Dhëmbë të Fortë dhe të Bardhë – Çfarë Duhet të Konsumoni

A e dinit se ushqimet që konsumoni luajnë një rol kyç në buzëqeshjen tuaj të bardhë e plot shëndet?

Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por edhe metoda të tjera të shëndetit dentar janë të rëndësishme për parandalimin e kavitetit, prishes së dhëmbëve dhe sëmundjeve të mishrave të tyre.

Prindërit u thonë shpesh fëmijëve që mos të hanë shumë ëmbëlsira se përndryshe do u prishen dhëmbët.

Por hapi i parë për të parandaluar një gjë të tillë është që ata të ushqehen shëndetshëm.

Ushqimet më të mira për dhëmbët janë ato që neutralizojnë acidet, ofrojnë minerale dhe vitamina për të riparuar enamelin e dhëmbëve dhe stimuluar sekretimin e pështymës.

AgroWeb.org ju rekomandon hapat e mëposhtëm që t’i ndihmoni dhe t’i ushqeni dhëmbët tuaj dhe të shmangni vizitat e dhimbshme tek dentisti.

Qumështi

Qumështi është një produkt bylmeti i pasur me kalcium, fosfat dhe vitaminë D që e ndihmon organizmin të shfrytëzojë plotësisht kalciumin. Të gjithë këto ushqyes janë të dobishëm për kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm e të fortë.

Pirja e rregullt e qumështi riparon enamelin e dhëmbëve dhe forcon kockat.

Djathi

Djathi është një zgjedhje e shkëlqyer për kockat dhe dhëmbët sepse ndihmon në sekretimin e pështymës.

Ai përmban kalcium dhe fosfat  që ndihmon në neutralizimin e acideve në gojë por edhe kaseinë që forcon sipërfaqen e dhëmbëve.

Molla

Ngrënia e mollës rrit sekretimin e pështymës në gojë dhe parandalon kavitetet tek dhëmbët.

Molla është e pasur me shumë vitamina dhe minerale që i bëjnë mirë të gjithë organizmit. Hani një mollë pas darkës dhe kështu do të pastroni dhëmbët.

Portokalli

Lëngu i portokallit pastron dhëmbët dhe gojën natyralisht. Ai largon bakteret e dëmshme dhe parandalon prishjen e dhëmbëve.

Lëngu i portokallit ka aciditet ndaj menjëherë pas pirjes duhet të lani dhe pastroni dhëmbët.

Kosi

Kosi pa yndyrë është një burim i jashtëzakonshëm i kalciumit dhe një burim i mirë proteinash. Ngrënia e rregullt e kosit është një vlerë e shtuar për shëndetin dentar dhe ju vjen në ndihmë nëse po përpiqeni të bini në peshë

Arrorët

Arrorët janë të pasura me vitamina dhe minerale të nevojshme për dhëmbët tuaj.

Për shembull, kikirikët përmbajnë kalcium dhe vitaminë D. Bajamet përmbajnë nivele të larta të kalciumit.

Shqema ndihmon në sekretimin e pështymës ndërsa arrat përmbajnë shumë fibër, acid folik, hekur, thiaminë, magnez, niacin, vitaminat E dhe B6, kalium dhe zink. Të gjithë këto ushqyes janë të rëndësishëm për dhëmbët.

Çaji

Çaji i zi dhe ai jeshil përmbajnë polifenolë që ndërveprojnë me bakteret shkaktare të gurëzave dhe pllakave të dhëmbëve.

Polifenolët shkatërrojnë bakteret dhe parandalojnë rritjen, shumimin dhe prodhimin e acidit të dëmshëm.

Uji

Uji është kryesor në garantimin e shëndetit dentar. Është përbërësi kyç i pështymës që depoziton mineralet e dobishme tek dhëmbët.

Uji ndihmon në largimin e grimcave të ushqimit që ngelin në dhëmbë që mund të shkaktojnë probleme edhe për mishërat.

Përpiquni të pini sa më shumë ujë që të mbani dhëmbët dhe mishrat të shëndetshëm.

Parandalimi është kura më e mirë

Konsumoni sa më shumë ushqime të shëndetshme që të keni një buzëqeshje të bukur dhe plot dritë./AgroWeb.org

Reçeli i Hurmës, Delikatesa në Tryezën Shqiptare

Sezoni i hurmave ka trokitur tashmë dhe është koha të provojmë edhe reçelin e tyre.

Nëse ka një shije që nuk mund t’i rezistosh dot, ai është reçeli i hurmës. Vërtet shumë pak i dëgjuar por një mrekulli me shije e pazakontë kur gatuhet në një recetë unike reçeli.

Hurmat mund të shijohen në formën e tyre të plotë, por kur bëhen reçel përballesh një ëmbëlsi befasuese krejt ndryshe nga të tjerat.

Reçeli i hurmës është ekzotik dhe i shijshëm saqë është kthyer në një traditë të mirëfilltë për amvisat shqiptare.

Hurma është një frut bujar dhe i pasur në vlera. Ajo përmban shumë antioksidantë, ndihmon në rënien në peshë, përmban shumë fibër, mban nën fre dëshirën e tepruar për të ëmbla, mbron sytë dhe sistemin tretës.

Ndiqni më poshtë recetën e sugjeruar nga AgroWeb.org, për të përgatitur krejt lehtë në shtëpi reçelin kremoz të hurmave.

Si të përgatisim reçelin e hurmave 

Përbërësit

1.5 kilogramë hurma të tejpjekura
1 kilogramë sheqer
1 limon i ndarë në gjysmë

Ndiqni me përpikmëri udhëzimet

  • Qëroni hurmat. Merrni një tenxhere dhe përzieni sheqerin me tulin e hurmave. Shtrydhni lëngun e limonit dhe hidhini copat në tenxhere. Përziejini të gjitha mirë dhe më pas mbulojeni enën. Lërini hurmat të marinohen për disa orë.
  • Mbusheni një tenxhere tjetër të madhe me ujë dhe lëreni të ziejë. Pasi të ketë zjerë, futni në ujë kavanozët bosh, kapakët e tyre dhe garuzhdën. Lërini të sterilizohen për 15 minuta. Hiqini nga uji dhe vendosini kokëposhtë në një vend të pastër ose në një raft metalik.
  • Merrni tenxheren tjetër ku janë marinuar hurmat dhe vendosini në zjarr. Pasi masa të ketë marrë valë, lereni të ziejë për 15 minuta duke e përzierë vazhdimisht me një lugë druri. Kur reçeli të jetë bërë do të ngjitet në mënyrë të njëtrajtshme në lugë.
  • Reçeli do të trashet gjatë ftohjes. Nëse është bërë siç duhet, ai duhet të i trashë dhe kremoz. Hiqni prej tij copat e limonit.
  • Përdorni garuzhdën për të mbushur kavanozët dhe sigurohuni të lini një hapësirë bosh prej 5 milimetrash nga gryka e kavanozit. Pastroni grykën e kavanozit përpara se ta mbyllini fort me kapak.
  • Vendosini kavanozët në ujë dhe ziejeni për 10 minuta. Më pas hiqini nga uji dhe vendosini në banak të ftohen. Pasi t’i keni hequr nga uji, mund të dëgjoni një zhurmë që tregon se kavanozët janë të mbyllur hermetikisht.
  • Në rast se nuk dëgjoni një zhurmë atëherë futini kavanozët në frigorifer dhe konsumojeni reçelin brenda disa javësh./AgroWeb.org

ParaDiabeti – Dalloni Shenjat e Para dhe Produktin Ideal nga Natyra

Paradiabeti është faza e parë e diabetit. Mjekët e konsiderojnë atë si një shenjë paralajmëruese.

Paradiabeti ndodh kur niveli i glukozës në gjak ose niveli i sheqerit në gjak është më i lartë se normalja, por nuk është aq i lartë sa të konsiderohet diabet.

Një nga faktorët e shfaqjes së paradiabetit është trashëgimia gjenetike.

Nëse dikush në familjen tuaj të afërt vuan ose ka vuajtur prej kësaj sëmundje, ju keni më shumë gjasa të rezultoni me diabet.

Paradiabeti është një tregues se mund të zhvilloni diabetin e tipit 2 nëse nuk bëni disa ndryshime të jetesës.

Shenjat e Paradiabetit

Diabeti zhvillohet shumë gradualisht, kështu që kur jeni në fazën e paradiabetit, mund të mos keni fare simptoma mjekësore.

Megjithatë, mund të vëreni se:

• Ndjeni uri më tepër se zakonisht

• Jeni duke humbur peshë, pavarësisht se hani më shumë

• Jeni më të etur se zakonisht

• Ju duhet të shkoni më shpesh në banjë

• Ndjeheni më të lodhur se zakonisht

Të gjitha këto janë shenja tipike të lidhura me diabetin, prandaj nëse jeni në fazat e hershme të diabetit, mund t’i vini re ato.

Por lajmi i mirë është që paradiabeti është i kthyeshëm nëse merren masat e duhura.

Mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, kolesteroli i dëmshëm, tensioni i lartë janë çka duhet të përmirësoni.

Zgjidhje natyrale për Paradiabetin

Njerëzit që konsumojnë më shumë bishtajore përballen me një rrezik më minimal për shfaqjen e paradiabetit, ose nivelit në rritje të glukozës në gjak.

Bishtajoret përfshijnë fasulet, bizelet, thjerrëzat e shumë të tjera, të cilat rekomandohen si ushqime shumë të shëndetshme për organizmin.

Të dhënat e një studimi të publikuar në Iran tregojnë se njerëzit që konsumojnë tre ose më shumë racione fasulesh në javë përballen me një rrezik 25% më të ulët të shfaqjes së paradiabetit.

Njerëzit që konsumojnë vetëm një racion ose më pak në javë, janë shumë herë më të rrezikuar.

Ekspertët e AgroWeb.org besojnë se konsumi i bishtajoreve ndihmon në rënien në peshë, lufton obezitetin dhe ul tensionin e gjakut.

