Shurup Thane – Receta më e Freskët dhe e Shëndetshme e Verës  

Shurupi i Thanës, i quajtur ndryshe nga disa amvisa si Rehani është i shijshëm, i lehtë dhe i freskët.

Shurupi i Thanës (Rehanina) është simboli i mjeshtërisë së amvisave shqiptare në përgatitjen e ëmbëlsirave unike të kuzhinës sonë tradicionale, veçanërsht traditë e jugut të Shqipërisë

Është pikërisht sezoni i thanave dhe AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën e përgatitjes së simbolit të Rehanisë me Thana.

Rehania e thanës është me patjetër ëmbëlsia që nuk duhet të mungojë absolutisht në kuzhinën e familjeve shqiptare, jo vetëm për shijen e saj fantastike të ëmbël, të athët por mbi të gjitha për vlerat kuruese që ajo mbart.

Një gotë shurup nga rehania e thanës apo një dy lugë rehani thane kanë qenë përherë kura natyrale e përdorur nga nënat e gjyshet për lehtësimin e dhimbjeve të barkut të shkaktuara nga i ftohti.

Gjithashtu, rehania e thanës përdoret edhe për lehtësimin e komplikacioneve të tjera që sjell i ftohti siç janë dhimbjet e fytit por edhe të kokës.

Më poshtë mund të ndiqni recetën e sugjeruar nga AgroWeb.orgpër ta përgatitur rehaninë e thanës krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Rehanisë me Thana

(Sasia e përbërësve përzgjidhet sipas preferencës mjafton që të respektohet raporti si më poshtë. Raporti për 1 kg thana është 500 gr sheqer dhe 2 l ujë)

2 kg thana

1 kg sheqer

4 litra ujë

Përgatitja

 Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të pastroni mirë me ujë bollshëm dhe vendosini në një tenxhere të madhe.

Shtoni më pas sheqerin dhe më pas ujin.

Vendosini në zjarr dhe lërini të zjejnë derisa uji të mbetet më pak se gjysma e sasisë së ujit të hedhur në fillim. Pra, gati 1 litër e pak më shumë.

Në këtë moment, largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Kalojeni në një kulluese të gjithë lëngun e përftuar në formën e shurupit dhe largoni copëzat e thanave.

Shurupin ruajeni në shishe qelqi në frigorifer.

Kur ta konsumoni, mjafton të hidhni një lugë nga shurupi i thanës në një gotë me ujë të ftohtë dhe ta përzjeni pak./AgroWeb.org

Sa Ndikon Mungesa E Gjumit Në Shëndetin E Syve – Efektet Në Shikim

Gjumi është thelbësor për rimëkëmbien e trurit, shërimin e trupit dhe shëndetin e syve.

Mungesa e tij ka ndikim të drejtpërdrejtë tek sytë dhe tek shikimi.

Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, lodhja e shkaktuar si pasojë e mungesës së gjumit ndikon negativisht tek shikimi dhe kujtesa.

Mungesa e gjumit përkeqëson çdo problem që mund të keni me sytë, ndërkohë që zgjimi i herëpashershëm si pasojë e problemeve me frymëmarrjen është kontribues në sëmundjet e syve.

Problemet Që Nxiten Ose Përkeqësohen Nga Mungesa E Gjumit 

Përtharja E Syve

Ekspertët thonë se mungesa e gjumit nuk shkakton përtharje të syve, por e përkeqëson këtë problem.

Mbyllja e syve gjatë gjumit ndihmon në lehtësimin e simptomave, ndaj kur njeriu nuk fle, syhet thahen më shumë.

Nga ana tjetër, përdorimi i ilaçeve të gjumit ka efekte anësore, një prej të cilëve është përtharja e membranës në pjesën e gojës dhe syve.

Glaukoma

Bëhet fjalë për sëmundje të syrit që shkaktohet nga dëmet e pariparueshme të nervit optik.

Një prej shkaktarëve të kësaj sëmundje është tensioni i ulët ose të lartë të gjakut gjatë natës, thonë informacionet e AgroWeb.org.

Kjo sëmundje njihet si hajdutja tinëzare e shikimit.

Sëmundja shfaqet pa simptoma.

Njerëzit që marrin medikamente kundër tensionit të lartë, kur shtrihen për të fjetur përjetojnë rënie të fortë të tensionit që shkatërron shikimin.

Një gjumë më i qetë ndikon pozitivisht.

Shëndeti I Syve Dhe i Gjithë Organizmit

Gjumi është element kyç në shëndetin e syve por edhe atë të përgjithshëm.

Një gjumë i mirë gjatë natës u jep syve forcë dhe qëndresë.

Po ashtu, përpunimi i ushqyesve nga mëlçia është më i mirë kur sytë janë të mbyllur dhe trupi është i qetë e në gjumë të paqtë.

Përpiquni të krijoni një rutinë të shëndetshme gjumi./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Vetitë Shëruese Të Boronicave Të Veriut – Pse Është Superfruti Shqiptar Më i Kërkuar

Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë.

Antioksidantët që gjenden te boronicat janë aq të forta sa janë të afta për të neutralizuar radikalet e lira që lidhen me zhvillimin e disa sëmundjeve kardiovaskolare apo tumorale.

Pa yndyrna dhe me vetëm 84 kalori për një kupë, boronicat janë të pasura me fibra që të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

Në Shqipëri boronicat kultivohen gjerësisht në trevat veriore të vendit.

Por, boronicat e Tropojës, Kukësit dhe Pukës e kanë më të lehtë të tregëtohen në Kosovë dhe Mal të Zi dhe që nga aty më pas shpërndahen në tregjet evropiane, sesa të zbresin poshtë në Tiranë apo dhe në çdo qytet tjetër në vend.

Arsyeja se pse boronicat nuk mbërrijnë dot në kryqytet dhe në çdo qytet të vendit është mungesa e dhomave frigoriferike për t’i mbajtur boronicat e freskëta.

Udhëtimi prej disa orësh në automjete të zakonshme do të ishte fundi i freskisë së boronicave veriore shqiptare.

AgroWeb ka përgatitur listën e 10 vlerave më të mira të boronicave

Kanë pak kalori, por shumë vlera ushqyese

Boronica është një frut i vogël me ngjyrë blu të purpurt. Boronica janë të vogla, rreth 5-16 milimetra në diametër, dhe një kurorë të vogël në majë.

Ato janë ndër manaferrat më vlerat më të mëdha ushqyese. Një kupë (148 gramë) boronica përmban; Fibër 4 gramë, 24% të nevojave ditore për Vitaminë C, 36% të nevojave për Vitaminë K, 25% të nevojave ditore për manganez. Ato kanë 85% ujë në përbërje.

Janë mbreti i ushqimeve antioksidante

Ato kanë kapacitetin më të lartë antioksidant ndër të gjitha frutat dhe perimet që konsumojmë zakonisht.

Flavonoidët e gjendur tek boronicat janë përbërësi më i mirë antioksdant. Është vërtetuar se këta përbërës rrisin nivelin antioksidues brenda trupit.

Ulin dëmtimin e ADN-së, duke ndihmuar në mbrojtjen kundër plakjes dhe ndaj tumoreve

Dëmtimi i ADN-së është pjesë e jetës së përditshme. Thuhet se kjo ndodh dhjetra mijëra herë në ditë, në çdo qelizë të trupit.

Dëmtimi i ADN-së është pjesë e arsyes që ne plakemi dhe ky dëmtim luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjeve tumorale.

Për shkak se boronicat kanë sasi të mëdha antioksidantësh, ato ndihmojnë të neutralizohen disa nga radikalet e lira që shkaktojnë dëmtimin e ADN-së tonë.

Në një studim që zgjati 4 javë, 168 pjesëmarrës pinë 1 litër përzierje të boronicës me lëng molle, çdo ditë. Në fund të studimit, dëmtimi oksidativ i ADN-së, për shkak të radikaleve të lira, u reduktua me 20%.

Mbrojnë kolesterolin në gjak

Dëmtimi oksidativ nuk ndodh vetëm në qelizat tona dhe në ADN. Ky dëmtim është gjithashtu problematik kur lipoproteina (kolesteroli “i keq”) oksidohet.

