. E mbi të gjitha të kërkoni informacion mbi çdo produkt që ju duket i dyshimtë.

Tregëtarët kanë detyrimin të informojnë konsumatorin dhe konsumatori duhet të kërkojë detaje mbi produktet që konsumon, produkte që kanë të bëjnë me shëndetin dhe jetën e tij./AgroWeb.org

Manat e thata, të famshme e plot vlera

Manat e thata janë shumë të shijshme dhe të vlerësuara anë e mbanë botës. Falë shijes së tyre të ëmbël, vlerave ushqimore dhe përfitimeve të mëdha shëndetësore, manat renditen në listën e ushqimeve më të mira për njeriun. Manat konsumohen të freskëta, por edhe të thata si në rastin e rrushit.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se në variantin e thatë, manat përmbajnë 70% karbohidrate, 14% fibër, 12% proteina dhe 3% yndyrna. Kjo do të thotë se në mesin e frutave të tjera të pyllit, manat përmbajnë më shumë proteina.

Kjo periudhë është koha më e artë vitit për manat e bardha dhe manat e kuqe, të cilat gjenden lehtësisht në çdo treg me çmime mjaft të ulëta dhe të përballueshme për të gjithë. Për të përfituar edhe në periudha të tjera të vitit prej vlerave të manave, mund të provoni krejt lehtë t’i thani në kushtet e shtëpisë dhe të zbuloni një shije mahnitëse.

Manat e thata janë një burim i çmuar antioksidantësh që luftojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Gjethet, degët dhe frutat e manës janë të pasura me antioksidantë, në veçanti resveratrolin.

Manat përmbajnë alkaloidë që aktivizojnë qelizat e bardha të gjakut që stimulojnë sistemin imunitar dhe rrisin vigjilencën e tij ndaj kërcënimeve të ndryshme.

Manat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe hekurit dhe shumë vitaminave dhe mineraleve të tjera. Manat e thata ulin kolesterolin dhe parandalojnë sëmundjen e steatozës dhe përmirësojnë nivelin e sheqerit në gjak. Ato ulin nivelin e stresit oksidues dhe si rrjedhojë ulin rrezikun e radikaleve të lira.

Si t’i thani Manat

Lajini manat me ujë të ftohtë. Kullojini dhe thajini me kujdes. Spërkatini me lëng limoni që të parandaloni nxirjen ose dehidratimin. Tharja e manave kërkon orë të tëra pjekjeje në furrë në një temperaturë të ulët dhe në një enë që nuk ngjit.

Manat duhet të kenë hapësirë që të thahen në mënyrë të njëjtrajtshme në furrë. Periudha e pjekjes në furrë zgjat nga 24 deri në 36 orë. Përdorni një lugë druri që t’i rrotulloni me kujdes çdo një orë.

Tundeni enën dhe nëse frutat lëvizin lirisht ato do të shkojnë në drejtimin e lëvizjes së enës. Më pas hidhini manat në një enë qelqi dhe ruajini në temperaturë ambienti për 10 ditë. Shkundeni enën për 10 sekonda çdo ditë. Në këtë mënyrë do të siguroni një shpërndarje të njëtrajtshme të lagështisë së mbetur te manat./AgroWeb.org

Pse Spinaqi i Freskët Vlen Më Pak se i Gatuari?

A e dini se çfarë duhet të bëni që të përfitoni plotësisht?

Jo të gjithë e dinë se çfarë e bën spinaqin të çlirojë të gjitha vetitë e tij më të mira për organizmin.

Duhet të theksohet se spinaqi është i pasura me karotenoide, që paraprijnë formimin e vitaminës A, substanca që janë të mira për sidomos për sytë dhe lëkurën.

Në mënyrë që të përthithet maksimalisht, spinaqi ka nevojë të gatuhet pak duke shtuar dhe yndyrë të dobishme. Për këtë, është më mirë të përgatitni spinaqin, për shembull duke e skuqur lehtazi në një tigan me pak vaj ulliri ekstra të virgjër dhe lëng limoni. Kjo gjë do ta bëjë më të lehtë për të absorbuar hekurin me të cilin është i pasur.

Këshillat më të mira për spinaqin

Pse ngjyra e spinaqit duhet sa më e errët? Ngjyra e errët jeshile e gjetheve të spinaqit tregon se ato përmbajnë nivele të larta të klorofilit që mirëmban shëndetin e mirë. Këto lëndë ushqyese kanë aftësi anti inflamatore dhe janë veçanërisht të rëndësishme për një shikim të mirë.

Si ta zgjidhni dhe ta ruani spinaqin

Spinaqi i freskët duhet të jetë i freskët në pamje dhe jo i ndenjur. AgroWeb.org ju këshillon ta ruani në një qese plastike. Nuk duhet ngjeshur shumë dhe sigurohuni ta futni në frigorifer ku mund ta mbani deri në 4-5 ditë.

Mos e lani spinaqin para se ta ruani, pasi uji do të përshpejtojë prishjen. Por para konsumit, këshillohet që të lahet mirë pasi gjethet mbartin dhe papastërti. Shtoni pak sodë buke në larjen e gjetheve dhe do të garantoni pastërtinë.

Spinaqi përmban një sasi të madhe oksalati, e cila është substanca bazë nga ku priren të formohen gurët në veshka. Njerëzit që kanë probleme me oksalatin dhe kanë gurë në veshka duhet ta evitojnë konsumin e spinaqit./AgroWeb.org

Plot Shëndet Por Pa Kolesterol

Një numër i madh shqiptarësh kanë kolesterol të lartë. Shumë ndjekës të AgroWeb.org na kanë kontaktuar duke kërkuar të dinë disa zgjidhje natyrale për këtë.

Nëse kolesteroli i lartë është një shqetësim shëndetësor që ju prek juve apo edhe të afërmve tuaj atëherë jeni në vendin e duhur për disa këshilla të specializuara.

AgroWeb.org ia drejtoi pyetjen një grupi specialistësh mjekësorë me emër dhe në vijim gjeni përgjigjet e tyre.

Shumëkush që vuan nga kolesteroli i lartë dëshiron të dijë se si ta zvogëlojë atë.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të kontrolloni peshën dhe yndyrën e organeve të brendshme ose të barkut.

Një nga zgjidhjet më të rekomanduara është lëvizje çdo ditë. Është e domosdoshme që ta bëni zakon të ecurën për 30 minuta në ditë.

Ju duhet të konsumoni më shumë fibra në vakte dhe më pak ushqime të përpunuara. Gjithashtu duhet të konsumoni më shumë perime, ushqime të plota, bishtajore si thjerrëzat, qiqrrat, bizelet, fasulet.

Luleshtrydhet janë nga frutat më mirëbërëse për uljen e kolesterolit të keq. Duhet ta bëni zakon të konsumoni edhe 2-3 fruta të tjera në ditë.

E rëndësishme

Më pak gjalpë, krem gjalpi, djathë, mish të kuq, salçiçe dhe ushqime të tipit të patatinave apo biskotave, qofshin me kripë apo edhe me sheqer.

Erëzat ndikojnë shumë për mirë. Më shumë shafran të Indisë dhe piper të zi. Kjo është një përzierje e veçantë e erërave që ul kolesterolin dhe ndihmon për të qëndruar pa kolesterol.

Mos harroni të përdorni më pak kripë duke preferuar në vend të saj erëza të tilla si speci djegës, sherebela, rigoni, pipernat, rozmarinë dhe xhenxhefil.

Vizita tek mjeku është e rëndësishme. Ajo shërben sidomos për të mbajtur nën kontroll ecurinë e niveleve të kolesterolit. Por vlen shumë edhe për të parë përmirësimet dhe kthimin tuaj në shëndet të plotë./AgroWeb.org

Lëngu i Gjetheve të Hurmave Për Kocka dhe Zemër të Fortë!

Ashtu si fruti edhe gjethet e hurmave mbartin një “pushtet” të fuqishëm plot vlera kurative.