Një studim i publikuar në British Journal of Nutrition analizoi lidhjen e bishtajoreve me paradiabetin.

Shkencëtarët u shprehën se ulja e masës dhjamore në organizëm është mënyra më e mirë për të trajtuar paradiabetin dhe parandaluar transformimin e tij në diabet.

Hani më mirë, jo hani më pak

Kufizimet kalorike janë në epiqendrën e të gjitha strategjive për rënien në peshë.

Por shkenca thotë se shumica e njerëzve që bien në peshë duke hequr kalori, i marrin sërish kilogramët e humbur në muajt apo vitet në vijim.

Për herë të parë studiuesit analizuan suksesin e dy hapave të rëndësishëm në ushqyerje, ngrënia e fasuleve dhe kufizimi i kalorive.

Pjesëmarrësit në studim u ndanë dy grupe. Grupit të parë iu dha detyra e ngrënies së pesë pjatave me thjerëza, qiqrra, bizele dhe fasule në javë.

Grupit të dytë iu kërkua vetëm të kufizonte numrin e kalorive, pra sasinë e ushqimit.

Me fjalë të tjera, grupit të parë iu kërkua të konsumonin më shumë bishtajore, dhe grupit të dytë iu kërkua të hante më pak.

Nuk është çudi që grupi i parë rezultoi fitues.

Konsumi i bishtajoreve rezultoi të ishte shumë efikas në uljen e faktorëve të rrezikut të shfaqjes së paradiabetit siç janë ulja e masës dhjamore dhe niveli i balancuar i sheqerit në gjak.

Shkencëtarët dolën në konkluzionin se ngrënia e pesë racioneve me fasule, thjerëza, qiqrra dhe bizele në javë pa bërë ndryshime madhore në stilin e ushqyerjes, pakësonte faktorët e rrezikut të shfaqjes së paradiabetit.

Konsumi i bishtajoreve ishte më efikas se marrja e 500 kalorive më pak në ditë.

Këto konkluzione janë shumë inkurajuese për njerëzit që vuajnë ose janë të rrezikuar nga diabeti i tipit 2.

Ato tregojnë se ndryshimet e thjeshta në regjimin ushqimor, siç është përfshirja e bishtajoreve sjellin ndikim pozitiv në nivelin e sheqerit në gjak./AgroWeb.org

*Informacioni i mësipërm është përgatitur nga një grup mjekësh infeksionistë shqiptarë dhe të huaj të shoqatës AlbaMedicum që kontribuojnë vullnetarisht në sistemin shëndetësor shqiptar.

Çaji i Borzilokut – Fuqi Magjike Për Shëndetin e Mirë

Borziloku ka përbërës shërues kundër shumë sëmundjeve dhe duhet përdorur shpesh.

Natyrshëm mund të keni menduar se borziloku përdoret vetëm në gatime alla Italiane, por kjo bimë aromatike ka aftësi shëruese dhe të mira për shëndetin.

Që në lashtësi, njerëzit besonin se borziloku ka përbërës shërues kundër shumë sëmundjeve dhe duhet përdorur shpesh.

Më poshtë do të gjeni listën e 10 aftësive të borzilokut sipas AgroWeb.org

Kundër diabetit

Është shkencërisht e provuar që borziloku ul nivelin e sheqerit në gjak dhe parandalon diabetin.

Vajrat esencialë të borzilokut përmirësojnë funksionet e pankreasit dhe ndihmojnë në prodhimin efikas të insulinës.

Ndihmon pacientët që vuajnë nga artritti

Nëse jeni në kërkim të një përbërësi natyral që mbështet kyçet dhe kockat, atëherë përdorni çajin e borzilokut ose suplementë të tij. Pirja e rregullt e këtij çaji ndihmon kundër dhimbjeve të reumatizmës, artritit dhe osteoartritit.

Kundër dhimbjeve

Një studim i vitit 2005, tregoi se borziloku përmban eugenol, një përbërës i fuqishëm kundër dhimbjeve në të njëjtën mënyrë si medikamentet. Eugenoli nënshtron enzimat që shkaktojnë inflamacion dhe dhimbje.

Shëndeti dentar

Borziloku mund të përzihet me vaj arre kokosi. Pasta e përftuar mund të përdoret për larjen e dhëmbëve dhe gojës dhe shkatërron 99 përqind të baktereve që shkaktojnë erën e keqe të gojës, kavitet dhe probleme me mishërat.

Sistemi imunitar

Borziloku është i pasur me vitaminat C, A, magnez, hekur dhe kalium. Çaji i borzilokut përmban shumë antioksidantë që shkatërrojnë radikalet e lira të cilat janë përgjegjëse për shumë sëmundje kronike siç janë artriti dhe kanceri.

Rrugët e frymëmarrjes

Borziloku pastron rrugët e frymëmarrjes nga sekrecionet. Vajrat e tij janë antibakterialë dhe luftojnë infeksionet e mushkërive.

Borziloku shëron mushkëritë nga dëmet e shkaktuara prej turbekulozit dhe duhanit.

Gurët në veshka

Acidi acetik tek çaji i borzilokut shkrin gurët në veshka. Borziloku është një detoksifikues natyral dhe ul nivelet e acidit urik në trup.

Borziloku pastron veshkat nëpërmjet urinës. Lëngu i borzilokut mund të përzihet me mjaltin për të shkrirë gurët në veshka.

Kundër stresit

Borziloku lufton stresin dhe e ndihmon trupin të përshtatet me fenomene të tilla. Studimet kanë treguar se borziloku zbusin inflamacionin, qetësojnë nervat dhe ulin tensioned e gjakut.

Largon dhimbjet e kokës

Borziloku është i mrekullueshëm për të kuruar dhimbjen e kokës. Vajrat esencialë janë shumë të suksesshëm dhe efikasë për të ndalur dhimbjet e kokës, veçanërisht ato të shkaktuara nga tensioni.

Shëndeti i lëkurës

Borziloku zgjidh shumë probleme me lëkurën pa efekte anësore.

Shtypni disa gjethe dhe përdorini si kurë kundër pickimit nga insektet apo enzemës. Gjethet kanë përbërës të fortë kundër baktereve dhe mykut. Lajeni fytyrën me çaj borziloku kundër akneve dhe infeksioneve të tjera.

Çaji i borzilokut

Nëse dëshironi të përgatisni çaj për një shije ndryshe, përdorni 1 lugë çaji me borzilok dhe një gotë me ujë të valuar dhe lërini të qëndrojnë së bashku për një minutë

Nëse dëshironi të përgatisni çaj për të shfrytëzuar përfitimet mjekësore atëherë dyfishojeni dozën.

Hidhni dy lugë çaji me borzilok në një filxhan me ujë të zier.

Lërini të marrin valë së bashku për jo më shumë se 10 minuta.

Fikeni sobën dhe lëreni çajin të ftohet pak. Pijeni të ngrohtë./AgroWeb.org

 

Majoneza e Shtëpisë – E Freskët, E Shijshme

Majoneza perfekte kërkon 4 përbërës që i gjeni lehtësisht në shtëpi dhe vetëm 5 minuta. Ekspertët e AgroWeb.org kanë zbuluar misteret e majonezës së përgatitur në shtëpi, që për fat të mirë nuk janë një sekret.

Majoneza është një emulsion, ose një bashkim dhe lidhje e fortë e yndyrës, lëngut të limonit, të verdhës së vezës dhe kripës. Më poshtë do të gjeni recetën bazë të përgatitjes së majonezës në kushtet e shtëpisë sipas rekomandimeve të AgroWeb.org.

Majoneza në Kushtet e Shtëpisë

Koha: 5 minuta

Sasia: 1 filxhan

Përbërësit

2 vezë të mëdha të ruajtura në temperaturë ambienti

2 lugë çaji me lëng limoni të freskët ose uthull

1 gotë me vaj ulliri, vaj bajamesh, vaj me farë rrushi, ose vaj arre.

Një majë luge me kripë të bluar hollë

Majoneza, një histori suksesi

Përdorni vezë të ruajtura në temperaturë ambient. Vezët e ftohta nuk arrijnë të formojnë një majonezë të trashë.

Gjithnjë përdorni lëngun e limonit të parin. Ai ndihmon të shpërbëjë proteinat tek të verdhat e vezëve dhe garanton një bashkim dhe shkrirje të njëtrajtshëm.

Mos u ngusni kur të përdorni vajin. Niseni ngadalë dhe me disa pika deri sa të kuptoni që majoneza ka nisur të trashet. Pasi të jetë trashur, ju mund ta hidhni vajin në majonezë më shpejt.

Përdorni kripë cilësore deti dhe shtojeni në majonezë nga pak. Kini kujdes sepse majoneza ka tendencën të bëhet tepër e kripur shumë shpejt.

Përdorni vetëm lëng të freskët limoni. Lëngu i paketuar i jep majonezës një shije të çuditshme.

Përdorni vezë nga pula të rritura në natyrë.

Udhëzimet

1) Mblidhini të gjithë përbërësit dhe përdorni një enë me grykë të gjerë dhe të lartë që do ju ndihmojë në rrahjen e majonezës

2) Ruajini të bardhat e vezëve për salca të tjerë. Të verdhat e vezëve hidhini në enën e ndarë për rrahjen e majonezës.

3) Shtoni lëngun e freskët të limonit në enë së bashku me të verdhat e vezëve dhe rrihini mirë. Të verdhat përmbajnë lecithinë, një substancë ndërlidhëse që ndihmon në trashjen e salcës dhe lidhjen e të gjithë përbërësve.

4) Shtoni vajin ngadalë me nga një pikë ndërkohë që vazhdoni me rrahjen dhe përzierjen e përbërësve.