Në fakt, oksidimi i kolesterolit të keq ndikon shumë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

50 gramë boronica në ditë shërbyen për të ulur oksidimin e kolesterolit me 27% në disa pjesëmarrës të shëndoshë, pas një periudhe prej tetë javësh.

Ulin tensionin e gjakut

Në një studim, individë me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës vërejtën një ulje 4-6% të presionit të gjakut (tensionit të lartë), pas konsumimit të 50 gramë boronica në ditë, për tetë javë.

Ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës

Është e rëndësishme të kuptohet se kur flasim për ulje të rrezikut përmes konsumit të boronicave, flasim për faktorët e rrezikut, jo për sëmundjet aktuale.

Në një studim të vitit 2013, 93,600 infermierë konsumuan shumë antocinisis (antioksidantë kryesorë që gjenden te boronica) duke ulur me 32% rrezikun për atak të zemrës.

Ndihmojnë në funksionimin e trurit dhe në përmirësimin e kujtesës

Antioksidantët përbërës të boronicave duket se kanë ndikime pozitive në funksionimin e trurit duke vonuar edhe rënien e funksioneve të tij të lidhura me moshën.

Një studim që zgjati gjashtë vjet, ku morën pjesë 16,010 të moshuar vërtetoi se boronicat dhe luleshtrydhet vonuan plakjen me deri 2.5 vjet.

Kanë efekt anti-diabetik

Boronicat kanë shumë më pak sheqer krahasuar me frutat e tjera.

Një kupë përmban vetëm 15 gramë sheqer natyral, aq sa një mollë e vogël apo një portokall.

Përbërësit e boronicave ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve urinare

Boronicat përmbajnë substanca që mund të parandalojnë veshjen e mureve të fshikëzës nga baktere të ndryshme. Këto përbërës janë të dobishëm në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar.

Ndihmojnë në uljen e dëmtimit të muskujve pas stërvitjes

Stërvitja e fortë për trupin mund të çojë në dhimbje të muskujve dhe lodhje. Kjo nxitet pjesërisht nga inflamacioni dhe stresi oksidativ në indet e muskujve. Është e qartë se boronicat janë tepër të shëndetshme.

Konsumi i boronicave mund të zvogëlojë dëmin që ndodh në nivel molekular, duke minimizuar dhimbjet dhe reduktuar uljen në performancën e muskujve.

Fakti që ato janë të shijshme, me ngjyrë të bukur dhe mund të shijohen si të freskëta edhe të ngrira, i bën ato edhe më të mira./AgroWeb.org

Cilat Janë Simptomat E Reumatizmës Dhe Artritit Që Nuk Duhet T’i Injoroni

Diagnostifikimi në kohë i shumë sëmundjeve bëhet më i lehtë nëse njeriu ‘i vë veshin’ trupit të tij.

I tillë është rasti i dhimbjeve të kyçeve ose artritit reumatoid.

Çfarë Është Artriti Reumatoid?

Kjo sëmundje ka të bëjë me inflamacionin kronik që prek kyçet dhe godet më shumë femrat se meshkujt.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, artriti reumatoid është sëmundje autoimunitare.

Kjo do të thotë se sistemi imunitar i njeriut del nga shinat dhe sulmon organizmin.

Një sulm i tillë kryhet nga rruazat e bardha të gjakut që në vend se të sulmojnë bakteret dhe infeksionet, godasin indet e shëndetshme rreth kyçeve.

Sëmundja është e menaxhueshme nëpërmjet medikamenteve.

Si Të Dalloni Simptomat E Artritit Reumatoid

Dhimbja e Kyçeve

Dhimbja është simptoma kryesore që karakterizon këtë sëmundje.

Dhimbja në fillim nis tek gishtat dhe më pas përhapet tek kyçet, shpatullat, ijet dhe gjunjët.

Dhimbja e kyçeve të dorës është një tregues i rëndësishëm në diagnostikimin e kësaj sëmundjeje.

Ndjesia E Ngurtësisë

Kjo sëmundje shoqërohet edhe me ndjesinë e ngurtësisë së kyçeve gjë që shfaqet që në mëngjes.

Zakonisht, njeriu ka vështirësi në lëvizjen e kyçeve.

Nëse kjo simptomë zgjat më shumë se gjashtë javë, AgroWeb.org ju rekomandon të konsultoheni me një mjek.

Enjtja

Në fillimet e saj, sëmundja shfaqet edhe me enjtjen e kyçeve dhe gishtave të dorës dhe të këmbës.

Ju mund të hasni vështirësi edhe në veshjen e këpucëve si pasojë e enjtjes.

Nxehtësi E Padurueshme

Një gjë e tillë mund të mos jetë shumë e dukshme, por kyçet e prekura nga inflamacioni ndihen shumë të nxehta në prekje.

Zakonisht kur kyçet dhe gishtat janë tepër të nxehtë ato janë edhe të ngurtë.

Mosfunksionimi I Kyçeve

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo sëmundje pengon kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

Nëse ajo prek kryesisht gjunjtë, ju mund të keni vështirësi të ngjisni ose zbrisni shkallët.

Lodhje

Të gjithë njerëzit e prekur nga kjo sëmundje ndihen tepër të lodhur.

Lodhja është simptomë kryesore e shumë sëmundjeve autoimunitare.

Ndjesia E Të Qenit Sëmurë

Artriti reumatoid shkon përtej dhimbjes së kyçeve.

Njerëzit e prekur prej tij ndihen sikur janë të sëmurë nga diçka më e madhe sepse ndihen më të lodhur dhe në agoni.

Humbja E Masës Muskulare

Nëse vini re një rënie të masës muskulare ose forcës dhe qëndresës, duhet të konsultoheni me një mjek.

Rënia e masës muskulare zakonisht ndodh një vit pas shfaqjes së sëmundjes.

Depresioni

Studimet thonë se depresioni është nga dy deri në katër herë më i përhapur te pacientët me artritit reumatoid.

Kjo ndodh sepse inflamacioni ndikon edhe sistemin nervor.

Irritim Të Syve Dhe Gojës

Ndonjëherë, sëmundja shfaqet edhe me irritim dhe përtharje të syve dhe të gojës.

Artriti reumatoid shkakton inflamacion edhe të gjëndrave të pështymës dhe lotit.

Dëmtim Të Nervave, Lëkurës Dhe Organeve

Inflamacioni prek edhe enët e gjakut dhe shkakton edemë të lëkurës.

Kur inflamacioni ndikon tek nervat, gjymtyrët mpihen ose dobësohen.

Njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kyçeve janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, mushkërive apo sistemit tretës./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Të Ëmblit e Verës – Zbuloni Llojet Më Të Mira Të Fiqve

Nga të gjithë produktet, fiqtë janë ato që ngjallin më shumë kujtime veçanërisht nga fëmijëria teksa shumë prej nesh kacavirreshin nëpër pemë për të mbledhur fiq.

Por, ajo që nuk dinim e ndoshta shumë prej nesh nuk e dinë akoma, është se fiqtë janë një burim shumë i pasur me fibra dhe plot me vitamina e minerale.

Fiqtë janë të pasur me kalium, kalcium, magnez, hekur si dhe janë një burim shumë i mirë me antioksidantë, me vitamina A, E dhe K që kontribuojnë në shëndet dhe mirëqenie.

Fiqtë luajnë një rol shumë jetësor në organizëm sidomos për të kundërshtuar efektet e kripës, e cila zvogëlon përthithjen e kaliumit dhe rrit tensioni e gjakut.

Fiku klasifikohet kryesisht në bazë të ngjyrës që ka dhe mund të jetë jeshil, i verdhë, vjollcë, i zi dhe i bardhë.

Duke marrë për bazë ngjyrën, përzgjedhja e fikut lehtësohet ndjeshëm. Një fik i pjekur siç duhet arrin të ruajë ngjyrën edhe pasi është këputur.

Fiqtë i gjejmë në përmasa të ndryshme, të vegjël, mesatarë dhe të mëdhenj. Në bazë të përmasës, ndryshon edhe shija dhe aroma e frutit.

Natyra e ngjyros fikun me disa prej nuancave më të bukura si në pjesën e jashtme, ashtu edhe në brendësi të tij. Tuli i fikut shpesh ka ngjyrë të zbehtë, të kuqe ose vjollcë, në varësi të kultivarit.