Hurmat e shijshme dhe ekzotike kanë diçka magjike që shkon përtej kënaqësisë së shqisave tona të shijes.

Nga veriu në jug, Shqipëria është e bekuar nga prania e këtij fruti të mrekullueshëm, i preferuar nga të gjithë shqiptarët.

Krahas shijes unike, hurmat janë një pasuri më vete në aspekt vlerash shëndetsore. Por ashtu si fruti edhe gjethet e hurmave mbartin një “pushtet” të fuqishëm plot vlera kurative për shëndetin sidomos për forcimin e kockave dhe zemër.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org në krahasim me çajrat apo lëngjet e tjera, çaji i gjetheve të hurmave përmban një nivel të lartë përfitimesh dhe vlerash.

10 herë më shumë vitaminë C

Studime kanë treguar se lëngu i gjetheve të hurmave përmban 10 herë më shumë vitaminë C, tanina, flavonoidë, rutinë, kolinë dhe amino acide.

Lëngu i gjetheve të hurmës forcon zemrën. Flavonoidët që gjenden në këtë lëng ulin tensionin e lartë të gjakut dhe zbusin barrën e rëndë të stresit në zemër.

Gjethet e hurmave kanë aftësinë të përmirësojnë shëndetin e syve, ngadalësojnë plakjen, parandalojnë disa sëmundje, përmirësojnë tretjen.

Gjithashtu ato forcojnë sistemin imunitar, ulin kolesterolin, rrisin metabolizmin, forcojnë kockat, rrisin aftësitë mendore, ulin tensionin e gjakut dhe përmirësojnë paraqitjen e lëkurës.

Për më tepër, lëngu i gjetheve të hurmave përshpejton shërimin e trupit, humbjen në peshë, lufton inflamacionin dhe rrisin qarkullimin e gjakut.

Për virozat, alergjinë dhe tretjen 

Lëngu i gjetheve të hurmave nuk përmban kafeinë dhe ka një shije bimore të athët. Aftësitë mirëbërëse të këtyre gjetheve ndikojnë në rritjen e metabolizmit falë vitaminave dhe mineraleve që ato përmbajnë.

Vitamina C tek gjethet e hurmave ndihmon në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut. Ato mbrojnë organizmin nga toksinat, bakteret, virozat dhe forcojnë fuqinë imunitare.

Lëngu i gjetheve të hurmave ndihmon në rënien në peshë. Ai është i pasur me shumë flavonoidë anti-alergjikë. Ky lëng pakëson gjasat e shfaqjes së alergjive apo inflamacionit.

Njësoj sikur fruti, gjethet janë të pasura me fibër që ndihmon shumë për tretjen e duhur të ushqimit. Fibra  vjen në ndihmë edhe në sekretimin e lëngjeve tretëse dhe të gastritit.

Si të përgatisni lëngun e gjetheve të hurmës në shtëpi

Zieni një filxhan me ujë

Hidhni një lugë çaji me gjethe të thata hurme

Ziejini për 10 deri në 15 minuta

Kullojeni dhe servireni të ngrohtë.

Çaji arrin të marrë një shije të kombinuar mes të ëmblës dhe të athtës vetëm kur ftohet.

Në çdo rast ju mund të shtoni mjaltë sipas preferencës. /AgroWeb.org

Reçeli i Rrushit, Shëruesi i Ëmbël!

Ideal dhe i shëndetshëm për tu konsumuar gjatë mëngjeseve por edhe si ëmbëlsirë.

Reçeli i rrushit është një ëmbëlsirë klasike, e ëmbël dhe plot gjallëri. Ai preferohet nga të rritur dhe fëmijë.  Ky reçel i shijshëm është ideal për tu konsumuar gjatë mëngjeseve por mund të serviret edhe si një ëmbëlsirë apo gosti ndaj miqve.

Tradita e amvisave në përgatitjen e reçelit është ndër më të njohurat në kuzhinën shqiptare, e trashëguar nga gjyshet dhe nënat brez pas brezi.

Reçeli i Rrushit është fantastik jo vetëm për ëmbëlsinë natyrale por edhe për vlerat e mira shëndetësore dhe kurative që ai ofron për organizmin.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni një recetë shumë të thjeshtë për përgatitjen e këtij reçeli në kushtet e shtëpisë.

Si ta përgatisni reçelin e rrushit krejt lehtë

Së pari, duhet të lani rrushtë dhe të hiqni lëkurat e tyre. Kjo mund të bëhet duke shtrydhur kokrrat me butësi që të mundësoni daljen e tulit. Kokrrat e tulit hidhini në një tenxhere.

Mos u shqetësoni nëse pjesëza të tulit ngelen të ngjitura në lëkurë, sepse edhe këto të fundit kanë vend në këtë recetë.

Nëse hasni vështirësi në ndarjen e lëkurës nga tuli, atëherë zhytini në ujë të valuar për 30 sekonda dhe lëkura do të shqitet menjëherë.

Mblidhini të gjitha lëkurat dhe futini në një mikser. Përziejini deri sa të formojnë një pure të cilën do ta shtoni në tenxheren ku keni hedhur tulin e kokrrave të rrushit.

Lërini të ziejnë së bashku për 20 minuta duke i përzier rregullisht. Pas zierjes, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe salcën e rrushit kullojeni në një kullesë.

Sigurohuni që pjesa e tulit të mos humbasë dhe hidhni tutje farat dhe mbetjet e padëshiruara.

E gjithë pureja e ngrohtë e rrushit duhet rikthyer në tenxhere dhe përzierë me sheqerin. Përziejini së bashku rregullisht duke përshpejtuar shkrirjen e sheqerit.

Pasi pureja e rrushit ka nisur të vlojë, atëherë lëreni të ziejë për 15 minuta dhe sigurohuni që masa nuk ngjitet në fund të tenxheres.

Më pas mund të masni lidhjen e duhur të reçelit duke hedhur një majë luge në një pjatë të ngrirë.

Nëse pureja është e lëngshme dhe kullon atëherë ka nevojë për më shumë zierje. Nëse qëndron fort në pjatë, atëherë është gati.

Kontrolloni nëse në sipërfaqe është formuar një shtresë e trashë e cila nëse e prek me dorë rrudhet.  Në të kundërt ziejeni për pesë minuta të tjera dhe provojeni sërish.

Lëreni reçelin të ftohet për disa minuta dhe më pas hidheni në kavanozë qelqi të sterilizuar. Sigurohuni që kapakët të jenë të puthitur mirë dhe kavanozët të jenë të mbyllur plotësisht.

Përbërësit

2.3 kg gramë rrush (të kuq, të bardhë ose të zinj. Varieteti Concord i këtij të fundit është ideal për përgatitjen e reçelit)
1 kg sheqer të bardhë
1 limon i madh

Reçeli i Rrushit mund të përdoret edhe në përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme.  /AgroWeb.org

Efektet Speciale të Çajit me LuleRradhiqe

Luleradhiqja përmban më shumë karoten se karota dhe është një burim i madh i vitaminave dhe mineraleve të ndryshme.

Pjesët e gjelbra të luleradhiqes mund të përdoren në sallata, ndërsa vetë lulja thahet dhe përdoret për përgatitjen e çajit.

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm natyral. Lulerradhiqet japin 58% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C. Lulerradhiqet janë ndoshta burimet më të pasura të vitaminës K duke ofruar 650% të dozës së rekomanduar ditore. Vitamina K luan një rol të rëndësishëm në forcimin e kockave.

Luleradhiqja ka veti natyrore diuretike. Çaji i saj ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat, përmirëson shëndetin e veshkave dhe të sistemit të pastrimit të organizmit.

Çaji i luleradhiqes gjithashtu lehtëson problemet e tretjes dhe shërben si minimizues i rrezikut nga gurët në veshka. Për më tepër ky çaj bimor shërben për aftësimimin e organizmit për të nxjerrë nga trupi grumbullimet e dëmshme të rërës apo gurëve.