Kur majoneza nis të trashet, rriteni dozën e vajit por hidheni ngadalë dhe rregullisht. Nëse vaji nuk tretet në majonezë, atëherë mos hidhni më por vazhdoni ta rrihni majonezën deri sa vaji i hedhur të jetë lidhur tërësisht.

5)  Nëse majoneza është tepër e trashë, atëherë shtoni nga një lugë çaji me ujë deri sa të arrihet niveli i dëshiruar.

6) Pasi të keni hedhur të gjithë vajin, do të vini re se majoneza do të jetë e trashur. Shtoni kripën dhe pak ujë nëse dëshironi një majonezë më të hollë.

Majonezën mund ta ruani të mbuluar në frigorifer për 3 ditë.

Nëse majoneza është shumë e trashë

Nëse majoneza duket shumë e trashë, atëherë shtoni ujë për ta bërë më të hollë. Hidhni nga një lugë çaji me ujë herë pas here, por jo në të njëjtën kohë.

Nëse majoneza nuk trashet mjaftueshëm

Nëse keni arritur në gjysmën e punës por majoneza nuk trashet, atëherë mund të shtoni edhe një të verdhë veze dhe ta rrihni pareshtur. Shtoni vajin dhe pak më shumë se sasia e rekomanduar dhe kripën. Sigurohuni që majoneza të ketë trashësinë e duhur dhe më pas ruajeni në frigorifer./AgroWeb.org

Si Të Thani Pjeshkët në Kushtet e Shtëpisë

Pjeshkët mund t’i gjejmë akoma në treg fatmirësisht. Por nëse dëshironi që të shijoni mirësinë e tyre përgjatë gjithë vitit, atëherë mënyra më e mirë është tharja.

Në këtë variant, frutat janë të ëmbla dhe të shijshme dhe kombinohen mjaft mirë me tërshërën dhe ëmbëlsira të tjera. Tharja e pjeshkës është një proces mjaft i thjeshtë dhe mund të bëhet lehtë në shtëpi.

Pjeshkët e thara mund të konsumohen si ushqim i shpejtë ose të konsumohen me drithëra.

Recetat për konsumimin e pjeshkëve të thara janë të shumta duke mundësuar kështu shijen e freskët të verës për gjithë vitin.

Për të përfituar nga kjo recetë, ju nevojiten 8-10 pjeshkë dhe lëngu i një limoni që parandalon nxirjen e tyre.

Së pari duhet të pastroni dhe sterilizoni hapësirën ku do të kryeni tharjen e pjeshkëve. Lajini dhe fërkojini frutat me një furçë të butë për të larguar pushin e tepërt.

Ndajini pjeshkët në gjysma dhe hiqini bërthamat. Pjeshkët mund të thahen edhe në gjysma, por si proces zgjat shumë kohë. AgroWeb.org ju sugjeron që t’i prisni në feta të holla ose nga 2-3 feta për një gjysëm pjeshke.

Sa më të holla të jenë fetat, aq më shpejtë do të thahen ato. Përpiquni që fetat e frutit të jenë uniforme që të thahen të gjitha në të njëjtën mënyrë.

Secila prej fetave duhet lyer me lëng limoni që të parandalojë nxirjen. Vendosini fetat një e nga një mbi skarë metalike në qendër të zonës së pjekjes. Temperatura e furrës duhet të jetë sa më e ulët.

Dera e furrës duhet të jetë pak e hapur që të lejojë daljen e lagështirës. Procesi i tharjes në furrë zgjat nga 6 deri në 12 orë, në varësi të pajisjes elektroshtëpiake.

Fetët e pjeshkës duhet të jenë të thata por sërish elastike. Përpara se t’i hiqni nga furra, provoni disa prej tyre që të dalloni nëse janë tharë siç duhet.

Pasi të jenë tharë, hiqini fetat nga furra dhe lërini të ftohen. Futini në një enë të mbyllur hermetikisht ose në një qese për ruajtjen e ushqimeve dhe ruajini në frigorifer ose në ngrirje.

Nëse planifikoni t’i ruani frutat për një kohë më të gjatë, atëherë duhet t’i lejoni të rrinë në një enë pa kapak për 10-12 ditë deri sa lagështia të zhduket tërësisht prej tyre./AgroWeb.org

Tetor Plot Meteorë! Spektakël Yjesh Në Qiellin Shqiptar

Një nga shfaqjet më të mira qiellore të vitit do të arrijë kulmin gjatë kësaj fundjave.

Fiks në mes të datave 20 dhe 22 Tetor 2017. Është koha e vitit kur spektakli i meteoreve të Orionit arrin kulmin më të shkëlqyer.

Këta meteorë që përshkojnë qiellin e këtyre netëve magjike janë ndër më të shpejtët dhe më të shndritshmit mes spektakleve qiellore, sepse udhëtimi i Tokës rreth Diellit godet ujëvarën e meteorëve pothuajse me kokë.

Por nuk janë meteorë të zakonshëm. AgroWeb.org ju tregon se janë trupa qiellorë që vijnë nga Kometa Halley.

Kjo kometë e famshme afrohet tek Toka çdo 75 deri në 76 vite.

Ndërsa kometa e akullt ndjek kursin e saj rreth diellit, ajo lë prapa një madhështi mase meteorësh të vegjël.

Në kohë të caktuara të vitit, orbita e Tokës rreth diellit kalon nëpër shtigjet qiellore ku takohet me dendurinë e trupave qiellorë të shkëputur nga Kometa Halley.

Këta meteorë të quajtur Orionidë janë emërtuar sipas drejtimit nga i cili rrezatojnë dhe marrin dritë që quhet edhe Konstelacioni Orionit ose i Gjuetarit.

Në këto netë të Tetorit, Konstelacioni i Orionit është më i dukshmi nga mesnata deri në orën 2 të mëngjesit.

Shikimi më i përkryer sipas raportimit AgroWeb.org do të jetë rreth asaj kohe në datat 21 Tetor dhe 22 Tetor 2017.

Shikuesit e qiellit në vitin 2017 nuk do të kenë dritë të hënës për t’i penguar, pasi hëna do të jetë zhvendosur shumë kohë para se meteorët të vënë në jetë shfaqjen e tyre të shkëlqyer.

Shpesh stuhia qiellore shfaq mbi 80 meteorë në orë. Në të tjera raste vihen re 20 ose 30 të tillë në orë sipas Space.com

Sipas traditës, teksa sheh një yll që bie e shuhet në qiell duhet të shprehësh edhe një dëshirë. Vlen edhe këtë rradhë.

Mjafton të përqëndroheni me shikim drejt qiellit dhe do të përfshiheni tërësisht në magjinë e këtyre netëve të freskëta.

Si ta shikoni spektaklin qiellor këtë Tetor?

Meteorët e Orionit janë të dukshëm nga kudo në Tokë dhe mund të shihen gjithkund nëpër qiell.

E veçanta e kësaj rradhe qëndron tek fakti që këto netë tetori janë aq të qarta dhe pa re, sa do të jetë e vështirë mos të vini re shfaqjen e yjeve.

Nëse gjeni konstelacioni e Orionit ose Gjuetarit, rrezatimi i meteorëve ose pika e origjinës do të jetë afër shpatës së Orionit, majtas nga veriu.

Por mos e ngulitni shikimin vetëm në një drejtim, thotë NASA. Kjo pasi meteorët afër origjinës kanë shtigje të shkurtra dhe janë më të vështira për t’u parë.

Shfaqen do ta shikoni qartë lehtësisht në qiell në plot drejtime.

Siç është rasti me shumicën e ngjarjeve të tilla të netëve, AgroWeb.org raporton se shkëlqimi i dritës mund të pengojë pamjen tuaj për spektaklin e meteorëve të Orionit.

Nëse është e mundur, shmangni nga dritat e qytetit, që mund ta pengojnë shfaqjen.

Dilni midis mesnatës dhe orës 1:30 të mëngjesit dhe lërini sytë tuaj të përshtaten në errësirë ​​për rreth 20 minuta.

Hidhni diçka krahëve nëse është e nevojshme. Më mirë është të shtriheni dhe të përdorni vetëm sytë tuaj për të parë qiellin.

Dylbitë dhe teleskopët nuk do të përmirësojnë pamjen, sepse kanë funksionin për të parë më mirë objekte të palëvizshme në qiell./AgroWeb.org

Mërsina Shqiptare, Bima e Famshme e Mrekullive

Mërsina është bima e dashurisë, asaj të shenjtës dhe plot pasion.

Kjo është arsyeja përse në shumë kultura dhe qytetërime, mërsina është përdorur për të vulosur betimet e dashurisë nëpër dasma. Në shumë vende të ndryshme mërsina simbolizon pjellorinë dhe bukurinë femërore.

Bima e mërsinës ka origjinën në vendet e Mesdheut. Ajo është veçanërisht e shpërndarë në ishujt e Korsikës dhe Sardenjës, por edhe në Shqipëri.

Banorët e Korsikës dhe Sardenjës janë kokekëmbë të apasionuar pas kësaj shkurreje.

Ndoshta mërsina është një nga bimët më të famshme në histori, por ajo mbetet një pjesë e rëndësishme e botës moderne. Për mijëra vjet, kjo bimë me emrin botanik Myrtus communis, ka gjetur vend në mitologji, histori, kulturë, mjekësi dhe në artin e kulinarisë në shumë qytetërime.

Në Shqipëri kokrrat e mërsinës shiten me çmim mjaft të ulët rreth 2 Euro për kilogram, ndërkohë që në tregjet ndërkombëtare çmimi i këtij fruti arrin deri në 20 Euro për kilogram.

Shqipëria është vendi perfekt për rritjen e mërsinës sepse përmban të gjithë elementët e duhur të natyrës që garantojnë rritjen e saj. Dy përbërësit më të rëndësishëm për rritjen e bimëve të shëndetshme të mërsinës janë dielli dhe era.

