Kayaku për shumë njerëz është simbol i energjisë, zhurmës së ujit, aromës së natyrës dhe qetësisë. Imagjinoni kënaqësinë që mund të provoni stërkalat e bardha të ujit ju përplasen furishëm në fytyrë me lumin që lëviz rreth jush. Tani imagjinoni që këtë ta bëni në lumin më të vjetër dhe më të palundrueshëm të Evropës. Në Vjosë. Adrenalina arrin pikun.

Por thrilli i një aventure në Vjosë mund të venitet pa mbërritur ende në buzë të lumit, nëse projekti për të ngritur atje hidrocentrale do të vihet në jetë. Më shumë se 150 njerëz, të apasionuarit pas kayak nga e gjithe Evropa, parlamentarë, qytetarë, artistë, organizata ambjentaliste shqiptare dhe ndërkombëtare së bashku me zv Presidentin e Parlametit Evropian, protestuan pak ditë më pare në brigjet e lumit Vjosa duke i bërë thirrje Kryeministrit që të ndalojnë ndërtimin e digave në lumin më të vjetër të Evropës.

E shtrirë në 270 kilometra nga malet Pindus në Detin Adriatik, Vjosa rrjedh e lirë pa pengesa artificiale, totalisht e paeksploruar. Por projekti "Poçemit" do të ngrejë një digë 25-metra të lartë, që do të shkatërrojë një nga pjesët ekologjikisht më të vlefshme të lumit, e karakterizuar nga ishujt me zhavore dhe pyjet aluviale. Ndërkohë që popullsia e zogjve të këtij thesari natyror nuk është eksploruar ende.

Projekti i hidrocentralit, sipas ambjentalistëve do të shkatërronte këtë unicitet me një të gërryer. "Është një mrekulli që një lumë si ky ekziston ende - përbën një mundësi të madhe për Shqipërinë dhe të gjithë Evropën. Për të bllokuar këtë lumë do të ishte një krim pë natyrën dhe prova e paaftësisë së mbrojtjes së natyrës evropiane ", ka thënë Ulrich Eichelmann nga Riverwatch dhe koordinator i fushatës "Ruaj zemrën blu të Evropës".

"Vjosa no dams" - Vjosa pa diga lexon shkrimi buze lumit Vjosa te shkruar nga protestuesit

Nga ana e saj qeveria është shprehur se do të mbajë premtimin për të mos ndërtuar diga në rrjedhën e sipërme nga çfarë ishte planifikuar, kjo për shkak dhe të ndërtimit të digës në Kalivaç në jug të Shqipërisë. Kjo do të përmbushë nevojat e saj të energjisë në rritje dhe për të mbrojtur natyrën në pjesën e sipërme të lumit.
“Eshtë totalisht e pamundur që të bëhen të dyja”, ka thënë gjatë protestës Gabriel Schwaderer, drejtor ekzekutiv i grupit gjerman të ambjentalistëve Euronatur. “Ne kemi një mesazh të qartë për qeverinë: të kërkojmë parkun natyral, që nga mali deri në detin Adriatik. Kjo do të ishte unike”.

Ndërkohë që banorë të zonës janë shprehur të shqetësuar mbi pasojat që mund të ketë hidrocentrali në Vjosë. “Do të përmbysë tokat tona, por ne nuk duhet ta lejojmë”, i tha Luan Merkaj., Agjencisë së Lajmeve Reuters.

Duke i inkurajuar fshatarët për të luftuar për lumin, Ulrike Lunacek, nënkryetare e Parlamentit Evropian, tha se Shqipëria si një vend kandidat për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian duhet të respektojë rregullat e saj mjedisore.

Lunacek më tej tha se Shqipëria duhet të garantojë që rrjeti i saj të energjisë të funksionojë si duhet para se të nisë ndërtimin e digave. Në deklaratën e tij mbi raportin aktual të Zgjerimit në prill 2016, Parlamenti Evropian i bëri thirrje qeverisë shqiptare "për të kontrolluar zhvillimin e hidrocentraleve në zona të ndjeshme mjedisore të tilla si zona rreth Vjosës, si dhe në zonat e mbrojtura", dhe për të përfshirë publikun në procedurat e planifikimit. Deri më tani, këto kërkesa përsa I përket projektit të Poçemit janë injoruar plotësisht.

“Ndërkohë që vendet e BE-së duhet të veprojnë në përputhje me udhëzimet e Direktivës s Ujit të BE-së, këto kritere janë përmbushur apo tejkaluar nga vendet e Ballkanit Perëndimor –mbi të gjitha në. Ky avantazh nuk duhet të merret lehtë dhe ti hapet rruga bumit të ndërtimit të hidrocentraleve”, ka thënë Lunacek.
Në Shqipëri është planifikuar ndërtimi I 400 hidrocentraleve që kërcënojnë shkatërrimin e çdo lumi, ndërkohë që potenciali i shfrytëzimit të energjisë diellore është totalisht e paeksploruaer.

Kayakers nga Sllovenia, Shqipëria, Greqia, Italia, Gjermania, Austria, Holanda dhe SHBA do ta vazhdojnë protesën e tyre të nisur në Vjosë më datë 20 Maj në Tiranë, ku do të marshojnë me kayak para zyrës së Kryeministrit për të dorëzuar një dhuratë të veçantë: një kajak zbukuruar me qindra nënshkrime kundër digave të projektuara në Vjosë dhe për krijimin e një parku kombëtar. /Agroweb.org/