Çaji i lulerradhiqes funksionon si rregullues i niveleve të kolesterolit në gjak dhe në këtë mënyrë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Tensioni i lartë i gjakut dhe nivelet e larta të kolesterolit janë shkaqet kryesore të problemeve të zemrës.

Nëse vuani nga lodhja e tejzgjatur atëherë kjo e fundit mund të jetë një nga shenjat e para të çrregullimeve në mëlçi. Çaji i luleradhiqes përmirëson funksionin e mëlçisë dhe lehtëson lirimin e toksinave nga trupi. Vetitë e saj antioksidante zvogëlojnë rrezikun nga formimi dhe përhapja e qelizave të dëmshme në trup.

Ky çaj gjithashtu rregullon procesin e tretjes dhe lehtëson problemet me këtë sistem. Në këtë mënyrë çaji i lulerradhiqes përdoret për humbjen natyrale të peshës pasi lehtëson djegien e kalorive.

Çaji i luleradhiqes ofron një burim të mirë të hekurit, vitaminave dhe proteinave. Hekuri është një pjesë e rëndësishme e rruazave të kuqe të gjakut, ndërsa vitaminat dhe proteinat janë jetësore për prodhimin e tyre.

Çaji i luleradhiqes gjithashtu ka funksion të mirë për qetësimin e problemeve të lëkurës. Ky çaj ka ndikim antimikrobial dhe antiviral dhe lëkurës i kthen një shkëlqim natyral dhe butësi.

Si të përgatisni çajin e lulerradhiqes

Një filxhan me çajin e luleradhiqes në ditë është e këshillueshme për të përfituar nga vlerat e kësaj bime. Vendosni lulerradhiqet, lulet dhe gjethet e thata ose të freskëta, në një çajnik. Hidhni ujë dhe vendoseni çajnikun në zjarr. Për një filxhan kafeje me bimë, ju nevojiten 2 filxhanë çaji me ujë.

Çajin mund ta bëni të fortë duke hedhur më pak ujë, ose më të lehtë duke hedhur më shumë ujë. Sapo uji të nisë të ziejë, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për pak minuta. Më pas kullojeni dhe hidheni në filxhan. Mund ta pini të ngrohtë ose të ftohtë. Disa njerëz preferojnë të shtojnë pak sheqer, por edhe mjalti është një zgjidhje ideale./AgroWeb.org

Shija Italiane në Tryezat Shqiptare

Epërsia e produkteve italiane në tregun europian e më gjerë dëshmon për reputacionin e lartë që këto produkte kanë tek konsumatorët.

Produktet 100% “Made in Italia” nuk janë më një ekskluzivitet vetëm i konsumatorëve italianë apo i shteteve anëtare të BE.

Në Shqipëri, sipërmarrës të rrjeteve të supermarketeve kanë bërë përpjekje serioze në ofrimin e produkteve më të njohura të prodhuara në fabrikat italiane duke garantuar cilësinë më të mirë dhe origjinalitetin e tyre.

Epërsia e produkteve italiane në tregun europian e më gjerë dëshmon për reputacionin e lartë që këto produkte kanë tek konsumatorët por edhe në botën e kulinarisë në përgjithësi.

Sot, në kryeqytetet më të mëdha të Europës, produktet italiane bëjnë diferencën mes gjithë larmisë së produkteve vendase e atyre të importit.

Edhe në Shqipëri nuk janë të pakta supermarketet që ofrojnë produkte italiane duke sjellë në raftet e tyre emrat e markave më të njohura.

Nuk ka dyshim që këto marka njihen shumë mirë nga konsumatorët shqiptarë dhe interesi për konsumimin e tyre mbetet gjithnjë i lartë.

Por përtej faktit se edhe konsumatorët shqiptarë janë të tërhequr pas produkteve italiane, markave më të mira dhe blerjes së tyre, dilema se sa cilësore janë produktet e sjella në Shqipëri dhe sa origjinale janë ato mbetet përherë e pranishme.

A vijnë këto produkte direkt të prodhuara nga fabrikat italiane? Apo janë produkte të prodhuara në fabrika jashtë Italisë dhe me cilësi jo të njëjtë?

Këto janë pikëpyetjet që çdo konsumator shqiptar i tërhequr pas produkteve italiane i’a ka bërë së paku njëherë vetes teksa ka blerë apo ka konsumuar produktet tipike italiane.

Produkte të çertifikuara 

Të pyetur nga AgroWeb.org specialistë të një prej rrjeteve më të mëdha të supermarketeve në Shqipëri, Ecomarket tregojnë rëndësinë që ata i kushtojnë futjes së produkteve puro “Made in Italia” në rrjetin e tyre.

“Çdo produkt italian në raftet e Ecomarket është i ardhur nga fabrikat italiane të secilës prej kompanive respektive, në këtë mënyrë edhe cilësia e produkteve është më e mira dhe më e garantuara.

Ne kemi një ekip të posaçëm që kontrollon cilësinë dhe origjinalitetin e produktit që në momentin kur importohet. Së fundmi, bashkëpunimi ynë më i ri vjen me rrjetin e supermarketeve Sigma.

Në Ecomarket tashmë gjenden rreth 500 produkte të reja ushqimore të cilat mbajnë logon Sigma. Të gjitha këto produkte janë autentike italiane. Karakterizohen nga një cilësi shumë e mirë me çmime nga më konkurrueset në treg.” shprehen specialistët e Ecomarket.

Në Shqipëri rrjeti që dominon tregun italian prej 60 vitesh

Sigma është rrjeti i supermarketeve më me reputacion të lartë që dominon tregun italian prej 60 vitesh. Këto produkte prodhohen në fabrikat më të mira dhe më me emër në Itali, për t’iu shpërndarë më pas konsumatorëve italianë, europianë e më gjerë.

Specialistët e Ecomarket bëjnë me dije se në Shqipëri, linja Sigma vjen me një kategori super premium e cila quhet Scelto, me produkte si makarona, salca të ndryshme, reçel, vaj ulliri extra të virgjer, salca nga të gjitha varietet e domateve, lëngje me 100% fruta si dhe produkte Bio gjithashtu.

Vlen për t’u theksuar fakti se kategoria ekonomike vjen me paketime më të mëdha dhe çmimeve shumë më të lira për t’iu ofruar konsumatorëve furnizime javore apo mujore.

Të ushqehesh mirë dhe të jetosh shëndetshëm është një sfidë po aq sa edhe një dëshirë por mbi të gjitha është respekt dhe detyrim ndaj vet organizimit.

Prej shekujsh, Italia qendron në platenë e produkteve ushqimore të “pamposhtura”, shumë të kërkuara në mbarë botën.

Mjafton të përmendim, spaghett-it e famshme në varietetet më të ndryshme, të gjitha të shijshme, salcat plot fantazi me borzilok e domate, djathrat unikë në shijet e aromat e tyre si mozzarela, parmigiano, gorgonzola apo proshutat  e ëmbla, me stika a pikante për të kuptuar se kemi të bëjmë me një oaz të tërë shijeje e fantazie që ka marrosur të apasionuarit pas kuzhinës dhe ushqimit të mirë. /AgroWeb.org

Qepët me Filiza – A Mund të Konsumohen?

Qepa është perimja që konsumohet më shumë në vendin tonë.

Qepa është pjesë e familjes botanike Allium. Kjo perime ka qenë në krah të njerëzimit prej 5000 vitesh. Prej shumë vitesh, qepët janë përdorur për vlerat e shumta mjekësore.

Si e tillë, çdo konsumator shqiptar mund të ketë hasur të paktën një herë në jetë fenomenin e qepëve me filiza. Sa herë që kjo ndodh, mëdyshjet janë të paevitueshme: duhet përdorur qepa që ka lëshuar filiza apo duhet hedhur në plehra ose duhet mbjellë në saksi?  Në këtë artikull, AgroWeb.org do të japë përgjigje për shumë pyetje lidhur me qepët me filiza.

A mund të hahet një qepë e tillë? 