Nëse bima rritet pranë detit atëherë ajo arrin gjithë shkëlqimin e saj. Gjethet e mërsinës dhe frutat e saj përmbajnë një kombinim unik të përbërësve organikë ushqimorë, rrjedhimisht kjo bimë është mjaft interesante nëse përfshihet në ushqim, por edhe një burim i çmuar i vajrave esencialë.

Mërsina përmban një sërë antioksidantësh dhe flavonoidësh.

Është një bimë që përcjell shumë energji dhe forcon shëndetin e njeriut. Disa prej vlerave shëndetësore të mërsinës përfshijnë: aftësinë për të zvogëluar çrregullimet në sistemin e frymëmarrjes, mbron ndaj sëmundjeve intestinale.

Po ashtu rregullon sistemin endokrinal, parandalon disa tumorë, trajton sëmundjet e lëkurës, ul nivelin e sheqerit në gjak, përmirëson funksionimin e veshkave, forcon funksionet e trurit dhe përmirëson shëndetin e zemrës.

Vetitë fantastike të mërsinës

Uji i distiluar i luleve të mërsinës është përdorur që në Mesjetë si tonik rifreskues i lëkurës. Ky ujë ka marrë emrin “ Uji i Ëngjëllit” për shkak të vetive fantastike në tendosjen e lëkurës. Ky produkt përdoret nga të gjitha femrat në mbarë botën për pastrimin e lëkurës së fytyrës. Ngjyra e kokrrave të pjekura të mërsinës është blu.

Jehona e kësaj bime është është projektuar në mitologjinë e lashtë Greke ku amazonat dhe heroinat mbanin emrin e Mërsinës. Sipas legjendave, mërsina ishte një bimë e dashur për perëndeshën Afërdita, e cila kur dëshironte të shfaqej tek njerëzit zgjidhte gjithmonë formën e gjetheve të mërsinës.

Për më tepër në mitologjinë Greke, Mërsina ishte një vashë e bukur, të cilën perëndesha Athina e transformoi në një shkurre duke e dënuar për kryengritjen që bëri ndaj një mashkulli në lojërat olimpike.

Nëse mjalti i mërsinës prodhohet nga pa u ndikuar nga lule të tjera, pra monofloral, atëherë ky mjaltë është shumë i shtrenjtë dhe i rrallë.

Shija e tij është shumë e veçantë. Mjalti i mërsinës ka një reputacion të lartë për shkak të vlerave të mëdha antibakteriale në krahasim me çdo mjaltë tjetër në botë.

Kokrrat e mërsinës janë fantastike për t’u bërë reçel. Rezultati është një masë e trashë, e errët dhe me aromë shpërthyese.

Reçeli i mërsinës përdoret në Sardenja në pregatitjen e ëmbëlsirave. Zakonisht reçeli i mërsinës përgatitet duke shtuar edhe fruta të tjera siç janë mollët.

Çaji i mërsinës është një nga pijet që gjithë secili nga ne duhet ta provojë një herë në jetë.

Për pregatitjen e këtij çaji, rekomandohet çaji i malit i zier me një grusht kokrra mërsine, të cilat janë zier edhe më përpara. Lëngu duhet ftohur në temperaturën e dhomës dhe më pas do të sjellë të gjitha vlerat për organizmin tuaj.

Produkti më i rëndësishëm i mërsinës është mirto, një liker që bëhet nga kokrra të freskëta të zhytyra në alkol, ujë, sheqer ose mjaltë. Receta e mirtos dhe koha e pregatitjes ruhet me fanatizëm. Ajo nuk është e shkruar sepse komunitetet e Korsikës dhe Sardenjës ia përcjellin brezave nëpërmjet gojëdhënave dhe jo nëpërmjet letrave.

Ajo çfarë kemi mundur të mësojmë është se receta bazë e mirtos është e pandryshueshme: 1 kilogramë fruta me 1 litër alkol. Ky liker është një lëng fantastik që ndihmon me tretjen si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Shijohet i ftohtë.

Ja përse në shumë vende të Mesdheut, njerëzit mbajnë gjithmonë në frigorifer një shishe mirto të pregatitur në shtëpi.

Shumë komunitete të lashta kanë përdorur kokrrat e mërsinës për vlerat antiseptike dhe anti-inflamatore. Për këtë arsye, këto kokrra të veçanta janë përdorur për të trajtuar sëmundje si ajo e ulçerës./AgroWeb.org

Si të Përfitoni të Gjitha Vlerat nga Gështenjat – Ndiqeni këtu

Jemi në stinën e gështenjave. Të pjekura apo të ziera, aroma e tyre është e parezistueshme, posaçërisht në këto ditë vjeshte.

Për të mësuar më tepër mbi mënyrat ideale për pjekjen e gështenjave, AgroWeb.org ju fton të shikoni shumë shkurt videon në fund të tekstit.

Gështenjat janë burim i pasur i vitaminës C, kalciumit dhe fosforit. Ato janë idelae kur ndiheni të lodhur dhe të plogësht.

Gështenjat kanë më pak yndyrë në krahasim me arrorët e tjerë me lëvore të fortë. Gjithashtu edhe më shumë niseshte, që i bëjnë të tretshme.

Konsumimi i gështenjave është fantastik për personat që ndihen të lodhur dhe pa vullnet. Po ashtu gështenjat duhet të konsumohen nga ata që dëshirojnë ta forcojnë muskulaturën, nga, personat anemik si edhe nga sportistët.

Gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe energjike, sasi më të madhe të proteinave, yndyrave, vitaminave E dhe dy herë më shumë sasi të karbohidrateve.

Gështenjat shqiptare

Gështenjat shqiptare në pjesën më të madhe gjenden në anë të maleve dhe kodrave në Kolgecaj dhe Lekbibaj në Tropojë, Malësitë e Pukës, në Shënmëri në Kukës.

Po ashtu në Mes dhe Shllak në Shkodër, Kashnjet në Lezhë, Shupal në Tiranë, në Pogradec, në Muzinë në Delvinë, Dhrovjan dhe Leshnicë në Sarandë.

Ndërkohë që edhe zona të tjera si Berati, Skrapari, Përmeti, Gramshi dhe Tepelena e kultivojnë gështenjën, por në sasi më të vogla.

Vlera ushqyese e gështenjës

Në 100 gramë gështenja do të gjeni, 22 mg Vitaminë B, 27 mg kalcium, 2,8 mg hekur. Po ashtu 374 mg fosfor, 2.9 mg proteina dhe 377 mg kalori.

Gështenjat e pjekura janë popullore sidomos në periudhën vjeshtë -dimër. Në shumicën e rasteve konsumohen të ziera, për edhe të gatuara, si dhe mund t’i shtoni në supa të ndryshme.

Shihni videon më poshtë për më shumë informacion si të përfitoni më shumë vlera nga gështenjat e pjekura.

Karrotat Turshi – Mes Traditës dhe Shijes

Tradita shqiptare e të bërit turshi është me famë dhe e veçantë.

Një nga recetat më interesante është pa dyshim ajo e karrotave turshi. Këto perime janë plot shije dhe aromë dhe rrjedhimisht pjesë e pandashme e sallatave të vjeshtës dhe të çdo stine.

Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se karrotat janë një burim i pasur i beta karotenit që i jep organizmit një sërë përfitimesh shëndetësore. Në variantin e turshisë, vlerat shëndetsore të karrotës ndërthuren me ato të përbërësve të tjerë dhe i japin organizmit përfitime të shumëfishta.

Karrotat turshi përmbajnë shumë minerale përfshirë hekurin, magnezin, fosforin dhe kaliumin. Turshitë përmbajnë edhe vitaminën C, thiaminën, riboflavinën, niacinën, vitaminën B-6, folatin, vitaminën B-12, A, E, D dhe K.

Në përgjithësi, vlerat shëndetsore të karrotave turshi shërbejnë si një oaz vitaminash thelbësore, mineralesh dhe antioksidantësh. Ato japin një kontribut të vyer për mbajtjen nën kontroll të diabetit, tretjes së mirë, mbrojtjes së mëlçisë, probiotikët dhe shërimin e ulçerës.

Përbërësit

600 gramë karrota të prera hollë mjaftueshëm për t’u futur në kavanozë.

1 gotë me uthull të bardhë

1 gotë me ujë

1 lugë gjelle me kripë për turshi

1 lugë çaji me  fara lulekopre

Gjysëm luge çaji me piper kokërr

2 thelbinj hudhër

Udhëzimet

Zjeni ujin në një tenxhere të vogël. Në një tenxhere tjetër me ujë të valuar futni kapakët e kavanozëve ku do të fusni karrotat turshi. Karrotat qërojini dhe pritini në shirita të hollë.

Hidhini në tenxheren e parë dhe lërini të ziejnë për 2 minuta nëse do t’i konservoni karrotat, ose për 3 minuta nëse do t’i ruani në frigorifer. Hiqini karrotat nga uji dhe shpëlajini me ujë të ftohtë.

Përzieni uthullën, ujin dhe kripën në një tenxhere të vogël dhe lërini të ziejnë së bashku.  Merrni kavanozët dhe hidhni erëzat dhe thelbinjtë e hudhrës.

Më pas shtoni shiritët e karrotave në drejtim vertikal dhe hidhni lëngun e uthullës së zier duke lënë një hapësirë prej thuajse 1 centimetër nga pjesa e grykës së kavanozit. Hiqni bulëzat e ajrit me lugë dhe më pas mbyllini kapakët.

Nëse turshitë dëshironi t’i konservoni për më gjatë, atëherë futini për 10 minuta në një tenxhere me ujë të valuar. Më pas hiqini prej andej dhe lërini të ftohen.

Kavanozët, tashmë të mbyllur hermetikisht mund të ruhen në një vend të errët dhe të freskët për deri një vit. Ndërsa kavanozët për përdorim afatshkurtër duhen futur në frigorifer menjëherë sapo kavanozët të jenë ftohur. Ato mund të konsumohen 48 orë pas përgatitjes./AgroWeb.org

Zmadhimi i Damarëve në Trup – Si T’i Parandalojmë

Nëse jeni në kërkim të mënyrave të trajtimit të variçeve në shtëpi, atëherë hidhini një sy disa sugjerimeve të AgroWeb.org

Venat varikoze ose siç i njohim ndryshe variçet janë një problem shëndetsor i përhapur gjërësisht në botë.

