Përfitimet shëndetësore të mjaltit dhe xhenxhefilit në kurimin e problemeve të frymëmarrjes nuk kanë të krahasuar. Ndoshta nuk e dinit, por mjalti është një ndërmjetësues i shkëlqyeshëm për të transmetuar vlerat e barishteve dhe erëzave si xhenxhefili apo xhinxheri në organizëm.

Si mjalti ashtu edhe xhenxhefili kanë vlerat e tyre të veçanta, por kombinimi i të dyjave i jep organizmit një bonus shtesë. Mënyra më e mirë për të konsumuar mjaltë dhe xhenxhefil është raporti i përzierjes së një luge me lëngun e xhenxhefilit dhe një lugë mjaltë në formën e një lëngu ose toniku. Limoni është gjithmonë një shtesë e mirë.

Vlerat e mjaltit me xhenxhefil

Shëndeti i zemrës: Toniku i mjaltit dhe xhenxhefilit është plot antioksidantë që zbusin sjelljen agresive të substancave të quajtura prostaglandina. Këto substanca përthithen nga acidet e yndyrës në formën e enzimave. Prostaglandinat gjenden në të gjithë trupin dhe ndihmojnë funksionet e të gjithë organeve.

Toniku i mjaltit dhe xhenxhefilit zbut çrregullimet e enëve të gjakut, ul tensionin e gjakut dhe rrezikun e sëmundjeve si aterosklerozës dhe atakut në zemër.

Azma: Përzierja e mjaltit me xhenxhefil dhe piper të zi mund të trajtojë ose të minimizojë efektet e azmës. Ky kombinim është natyralisht çlirues dhe anti inflamator dhe rregullon fluksin e oksigjenit në mushkëri dhe relakson enët e gjakut në mushkëri.

Problemet respiratore: Përzierja e mjaltit me xhenxhefil është një variant natyral i një medikamenti që rrit sekrecionet e bronkeve dhe pastron mushkëritë nga mukusi. Kjo do të thotë se mjalti me xhenxhefil ofron çlirim të menjëhershëm për njerëzit që vuajnë nga kolla, i ftohti, fyti i tharë dhe rrufa.

Xhenxhefili gjithashtu sugjerohet të përdoret nga gratë shtatzënë sepse redukton të nxjerrat dhe të përzierat si pasojë e shtatzanisë. Nëse e kombinojmë me efektet natyrale të mjaltit, të dyja ofrojnë një zgjedhje të mirë për të parandaluar këto dy simptoma të shkaktuara nga një sërë burimesh të ndryshme.

Kombinimi xhenxhefil dhe mjaltë ka një nivel të lartë proteinash e si rrjedhojë ndihmon sistemin tretës, stimulon shpërbërjen e yndyrnave.

Nga ana tjetër, kombinimi stimulon rritjen e florës intestinale që përshpejton tretjen dhe lehtëson lëvizjet e zorrëve. Së fundmi, toniku me mjaltë dhe xhenxhefil ka aftësinë të thithë përbërësit e tjerë nga ushqimi dhe të reduktojë mbetjet.

Toniku mund të përdoret edhe nga fëmijët mbi 5 vjeç për t’i qetësuar nga dhimbjet e stomakut. Toniku është një zgjidhje që të qetëson se sa një kurë e mirëfilltë medicinale, 4-5 lugë çaji me tonikun e mësipërm mjafton për fëmijët dy herë në ditë.

Karamelet me xhenxhefil dhe mjaltë janë gjithashtu një variant shumë popullor i kësaj përzierje magjike. Nëse keni fytin të acaruar dhe nuk jeni në gjendje të flisni, atëherë duhet të konsumoni këto karamele me xhenxhefil dhe mjaltë që gjenden në markete dhe farmaci dhe fyti juaj do të shërohet menjëherë. /AgroWeb.org