Tipet dhe llojet e fiqve

Në botë numërohen mbi 700 lloje fiqsh. Jeshilët janë më të përhapurit, dhe më pas vijnë të verdhët. Fiqtë jeshilë janë më të përdorurit në botë për tharje, pjekje, gatime dhe për ngrënie.

Në përgjithësi, fiqtë klasifikohen në katër tipe kryesore: Caprifig, Calimyrna, fiqtë e zakonshëm dhe fiqtë e kultivarit San Pedro.

Pavarësisht ngjyrës, fiqtë i përkasin të paktën njërës prej këtyre kategorive. Fiqtë jeshilë janë të lehtë për t’u rritur.

Kjo pasi falë ngjyrës, fruti përshtatet shumë me pemën dhe rrjedhimisht gjasat janë më të pakëta që fiku të bjerë pre e zogjve apo kafshëve.

Fiqtë e zinj nga ana tjetër ia kalojnë varieteteve të tjera me ngjyrë të kuqe, kafe ose vjollcë.

Fiqtë e zinj karakterizohen nga përmbajtja më e lartë e sheqerit natyral dhe ëmbëlsia që dhurojnë është e pashoqe.

Ata përmbajnë madje edhe më shumë zink që është një kontribues kryesor në prodhimin e testosteronit, një nga hormonet mashkullore më të rëndësishme.

Në aspekt vlerash, duhet të dini që si fiqtë jeshilë ashtu edhe ata të zinj ofrojnë të njëjtat përfitime, duke nisur nga shmangia e rrezikut të zhvillimit të radikaleve të lira dhe shfaqjes së diabetit./AgroWeb.org

Farat e Shalqinit – Burim Vitaminash për Organizmin

Ngrënia e shalqinit është një proces që sfidohet nga farat e shumta të tij. Zgjedhja është e qartë. Ose duhet t’i pështysh ose t’i hash.

Cilëndo prej këtyre alternativave të zgjidhni, ajo që duhet të dini është se farat e shalqinit kanë një pasuri vlerash, të cilat kur t’i lexoni do ju bëjnë t’i shihni ato me sy tjetër.

Farat e shalqinit përmbajnë pak kalori por shumë ushqyes.

Kur piqen ato bëhen krokante dhe lehtësisht mund të zëvendësojnë alternativa të tjera mes farave të pashëndetshme.

Pjekja e farave

Pjekja e farave të shalqinit është e lehtë.

Gradojeni furrën në 160 gradë dhe vendosini farat në një letër pjekjeje. Nevojiten 15 minuta për pjekjen e farave.

Gjatë këtyre minutave trazojini herë pas here që të garantoni një pjekje të barabartë.

Në vend të patatinave

Hiqni dorë nga patatinat dhe zgjidhni farat. Ngrënia e farave të shalqinit kërkon kohë, ndaj një grusht me fara zgjat më shumë se një qese me patatina.

Farat mund të marrin shije më të mirë nëse i lyeni me kripë dhe vaj ulliri ose kanellë dhe sheqer. Për më shumë shije mund të zgjidhni lëng limoni jeshil dhe spec djegës.

Vlerat ushqimore

Vlerat ushqimore të farave varen nga sasia që do të konsumoni.

Duke qenë se ato janë të vogla, do ju nevojiten shumë prej tyre që të korrni përfitimet.

Megjithatë, farat e shalqinit janë shumë më të mira në aspektin ushqimor në krahasim me ushqime të tjera të shpejta.

Më pak kalori

Në 30 gramë me fara shalqini gjenden 158 kalori, pothuaj njësoj me një qese me patatina që përmban 160 kalori.

Në 30 gramë gjenden 400 fara shalqini, por në 30 gramë gjenden 15 patatina, ndaj niveli i kalorive është i zhdrejtë.

Një grusht me fara shalqini peshon 4 gramë dhe numëron 56 fara të cilat japin 22 kalori, ndjeshëm më pak se një qese me patatina.

Magnezi

Magnezi është një prej mineraleve të ndryshme që gjenden tek farat e shalqinit.

Në një racion prej 4 gramë fara gjenden 21 mg magnez. Të rriturit duhet të konsumojnë 400 mg të këtij minerali çdo ditë.

Magnezi është thelbësor për shumë prej funksioneve të organizmit, siç janë nervat, muskujt, sistemi imunitar, shëndeti i zemrës dhe ai i kockave.

Hekuri

Një grusht me fara shalqini përmban rreth 0.29 mg hekur.

Doza e rekomanduar ditore është 18 mg hekur në ditë. Hekuri është një përbërës i rëndësishëm i hemoglobinës, që transporton oksigjenin në organizëm dhe ndihmon në konvertimin e kalorive në energji.

Folati

Në një racion farash gjenden 2 μ folat ndërkohë që doza e rekomanduar ditore është 400 μ në ditë.

Folati, i njohur si acidi folik ose vitamina B-9, është i rëndësishëm për funksionin e duhur të trurit dhe kontrollon nivelet e homocisteinës.

Femrat që duan të krijojnë familje, kanë nevojë për më shumë folat sepse mungesa e tij shkakton difekte në lindje.

Yndyrna të mira

Farat e shalqinit janë një burim i mirë i acideve yndyrore mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura ose 0.3 dhe 1.1 gramë, respektivisht.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se këto yndyrna janë të dobishme për mbrojtjen e zemrës dhe uljen e kolesterolit të keq në gjak./AgroWeb.org

Të Skuqura, Të Ziera apo Të Pjekura – Kur Humbin Vlerat e Perimeve Më Shumë

Antioksidantët janë substanca shumë të fuqishme që e mbrojnë organizmin nga sëmundjet e ndryshme.

Trupi arrin të prodhojë disa antioksidantë, ndërsa pjesa tjetër merret nga frutat, perimet dhe barishtet.

Mënyra e gatimit të tyre kanë një ndikim domethënës në nivelin e antikoksidantëve që përthithen nga organizmi.

AgroWeb.org ju sjell një informacion krejt të vlefshëm mbi mënyrat më të mira

Si Të Merrni Më Shumë Antioksidantë Nga Ushqimi

Ekspozimi i tejzgjatur i ushqimeve ndaj nxehtësisë ka një ndikim domethënës në përmbajtjen e antioksidantëve.

Zierja

Zierja shkakton humbjen më të madhe të antioksidantëve tek perimet.

Kjo humbje arrin deri në 60 përqind, sipas shkencëtarëve.

Antioksidantët janë si vitamina C, ndaj ato treten në ujë.

Perimet duhen zier vetëm në rast se jeni duke gatuar supë.

Gatimi Me Avull

Avulli është një metodë e shëndetshme e gatimit të perimeve, megjithatë edhe nëpërmjet saj, antioksidantët humbasin.

Nëse doni të ruani antioksidantët, AgroWeb.org ju këshillon që gatimi me avull duhet të jetë i përgjysmuar, dhe perimet të jenë krokante por ama do të jenë të pasura me antioksidantë.

Skuqja e Shpejtë (në tigan pa yndyrë)

Kjo metodë ruan sasinë më të madhe të antioksidantëve tek perimet.

Në këtë mënyrë mund të përdorni sasi tepër të vogla të yndyrës për gatimin e perimeve në temperature të larta në një kohë të shkurtër.

Nxehtësia sigurisht nuk është një armike e antioksidantëve, ndaj AgroWeb.org vë në dukje kohëzgjatja e ekspozimit ndaj nxehtësisë është plot pasoja.

Kaurdisja ose skuqja përbën gatimin më të shpejtë sepse ushqimi është gjithë kohën në lëvizje dhe ekspozimi ndaj nxehtësisë është minimal.

Pjekja

Pjekja është metoda e dytë më e mirë e gatimit të perimeve dhe ruajtjes së antioksidantëve.

Nëpërmjet saj, perimet ruajnë edhe vitaminat dhe mineralet.

Antioksidantët gjenden edhe tek ushqimet që nuk gatuhen si frutat, arrorët dhe farat.

Përfshirja e tyre në regjimin tuaj ushqimor, bashkë me perimet që gatuhen në mënyrë e duhur, garanton përthithjen maksimale të antioksidantëve.