Bëhet fjalë për një zgjerim aspak normal të damarëve të cilët dallohen lehtazi nën lëkurë.

Variçet shfaqen kryesisht në zonën e pulpës së këmbës dhe të kofshës.

Venat e enjtura mund të shkaktojnë një sërë simptomash të pakëndshme siç janë dhimbjet, ndjesia e djegies, rëndesës, pickimit dhe ngrirjes së këmbëve.

Nëse jeni në kërkim të mënyrave të trajtimit të variçeve në shtëpi, atëherë hidhini një sy disa sugjerimeve të AgroWeb.org që kanë të bëjnë me kurat natyrale që mund të zbusin variçet dhe intensitetin e simptomave.

Trajtimet standarde për variçet – mjekësore dhe kirurgjikale- janë të shtrenjta.

Për fat të mirë, në kushtet e shtëpisë mund të përgatisni disa kura kundër variçeve që janë efikase.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është pjesë e një trajtimi mjaft efikas që pastron organizmin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Një qarkullim normal i gjakut zbut dhe pakëson ndjeshëm variçet.

Lyeni lëkurën mbi variçe me uthull molle dhe masazhojeni lehtë.

Bëjeni këtë çdo mbrëmje përpara se të flini dhe sërish në mëngjes për disa muaj dhe do të vini re zvogëlim të variçeve.

Speci djegës

Speci djegës është i mrekullueshëm kundër variçeve sepse është i pasur me vitaminë C dhe bioflavonoidë të cilat ndihmojnë për qarkullimin e gjakut dhe zbutjen e dhimbjeve të variçeve.

Shtoni një lugë çaji me spec djegës në një gotë me ujë të nxehtë dhe përzijeni mirë. Pijeni këtë lëng tre herë në ditë çdo ditë për dy muaj të tërë.

Vaji i ullirit

Qarkullimi i mirë i gjakut është thelbësor kundër variçeve. Masazhojeni lëkurën e variçeve me vaj ullirin për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, ulur dhimbjen dhe zbutur dhimbjen.

Përzieni sasi të barabarta të vajit të ullirit dhe vitaminës E në formë vaji.

Ngroheni pak dhe masazhoni venat për disa minuta. Bëjeni këtë masazh dy herë në ditë për një deri në dy muaj.

Hudhra

Hudhra është e shkëlqyer për të pakësuar inflamacionin dhe zbutur simptomat e variçeve.

Hudhra largon toksinat nga damarët dhe përmirëson qarkullimin. Vendosni gjashtë thelbinj hudhre në një kavanoz qelqi.

Shtoni lëngun e tre portokalleve dhe 2 lugë gjelle me vaj ulliri. Lërini të qëndrojnë së bashku për 12 orë.

Tundeni kavanozin dhe merrni disa pika për të masazhuar venat e inflamuara.

Masazhin bëjeni në formë rrethore për 15 minuta. Mbështilleni zonën e masazhuar me një napë pambuku dhe mbajeni të tillë për gjithë natën. Përsëriteni këtë proces çdo ditë për disa muaj.

Farat e gështenjës së egër

Farat e gështenjës së egër janë përdorur prej shumë vitesh kundër variçeve. Ato luftojnë inflamacionin dhe enjtjen, forcojnë venat dhe zbusin variçet.

Ekstrakti i gështenjës së egër përmban një substancë që njihet si asecinë që përmirëson elasticitetin dhe forcën e venave duke parandaluar çlirimin e enzimave që dëmtojnë kapilarët.

Përdorni xhelin prej gështenjës së egër dhe lyeni me të zonën e prekur dy herë në ditë.

Nëse e përdorni rregullisht atëherë dhimbjet dhe enjtja do të zbuten. Femrat shtatzënë dhe ato lehonë nuk duhet t’i përdorin farat e gështenjës së egër.

Majdanozi

Majdanozi është i pasur në vitamin C, një antioksidant që inkurajon prodhimin e kolagjenit.

Majdanozi përmban rutinë që luan një rol kryesor në forcimin e kapilarëve dhe pakësimin e simptomave të variçeve.

Zieni një tufë me majdanoz në një gotë me ujë për 5 minuta. Lëreni lëngun të ftohet dhe më pas kullojeni. Shtoni nga një pikë vaji esencial trëndafili dhe kumaku.

Vendoseni solucionin në frigorifer për disa minuta. Merrni pak pambuk dhe lyeni zonën e variçeve.

Bëjeni këtë çdo ditë për disa minuta që të shikoni rezultate pozitive./AgroWeb.org

Mjaltë me Kanellë – Pse Duhet Patjetër Për Organizmin

Një nga kombinimet më të fuqishme të vlerave është ai i mjaltit me kanellën.

Ato janë dy ushqime të shëndetshme që përmbajnë vitamina dhe minerale që ndihmojnë të kemi një shëndet të mirë.

Mjalti dhe kanella mund të përdoren duke i trazuar bashkë në raportin 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë çaji kanellë të bluar.

Një lugë e tillë mjalti me kanellë mund të konsumohet në mëngjes dhe në mbrëmje ose në formën e çajit duke shtuar ujë të ngrohtë.

Vlerat shëndetësore të Mjaltit dhe Kanellës

Sistemi imunitar: Peltja prej mjalti dhe kanelle është shumë e mirë për të fuqizuar sistemin imunitar, eliminuar lodhjen kronike dhe madje edhe për jetëgjatësinë.

Ky kombinim përdoret për të kuruar të ftohtin dhe virozat.

Diabeti: Kanella përban antioksidantë që kanë një efekt të ngjashëm me atë të insulinës.

Kjo do të thotë që antioksidantët shtyjnë glukozën jashtë gjakut dhe drejt e tek qelizat ku glukoza mund të shërbejë si burim funksional energjie.

Energjia, një burim i pastër i sheqerit natyral nuk shkakton luhatjet e sheqernave në gjak.

Kanella dhe mjalti i tregojnë rrugën glukozës që t’i bëjë trupit mirë dhe ofrojnë një përmirësim të ndjeshëm në menaxhimin e diabetit të tipit 2.

Pickimet e insekteve: Një nga përfitimet e kombinimit të mjaltit dhe kanellës është lehtësimi nga pickimet e insekteve. Kanella është një substancë anti-inflamatore.

Mjalti është përbërësi antiseptik dhe terapeutik i shumë produkteve kozmetike.

Ja përse kombinimi i të dyve jep rezultat ndaj të gjitha irritimeve të lëkurës dhe pickimeve dhe në të njëjtën kohë parandalon formimin e infeksioneve.

Tretja

Mjalti dhe kanella ndihmojnë në shëndetin dhe funksionimin e sistemit tretës.

Të dyja shuajnë gazrat nga stomaku dhe zorrët. Ato shërojnë stomakun e lënduar, infeksionet e fshikëzës së urinës dhe zbusin fryrjet.

Artriti: Mjalti dhe kanella përdoren së bashku edhe për të lehtësuar dhimbjet nga artiti.

Konsumimi i rregullt i kësaj përzierje magjike mban kockat shëndetplotë dhe zbut dhimbjet e kyceve.

Mjaltin dhe kanellën mund ta përzieni me ujë të vakët dhe të përfitoni të njëjtat rezultate fantastike.

Kujdesi për lëkurën: Lëkura është një nga përfitueset e mjaltit dhe kanellës. Një aplikim i thjeshtë i pastës magjike mund të trajtojë infeksionet më minimale apo edhe puçrrat.

Mjalti dhe kanella së bashku mund të përhapen mbi plagë, apo thjesht në lëkurë.

Çrregullimet e zemrës: Mjalti dhe kanella përdoren për të ulur nivelet e kolesterolit, që do të thotë se ato i japin një mburojë të madhe zemrës duke garantuar shëndetin e saj.

Kolesteroli i keq mund të çojë në shfaqjen e arteriosklerozës apo trashjes së mureve të enëve të gjakut dhe arterieve. Kjo rrit edhe shanset e goditjes nga një atak në zemër.

Mjalti dhe kanella ushqejnë flokët, i mbrojnë ato nga rënia, dhe stimulojnë rritjen e tyre.

Të dy këto produkte mund të përdoren individualisht edhe për higjenën orale, në heqjen e erës së keqe të gojës apo për të lehtësuar dhimbjet e dhëmbit./AgroWeb.org

Hirra – Efektet e Mrekullueshme për Organizmin

Hirra njëkohësisht nuk përmban gluten dhe mund të përdoret edhe nga ata që janë intolerantë.

Më kujtohet si tani mërzitja që pësonte nona ime, kur ajo shishe qumështi për të cilën kishte mbajtur rradhë që në 5 të mëngjesit, teksa zjente, pritej.

Pasi e linte të ftohej, e kullonte, dhe lëngun e tejdukshëm na e jepte ta pinim ne. Ndërsa ajo që mbetej një grusht, një tip salce, i hidhte dy kokrra kripë dhe thoshte se duhej ta hanim me bukë.

“Hirra të bën mirë, të pastron mëlçinë”, më thoshte mua si më të madhes ndër fëmijët, për të më bindur ta pija. Por në fakt unë s’isha e sëmurë dhe, këtë përgjigje i jepja, sa herë ma thoshte.

Sot pas 30 vitesh shkoj në dyqan enkas për të blerë hirrën dhe sa herë e pi mendoj se si nuk i dija më parë vlerat e saj, e të mos i shtoja më shumë mërziti gjyshes time.

Vlera dhe Shije

Për të bërë një kilogram djathë duhen 10 litra qumësht, 9 prej të cilave janë hirrë.