Ndoshta. Nëse qepa ka lëshuar rrënjë dhe filiza të vegjël, ndoshta mund të jetë akoma e ngrënshme. Disa njerëz e pëlqejnë shijen e qepës që shpohet tej për tej nga filizi i gjelbër. Vegjetarianët adhurojnë qepë të tilla për shkak të nivelit të lartë të proteinës) ndërsa disa të tjerë shprehen se shija është shumë e hidhur. Ndodh që filizat nuk janë gjithnjë të gjelbër. Shpesh ato janë të bardhë.

Nëse përballeni me një situatë të tillë, prijeni qepën në gjysmë dhe hiqeni filizin. Kontrolloni nëse ka zënë myk ose ka filluar të kalbet, sidomos në rastet kur qepa ka qëndruar për më shumë se një javë. Nëse vini re pak myk, prijeni pjesën e prekur dhe konsumojeni atë të mbetur.

Nëse qepa është e qullët hidheni menjëherë në kosh. Qepët duhen ruajtur në një temperaturë të freskët, në të kundërt ato do të fillojnë menjëherë të lëshojnë filizat. Këta të fundit tregojnë se qepa është thjesht e vjetër dhe jo që ajo mund të jetë e kalbur ose e prishur.

Përdorimi i filizave

Filizat e qepëve mund të hiqen dhe të përdoren në sallata dhe në supa. Filizat mund t’i hiqni duke e prerë qepën për së gjati. Nëse ju pëlqejnë filizat, atëherë qepën vendoseni në një enë me ujë (nga ana e rrënjës) që të inkurajoni çeljen e më shumë filizave dhe përdorimit të tyre nëpër sallata.

Në rast se qepa nuk ka filiza por është e lagësht në pjesën e rrënjës, atëherë ajo ka nisur të kalbet.

Ruajtja e qepëve

Qepët mund t’i ruani në një vend të ajrosur mirë dhe larg nxehtësisë dhe dritës. Kjo perime nuk ka nevojë të ruhet në frigorifer, përveç se në rastet kur keni blerë qepë të njomë. Mund të zgjidhni një kosh kashte ose një rrjetë, të cilat garantojnë një qarkullim optimal ajri. Qepët mund të qëndrojnë deri në një muaj, nëse i mbani në kushtet optimale.

Qepët e njoma kanë një jetëgjatësi më të shkurtër. Nëse i ruani në frigorifer, ato qëndrojnë për një javë. Mos harroni të mbani qepët larg patateve sepse ato përthithin gazin dhe lagështinë e qepës dhe prishen më shpejt./AgroWeb.org

Vaj Ulliri, Mjaltë dhe Limon – Kombinimi Magjik

Lexuesit e AgroWeb.org mund të kenë dëgjuar shpesh për përfitimet që vijnë nga kombinimi i vajit ekstra të virgjër të ullirit, mjaltit dhe limonit. Këto produkte të konsumuara gjërësisht në traditën shqiptare janë mjaft të dobishme në përkujdesjen natyrale ndaj shëndetit.

Vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban sasi domethënëse të yndyrnave të quajtura ‘të mira’ dhe acidit oleik, duke ndihmuar në pakësimin e rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve koronare.

Ai përmban antioksidantë dhe ushqyes që luftojnë inflamacionin dhe ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq, ngadalësimin e plakjes dhe zbrapsjen e radikaleve të lira.

Mjalti është një ushqim natyralisht i ëmbël që i jep shëndetit tonë shumë përfitime. Përmbajtja e lartë e sheqerit është një burim i shkëlqyer i energjisë së shëndetshme.

Mjalti lufton bakteret dhe inflamacionin, por edhe shërben si antibiotik dhe antiseptik. Për më tepër ai luan edhe një rol qet&eumeuml;sues.

Lëngu i limonit përmban vitaminë C, acid citrik, kalcium, magnez, bioflavonoidë, pektinë dhe limonenë të cilët së bashku forcojnë sistemin imunitar dhe e mbrojnë atë nga infeksionet.

Lëngu i limonit është ideal për detoksifikimin dhe pastrimin e organizmit. Ai hollon gjakun dhe është efikas kundër viruseve dhe baktereve.

Ekspertët e AgroWeb.org shprehen se kombinimi i vajit ekstra të virgjër, mjaltit dhe limonit është përdorur edhe në kultura të lashta, për shkak të vlerave të shëndetshme dhe gjallëruese.

Ky kombinim forcon sistemin imunitar, rregullon atë tretës, pastron enët e gjakut, përmirëson funksionin e mëlçisë, lëkurën dhe pakëson rrudhat.

Një lugë gjelle në ditë e kësaj kure natyrale me stomak bosh, rekomandohet të konsumohet herët në mëngjes përgjatë një muaji. Kjo dozë mund të përsëritet sërish pas gjashtë muajsh.

Përbërësit:

• 1 gotë me lëng limoni
• 180 gr mjaltë
• 4 lugë gjelle me vaj ekstra të virgjër

Përgatitja:

Shtrydhni 3-4 limonë dhe hidheni lëngun në një kavanoz qelqi. Shtoni mjaltin dhe vajin e ullirit dhe përzijini me një lugë druri deri sa të formohet një lëng i njëtrajtshëm. Mbylleni kavanozin dhe futeni në frigorifer./AgroWeb.org

Vajrat më të dëmshëm vegjetalë që dëmtojnë organizmin

Nëse i shmangni këto vajra nga ushqimi juaj, do të ndërmerrni hapa domethënës në përmirësimin e shëndetit tuaj.

Vajrat vegjetalë ju bëjnë dëm. Kjo është e vërteta.  Për fat të keq, kjo nënkupton të hiqni dorë nga gjithçka që skuqet me këto vajra, edhe nga patatet e skuqura apo edhe patatinat.

Zemra, mëlçia dhe i gjithë organizmi juaj do t’ju jenë mirënjohës nëse hiqni dorë nga vajrat vegjetalë. Kur të ndërmerrni këtë hap, do ta kuptoni shumë shpejt sa pak nevojë keni pasur për këto vajra.

Përse janë të dëmshëm vajrat vegjetalë?

• Nivelet e larta të acideve yndyrore omega-6 që gjenden tek këto vajra mund të shkaktojnë inflamacion, i cili është shkaktari kryesor i disa sëmundjeve si ato të zemrës, artritit, kancerit, madje edhe depresionit.

• Vajrat vegjetalë dëmtojnë sistemin riprodhues dhe pengojnë zhvillimin e fetusit dhe fëmijëve. Sipas të dhënave të AgroWeb.org nivelet e larta të këtyre yndyrnave në qumështin e gjirit të nënës ka lidhje me çrregullimin e sistemit imunitar tek fëmijët e vegjël.

• Vajrat vegjetalë janë kimikisht të paqëndrueshëm dhe ndërveprojnë me oksigjenin duke u transformuar në kolesterol dhe yndyrna të ngopura me t’u futur në organizëm.

• Shumica e këtyre vajrave vegjetalë përmbajnë antioksidantë artificialë të cilët shtohen nëpër ushqime për të parandaluar prishjen e tyre të shpejtë.

Vajra për t’u shmangur:

1. Vaji i farave të rrushit

Vaji i farave të rrushit reklamohet si një alternativë e shëndetshme gatimi, madje rekomandohet mbi të gjithë vajrat e tjerë vegjetalë. Por ky vaj përmban nivele shumë të larta (rreth 70%) të acideve yndyrore omega-6. Gjithashtu është i përpunuar industrialisht falë përdorimit disa elementëve të tjerë kancerogjenë që shfrytëzohen për nxjerrjen dhe pastrimin e vajit. Në produktin përfundimtar gjenden gjurmë të kimikateve të tjera të dëmshme.

2. Vaji i luleve të verdha – Vaji Kanola

Ky është një nga vajrat më popullorë në mesin e të gjithë vajrave vegjetalë, sepse besohet të jetë i shëndetshëm. Njihet si vaji Kanola (Vaj Kanadez me Aciditet të Ulët) dhe vjen nga një varietet gjenetikisht i modifikuar i luleve të verdha.