Këto të fundit janë thelbësore në eliminimin e radikaleve të lira të cilat shkaktojnë shumë sëmundje./AgroWeb.org

Lidhja e Fortë Mes Diabetit Dhe Shëndetit Të Zemrës – Çfarë Duhet Të Keni Kujdes

Njerëzit që janë diagnostikuar me nivel të lartë të sheqerit në gjak ose diabet të tipit dy, duhet të tregohen jashtëzakonisht të kujdesshëm me shëndetin e zemrës.

Sipas studimeve të fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org, diabetikët janë ndjeshëm më të rrezikuar nga një atak në zemër.

Meshkujt e prekur nga diabeti janë dy herë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës se ata që nuk janë me diabet.

Nga ana tjetër, gratë e prekura nga diabeti janë tre ose katër herë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës.

Ekspertët e kanë pranuar tashmë lidhjen e fortë që ekziston mes diabetit dhe shëndetit të zemrës.

Lidhja E Ngushtë Mes Shëndetit Të Zemrës Dhe Diabetit

Studimet e fundit kanë arritur të identifikojnë një lidhje biologjike që aktivizohet kur nivelet e sheqerit në gjak janë më të larta se zakonisht.

Një gjë e tillë shkakton rrahje të çrregullta të zemrës.

Ky problem njihet si aritmi kardiake e cila më pas çon drejt kolapsit të zemrës.

Studimi thotë se identifikimi i kësaj lidhjeje shërben për krijimin e kurave të reja për sëmundjet e zemrës të nxitura nga diabeti.

AgroWeb.org rekomandon që të sëmurët me diabet të bëjnë kontrolle të shpeshta të zemrës.

Kujdes Me Kolesterolin Dhe Tensionin

Ekspertët thonë se diabetikët duhet të tregohen të kujdesshëm jo vetëm me tensionin e gjakut por edhe me kolesterolin.

Këto dy probleme shënjojnë të ashtuquajturën sindroma metabolike e cila përmban një sërë veçorish të lidhura ngushtë me diabetin e tipit 2.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, tensioni i lartë është një simptomë ndaj të cilës diabetikët duhet të tregojnë kujdes.

Megjithatë, të gjitha problemet e lartpërmendura janë kontribues të fortë në rrezikun e një ataku në zemër.

Zbulimi i kësaj lidhje të ngushtë duhet të shërbejë si një alarm për diabetikët.

Këta të fundit duhet të kujdesen për shëndetin e zemrës së tyre, nëpërmjet një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Por nuk duhen lënë pas dore aktiviteti fizik dhe medikamentet e duhura sipas këshillës së mjekut. /AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Seminar Me Rëndësi Mbi Standartet e Sigurisë Ushqimore Në Aktivitetet e Agrobiznesit

Në kuadër të projektit ndërkufitar IPA të financuar nga BE-ja mbi “Standardet dhe Çertifikimi i produkteve Bujqësore, Ngritja e Kapaciteteve në përthithjen e Fondeve dhe Strategjitë e Marketingut në Mbështetje të Rritjes Ekonomike dhe Tregtisë të Agrobizneseve”, partnerët zbatues të tij, Creative Business Solutions (CBS), Agjensia për Zhvillim Rajonal-2 dhe Komuna Dibër, organizuan në data 12 dhe 13 Korrik në Dibër të Madhe dhe në  qytetin e Peshkopisë, seminarin me tematikë mbi Standartet e Sigurisë Ushqimore në aktivitetet e Agrobiznesit.

Trajnimi i specializuar me lektorë ndërkombëtarë synoi rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit të agrobizneseve të Rajonit të Dibrës, në të dyja anët e kufirit, mbi  rëndësinë e standardeve ushqimore dhe çertifikimeve të tyre si ISO 22000, HACCP, Global Gap, Organic etj.

Qëllimi i këtij seminari ishte përmirësimi i kapaciteteve lokale duke përfshirë stafin e bizneseve dhe njohuritë e ekspertëve lokalë si faktore te rëndësishem nëpërmirësimin e cilësisë së produkteve dhe rritjes së eksporteve.

Mungesa e çertifikimeve të përshtatshme që përputhen me kërkesat e tregut të BE dhe përmbushja e standardeve ushqimore kombëtare, mbetet një nga sfidat më të mëdha për prodhuesit dhe përpunuesit bujqësorë në Shqipëri dhe Maqedoni, për të hyrë në tregjet e BE-se.

Çertifikimet e Duhura Ndihmojnë Eksportet

Pavarësisht faktit që sektori bujqësor mbetet burimi kryesor i të ardhurave për një numër të konsiderueshëm familjesh, mungesat e standardeve kryesore ushqimore dhe e çertifikimeve, ndikojnë në uljen e potencialit të tregtimit të prodhimeve agro në tregje më të mëdha konkuruese.

Në këtë trajnim dy ditor morën pjesë rreth 90 agrobiznese si dhe përfaqësues të pushtetit lokal të Peshkopisë dhe të Dibrës së Madhe, inspektorë të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor etj.

Ata u njohën me një modul që në përmbajtje të vetë përfshinte njohuri dhe specifika mbi disa standarte ushqimore, të cilët tashme jane një kërkesë e domosdoshme për tregun në të gjitha nivelet e tij dhe në të njëjtën kohë një detyrim kundrejt konsumatorit.

Ky seminar do të pasohet me përzgjedhjen e 20 agrobizneseve nga të dy rajonet kufitare të Dibrës, të cilët do të asistohen nga ekspertë të fushës për implementimin e standarteve specifike në varësi të aktiviteteve dhe çertifikimin e tyre nga Trupa Ndërkombëtare Çertifikimi.

Kjo ndërhyrje do të rrise cilësinë dhe njëkohësisht do tëmundësojë krijimin e markave për disa produkte tradicionale të rajonit tëcilat do tëkenë mundësine të konkurojnë në rrjetet e supermarketeve dhe tregjeve kombëtare dhe ndërkombëtare./AgroWeb.org

Klikoni këtu për versionin e lajmit në Anglisht

Shurupi i Dorëzonjës – Zbuloni Përdorimet për Shëndet të Mirë

Asgjë nuk i personifikon më mirë stinët e ngrohta se sa aroma e ëmbël e dorëzonjave.

Përveç aromës shumë të mirë, kjo lule ka dhe shumë veti shëndetësore, madje është përdorur që në lashtësi për shumë kura të ndryshme.

Vlerat shëndetësore

Dorëzonja arrin të luftojë teperaturën e lartë ta trupit si dhe inflamacionin e organizmit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, Dorëzonja ndihmon mëlçinë dhe sistemin limfatik në proçesin e detoksifikimit dhe përmes mineraleve që përmban lëngu i saj, qetëson sistemin nervor.

Nga mjekësia popullore ajo është përdorur në shumë kombinime bimore për të ruajtur masën muskulore të organizmit tonë dhe për të luftuar mykun.

Por vetia që nuk njihet shumë, në lidhje me dorëzonjën, është se shurupi i saj ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Si të Përgatisni Shurupin e Dorëzonjës

Shurupi i dorëzonjës ka një shije të lehtë dhe të ëmbël, njësoj si dhe aroma e vet lules.

Kjo recetë, të cilën AgroWeb.org e sjell më poshtë është fare e lehtë dhe mund të bëhet në kushte shtëpie.

Përbërësit

100 g lule dorëzonje

2 gota me ujë

½  gotë me sheëqer

Përgatitja

Në një tenxhere të vogël hidhni ujin dhe lulet e dorëzonjës dhe vendoseni në zjarr të lartë.

Duhet ta lini që uji të filloj të ziejë.

Sapo bulëzat e para të vlimit të jenë formuar, uleni nxehtësinë në një nivel mesatar.

Kur niveli i ujit të jetë përgjysmuar, kullojmë ujin në një tenxhere dhe aty shtojmë sheqerin.

E trazojmë derisa kokrrat e tij të jenë shkrirë plotësisht.

Përzierjen e vendosim përsëri në zjarr dhe e lëmë për 5-10 minuta.

Kalojeni shurupin e dorëzonjave në një enë qelqi dhe pasi të jetë ftohur mund ta vendosni në frigorifer.

Mënyra më e mirë për ta përdorur është nëse shtoni një deri në dy lugë gjelle të këtij shurupi në një gotë me ujë dhe ta konsumoni në mëngjes.

Pas disa ditësh do të vini re një lehtësim në frymëmarrje.