Është pikërisht ky lëng që kur kullon qartësohet dhe që e quajnë magjik. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, hirrën e krahasojnë me qumështin e gjirit për vlerat e jashtëzakonshme që ka dhe studimet e para për të janë bërë në fillim të shekullit 20.

Pionieri i kërkimeve për sistemin imunitar, Élie Metchnikoff, njëkohësisht fitues i çmimit Nobel në Psikologji e Mjekësi më 1908, e ka vlerësuar së tepërmi futjen në dietën e përditëshme të hirrës.

I quajtur ndryshe “Babai i imunitetit mes natyrales”, Metchnikoff ka thënë se hirra ka një efekt të pakrahasueshëm në sistemin gastrik.

Jetëgjatësia dhe mosprekja e banorëve të Kaukazit nga turberkulozi dhe tumoret, i atribuohen pikërisht konsumimit të hirrës nga kjo popullsi.

Hirra mund të përdoret si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët.

Të vegjëlve, për t’i mbuluar atë efektin që më krijonte dhe mua për së vogli i përzjehet me lëngje frutash.

Një shishe 1 litroshe me hirrë kushton 50 lekë. Por mund ta bësh edhe vetë në shtëpi, me stilin e prerjes së qumështit.

Hirra nuk përmban gluten dhe mund të përdoret edhe nga ata që janë intolerantë. Foto: WebLibrary

Në bazë të leximeve unë konsumoj një litër në dy ditë, por sasia edhe mund të shtohet deri në një litër.

Sigurisht që hirra nuk ka as yndyrën që ka qumështi dhe është zëvendësues i mirë i tij për sa i përket vlerave ushqimore.

Nga studimet dhe burimet e konsultuara nga AgroWeb.org, rezulton se hirra përman 16 lloje proteinash. Po ashtu tetë minerale, vitamina krysisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme. Është pikërisht kjo përmbajtje që e ka bërë të krahasueshme me qumështin e gjirit.

Pija magjike ndihmon edhe në periudhën e prekjes nga problemet e kockave dhe osteoporoza pasi furnizon kockat me ushqim.

Ndërsa atyre që i pëlqen sporti, në vend të kokrrave energjike që marrin, mund të përdorin pikërisht këtë pije. Kjp pasi fakti që ajo përmban shumë proteina i jep energji muskujve dhe gjithë trupit.

Ndërkaq, siç e thoshte dhe gjyshja ime, hirra pastron mëlçinë dhe është detoksifikues për trupin.

Përgatitja në shtëpi

Zjeni një litër qumësht, e kur të jetë në vlim e sipër hidhini një pikë limon që të pritet. Lëreni të ftohet dhe ndani veç lëngun e tejdukshëm që ngjitet sipër, pra hirrën. Hidheni në një shishe qelqi e konsumojeni fillimisht nga një gotë në ditë.

Pjesa që mbetet si salcë vlen po aq sa lëngu. Një lugë e saj po të tretet në ujë dhe të konsumohet jep të njëjtin efekt pozitiv në organizëm./AgroWeb.org

 

*Rezarta Delisula është zëvendës-kryeredaktore e Gazetës Shqiptare dhe punon si gazetare që prej vitit 1998. Përgjatë karrierës profesionale 17 vjeçare, shkrimet e saj kanë prekur më së shumti çështjet sociale dhe problematikat mjedisore. E apasionuar pas produkteve organike dhe kultivimit të tyre, Rezarta është veçanërisht e interesuar për jetesën e gjelbër. Ky artikull është shkruar ekskluzivisht për AgroWeb.org.

Kundër Anemisë – Produktet Që Rrisin Thithjen e Hekurit nga Trupi

Ushqimet ndikojnë jo vetëm te hekuri që ju konsumoni, por edhe te sasia që përthithet nga organizmi juaj.

Pasi trupi merr hekur nga ushqimet, minerali përdoret për prodhimin e hemoglobinës. Kjo është proteina që ndihmon oksigjenin të qarkullojë në organizëm.

Sasia e rekomanduar e marrjes së hekurit është 7-18 mg në ditë dhe deri në 27 gram për gratë shtatzëna.

Një person që ka mangësi në hekur tregon shenja të ndryshme. Këtu përfshihen lodhja, marramendja, dhimbje koke, ndjeshmëri ndaj të ftohtit dhe mungesë fryme gjatë kryerjes së veprimeve të thjeshta.

Për më tepër, mungesa e hekurit rezulton në një nivel më të ulët vëmendjeje dhe funksioni mendor.

Ushqimet që ndihmojnë përthithjen maksimale të hekurit

Plot Vitaminë C

Produktet e pasura me Vitaminë C janë të shkëlqyera në përthithjen e hekurit. Këto përfshijnë agrumet, perimet, sallatat dhe barishtet me ngjyrë të gjelbër të errët, specat, pjeprat dhe luleshtrydhet.

Një studim gjerman tregon se marrja e 100 mg vitaminë C me një vakt, rrit thithjen e hekurit me 67%.

Konsumi i lëngut të limonit ose i ushqimeve të tjera të pasura me vitaminë C, ndërsa jeni duke ngrënë produkte me përmbajtje të lartë hekuri, rrit mjaft thithjen e mineralit nga organizmi juaj.

Plot Vitaminë A dhe betakaroten

Ekspertët gjermanë tregojnë se vitamina A rrit thithjen e hekurit deri në 200% për orizin, 80% për grurin dhe 140% për misrin.

Shtimi i beta-karotenit gjatë ngrënies, rrit thithjen më shumë se 300% për orizin dhe 180% për grurin dhe misrin.

Burimet e mira të ushqimit me beta-karoten dhe vitaminë A përfshijnë karrota, patate të ëmbla, spinaq, barishtet, kunguj, speca të kuqe, pjepri, kajsi, portokall dhe pjeshkë.

Kombinimet me tipet e mishit

Studime kanë raportuar se shtimi i mishit të kuq, mishit të pulave ose peshkut në një ushqim me bazë drithi rezulton në rreth 2-3 herë më shumë përthithje të hekurit.

Shtimi i 75 gramë mish në një vakt rrit thithjen e hekurit me rreth 2.5 herë, në krahasim me një vakt pa mish.

Vetëm 1 gram mish i kuq, peshk ose mish pule siguron një efekt rritës të thithjes së hekurit, i ngjashëm me atë të 1 mg të vitaminës C./AgroWeb.org

Gjethet e Hurmave Për Kocka dhe Zemër të Fortë!

Ashtu si fruti edhe gjethet e hurmave mbartin një “pushtet” të fuqishëm plot vlera kurative.

Hurmat e shijshme dhe ekzotike kanë diçka magjike që shkon përtej kënaqësisë së shqisave tona të shijes.

Nga veriu në jug, Shqipëria është e bekuar nga prania e këtij fruti të mrekullueshëm, i preferuar nga të gjithë shqiptarët.

Krahas shijes unike, hurmat janë një pasuri më vete në aspekt vlerash shëndetsore. Por ashtu si fruti edhe gjethet e hurmave mbartin një “pushtet” të fuqishëm plot vlera kurative për shëndetin sidomos për forcimin e kockave dhe zemër.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org në krahasim me çajrat apo lëngjet e tjera, çaji i gjetheve të hurmave përmban një nivel të lartë përfitimesh dhe vlerash.

10 herë më shumë vitaminë C

Studime kanë treguar se lëngu i gjetheve të hurmave përmban 10 herë më shumë vitaminë C, tanina, flavonoidë, rutinë, kolinë dhe amino acide.

Lëngu i gjetheve të hurmës forcon zemrën. Flavonoidët që gjenden në këtë lëng ulin tensionin e lartë të gjakut dhe zbusin barrën e rëndë të stresit në zemër.

Gjethet e hurmave kanë aftësinë të përmirësojnë shëndetin e syve, ngadalësojnë plakjen, parandalojnë disa sëmundje, përmirësojnë tretjen.

Gjithashtu ato forcojnë sistemin imunitar, ulin kolesterolin, rrisin metabolizmin, forcojnë kockat, rrisin aftësitë mendore, ulin tensionin e gjakut dhe përmirësojnë paraqitjen e lëkurës.

Për më tepër, lëngu i gjetheve të hurmave përshpejton shërimin e trupit, humbjen në peshë, lufton inflamacionin dhe rrisin qarkullimin e gjakut.

Për virozat, alergjinë dhe tretjen 

Lëngu i gjetheve të hurmave nuk përmban kafeinë dhe ka një shije bimore të athët. Aftësitë mirëbërëse të këtyre gjetheve ndikojnë në rritjen e metabolizmit falë vitaminave dhe mineraleve që ato përmbajnë.

Vitamina C tek gjethet e hurmave ndihmon në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut. Ato mbrojnë organizmin nga toksinat, bakteret, virozat dhe forcojnë fuqinë imunitare.

Lëngu i gjetheve të hurmave ndihmon në rënien në peshë. Ai është i pasur me shumë flavonoidë anti-alergjikë. Ky lëng pakëson gjasat e shfaqjes së alergjive apo inflamacionit.

Njësoj sikur fruti, gjethet janë të pasura me fibër që ndihmon shumë për tretjen e duhur të ushqimit. Fibra  vjen në ndihmë edhe në sekretimin e lëngjeve tretëse dhe të gastritit.

Si të përgatisni lëngun e gjetheve të hurmës në shtëpi

Zieni një filxhan me ujë

Hidhni një lugë çaji me gjethe të thata hurme

Ziejini për 10 deri në 15 minuta

Kullojeni dhe servireni të ngrohtë.

Çaji arrin të marrë një shije të kombinuar mes të ëmblës dhe të athtës vetëm kur ftohet.

Në çdo rast ju mund të shtoni mjaltë sipas preferencës. /AgroWeb.org

Shega dhe Trëndafili i Egër, Fuqia e Kuqe për Zemrën

Shega dhe trëndafili i egër parandalojnë dhe trajtojnë në mënyrë natyrale çdo sëmundje.