Rreth 87 përqind e këtij vaji është i modifikuar gjenetikisht, që do të thotë se është i mbushur me pesticide dhe kimikate. Ky vaj përmban gjithashtu edhe sasi të mëdha të acidit toksik erurik.

3. Vaji i perimeve / Vaji vegjetal

Kur dëgjon fjalën perime, automatikisht mendon për një alternativë të shëndetshme. Sidomos kur përballesh me një vaj të tillë që supozohet të përgatitet nga perimet. E vërteta është krejt e kundërta. Në 99 përqind të rasteve, ai që shitet si vaj perimesh, nuk është asgjë tjetër veçse vaj soje dhe bëhet fjalë për sojë të modifikuar gjenetikisht në mënyrë të atillë që të përvetësojë pesticidet toksike.

Sasia e acideve yndyrore omega-6 në këtë vaj është 54%, një nivel shumë i lartë ky që shkakton inflamacionin e organeve dhe një sërë problemesh të tjera shëndetësore.

4. Vaji i misrit

Shpesh konsumatorët janë të keqinformuar në lidhje me emërtimin e misrit. Misri perceptohet si perime, por në të vërtetë është një drithë që përmban nivele të larta të acideve yndyrore omega-6 dhe një nga drithët më të modifikuar gjenetikisht sidomos ai që përdoret për prodhimin e vajit të misrit.

5. Margarina dhe zëvëndësuesit e tjerë të gjalpit

Veganët përdorin disa produkte të modifikuara bulmeti të cilat nuk janë më mirë se margarina jo e hidrogjenizuar. Gjalpi dhe zëvëndësuesit e tij duhet të jenë organikë sepse mendohet të kenë më pak pesticide. Por sërisht këto produkte që supozohet të zëvëndësojnë gjalpin nuk janë aspak një zgjedhje e shëndetshme. Sepse në të vërtetë janë një përzierje e vajit të kanolës me atë të perimeve ose të sojës.

Margarina është ndoshta një nga produktet më të pashëndetshme që janë prodhuar ndonjëherë për konsum të gjërë. Ajo i ngjan më shumë diçkaje plastike se sa një ushqimi të vërtetë. Qëndrojini larg!

Alternativa të shëndetshme

Së pari ju mund ta rregulloni stilin e të gatuarit duke përdorur enë kuzhine të cilat nuk kërkojnë yndyrë për gatim. Gjatë kavërdisjes së perimeve, më mirë përdorni ujë se sa vaj. Megjithatë, ka disa gatime që kërkojnë yndyrë, dhe në kësi rastesh, ju sugjerojmë alternativat e mëposhtme që janë më të shëndetshme.

Vaji i arrës së kokosit përdoret në gatim dhe është i mrekullueshëm. Duron nxehtësinë dhe ruan shijen gjatë gatimit në krahasim me vajrat e tjerë. Nëse i druheni aromës së arrës së kokosit, atëherë përdorni vaj të arrës së kokosit pa aromë.

Në vendet e Mesdheut, njerëzit kanë gatuar me vaj ulliri prej shekujsh. Megjithatë kujdesuni kur të blini vaj në treg, sepse mund të jeni duke blerë një vaj kanola të përzier me pak vaj ulliri. Kujdesuni të blini vaj ulliri të papërzier që të garantoni cilësinë e tij. /AgroWeb.org

Portokalle Me Kivi – Ideale Për Forcimin e Imunitetit

Për të rritur imunitetin tuaj të brendshëm, kombinimi i dy prej frutave kampione të pasura me Vitaminë C ofron një sasi unike të përfitimeve për shëndetin.

Kombinimi i portokallit dhe kivit mund të merret në formën e një sallatë frutash ose ju mund t’i shtrydhni ato në pjesë të barabarta.

Si portokalli, ashtu edhe dhe kivi bëjnë pjesë në kategorinë e frutave acide, ndaj kjo është arsyeja pse ata kanë një ndërveprim të veçantë mes tyre. Frutat acide nuk duhet të konsumohen të shoqëruar me fruta të ëmbël, shalqi, bishtajore, ose niseshte.

Kujdes duhet bërë edhe kur frutat acide kombinohen me perime, yndyrna dhe fruta të pasur me yndyrna. Frutat acide kombinohen mirë edhe me zarzavatet me gjethe, proteina, dhe me frutat gjysëm acide. Për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të ujit, fruta acide tentojnë të treten shumë shpejt dhe kjo përbën një vlerë të shtuar për sistemin tretës.

Kivit dhe portokallet kanë përmbajtje të ulët natyrale të kalorive dhe janë të pasur me sunstanca ushqyese shumë të dobishme. Të dy frutat kultivohen me sukses në Shqipëri, por nëse agrumet janë një nga frutat historike të rajonit tonë, kivit janë nga kulturat e reja që kanë gjetur hapësirë të përshtatshme në vend. Sezonin i pikut për portokallet është stina e dimrit, ndërsa kulmin kivit e kanë në fund të vjeshtës, por nuk mungojnë asnjëherë në treg.

Kaloritë

Portokallet sigurojnë më shumë kalori si fruta, por kjo është kryesisht në varësi të faktit që janë fruta me përmasa më të mëdha. Një portokall me dimension pak a shumë 8 centimetra në diametër, peshon rreth 140 gram dhe ofron 70 kalori. Një kivi rreth 6 centimetra në diametër, peshon 70 gram dhe ofron vetëm 45 kalori.

Karbohidratet

Kaloritë tek kivit dhe portokallet vijnë kryesisht nga karbohidratet, ndërsa të dy frutat në fjalë nuk përmbajnë yndyrë dhe proteina. Një portokall përmban pak më shumë se 17 gram karbohidrate, ndërsa një kivi ka 10 gram.

Vitamina C

Kivit dhe portokallet janë të dy super të pasura me vitaminë C. Kjo vitaminë e rëndësishme e mban sistemin tuaj imunitar të fortë, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në shërimin e infeksioneve. Të dy frutat ju sigurojnë rreth 70 miligram vitaminë C, pothuajse të gjithë dozën e vitaminës C që ju nevojitet për të gjithë ditën. Femrat kanë nevojë për 75 miligram, ndërsa meshkujve i duhet deri në 90 miligram.

Fibrat

Organizmi i përdor fibrat për të ndihmuar shpërbërjen e lehtë të ushqimit, duke e mirëmbajtur sistemin e tretjes. Pjesët e buta të kivit dhe portokallit përmbajnë fibra të tretshme. Ndërsa të dy frutat janë njësoj të rëndësishme, secila prej tyre luan një rol të ndryshëm. Një kivi ofron 2 gram fibra në fruta, ndërsa një portokalli ka 3 gram.

Mbi të gjitha, të dyja frutat e mësipërme janë produkte cilësore të tokave shqiptare, me vlera dhe freski të garantuar./AgroWeb.org

Luftoni pagjumësinë me këto zgjidhje natyrale

Nëse dyshoni se vuani nga nivele të larta ë pagjumësisë, më poshtë do të gjeni të renditura nga AgroWeb.org pesë ushqime të pasura me elementë që lehtësisht mund t’i përfshini në ushqimin tuaj të përditshëm.

Në ditët e sotme, kërkimet shkencore moderne tregojnë se të paktën 90 përqind e njerëzve vuajnë nga pamjaftueshmëria e ushqyesve të domosdoshëm për nxitjen e gjumit, i cili është i rëndësishëm për një sërë aspektesh të shëndetit. Pamjaftueshmëria e këtyre përbërësve kanë lidhje me pagjumësinë, kontraktimet muskulore, stresin, sindromat paramenstruale, dhe shëndeti i pakët i zemrës.

Spinaqi
Spinaqi është një perime e shkëlqyer që mund të përfshihet lehtësisht në vaktet tuaja sa herë që të jetë e mundur. Spinaqi është i pasur me minerale. Barishtet si spinaqi përmbajnë sasi domethënëse të fibrës, folatit, kaliumit dhe vitaminat A, C, E dhe K.  Përfshijeni atë në lëngje frutash dhe perimesh, salca, apo sallata. Shija e tyre jo vetëm që do të pasurohet por ushqyesit do të jenë të shumëllojshëm.