Madje është dhe efikas për personat që tymosin cigare, si një pastrues për rrugët e frymëmarrjes./AgroWeb.org

Hurma Arabie me Qumësht – Kura që Bën Mrekulli për Shëndetin

Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për t’u mbrojtur nga sëmundjet, për të mbajtur organizmin e fortë dhe mendjen e mprehtë.

Hurmat e arabisë kanë vlera të larta shëruese por të kombinuara në një kurë me qumësht fuqia e tyre në mbrojtje të shëndetit bëhet e jashtëzakonshme.

Më poshtë, do të mësoni nga AgroWeb.org një kurë të thjeshtë në përgatitje por fantastike dhe mirëbërëse për gjithë trupin dhe si ta përgatisni atë në shtëpi.

Këtë kurë mund ta përgatisni dhe ta konsumoni çdo ditë duke përfituar maksimalisht vlera ushqyese dhe një organizëm të shëndetshëm gjithashtu.

Përfitimet shëndetësore të kurës me hurma arabie dhe qumësht

Hurmat e arabisë përbajnë disa lloje sheqernash të cilat nuk kanë nevojë të treten pasi përthithen menjëherë nga gjaku dhe transferohen tek muskujt dhe truri duke ndihmuar ndërkohë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Të kombinuara me qumësht, ato i japin trupit energji duke ndihmuar në mirëfunksionimin e të gjitha organeve të trupit.

Sipas studimeve të cilave i referohet AgroWeb.org, një gotë qumësht me hurma arabie çdo ditë i dhuron trupit të gjitha vlerat ushqyese si hekur, fosfor, kalium, zink, magnez, vitaminë A,D dhe C dhe mbron organizmin nga ushqimet e dëmshme apo të pa shëndetshme.

Kjo kurë ndihmon në mbajtjen e enëve të gjakut të shëndetshme, sistemit nervor, veshkave, ndihmon konstipacionin, mbron kockat duke parandaluar dobësimin e tyre, forcon sistemin imuntar dhe ndihmon mëlçinë të pastrohet nga toksinat.

Për Aneminë dhe Zemrën

Sipas të dhënave të AgroWeb.org qumështi dhe hurmat e arabisë ndihmojnë organizmin të luftojë aneminë.

Kjo kurë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në zhbllokimin e arterieve duke mbrojtur zemrën. 

Hurmat e arabisë bashkë me qumështin shndërrrohen në një agjent të fuqishëm kundër virozave, baktereve dhe infeksioneve ndërsa ndikojnë në forcimin e muskujve dhe kyçeve gjithashtu.

Forcon Shikimin dhe Dëgjimin

Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org, konsumimi i qumështit me hurma arabie përmirëson nivelin e shikimit duke forcuar në tërësi shëndetin e syve.

Gjithashtu kjo kurë ndihmon në shëndetin e veshëve, forcon dëgjimin si dhe sistemin nervor në tërësi.

Redukton stresin dhe irritimet dhe dhuron qetësi shpirtërore dhe mendore.

Falë vlerave të larta ushqyese, qumështi me hurma arabie ndihmon edhe në forcimin e dhëmbëve gjithashtu.

Përgatitja e kurës më qumësht dhe hurma arabie 

Pastroni me ujë të rrjedhshëm 7 hurma arabie. Largojini bërthamën dhe pjesën e tulit priteni në dy pjesë.

Kalojini në mikser dhe më pas shtoni një gotë me qumësht. Kalojini sërish në mikser derisa masa të njëtrajtësohet. Më pas hidheni në një gotë dhe pijeni menjëherë.

Mund ta pini çdo ditë herët në mëngjes por edhe gjatë ditës apo në mbrëmje./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

 

Frutat Që Të Shëndoshin- Cilat Kanë Më Shumë Kalori?

Frutat i bëjnë shumë mirë organizmit dhe shëndetit.

Kjo vështirë të mohohet apo kundërshtohet.

Frutat përmbajnë shumë minerale, vitamina, antioksidantë dhe fibër.

Kjo pasuri vlerash është arsyeja përse shkencëtarët insistojnë se rritja e konsumit të frutave dhe perimeve mund të përgjysmojë rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kronike.

Ndaj ju duhet të hani shumë fruta, ama nëse po përpiqeni të humbni në peshë, ngrënia e panumërt e frutave do të ketë një efekt negativ.

E vërteta është se frutat përmbajnë kalori dhe sheqerna natyralë, ndaj nuk duhet të konsumoni më shumë se dy racione në ditë.

Frutat mund t’i konsumoni në vend të ëmbëlsirave ose për të shuar nepsin për sheqer, thonë ekspertët.

Sipas tyre, njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga frutat, por thjesht të përkujdesen për racionet.

Frutat si avokado, arra e kokosit, frutat e thata dhe lëngjet e frutave kanë kalori.

Frutat e pyllit përmbajnë shumë pak kalori dhe fibër duke ju mbajtur të ngopur për shumë kohë.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org listën e plotë të frutave që shoqërohen me shumë kalori, pavarësisht vlerave ushqimore.

Avokado

Një avokado e vetme përmban 322 kalori.

Megjithatë ky frut është shumë i mirë për zemrën sepse përmban yndyrna mono-të-pangopura.

Një avokado përmban 30 gramë nga këto yndyrna.

Rrjedhimisht ju këshillojmë të hani gjysëm avokadoje në ditë.

Përpos yndyrnave, avokado përmban edhe fibër që është shumë e mirë për tretjen.

Fiqtë

Pesë fiq të vegjël përmbajnë 150 kalori

Fiqtë janë shumë të ëmbël dhe një kokërr përmban 7 gram sheqer.

Megjithatë, bashkë me sheqerin përfitoni vitaminën K dhe manganin.

Hurmat e Arabisë

100 gramë me hurma Arabie përmbajnë 277 kalori.

30 gramë hurma ofrojnë 25 gramë sheqerna natyralë.

Megjithatë mos u shqetësoni sepse hurmat e Arabisë janë një burim shumë i mirë fibre.

Arra e kokosit

Një filxhan me grimca të arrës së kokosit përmban 466 kalori.

Ky frut tropikal përmban yndyrna të mira që ju ngopin.

Rrushi i thatë 

Një filxhan me rrush të thatë përmban 429 kalori.

Këto fruta janë në vetvete një burim i përqendruar sheqeri.

Një filxhan me rrush të freskët përmban 62 kalori, ndaj zgjidhja është e juaja.

Bananja

Një banane e madhe përmban 121 kalori.

Bananet ofrojnë shumë ushqyes të mirë e të dobishëm për zemrën siç është kaliumi dhe vitamina C.

Ndaj ju këshillojmë që të konsumoni banane të vogla për më pak kalori.

Kumbullat e thata

Një filxhan me kumbulla të thata përmban 418 kalori.

Kumbullat e thata ashtu si edhe rrushtë e thatë përmbajnë sasi të larta sheqeri dhe kalorish në krahasim me kumbullat dhe rrushtë e freskët.

Megjithatë, ato përmbajnë shumë fibër që përmirëson përpjekjet tuaja për të humbur në peshë./AgroWeb.org

Si të Përdorni Bajamet për Shëndetin e Mëlçisë

Mjafton një grusht me bajame dhe nivelet e kolesterolit të mirë që ka lidhje direkte me shëndetin kardiovaskular, rritet me 19 përqind.

Të dhënat e një studimi të fundit, të cilit AgroWeb.org i referohet në këtë artikull, tregojnë se bajamet, jo vetëm rrisin nivelet e kolesterolit të mirë, por edhe fuqizojnë largimin e kolesterolit të keq nga mëlçia.

Studime të mëparshme kanë konfirmuar se ky arror ka aftësinë të ulë nivelet e kolesterolit të keq. Ky kolesterol shton rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare.

Përgjatë një periudhe prej 6 javësh, shkencëtarët e studimit mbajtën nën vëzhgim dy grupe pacientësh me një nivel të lartë të kolesterolit të keq.

Grupi i parë i pacientëve që morrën pjesë në studim konsumoi 43 gramë bajame në ditë. Kjo është e barazvlefshme me një grusht me arrorë. Ndërkohë që grupi i dytë konsumoi një ëmbëlsirë me banana.

Në fund të periudhës së studimit, shkencëtarët matën nivelet e kolesterolit të mirë tek secili prej pjesëmarrësve në studim.

