Në një mënyrë ose tjetër të gjithë jemi përballur një herë në jetë me turmerikun. Disa prej jush mund ta kenë përdorur si një erëz dhe disa të tjerë për të përgatitur atë që njihet si “qumështi i artë”. Të tjerë kanë parë paketat e vogla me pluhurin e verdhë në supermarkete dhe kanë vrarë mëndjen mbi përmbajtjen e tyre. Të paktë janë ata që janë tejet të informuar për turmerikun dhe vlerat e tij të shumëfishta nëse kombinohet me mjaltin.

Ky kombinim e bën atë një kurë natyrale tejet të çmuar, sidomos kur bëhen bashkë mjalti cilësor dhe i sigurtë shqiptar dhe turmeriku, bima që kultivohet në Kosovë. Ai mbillet gjerësisht në parcela atje dhe sipas vëzhgimeve të AgroWeb.org, është një nga bimët aromatike dhe medicinale më kryesore në eksportet e Kosovës.

Mjalti me turmerik ka vlera të forta anti-inflamatore të cilat jo vetëm që mund të shkatërrojnë bakteret që shkaktojnë sëmundje, por edhe ofrojnë një mbrojtje natyrale të organizmit. Ndryshe nga antibiotikët sintetikë që gjenden me bollëk në farmaci, kjo kurë natyrale nuk ka asnjë efekt anësor në florën intestinale.

Turmeriku përmban polifenole që njihen si përbërës esencial aktive që kryejnë plot 150 funksione terapeutike, përfshirë funksionet antioksidante, anti-inflamatore dhe kundër radikaleve të lira. Konsumimi i shafranit me mjaltin përmirëson ndjeshëm tretjen dhe shumëfishon aktivitetin e florës intestinale. Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, mjalti me turmerik është një kurë natyrale kundër të ftohtit dhe funksionon si antivirus natyral, aq sa shumë studiues e cilësojnë si vaksina bio e natyrës.

Si përgatitet?

Nëse e gjeni veten të kapluar nga simptomat e hershme të të ftohtit ose gripit, mos hezitoni të përdorni këtë përzierje magjike prej pluhurit të verdhë dhe mjaltit. Menjëherë sapo të ndieni që gripi ka trokitur në derë ose keni marrë një të ftohtë, nxitoni të përgatisni pastën prej mjalti dhe turmerik, e cila si kurë duhet zgjasë deri në tre ditë. Në 100 gramë mjaltë të një cilësie të mirë, shtoni 1 lugë gjelle të plotë me turmerik. AgroWeb.org ju sugjeron ta përzieni mirë dhe më pas vendoseni pastën në një kavanoz qelqi.

Si duhet përdorur?

Kjo masë merret në simptomën e parë të të ftohtit:

Dita e Parë- Merrni nga një gjysëm lugë çaji të mjaltit me turmerik çdo një orë gjatë ditës.

Dita e Dytë- Merrni nga një gjysëm lugë çaji të mjaltit me turmerik çdo dy orë gjatë ditës.

Dita e Tretë- Merrni nga një gjysëm lugë çaji të mjaltit me turmerik çdo tre orë gjatë ditës.

Mjaltin me turmerik duhet ta mbani në gojë deri sa të shkrihet tërësisht. Zakonisht, pas tre ditësh, i ftohti dorëzohet dhe trupi nis të rimëkëmbet. Studimet ku referohet AgroWeb.org tregojnë se shumë njerëz kanë arritur në konkluzionin që ata e kanë parandaluar të ftohtin falë këtij kombinimi pa pasur nevojë për medikamente.

Mjalti me turmerik mund të merret edhe për të trajtuar çështje komplekse të sëmundjeve të frymëmarrjes duke marrë nga një lugë çaji tre herë në ditë. Këtë proçedurë mund ta përsërisni gjatë gjithë javës. Mjaltin me turmerik mund ta pini edhe me qumësht ose çaj duke e shkrirë pastën aty.

Në rast se jeni duke marrë medikamente të tjera dhe dëshironi të përdorni mjaltin me turmerik duhet të konsultoheni me mjekun fillimisht. Konsultat janë të nevojshme veçanërisht nëse vuani nga hemofilia apo hipertensioni sepse shafrani hollon gjakun dhe ul tensionin e gjakut. Megjithatë për disa njerëz këto aftësi mund të konsiderohen si bonus. Përveç uljes së tensionit të gjakut, shafrani mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet gjithashtu të konsultohen me mjekun.

A ka rrezik? Mos e konsumoni turmerikun nëse vuani nga tëmthi, sepse shkakton kontraksion të muskujve në fshikëz.

Burimet tradicionale theksojnë se nëse përdorni turmerik para vakteve, ai i bën mirë fytit dhe mushkërive. Nëse e përdorni gjatë vakteve, i bën mirë sistemit tretës. Nëse e përdorni pas vakteve ndihmon zorrën e trashë dhe veshkat. Zgjedhja është e juaja!/AgroWeb.org