Çokollata
Shumë ekspertë të fushës së ushqyerjes besojnë se ciklet hormonale tek njeriu shkaktojnë pamjaftueshmëri të disa mineraleve. Pluhuri i kakaos është një burim i shkëlqyer i këtyre mineraleve, por nëse nuk e gjeni dot, atëherë sigurohuni të konsumoni çokollatën e zezë. Sipas studimeve, sa më e lartë të jetë përqindja e kakaos tek çokollata, aq më e mirë do të jetë ajo për shëndetin tuaj.

Farat e kungullit


Farat e kungullit janë një tjetër burim i shijshëm dhe ushqyes. Farat e kungullit mund t’i blini të paketuara, ose t’i mblidhni të freskëta nga kungulli vetë. Pastrojini dhe piqini në furrë me pak kanellë dhe kripë. Më pas mund t’i përfshini ato në të gjitha gatimet tuaja, duke nisur nga lëngjet e frutave dhe perimeve, ëmbëlsirave apo picave.

Avokado
Në ka një frut që gjendet absolutisht kudo ai është avokado. Ky frut kombinohet shumë mirë me një larmi ushqimesh duke nisur nga patatet e ëmbla, vezët, orizi dhe fasulet. Për më tepër, avokado është një burim fantastik i yndyrnave të shëndetshme.

Orizi i Errët

Orizi kaf nuk përmban gluten ndaj nuk duhet shmangur edhe nga ata njerëz që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj glutenit. Orizi kaf është i pasur me fibër dhe proteinë duke u përshtatur shumë mirë në gatime Orizin kaf mund ta konsumoni disa ditë në javë./AgroWeb.org

Një vit pa kafeinë – Përfitimet e kafes së çikores

Një ditë më parë, dëgjova një këngë të cilën kisha kohë pa e dëgjuar. Melodia e saj më solli ndërmend fëmijërinë. U riktheva pas, në ditët kur shihja gjyshin tim duke pikturuar. Mbaj mend se si ai e niste ditën me një filxhan kafeje.

Nuk ishte një kafe e zakonshme. Bëhej fjalë për kafenë e çikores. Ai e nisi këtë zakon shumë vite më parë, dhe akoma është besnik i kësaj kafeje. Popujt e vendeve të Ballkanit, ndoshta kanë vështirësi për të kuptuar mungesën e kulturës së kafesë në Rusi, por gjatë komunizmit, gjetja e kafesë ishte tepër e vështirë.

Rrjedhimisht, rusët mjaftoheshin me disa produkte kafeje që përgatiteshin me zëvëndësues të kafesë. Çikorja, elbi dhe lisi janë disa prej tyre. Çikorja është një barishte, pjesë e familjes botanike të lulerradhiqes. Rrënja e saj përdoret për përgatitjen e pijes së kafesë së çikores. Një nga pijet më të famshme të kafesë në Rusi (veçanërisht në 1960-1970) quhej Baltika.

Ajo përbëhej nga çikorja (35%), elbi (35%), soja (20%) dhe gështenja (10%). Nëse do ta provonim këtë pije në ditët e sotme, me siguri nuk do të na pëlqente, por duke qenë se asokohe njerëzit kishin njohuri të pakëta, Baltika ishte alternativa më e durueshme.

Gjyshi im më thoshte gjithmonë që kafeja e çikores të bën mirë se mbron mëlçinë dhe parandalon diabetin. Sipas tij, duke qenë se ky lëng nuk përmban kafeinë, të jep më shumë energji. Rreth një vit më parë, hoqa dorë nga kafeina (duke mos përmendur këtu kënaqësitë rastësore që gjeja tek çaji jeshil ose i zi) dhe tani jam gjithë kohës në kërkim të zëvëndësuesve të mirë të kafesë. Kur më erdhi ndërmend pija e preferuar e mëngjesit të gjyshit tim, vendosa ta provoja edhe unë.

Në momentin kur vendos të heqësh dorë nga kafeina, mëngjeset janë të tmerrshme. Të duket sikur asgjë nuk ka të krahasuar me një kafe të ngrohtë dhe plot aromë. Por është krejt e kundërta. Kafeina shkakton çrregullime të gjumit (megjithatë është shumë interesant fakti se për shumë prej nesh, kafeja e bën të pamundur zgjimin por jo fjetjen) dhe duke qenë se qëndron në sistem për shumë orë, ndikimi i saj në organizëm është afatgjatë. Kur mora vendimin të provoj kafenë e çikores në mëngjes, isha pak skeptike.

U befasova. Kafeja e çikores mund të mos ketë shijen e asaj të vërtetës, por aroma dhe shija e saj e pjekur dhe e pasur e ngjashme me kafenë, kombinohet mirë me fiqtë dhe elbin. Në pamje, ky lëng ngjan me kafenë dhe ka një aromë të ngjashme. Në lidhje me përfitimet fizike, vura re se cilësia e gjumit ishte përmirësuar (nuk po them që kjo ndodhi vetëm falë kafesë së çikores, por në përgjithësi falë stilit të jetesës pa kafeinë) dhe tretja po ashtu. Heqja dorë nga kafeina, me ndihmën e kafesë së çikores mes të gjithash më bëri një person plot gjallëri që në mëngjes.

Përfitimet kryesore të çikores

1. Shëndeti i zorrëve
Rrënja e çikores përmban inulinë, një fibër bimore e tretshme (që përdoret në suplementet për humbjen në peshë). Duke qenë se inulina është gjithashtu probiotik, ajo ndihmon edhe në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të zorrëve. Inulina ndihmon tretjen dhe zhbllokon konstipacionin.

2. Lufton inflamacionin
Polifenolët që gjenden tek çikorja kanë aftësinë për të luftuar inflamacionin, që është pikënisja e shumë sëmundjeve. Sa më i ulët inflamacioni, aq më i mirë shëndeti ynë.

3. Mbron mëlçinë
Gjyshi im kishte të drejtë. Çikorja mbron mëlçinë, sepse përmban sasi të mëdha të antioksidantëve natyralë dhe forcon sistemin imunitar, ndërkohë që largon toksinat nga ky organ.

Dëshiroj ta rekomandoj kafenë e çikores për të gjithë ata, që mendojnë të heqin dorë nga kafeina, por edhe ata që janë në kërkim të alternativave më të shëndetshme. Do t’ju duhet pak kohë të mësoheni me shijen, por përfitimet janë shumë të mëdha për t’u anashkaluar./AgroWeb.org

 

*AgroWeb sjell Shqipërinë me sytë e një Ruseje që jeton në Tiranë prej tre vitesh. Liana Suleymanova ka studiuar për histori në Universitetin Amerikan në Bullgari ku u njoh me Shqipërinë, e shkuara e të cilës e tërhoqi në mënyrë të veçantë. Interesi për këtë vend u zhvillua më tej gjatë studimeve master në Central European University në Budapest dhe në Akademinë Diplomatike në Vienë, ku ajo studioi në detaje historinë e Shqipërisë, veçanërisht periudhën nga sistemi komunist në demokraci.

Metodat e Mira Për Tharjen e Frutave në Shtëpi

Koha është shumë e mirë për të tharë frutat me duart e tua në shtëpi. Gjithashtu edhe kjo periudhë sjell disa produkte që më vonë do të mungojnë në treg. Qëllimi i tharjes është krijimi i frutave dhe perimeve të thata, të cilat mund të ruhen në temperaturë ambjenti për disa muaj.

Procesi i tharjes pengon rritjen e mikrobeve në produktin e tharë. AgroWeb.org do t’ju shpjegojë si bëhet tharja e produkteve të ndryshme ushqimore në kushtet artizanale në shtëpinë tuaj.