Studimi nxorri në pah që pjesëmarrësit që kishin konsumuar bajame përjetuan një rritje prej 19 përqind të kolesterolit të mirë.

Pjesëmarrësit me një peshë normale përjetuan aftësi të shtuara të organizmit për të transportuar kolesterolin e tepërt në mëlçi me 6.4 përqind.

Bajamet janë të pasura me magnez dhe kalium që luftojnë kontraktimet dhe tepricën e lëngjeve. Ato janë të shëndetshme dhe të pasura me fibër dhe proteinë. 10 bajame kanë 100 kalori.

Kur lëshohet në gjak, kolesteroli i mirë është në sasi të imëta. Por gjatë periudhës së akumulimit të pjesëzave nga çdo qelizë dhe ind kolesteroli rritet. Më pas merr një formë sferike përpara depozitimit në mëlçi ku shpërbëhet plotësisht.

Përgjatë këtij rrugëtimi pjesëzat e kolesterolit të mirë rriten./AgroWeb.org

Qofte Me Miell Misri dhe Djathë – Nga Recetat e Vjetra Shqiptare

Një gatim i veçantë që përgatitet shumë shpejt dhe me pak përbërës por shija e tyre është e mrekullueshme.

Përgatiten krejt lehtë dhe në një kohë të shkurtër. Mund të shërbejnë mjaft mirë si meze në tryezën e ngrënies, për të shoqëruar gatime të tjera por edhe si pjatë kryesore me garniturë në  vaktet e drekës apo darkës.

Receta e përgatitjes së qofteve me miell misri është përgatitur ndër vite nga amvisat shqiptare, të cilat mundoheshin që edhe përbërësit më të thjeshtë t’i shndërronin në gatime të shijshme dhe fantastike.

AgroWeb.org përcjell më poshtë recetën unike të përgatitjes së qofteve me miell misri dhe djathtë në shtëpi.

Përgatitja e Qofteve me Miell Misri dhe Djathë  

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

2 gota ujë me miell misri

3-4 lugë gjelle me vaj ulliri për brumin

Gjysmë luge kafeje me sodë

3 kokrra vezë

5-6 lugë djathë të grirë (të bardhë ose kaçkavall)

Piper

Nenexhik

Kripë

3-4 gota ujë

Përgatitja

Në një tenxhere me ujë të valuar, kripë dhe vaj ulliri hidhet mielli i misrit i situr dhe i përzier me pak sodë.

Përzihet derisa të krijohet një masë e trashë.

Më pas vendoset të piqet sipër zjarrit, sa të shkëputet nga anët e enës.

Kur ftohet, shtohen vezët, djathi i thërrmuar, majdanozi i grirë, kripa, piperi dhe nenxhiku.

Masa punohet me duar derisa të bëhet e njëtrajtshme.

Më pas ndahet në qofte, të cilave u jepet një formë e rrumbullakët.

Qoftet lyhen me miell gruri nga të gjitha anët dhe skuqen.

Shërbehen të ngrohta.

Kombinimi i qofteve me miell misri

Qoftet me miell misri mund të shoqërohen në mënyrë të shkëlqyer me salca të ndryshme.

Mund të përgatisni salcë me domate, qepë dhe hudhra apo edhe salcë kosi me hudhra dhe kastraveca.

Gjithashtu ato kombinohen në mënyrë speciale me supa të ndryshme të lehta por edhe gatime të tjera të kuzhinës shqiptare.

Mund t’i shoqëroni gjithashtu me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, patate të furrës por edhe të fërguara gjithashtu. /AgroWeb.org    

Shqetësime me Tretjen dhe Fryrjen? Zbuloni Çfarë Duhet Përdorur

Ata që vuajnë nga problemet e tretjes dhe në veçanti nga problemet e zorrëve, në fazën akute duhet së pari të shmangin fibrat.

Veçanërisht bëhet fjalë për drithëra të përpunuara dhe të pjekura në produkte si buka dhe biskotat.

Gjithashtu duhen shmangur edhe perimet e ngarkuara me fibra. AgroWeb.org ju këshillon më mirë të zgjidhni perime qetësuese, si karrota, kunguj ose kungulleshka të gatuara si pure.

Thuajini Po supave të orizit, qullit ose hikërrave. Për të pirë, çaji jeshil është i shkëlqyeshëm.

Pas fazës akute, për të ndihmuar florën bakteriale, ju duhet të përdorni perimet me gjethe të errëta si spinaq, sallatë jeshile, etj, që janë të pasura me minerale alkaline që shmangin acidet në tretje.

Selino është mjaft e dobishme, pasi përmban substanca mirëbërëse të tilla si apigenin. Selinon mund ta përdorni në sallatë ose ta shtrydhni dhe ta pini si lëng.

Ka ushqime që janë shumë të dobishme për zbutjen e inflamacionit të zorrëve: ato janë fara e linit.

Farat e linit menjëherë ulin fryrjen dhe qetësojnë sistemin e tretjes. Vaji i linit dhe farat e linit janë dy ndihma të çmuara në rastin e problemeve të zorrëve.

Ato përfaqësojnë një burim të shkëlqyeshëm të Omega 3, të dobishme për të riparuar indet e brendshme të prekura nga acarimi dhe të përmbajnë fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë në rregullimin e gjithë sistemit të tretjes.

Është e rëndësishme që gjithmonë t’i shtypni farat e linit me një mulli kafeje për të bërë një pluhur që mund të përdoren në lëngje dhe supa. AgroWeb.org ju këshillon t’i shtypni pasi bëhen më e thjeshtë për organizmin që të thithë gjithë vlerat ushqyese.

Çfarë duhet shmangur për të shmangur probleme me tretjen?

Këtu keni një listë të ushqimeve të dëmshme për tretjen, fryrjen dhe problemet e zorrëve. Duhet shmangur alkooli dhe kafeina.

Duhen shmangur aditivët tek buka, siç është glutamati. Gjithashtu e dëmshme është edhe majaja industriale që gjendet tek buka dhe brumërat. Mishi dhe ushqimet yndyrore vështirësojnë tretjen.

Sheqeri i bardhë, mell i përpunuar, patatinat dhe produkte të tjera të ngjashme nuk e ndihmojnë aspak organizmin gjatë fazës së problemeve me tretjen./AgroWeb.org

Patëllxhanë në Kos dhe Hudhra – Të Shijshëm, Të Freskët Plot Shëndet të Mirë

Kuzhina shqiptare është e pasur me receta të thjeshta e shumë interesante që na ushqejnë stomakun dhe shpirtin çdo ditë.

E tillë është edhe receta e patëllxhanëve me kos dhe hudhër. Ky gatim është mjaft i freskët dhe plotësues në shije.

Përgatitja e kësaj pjate është shumë e lehtë. Atë mund ta servirni ose si pjatë të parë ose duke shoqëruar gatime të tjera tradicionale ose jo.

Është një pjatë ideale që mund të konsumohet në çdo kohë të ditës, është e lehtë e mbi të gjitha e pasur në vlera ushqyese.

Mund të shoqërohet me pak bukë të thekur misri ose gruri por edhe me byrekë të ndryshëm shtëpie.

Receta e patëllxhanëve bëhet edhe më e shijshme kur përgatitet me kos të bërë në shtëpi.

Përgatitja e Patëllxhanëve me Kos

Përbërësit

Për 4 persona rekomandohen:

7-8 patëllxhanë mesatarë

2-3 thelpinj hudhër (sasia e hudhrave sipas dëshirës)

800-1000 gramë kos

Vaj ulliri

Kripë

piper të zi

piper i kuq (sipas dëshirës)

Majdanoz ose Koper (sipas dëshirës)

Përgatitja 

Qëroni hudhrat dhe pritini hollë.

Shtypini me një lugë dhe spërkatini me pak kripë.

Në këtë mënyrë hudhra do të ketë mundësi të çlirojë alicininë, substancën e famshme mirëbërëse.

Ndërkohë lajini patëllxhanët me ujë të bollshëm.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon t’i prisni patëllaxhanët në feta të holla për së gjati ose në rrathë të vegjël sipas dëshirës.

Patëllxhanët mund t’i skuqni në tigan ose nëse në furrë.

Varianti më i shijshëm është t’i skuqni në tigan deri sa të marrin një nuancë të artë që anon tek kafja.