Çaji me kokrrat e shegës dhe të trëndafilit të egër përshkruhet si një nga çajrat më të shëndetshëm të të gjitha kohërave.

Ky çaj ka qenë subjekt studimesh prej shumë kohësh, për faktin se kombinimi i vlerave të të dyjave mendohet të jetë shumë i fuqishëm për pastrimin e organizmit.

Shegët dhe trëndafili i egër parandalojnë dhe trajtojnë në mënyrë natyrale çdo gjë, duke nisur nga inflamacioni, kolesteroli, tensioni i gjakut apo hiperglicemia.

Antioksidantët që luftojnë radikalet e lira dyfishohen dhe janë efikase kundër inflamacionit, duke i dhënë këtij çaji një reputacion të merituar.

Antioksidantët dhe vitamina C

Kokrrat e shegës marrin ngjyrën e kuqe nga polifenolët. Të njëjtat substanca i gjejmë edhe tek kokrrat e trëndafilit të egër. Polifenolët janë antioksidantë të fuqishëm.

Çaji me këto kokrra përmban shumë antioksidantë, madje më shumë se çdo çaj tjetër me bazë frutash.

Çaji në fjalë përmban tre herë më shumë antioksidantë se vera e kuqe apo çaji jeshil. Antioksidantët largojnë radikalet e lira, mbrojnë qelizat dhe luftojnë inflamacionin.

Lëngu i një shege të vetme plotëson më shumë se 40 përqind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C e cila shpërbëhet gjatë pasterizimit. Kjo është arsyeja përse duhet të pini gjithnjë lëng shege të freskët që të merrni sa më shumë nga kjo vitaminë.

Çaji i shegës dhe trëndafilit të egër largon inflamacionin në stomak dhe përmirëson tretjen. Ai është i dobishëm për njerëzit që vuajnë nga ulçera, koliti apo sëmundje të tjera inflamatore të zorrëve.

Kundër inflamacionit dhe sëmundjeve të zemrës

Çaji në fjalë është i fuqishëm kundër inflamacionit falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve. Ai mundet të parandalojë dëmin oksidues në organizëm dhe inflamacionin.

Flavonolët tek këto fruta bllokojnë inflamacionin që kontribuon në shfaqjen e osteoartritit dhe dëmeve të kapilarëve të gjakut.

Shkencëtarët po studiojnë efektet e çajit ndaj osteoporozës, reumatizmës, artritit dhe inflamacionit të kyçeve.

Çaji me shegë dhe trëndafil të egër konsiderohet edhe si lëngu më i shëndetshëm për zemrën dhe arteriet.

Studimet kanë treguar se ky çaj përmirëson qarkullimin e gjakut. Shmang forcimin e arterieve, duke parandaluar edhe shfaqjen e kolesterolit që i bllokon ato.

Antioksidantët në këtë çaj shmangin avancimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe mbrojnë kujtesën./AgroWeb.org

Reçeli i Rrushit, Aftësitë e Ëmbla Kuruese

Ideal dhe i shëndetshëm për tu konsumuar gjatë mëngjeseve por edhe si ëmbëlsirë.

Reçeli i rrushit është një ëmbëlsirë klasike, e ëmbël dhe plot gjallëri. Ai preferohet nga të rritur dhe fëmijë.  Ky reçel i shijshëm është ideal për tu konsumuar gjatë mëngjeseve por mund të serviret edhe si një ëmbëlsirë apo gosti ndaj miqve.

Tradita e amvisave në përgatitjen e reçelit është ndër më të njohurat në kuzhinën shqiptare, e trashëguar nga gjyshet dhe nënat brez pas brezi.

Reçeli i Rrushit është fantastik jo vetëm për ëmbëlsinë natyrale por edhe për vlerat e mira shëndetësore dhe kurative që ai ofron për organizmin.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni një recetë shumë të thjeshtë për përgatitjen e këtij reçeli në kushtet e shtëpisë.

Si ta përgatisni reçelin e rrushit krejt lehtë

Së pari, duhet të lani rrushtë dhe të hiqni lëkurat e tyre. Kjo mund të bëhet duke shtrydhur kokrrat me butësi që të mundësoni daljen e tulit. Kokrrat e tulit hidhini në një tenxhere.

Mos u shqetësoni nëse pjesëza të tulit ngelen të ngjitura në lëkurë, sepse edhe këto të fundit kanë vend në këtë recetë.

Nëse hasni vështirësi në ndarjen e lëkurës nga tuli, atëherë zhytini në ujë të valuar për 30 sekonda dhe lëkura do të shqitet menjëherë.

Mblidhini të gjitha lëkurat dhe futini në një mikser. Përziejini deri sa të formojnë një pure të cilën do ta shtoni në tenxheren ku keni hedhur tulin e kokrrave të rrushit.

Lërini të ziejnë së bashku për 20 minuta duke i përzier rregullisht. Pas zierjes, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe salcën e rrushit kullojeni në një kullesë.

Sigurohuni që pjesa e tulit të mos humbasë dhe hidhni tutje farat dhe mbetjet e padëshiruara.

E gjithë pureja e ngrohtë e rrushit duhet rikthyer në tenxhere dhe përzierë me sheqerin. Përziejini së bashku rregullisht duke përshpejtuar shkrirjen e sheqerit.

Pasi pureja e rrushit ka nisur të vlojë, atëherë lëreni të ziejë për 15 minuta dhe sigurohuni që masa nuk ngjitet në fund të tenxheres.

Më pas mund të masni lidhjen e duhur të reçelit duke hedhur një majë luge në një pjatë të ngrirë.

Nëse pureja është e lëngshme dhe kullon atëherë ka nevojë për më shumë zierje. Nëse qëndron fort në pjatë, atëherë është gati.

Kontrolloni nëse në sipërfaqe është formuar një shtresë e trashë e cila nëse e prek me dorë rrudhet.  Në të kundërt ziejeni për pesë minuta të tjera dhe provojeni sërish.

Lëreni reçelin të ftohet për disa minuta dhe më pas hidheni në kavanozë qelqi të sterilizuar. Sigurohuni që kapakët të jenë të puthitur mirë dhe kavanozët të jenë të mbyllur plotësisht.

Përbërësit

2.3 kg gramë rrush (të kuq, të bardhë ose të zinj. Varieteti Concord i këtij të fundit është ideal për përgatitjen e reçelit)
1 kg sheqer të bardhë
1 limon i madh

Reçeli i Rrushit mund të përdoret edhe në përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme.  /AgroWeb.org

Kërpudhat e Thata të Veriut të Shqipërisë

Kërpudhat i gjeni në çdo market, krahas produkteve ushqimore të freskëta, por ato nuk janë as frut as perime.

Pavarësisht kësaj, vlerat e kërpudhave janë të mëdha, jo vetëm në aspektin ushqimor.

Kërpudhat zakonisht konsumohen të freskëta, por a e dinit se edhe kërpudhat e thata janë një zgjedhje e shkëlqyer?

Kërpudhat e thata janë plot shije, të përballueshme në çmim dhe me leverdi. Shija e tyre është e përqendruar dhe intensive.

Si në rastin e kërpudhave të freskëta, ato të thatat mund të përdoren në çdo gatim, duke nisur nga supat deri perimet e kavërdisura.

Në Shqipëri, kërpudhat e thata janë një specialitet i Veriut të Shqipërisë dhe përgatiten në formën e zahireve sidomos në Malësinë e Madhe, Pukë dhe në Malësitë e Hasit.

Kërpudhat përmbajnë pak karbohidrate por shumë fibër. Ato janë një burim i mirë i vitaminës B, hekurit dhe seleniumit. Kërpudhat përmbajnë pak sodium, por shumë kalium.

Në 10 gramë kërpudha gjendet më shumë kalium se në një banane. Për më tepër, ato nuk kanë yndyrë dhe as kolesterol.

Kërpudhat kanë një nivel të lartë antioksidantësh në krahasim me specat jeshilë dhe kungujt e njomë.

Janë një zgjedhje e zgjuar dhe e leverdishme në gatimet e shpejta, gjë që i bën ato një domosdoshmëri krahas erëzave që përdorni çdo ditë.

Uji luan një rol të rëndësishëm në peshën e një kërpudhe, ndaj varianti i saj i thatë ofron një shije dhe aromë më të përqendruar.

Kërpudhat e thata mund t’i piqni në furrë për 15-20 minuta dhe vendosini më pas në një mikser duke i bërë pluhur.

Ruajtja dhe përdorimi

Kërpudhat e thata duhen ruajtur në një vend të errët dhe të thatë, ose tek zona e ngrirjes në frigorifer.

Për t’i përdorur, duhet t’i shpëlani me ujë fillimisht dhe më pas t’i hidhni në një enë duke i mbuluar me ujë të ngrohtë për 20 minuta deri sa të zbuten.

Pasi të kenë përftuar lagështinë e nevojshme, kullojini dhe thajini me një napë të pastër.

Lëngun e mbetur ruajeni dhe përdoreni në gatim. Ky nektar i mirëfilltë mund të përdoret në salca, supa, oriz apo makarona.

Si t’i gatuani kërpudhat e thata

Supa – Lëngun e përshkruar më sipër dhe kërpudhat mund t’i përdorni jo vetëm për supë kërpudhash, por edhe për supa të tjera, ku do të triumfojë aroma dhe shija karakteristike e kërpudhave. Këto të fundit kombinohen mirë me gështenjat.

Salcat – Salcat kremoze kombinohen mirë me kërpudhat. Shija e salcave me bazë kërpudhash sugjerohet për tu përdorur në gatimet me pulë, salmon ose mish derri.

Orizi dhe makaronat – Kërpudhat e njoma ose ato të thata rekomandohen të përdoren edhe në gatimin e orizit apo makaronave dhe salcave përkatëse.