Tharja e frutave bëhet në ambjente të ajrosura, të thata, të ngrohta. Që ajrosja të jetë sa më e mire, mund të përdorni kanate rrjetash që luajnë rolin e vend-tharjeve. Këto vendosen disa centimetra mbi tokë, idealja është të vendosen në lartësinë e tavolinës.

Përpara tharjes, lajini fruta dhe hiqni nga to pjesët e dëmtuara. Disa fruta është mire të priten më dysh si kumbullat, fiqtë ose në feta si mollët, dardhët, hurmat dhe pjeshkat që të thahen më shpejt. Të njëjtën procedurë mund të ndiqni edhe me tharjen e portokalleve dhe limonëve nëse dëshironi.
Mirë është që frutat të vihen për tharje në mëngjes. Frutat hapen bollshëm në vendin e tharjes, pa cikur me njëra-tjetrën.

Ditët e para, frutat përzihen dhe kthehen nga ana tjetër shpeshherë gjatë ditës, mundësisht çdo orë. Kjo bëhet që tharja të kryhet sa më shpejt dhe në mënyrë të njëtrajtshme për të gjithë sipërfaqen e tyre. Frutat mund të mbulohen me napë ose rrjetë që të pengojë ngacmimin nga insektet.

Tharja direkte në diell shkakton humbje më të mëdha të vitaminave C dhe A, si dhe çngjyrosje të frutave të kuqe, të verdha prandaj këshillohet tharja në hije e këtyre. Hija mund të krijohet duke vënë një strehë mbi raftet e tharjes. Gjatë natës frutat mbulohen me pëlhurë ose futen në mjediset e brendshme që të mos marrin lagështirë.

Sa më shumë të fryjë ajri, sa më i thatë të jetë moti, sa më i nrgrohtë ajri, aq më shpejt thahen frutat. Zakonisht për 4-5 ditë procesi i tharjes do të ketë përfunduar. Për të kuptuar nëse janë tharë marrim disa prej tyre dhe i shtypim me dorë.

Nëse në dorë nuk mbetet lagështi dhe frutat nuk ngjiten pas dorës, kur e hapim grushtin, kjo do të thotë se tharja ka përfunduar. Frutat pasi janë tharë duhen ruajtur në vende të mbyllura që të mos thithin lagështirën e ajrit./AgroWeb.org

Tre Çajra Unikë nga Malet Shqiptare

Janë thesare të maleve të Shqipërisë. Shije dhe vlera unike që rigjenerojnë trupin dhe vitalizojnë organizmin. Janë tre çajra unikë që Shqipëria ka fatin t’i ketë. AgroWeb.org do t’ju njohë sot me çajin më të shijshëm dhe mirëbërës, një kombinim i çajit t&eeuml; malit, rigonit të kuq dhe sherebelës. Do të flasim për vlerat fantastike të këtyre bimëve për shëndetin dhe mënyrën si të përgatisni këtë çajin magjik.

Çaji i malit

Çaji shqiptar i malit përftohet nga gjethet e bimës së varietetit Sideritis Raeseri. Ky çaj bimor i maleve të Shqipërisë është konsumuar prej shekujsh falë vlerave të tij shëndetësore.

Çaji i malit është natyralisht pa kafeinë. Studiuesit kanë zbuluar se ekstraktet e çajit të malit ulin nivelet e tensionit të gjakut dhe qetësonin enët e gjakut. Studimet gjithashtu konfirmuan rolin pozitiv të kësaj bime për shëndetin e zemrës. Inflamacioni dhe toksiciteti ulen për një periudhë afatgjatë si pasojë e aftësive mbrojtëse të çajit shqiptar të malit.

Rigoni i Kuq

Rigoni i kuq është me famë si rigoni më i rrallë dhe me aftësi të mrekullueshme. Karakteristika e veçantë e tij është se kur bie në kontakt me ujin e nxehtë, aroma që lëshon është unike dhe nuk ka të krahasuar me rigonin e zakonshëm.

Studimet kanë treguar që në një gram rigon gjenden 42 herë më shumë antioksidantë se në një gram mollë, 30 herë më shumë antioksidantë se në një gram patate, 12 herë më shumë se në një gram portokalle dhe 4 herë më shumë se boronicat. Të dy varietetet e rigonit janë të pasur me hekur, mangan dhe minerale të tjera të rëndësishme për shëndetin e njeriut.

Çaji i rigonit ose çaji alpin ndihmon kundër të ftohtit, virozës, temperaturës, mungesës së tretjes, problemeve në stomak.

Sherebela

Në Shqipëri sherebela është një kulturë me shumë rëndësi. Natyra na ka bekuar me këtë bimë medicinale endemike, duke e pasur me bollëk kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe, aq sa dhe e eksportojmë në shumë vende të botës.

Çaji i sherebelës është për këtë arsye një burim i fuqishëm me antioksidantë, që sipas burimeve AgroWeb.org ndihmon për t’i mbajtur larg efektet shkatërruese të radikaleve të lira. Përbërësit fenolikë të sherebelës sigurojnë vlera antioksidante, të cilat mbrojnë ADN-në nga dëmtimet.

Efektet antioksiduese të çajit të sherebelës përmirësojnë funksionet jetësore të mëlçisë. Çaji i sherebelës ndihmon në reduktimin e ankthit dhe në përmirësimin e humorit. Çaji i sherebelës është shumë i mirë për uljen e temperaturës dhe të ftohtët, për zbutjen e acarimit të fytit, dhimbjen e kokës si dhe për problemet e tretjes.

Përgatitja e çajit magjik të ngrohtë ose të ftohtë

Përgatitja e këtij çaji kërkon përdorimin e luleve, kërcenjve dhe gjetheve të plota të të gjithë bimës. Ju nevojiten 2-3 kercenj të shkurtër të çajit të malit nga rreth 3-4 cm, 5-6 gjethe sherebele dhe gjysmë luge rigon të kuq pluhur, ose 5-6 gjethe të thara të bimës.

Hidhini në ujë të nxehtë duke mundësuar zierjen e lëngut për pesë deri në 10 minuta. Shija e këtij çaji është tokësore, por nëse përdorni lulet, do të ndjeni edhe aromën e tyre. Këtij çaji mund t’i shtoni mjaltë, qumësht ose limon sipas dëshirës./AgroWeb.org

Boronicat Shqiptare – Mes Vlerave të Frutave dhe Gjetheve Unike

Këto fruta kaq të vogla i bëjnë mrekullisht mirë trupit dhe mendjes sonë.

Boronica lufton inflamacionet, ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën.

Antioksidantët që gjenden tek boronicat janë aq të forta, sa janë të afta për të neutralizuar radikalet e lira që lidhen me zhvillimin e disa sëmundjeve të zemrës dhe gjakut. Ky super frut është jo vetëm shumë i shijshëm, por dhe super i shëndetshëm.

AgroWeb.org ju tregon se fruti i boronicës përmban acide organike, ëmbëlsi natyrale, taninë vitamina C dhe B, karoten, proteina dhe ekstrakte natyrale yndyrore. Për më tepër boronicat janë një burim i shkëlqyer manganezi, i cili luan një rol të shkëlqyer në konvertimin e karbohidrateve dhe yndyrnave në energji.

Boronicat shqiptare gjenden në të gjithë pjesën veriore të vendit deri në zonat kodrinore të Shqipërisë së mesme kryesisht në zonën e ahut. Frutat e vogla të boronicave marrin krejt lavdinë falë fuqisë së antioksidantëve, por edhe pjesë të tjera të bimës janë magjike në vlera.

Gjethet e boronicave

Edhe gjethet e boronicës janë shëruese, sepse janë pasuri e vërtetë e mineraleve të kaliumit, natriumit, manganit, kromit, hekurit dhe bakrit. Gjethet janë të pasura me vitaminë C, acide organike, saponinë, sheqer dhe taninë. Për të qenë efektive, gjethet duhet të vilen në pranverë para se bima të lulëzojë.