Hidhini një e nga një në një enë të madhe.

Në një enë tjetër përzieni kosin, hudhrat, vajin e ullirit, kripën dhe piperin.

Përzierja duhet të bëhet mirë që shija të jetë e njëtrajtshme dhe gjithëpërfshirëse.

Masa e kosit duhet të jetë e trashë dhe jo shumë e lëngshme si taratori.

Hidheni atë sipër patëllxhanëve të skuqura dhe vendosini në frigorifer për një orë ose më pak, sipër spërkatini sipas preferencës me pak piper të kuq./AgroWeb.org

Pesë Dëmet në Shëndet që Shkakton Kondicioneri

Shumica prej nesh i jemi mirënjohës kondicionerit, sidomos në rastet kur temperaturat janë tepër të larta dhe është e pamundur të mos djersish edhe pas një dushi të ftohtë.

Ajri i ftohtë dhe i thatë i kondicionuar sjell shumë freski në minutat e para, por më pas vëren se të kanë kapur të dridhurat.

Në shumicën e dyqaneve, shtëpive apo zyrave temperatura e kondicionerit është tepër e ulët dhe si rrjedhojë e ndien menjëherë që po sëmuresh.

Nëse kalon një kohë të gjatë nën presionin e ajrit të kondicionuar ndihesh më i lodhur dhe muskujt janë më të kontraktuar nga ethet e ditës.

Ndonëse në ditët përvëluese kondicioneri është shpëtimtar, na duhet të dimë më shumë për të mirat dhe të këqijat e tij.

Së pari, kondicioneri është një vlerë e shtuar për njerëzit që vuajnë nga azma dhe alergjitë, duke qenë se poleni dhe pluhurat filtrohen automatikisht.

Gjithashtu, kondicioneri than lagështinë dhe pastron ajrin duke na ndihmuar të marrim frymë më lehtë.

Megjithatë problem është që këto pajisje duhen mirëmbajtur dhe pastruar me kujdes. Në të kundërt të gjitha këto vlera mund të kthehen në probleme të mëdha me frymëmarrjen dhe infeksione.

Më poshtë do të gjeni të listuara nga AgroWeb pesë problemet shëndetësore që mund të shkaktojë kondicioneri.

Probleme me frymëmarrjen

Nëse kondicioneri nuk pastrohet mirë dhe nëse filtrat nuk ndryshohen, ato do të transformohen në një strehë bakteresh dhe myku.

Nëse këto mikro-organizma lëshohen në ajër mund të shkaktojnë një sërë problemesh me frymëmarrjen.

Që të shmangni një gjë të tillë, duhet të pastroni kondicionerin dhe të ndryshoni filtrat një herë në 4-5 muaj.

Lodhje dhe dhembje koke

Shumë njerëz ndihen më të lodhur në punë, madje më shumë se zakonisht. Shpesh dhembjet e kokës janë të forta dhe ndjesia e të mos ndjerit mirë është e shumëfishtë. Por këto ndjesi zbuten ndjeshëm pas largimit nga puna.

Një studim i publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë arriti në konkluzionin që njerëzit që punonin në zyra me kondicioner, përballeshin me shumë simptoma sëmundjesh se ata që punonin në zyra të ajrosura mirë.

Nëse punoni në një zyrë me ajër të kondicionuar mundohuni të ngrini temperaturën paksa, në mënyrë që mos të keni ethe dhe dilni herë pas here në ajër të pastër.

Në këtë mënyrë temperatura e trupit tuaj do të jetë më e balancuar.

Ndotje e ajrit

Autoritetet perëndimore paralajmërojnë që njerëzit janë më të ekspozuar ndaj ndotësve në ambientet e brendshme se sa në ato të jashtme.

Veçanërisht sepse kondicioneri nuk përcjell ajër të freskët por thjesht qarkullon ajër të ndenjur.

Pra, nëse në këtë ajër ka viruse, baktere, myk apo infeksione, jeni më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme. Mbani një dritare pakëz të hapur në zyrë që të qarkullojë pak ajër i freskët.

Tharje e lëkurës

Sa më shumë të qëndroni në ajër të kondicionuar, aq më e thatë do të jetë lëkura juaj. Ajri i ftohtë dhe i thatë mund ta bëjë lëkurën tuaj më të ashpër, dhe mund të dëmtojë edhe flokët.

Vizita të shpeshta tek mjeku

Studimet kanë treguar që njerëzit që kalojnë më shumë kohë në mjedis me ajër të kondicionuar kanë një nevojë në rritje për kujdes shëndetësor.

Problemet me veshin, fytin, hundët, frymëmarrjet dhe ato të fytyrës janë të përsëritshme.

Nëse e keni të pamundur të qëndroni pa ajër të kondicionuar sigurohuni që ta pastroni pajisjen dhe të lejoni të hyjë ajër i freskët sa më shumë që të jetë e mundur./AgroWeb.org

Dhimbja e Kokës nga Vapa – Masa dhe Kujdesi që Duhet të Tregoni

Dhimbja e kokës kur ekspozohesh nga dielli i fortë i muajve të verës është një problem që e vuajnë shumë njerëz.

Dhimbjet e kokës ndodhin zakonisht kur qëndrojmë për një kohë shumë të gjatë në diell.

Është e rëndësishme që të kuptojmë cilët janë faktorët, përveç diellit, që  shkaktojnë këtë problem.

Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org mbi kujdesin që duhet të tregoni për të lehtësuar dhimbjen e kokës nga vapa.

Shkaqet e dhimbjes së kokës nga dielli

Një nga arsyet kryesore është koha që qendrojmë të ekspozuar në diell.

Personat që preferojnë të dalin me flokë të lagur, apo direkt pas një dushi, kanë më shumë mundësi të vuajnë nga një dhimbje koke.

Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës, ajër i thatë e i nxehtë, dhe ekspozimi i drejtpërdrejtë me diellin shkaktojnë dhimbje të forta koke.

Simptoma ekzistuese si sinuset e bllokuara dhe migrena, bëjnë që ekspozimi ndaj diellit të sjelli një përkeqësim të gjendjes shëndetësore të tyre.

Një arsye që nuk është shumë e njohur është pikërisht ulja e nivelit të sheqerit.

Kur ne ecim në diell trupi ynë punon pak më shumë për të ruajtur temperaturën e brendshme.

Këtij procesi i shtohet lodhja e muskujve dhe ndryshimi i presionit të gjakut dhe i lëngjeve të trupit.

Të gjithë këto faktorë ndikojnë në formimin e dhimbjes së kokës.

Simptomat

Disa nga shenjat që paralajmërojnë dhimbjen e kokës nga dielli AgroWeb.org i liston më poshtë:

Dhimbje therëse e kokës

Të përzierat

Ndjeshmëri ndaj dritës

Dhimbje e qafës

Dehidratimi

Si të parandalojmë dhe trajtojmë dhimbjet e kokës

Dhe pse qetësuesit janë të shumtë, dhe të aftë për të luftuar dhimbjet e kokës, shpesh nuk janë të përshtatshëm për këtë lloj dhimbje koke.

AgroWeb.org ju sjell disa metoda për të shmangur dhimbjet e kokës nga dielli i stinës së verës.

Ambientet e freskëta duhet të kthehen në vendet tuaja të preferuara

Një dhomë me ajër të freskët gjatë muajve të nxehtë të verës është zgjidhja e përkryer.

Për personat që punojnë në mëngjes e mira është të shmangin oraret e diellit të fortë.

Kjo është shumë e thjeshtë, mjafton të dilni nga shtëpia pak më herët që të arrini në zyrën tuaj pa ju parë dielli i fortë.

Nëse do t’ju duhet të lëvizni dhe gjatë ditës, atëherë zgjidhni rrugën me më shumë hije.

Kudo që të shkoni, sigurohuni që të keni një shishe me ujë të ftohtë me vete.

 

Merrni me vete një kapele

Kur shkojmë në plazh, shumë nga ne bëjnë gabimin dhe nuk vendosin kapele.

Ajo bënë të mundur krijimin e një hijeje për sytë tanë, duke i mbrojtur nga ekspozimi i drejtpërdrejt me rrezet e diellit.

Njësoj si lëkura kë nevojë për kremin mbrojtës, dhe sytë duan përkujdesje.