Omletë – Ato mund të përdoren edhe për gatimin e omletës, vezës së skuqur apo të zier. Sekreti në gatimin e mirë të kërpudhave qëndron tek njomja dhe tharja e tyre përpara gatimit./AgroWeb.org

Xhinxher Me Mjaltë – Kombinimi i Mrekullive

Xhinxheri dhe mjalti mund të konsumohen në formën e tonikut apo shurupit. Kjo arrihet duke krijuar një përzierje të të dy ingredientëve duke i holluar pak me ujë.

Ky lëng i vjen në ndihmë aparatit tretës për shkak të vlerave fantastike të xhenxhefilit. Për më tepër, si xhenxhefili ashtu edhe mjalti kanë vlera antioksidante.

Kombinimi i tyre rrit fuqinë e sistemit imunitar. Mjafton një lugë nga ky tonik që njerëzit me një sistem tretës të dobët, të ndihen më mirë.

Përgatitja është mjaft e thjeshtë. Vloni një enë me 500 ml ujë dhe shtoni xhinxherin e prerë në rriska. Rreth 10 cm gjatësi rrënje xhinxheri është e mjaftueshme.

Xhinxheri vlon në ujë për 5-7 minuta dhe më pas hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet pak. Shtohet 200 ml mjaltë dhe pasi të ftohet përzierja mund të ruhet në frigorifer dhe të konsumohet çdo ditë.

Në ditët kur imuniteti është në rënie një gjysëm gote nga ky shurup do të mjaftojë.

Toniku me xhenxhefil dhe mjaltë ka një nivel të lartë proteinash e si rrjedhojë ndihmon sistemin tretës, stimulon shpërbërjen e yndyrnave.

Nga ana tjetër, toniku stimulon rritjen e florës intestinale që përshpejton tretjen dhe lehtëson lëvizjet e zorrëve.

Së fundmi, toniku me mjaltë dhe xhenxhefil ka aftësinë të thithë përbërësit e tjerë nga ushqimi dhe të reduktojë mbetjet.

Toniku mund të përdoret edhe nga fëmijët për t’i qetësuar nga dhimbjet e stomakut. Toniku është një zgjidhje që të qetëson se sa një kurë e mirëfilltë medicinale.

Për këto arsye, shumë njerëz në mbarë botën, mbajnë gjithmonë xhenxhefil dhe mjaltë në shtëpinë e tyre sa herë që kanë kollë ose ftohen.

Karamelet me xhenxhefil dhe mjaltë janë gjithashtu një variant popullor i kësaj përzierje magjike.

Nëse keni fytin të acaruar dhe nuk jeni në gjendje të flisni, atëherë duhet të konsumoni këto karamele dhe fyti juaj do të shërohet menjëherë.

Përfitimet shëndetësore të mjaltit dhe xhenxhefilit në kurimin e sëmundjeve respiratore nuk kanë të krahasuar.

Ndoshta nuk e dinit, por mjalti është një ndërmjetësues i shkëlqyeshëm për të transmetuar vlerat e erëzave si xhenxhefili në organizëm.

Si mjalti ashtu edhe xhenxhefili kanë vlerat e tyre të vecanta, por kombinimi i të dyjave i jep organizmit një bonus shtesë.

Mënyra më e mirë për të konsumuar mjaltë dhe xhenxhefil është të përziesh një lugë me lëngun e xhenxhefilit dhe një lugë mjaltë.

Vlerat e mjaltit me xhenxhefil

Shëndeti i zemrës

Toniku i mjaltit dhe xhenxhefilit është plot antioksidantë që zbusin sjelljen agressive të substancave të quajtura prostaglandin.

Këto substanca përthithen nga acidet e yndyrës në formën e enzimave. Prostaglandinat gjenden në të gjithë trupin dhe ndihmojnë funksionet e të gjithë organeve.

Sa i përket shëndetit të zemrës, toniku i mjaltit dhe xhenxhefilit ul tensionin e gjakut dhe rrezikun e sëmundjeve si arterioskleroza.

Azma

Besohet se përzierja e mjaltit me xhenxhefil dhe piper të zi mund të minimizojë efektet e azmës. Ky kombinim është natyralisht çlirues dhe anti inflamator dhe rregullon fluksin e oksigjenit në mushkëri.

Problemet e frymëmarrjes

Përzierja e mjaltit me xhenxhefil është një variant natyral i një medikamenti që rrit sekrecionet e bronkeve dhe pastron mushkëritë nga mukusi.

Kjo do të thotë se mjalti me xhenxhefil ofron çlirim të menjëhershëm për njerëzit që vuajnë nga kolla, i ftohti, fyti i tharë dhe rrufa.

I nevojshëm në betejën kundër kancerit:

Mjalti me xhenxhefil arrin të reduktojë të vjellat dhe të përzjerat që shkaktohen nga kurat e kemioterapisë pas diagnostikimit me sëmundjen e kancerit.

Këto procedura janë aq intense sa shkaktojnë shumë të vjella tek pacientët të cilët detyrohen të përdorin zgjedhje alternative.

Xhenxhefili përshpejton zbrazjen e stomakut sepse ka aftësi në përmirësimin e tretjes. Në këtë mënyrë ndjesia e të vjellës reduktohet.

Të përzierat nga kemioterapia shkaktohen si pasojë e cisplatinës, një përbërës i kurës. Xhenxhefili arrin të balancojë efektet e këtij përbërësi.

Xhenxhefili gjithashtu sugjerohet të përdoret nga gratë shtatzënë sepse redukton të vjellat dhe të përzierat si pasojë e shtatzanisë.

Nëse e kombinojmë me efektet natyrale të mjaltit, të dyja ofrojnë një zgjedhje të mirë për të parandaluar këto dy simptoma të shkaktuara nga një sërë burimesh të ndryshme./AgroWeb.org

Hudhra e Qepa, Pija Magjike Si Antibiotik Natyral

Mjekësia farmaceutike me atë alternative me produkte natyrale është gjithnjë në “luftë”, për të prodhuar ilaçe të reja që shpëtojnë njerëzimin dhe antibiotiku është një ndër mrekullitë e shpikura. Por jo rrallë dëgjojmë që ndokujt ‘nuk i bënë fajde’ as antibiotikët.

E pikërisht në këtë pikë nis lufta e mjekësisë tradicionale që përdor bimët për të kuruar sëmundjet.

Para viteve ’90, fëmijët para se t’i çonin te mjeku për infeksion bajamesh që ai t’i jepte mjekimin antibiotik, aplikonin lëng hudhrash të freskët. Dhe jo pak fëmijë kanë shpëtuar nga penicilina në atë kohë.

Hudhra përdorej edhe kur të vegjëlit kishin parazitë intenstinalë, sepse prania e hudhrës së gjallë në trup i vriste ato.

Por pa e zgjatur, po kalojmë direkt në një gjetje që po përdoret së fundmi në të gjithë Evropën dhe që shëron çdo infeksion dhe parazit, madje duhet përdorur më shumë në këto ditë të rënduara me epidemi gripale.

Receta e Shëndetit të Mirë

700 ml uthull molle
85 gramë qepë e prerë në kubikë
85 gramë hudhra të grira
2 speca të freskët djegës të copëtuar
85 gramë xhenxhefil (xhinxher) i freskët i grirë
2 lugë rrepë të bardhë të grirë
2 lugë me kurkuma pluhur ose me rrënjë të grira

Të gjithë përbërësit i fusim në enë bashkë me pak uthull dhe i përziejmë. Pastaj i zhvendosim të gjithë përbërësit në një kavanoz deri sa të zënë 2/3 e vëllimit dhe i shtojmë uthullën e mollës, por pa e mbushur plot kavanozin.

E konservojmë për dy javë përbërjen në një vend të freskët e të thatë dhe herë pas here tundim kavanozin. Pas dy javësh lëngu i përfituar është gati dhe me ndihmën e një garze sterile e kullojmë në një shishe të pastër.

Përdorimi

Për të kaluar shpejt një situatë të lehtë gripi apo sistem imunitar të dobët përdorim një lugë gjelle për të bërë gargare një herë në ditë.

Doza varion në bazë të gjendjes suaj dhe rritet ditë pas dite. Pas tre-katër ditësh mund të përdorni dhe një gotë lëng në ditë për gargarë.

Në raste infeksionesh ose gripi të rëndë duhet të bëni gargarë 5-6 herë në ditë. Shija e produktit të përfituar është shumë e rëndë dhe me aromë ndaj do ishte mirë që pas disa minutash nga përdorimi të konsumoni një agrum.

Efektet e përbërësve

• Hudhra dhe qepa janë antibiotikë natyralë dhe vrasin vetëm bakteret e dëmshme. Ato janë shumë efikase dhe për luftimin e infeksioneve fungale.
• Xhenxhefili është anti-inflamator dhe stimulon qarkullimin e gjakut.
• Kurkuma ul dhimbjet muskulare dhe ka fuqi të mëdha anti-inflamatore.
• Uthulla e mollës përmban pektinë, që mban ulur nivelin e kolesterolit dhe rregullon presionin e gjakut. Acidi malik që përmban uthulla e mollës lufton infeksionet dhe bakteriet.
• Speci djegës është disinfektant dhe kapsaicina që përmban rrit oreksin.
• Rrepa e bardhë ruan mëlçinë nga helmet e zorrëve ndërsa në kohët e lashta Hipokrati e përdorte edhe për trajtimin e mushkërive./AgroWeb.org

 

*Rezarta Delisula është zëvendës-kryeredaktore e Gazetës Shqiptare dhe punon si gazetare që prej vitit 1998. Përgjatë karrierës profesionale 17 vjeçare, shkrimet e saj kanë prekur më së shumti çështjet sociale dhe problematikat mjedisore. E apasionuar pas produkteve organike dhe kultivimit të tyre, Rezarta është veçanërisht e interesuar për jetesën e gjelbër. Ky artikull është shkruar ekskluzivisht për agroweb.org.