Nga gjethet e boronicës përgatitet pija e çajit që është funksionon si tonik i zemrës dhe diuretik i shkëlqyeshëm. Çaji i gjetheve të boronicës është i mirë për shërimin e veshkave dhe fshikëzës, ndërsa përdoret edhe si përbërës i përzierjeve bimore për shërimin e sëmundjes së sheqerit.

Në mjekësinë popullore, efekti shëruesi i boronicës theksohet deri në atë masë sa që e quajnë insulinë bimore. Përdoret edhe tek çrregullimet e aktivitetit të sistemit tretës dhe këshillohet të përdoret për të ndaluar t të vjellat, diarrenë, shtrëngimet e stomakut, madje edhe kollën e thatë.

Pija përftohet me vlimin e gjetheve të boronicës në ujë të nxehtë. Një grusht me gjethe të thara vlohen në 300-400 militra ujë dhe do të mjaftojë për dy kupa çaj. Lërini gjethet të vlojnë për 5-6 minuta, më pas hiqini nga zjarri që të ftohen. Dy gota çaj në ditë të shoqëruara me pak mjaltë janë një dozë e përshtatshme./AgroWeb.org

 

Buka e Tërshërës Plot Vlera e të Mira

Buka e tërshërës është një mrekulli në shije dhe në vlera. Tërshëra konsiderohet si një prej drithrave më të shëndetshëm.

Kur konsumoni bukë të gatuar me miell tërshëre, do të përfitoni të gjitha të mirat që vijnë prej këtij drithi. Ajo përmban një sasi të lartë të proteinave, fibrave, vitaminave B, manganit, selenit dhe magnezit. Lista e përfitimeve është me të vërtetë e gjatë.

Tërshëra nuk përmban gluten, ndaj mielli i përgatitur prej saj ka nevojë të përzihet me miell të bardhë ose miell të drithit të plotë për gatimin e bukëve me maja.

Kërkimet shkencore kanë treguar se nëse nuk e teproni, tërshëra mund të jetë e shëndetshme dhe t’u vijë në ndihmë njerëzve që vuajnë nga diabeti ose probleme me sheqerin në gjak.

Mielli i tërshërës së plotë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Ky lloj mielli ofron shumë ushqyes dhe nuk përmban gluten..

Për pjekje, mielli i tërshërës duhet kombinuar me miell tjetër dhe pavarësisht kësaj do t’i japë çdo recete një shije të pasur arrore.

Vlerat e tërshërës 

Parandalon sëmundjet kardiovaskulare

Antioksidantët tek tërshëra i bëjnë mirë zemrës, ndërkohë që fibrat ndihmojnë të ulin kolesterolin e keq, pa ndikuar tek kolesteroli i mirë.

Tërshëra përmban përbërës kimikë bimorë, veçanërisht atë të quajtur enterolakton që mbron zemrën nga sëmundjet, duke e mbajtur atë të shëndetshme. Tërshëra është një ushqim kryesor për zemrën.

Parandalon konstipacionin

Tërshëra është një burim i pasur i fibrave, të tretshme dhe të patretshme. Ajo ndihmon në rregullimin e lëvizjes së zorrëve dhe parandalon konstipacionin.

Mban nivelin e sheqerit nën kontroll

Duke qenë se ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak, ajo ul rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2. Për këtë arsye, diabetikët duhet ta konsumojnë tërshërën rregullisht.

Fibrat dhe karbohidratet komplekse ngadalësojnë transformimin e ushqimeve në sheqerna të thjeshta.

Ul hipertensionin

Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, një dozë ditore e tërshërës ndihmon kundër hipertensionit dhe pakëson shfaqjen e tij.

Burim i pasur magnezi

Tërshëra është një burim i pasur magnezi, thelbësor për funksionin e enzimave dhe për energji.

Ajo ndihmon në parandalimin e atakut në zemër dhe goditjeve në tru, duke qetësuar enët e gjakut, ndihmuar zemrën dhe rregulluar tensionin e gjakut./AgroWeb.org

Kaktusi, Perimja me Vlera të Habitshme

Vlerat shëndetsore të kaktusit të ngrënshëm janë të shumëanshme. Ato përfshijnë mbrojtjen e zemrës, përmirësimin e tretjes dhe forcimin e sistemit imunitar. Gjethet e kaktusit ndihmojnë në rregullimin e aktivitetit metabolik. Ato shpejtojnë formimin e kockave, kurimin e pagjumësisë dhe pakësimin e inflamacionit.

Kaktusi i fikut të detit është një perime që përgatitet nga petat e buta të ‘dardhës me gjemba’. Ato mund të jenë  në ngjyrë të gjelbër ose vjollcë dhe kanë përmasat e pëllëmbës së dorës. Këto petale të forta kanë një dendësi si ajo e specave jeshilë apo bishtajave dhe përfshihen kryesisht në gatimet me vezë ose mish të skuqur.

Vlerat ushqimore të kaktusit

Gjethet e kaktusit të fikut të detit kanë një përmbajtje të lartë vitaminash dhe ushqyesish. Ato janë të pasura me riboflavinënë, vitaminën B6, bakrin, hekurin, fibrën, vitaminat A, C dhe K, kalciumin, kaliumin, magnezin dhe manganin.

Ato janë burim i mirë i përbërësve organikë siç janë fitokimikatët dhe polisakaridet të cilat japin një kontribut të rëndësishëm në shëndet.

Më poshtë do të gjeni të listuara nga AgroWeb.org, përfitimet shëndetsore të kësaj perimeje të re.

Vlerat shëndetsore të kaktusit

Tretja: Gjethet e kaktusit të fikut të detit kanë një përmbajtje të lartë fibre, sidomos të asaj dietike. Kjo e fundit është thelbësore për proçesin e tretjes, sepse ndihmon lëvizjen e zorrëve.

Rënia në peshë: Përbërës të shumtë të gjethnajës së kaktusit ndihmojnë në rënien në peshë. Fibra e bën organizmin të ndihet i ngopur dhe parandalon çlirimin e ghrelinës, hormoni i urisë.

Ndihmon sistemin imunitar: Larmia e fitokimikatëve, flavonoidët, vitamina C dhe antioksidantë të tjerë i bëjnë këto gjethe të dobishme për sistemin imunitar.

Metabolizmi: Një nga aspektet më të rëndësishme të gjetheve të kaktusit të fikut të detit janë vitaminat dhe mineralet. Riboflavina, niacina, dhe vitamina B6 janë përbërës të rëndësishëm të metabolizmit qelizor dhe rregullimit të funksionit të enzimave..

Forcon kockat: Mineralet tek gjethet e kaktusit përmbajnë kalcium, një mineral thelbësor për formimin e kockave të forta ose shërimin e tyre.

Përmirëson gjumin: Kjo bimë përmban magnez, mineral i nevojshëm për gjumin. Ushqimet e pasura me magnez këshillohen për njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, ankthi kronik dhe nervozizmi. Magnezi nxit çlirimin e serotoninës në organizëm dhe rrjedhimisht rrit nivelet e melatoninës.

Inflamacioni: Lëngu i gjetheve të kaktusit luan një rol të rëndësishëm kundër inflamacionit në pjesë të ndryshme të trupit. Ky lëng special përmirëson simptomat e artritit, lëndimeve, dhimbjeve të kyçeve dhe kontraktimeve muskulare.

Shëndeti i lëkurës: Fitokimikiatët dhe antioksidantët i transformojnë këto gjethe në një mekanizëm të mirë mbrojtës kundër simptomave të plakjes së parakohshme, siç janë njollat ose rrudhat.

Diabeti: Ekstraktet e të ashtuquajturës ‘dardhë me gjemba’ janë të fuqishme në rregullimin e nivelit të glukozës në organizëm. Pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 mund të vërejnë nivele të ulëta të glukozës pas ngrënies, dhe si rrjedhojë mund ta menaxhojnë diabetin më lehtë.

Gjethet e fikut të detit, pas pastrimit nga gjembat mund t’i zieni e t’i përdorni në sallata apo gatime të ndryshme njësoj si perimet e tjera të gjelbra./AgroWeb.org