Kapelja dhe syzet janë dy nga mënyrat më të thjeshta për t’i mbrojtur.

Disa kura të thjeshta në kushte shtëpie.

Kur të ktheheni në shtëpi është e mira që të bëni një dush të vakët, në mënyrë që temperatura e trupit të ulet.

Lagni një peshqir të vogël me ujë të ftohtë dhe vendoseni pranë syve dhe ballit, ndërkohë që çlodheni.

Merrni paketa çaji kamomili dhe vendosini në ujë të ftohtë, më pas aplikoni direkt në sytë tuaj.

Çaji do të qetësojë menjëherë dhimbjen e syve dhe do të uli ënjtjen nga vapa. /AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Si Të Pastroni Mëlçinë Dhe Organizmin Në Pesë Ditë – Kura Natyrale

Mëlçia është organi që kryen disa prej funksioneve më thelbësore në organizëm.

Ajo shërben si baza e çdo procesi të metabolizmit.

Mëlçia filtron gjakun, prodhon enzima, shpërbën yndyrnat dhe çliron energji.

Toksinat transformohen në një barrë të madhe për mëlçinë dhe dëmtojnë ndjeshëm të gjitha funksionet e saj.

Problemet me funksionet e mëlçisë ngadalësojnë procesin e rënies në peshë.

Kjo ndodh sepse ngadalësimi i punës së mëlçisë, e bën më të vështirë metabolizmin e yndyrnave.

Mëlçia duhet detoksifikuar rregullisht në mënyrë që funksionet e saj të jenë optimal.

Referuar disa studimeve të rëndësishme, AgroWeb.org ju rekomandon një nga mënyrat më efikase për detoksifikimin e mëlçisë.

Kura natyrale që do të lexoni më poshtë do të rikthejë të gjitha fuqitë natyrale të mëlçisë brenda pesë ditëve.

Përbërësit që ju nevojiten për këtë recetë

Një filxhan me majdanoz të grirë

5 kërcenj selinoje

6 gota ujë

3 limonë

Përgatitja

Në fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të lani të gjithë përbërësit me ujë të bollshëm.

Përdorni sodë buke për larjen e limonëve nëse do t’i përdorni me gjithë lëkurë.

Më pas futini të gjithë përbërësit përveç ujit në një mikser.

Përziejini mirë dhe më pas shtoni ujin.

Përziejini bashkë me ujin deri sa masa e përfituar të jetë kompakte.

Për rezultate optimale duhet të pini dy gota nga kjo kurë përpara çdo vakti.

Kura duhet pirë për tre ditë me rradhë.

Më pas duhet të bëni 7 ditë pushim dhe pastaj përsëriteni sërish.

Përpiquni të qëndroni larg metaleve të rënda dhe pini mjaftueshëm ujë që të shumëfishoni ndikimin e kurës pastruese dhe të përmirësoni përpjekjet për të rënë në peshë.

Ushqimet Më Të mira Për Shëndetin e Mëlçisë

Rrushi

Rrushi, veçanërisht ai me ngjyrë të kuqe ose vjollcë përmban një sërë substancash mirëbërëse siç është resveratroli që ka një larmi vlerash për shëndetin e njeriut.

Shumë studime kanë treguar se rrushi dhe lëngu i tij ndihmojnë mëlçinë.

Lëngu i panxharit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org. lëngu i panxharit është një burim nitrati dhe antioksidantësh që munden të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe pakësojë dëmin oksidues dhe inflamacionin.

Perimet

Sipas të dhënave të AgroWeb.org perime si lakra e vogël, brokoli ose barishtet janë të njohura për përmbajtjen e lartë të fibrës dhe shijen karakteristike.

Ato kanë substanca bimore mjaft të rëndësishme.

Ekstraktet e lakrës së vogël dhe brokolit rrisin nivelet e enzimave detoksifikuese dhe mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet.

Arrorët

Arrorët janë të pasur me yndyrna, substanca bimore dhe ushqyes, duke përfshirë këtu vitaminën E, një antioksidant i fuqishëm.

Kjo larmi përbërësish i jep organizmit, veçanërisht zemrës dhe mëlçisë shëndet të mirë.

Peshku

Peshqit që kanë një nivel të lartë yndyre janë të mirë për mëlçinë.

Studimet kanë treguar se ato ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të yndyrnave të rrezikshme, ruajnë nivelin e enzimave, luftojnë inflamacionin dhe përmirësojnë rezistencën e insulinës.

Vaji i Ullirit

Vaji i ullirit konsiderohet i shëndetshëm, sepse ka shumë vlera dhe ndikim në shëndetin e zemrës dhe të metabolizmit./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Antibiotikët Natyralë Që Shkatërrojnë Infeksionet Pa Efekte Anësore

Medikamentet farmaceutike mund të shërojnë një sëmundje por edhe të nxisin dhjetëra reagime inflamatore në të njëjtën kohë.

I tillë është rasti i antibiotikëve të cilët shërojnë infeksionet dhe sëmundjet, por nga ana tjetër shkatërrojnë bakteret e mira dhe kontribuojnë në shfaqjen e mykut.

Veçanërisht nëse merren pa rekomandim ato shkaktojnë pasoja.

Lexoni më poshtë nga AgroWeb.org, antibiotikët më të fuqishëm natyralë

Uthulla E Mollës

Uthulla përmban acid malik që shkatërron bakteret, viruset dhe mykun.

Ajo gjithashtu shkatërron mbetjet toksike në organizëm.

AgroWeb.org rekomandon që të përdorni uthull molle në gatime e sallata.

Hudhra

Hudhra është një antibiotik i fuqishëm natyral që mbron bakteret e mira.

Ajo është e suksesshme kundër virozave, mykut dhe parazitëve.

Nëse e përdorni rregullisht, edhe në sasi të vogla, hudhra mund të kurojë shumë sëmundje si myku, infeksionet, diareja kronike, sinoziti, herpesi, hipertensioni, të ftohurën, kolesterolin, dhimbjet e dhëmbit, sëmundjet e zemrës etj.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është përdorur me sukses kundër të ftohurës, por konsumi i tij rrit temperaturën e trupit dhe nxit djersitjen.

Falë djersës, trupi çliron një lëndë që shkatërron mikrobet.

Qepa

Qepa ka të njëjtin funksion si hudhra.

Ajo largon dhimbjet, përmirëson qarkullimin dhe lufton inflamacionin.

Gjethja e Ullirit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, gjethja e ullirit shkatërron me efikasitet mykun dhe bakteret e këqija.

Për më tepër, ajo mbështet zhvillimin e baktereve të mira.

Praktikisht, ekstraktet e gjethes së ullirit trajtojnë me efikasitet të gjitha llojet e infeksioneve.

Ju mund të bëni çaj me gjethet e ullirit. 

Frutat Dhe Perimet Me Vitaminë C  

Kjo vitaminë stimulon sistemin imunitar dhe parandalon disa sëmundje.

Vitamina C ka aftësinë të trajtojë infeksionet bakteriale dhe virozat, thonë të dhënat të cilave u referohet AgroWeb.org.

Ju mund të parandaloni infeksionet duke ngrënë fruta dhe perime.

Rrepa

Rrepa nxjerr vajra esencialë që kanë të njëjtin efekt si antibiotiku.

Këto vajra esencialë janë efikasë në trajtimin e infeksioneve urinare dhe atyre të rrugëve të frymëmarrjes.

Eukalipti

Bëhet fjalë për një antibiotik natyral. Vaji esencial i eukaliptit duke u përzier me vajin e ullirit ose të bajames ndihmon në trajtimin e infeksioneve, uljen e temperaturës, shkatërrimin e baktereve dhe mykut.

Kanella

Kjo erëz është përdorur në mjekësinë popullore prej shekujsh.

Vajrat esencialë të kanellës janë të mrekullueshme kundër mikrobeve, mykut dhe baktereve.

Kanella përmirëson tretjen dhe është e mrekullueshme për shëndetin e lëkurës dhe dhëmbëve.

Erëza Të Tjera

Produkte të tjera që kryejnë të njëjtin rol si antibiotiku janë:

Dafina, majdanozi, nenexhiku, kopra, rigoni, sherebela, trumza, rozmarina, borziloku dhe arrëmyshku./AgroWeb.org