Është e pamundur të klasifikosh dhimbjen më të madhe fizike. Më e fortë është dhimbja e dhëmbit, kokës, shpinës, apo muskujve? Cilado qoftë ajo, në momentin e parë që dhimbja na fillon, është instiktive që të kërkojmë ilaçin që na shpëton. Medikamente si ibuprofeni, aspirina, paracetamoli, etj duken zgjidhje të pranueshme kundër dhimbjes, por disa prej tyre kanë efekte anësore.

Ibuprofeni është efikas në luftën kundër inflamacionit dhe të çliron nga dhimbjet e kokës, dhëmbit apo muskujve. Por, nga ana tjetër rrit gjasat e atakut në zemër, ishemisë, ulçerës në stomak nëse përdoret për periudha afatgjata. Nëse jeni të shqetësuar për këto efekte anësore, atëherë ndoshta duhet të kërkoni alternative më natyrale kundër dhimbjeve. Lexoni më poshtë listën e produkteve natyrale kundër dhimbjes që AgroWeb.org ka përgatitur për ju.

Farat e karafilit

Herën tjetër që do të keni dhimbje dhëmbi mos rendni pas ibuprofenit, por jepini një shans farave të karafilit që kanë një substancë anestetike në përmbajtjen e tyre që njihet si eugenol. Kjo substancë luan një rol qetësues tek nervat e dhëmbëve që shkaktojnë shumicën e dhimbjeve. Në fakt, disa dentistë përdorin vajin e karafilit kur heqin apo mbushin dhëmbët sepse eugenoli luan rol anti inflamator dhe antiseptik. Ndaj, mos hezitoni të përtypni ngadalë një farë karafili deri sa inflamacioni në mishrat e dhëmbëve, apo dhimbja të largohet.

Hudhra

Në rast se nuk gjeni dot fara karafili, mund të shfrytëzoni hudhrën. Hudhra përmban një element të njohur si allicin që çlirohet kur kafshoni hudhrën dhe luan rol të drejtpërdrejtë kundër baktereve. Shtypni një thelbi hudhër, përzijeni me kripë ose piper dhe vendoseni direkt në dhëmbin që ju dhëmb.

Mjalti

Mjalti është një kurë natyrale që përdoret kur jemi të ftohur ose me grip. Mjalti ka një efekt qetësues 40% më të lartë se çdo mjekim farmaceutik që mund të përdorni kundër lëndimeve, puçrave dhe plagëve të gojës nga bakteret. Mjalti lufton inflamacionin, shkatërron viruset dhe përshpejton rigjenerimin e indeve të dëmtuara. Vendosni mjaltin në zonën e infektuar katër herë në ditë dhe problemi do të zhduket. Kjo është mënyra më e ëmbël kundër dhimbjeve.

Xhenxhefili

Xhenxhefili njihet si një nga kurat anti-inflamatore më të mira në tokë. Lehtëson dhimbjet e stomakut, të vjellat dhe probleme të tjera me tretjen. Është një produkt mjaft premtues kundër qelizave kancerogjene. Disa studime kanë treguar që kjo erëz e mrekullueshme na mbron nga radikalet e lira falë një përbërësi anti inflamator që njihet si gingerol. Doza e rekomanduar për migrenën, dhimbjen e kokës ose artritin është një lugë çaji me xhenxhefil të thatë, ose dy lugë çaji me xhenxhefil të freskët çdo gjashtë orë.

Uji me kripë

Kushdo që ka provuar ndjesinë e të pasurit një thua nën mish, pranon që bëhet fjalë për një nga dhimbjet më të padurueshme. Nëse nuk trajtohet, mund të përballeni me infeksione dhe komplikime më të rënda. Kura ndaj këtij problem është shumë e thjeshtë. Shkencëtarët e universitetit të Stanfordit zbuluan që nëse i mbani këmbët në ujë të ngrohtë me kripë mund të shërojë infeksionin për katër ditë. Nevojitet një lugë çaji me kripë për një gotë me ujë. Mbajini këmbët në ujë për 20 minuta në ditë, çdo ditë deri sa infeksioni të largohet.

Rrushi

Mënyra më e thjeshtë dhe më e shijshme për të larguar dhimbjen e pakëndshme të shpinës është duke ngrënë rrush, një herë në ditë. Kjo praktikë do të qetësojë enët e gjakut dhe do të përmirësojë qarkullimin e tij në zonën e dhimbjes.

Shafrani i Indisë

Keni dëgjuar për shafranin e Indisë që quhet edhe turmerik apo zaferano? Kjo erëz tradicionale dhe e veçantë është tre herë më efektive për të larguar dhimbjen se aspirina. Shafrani ndihmon gjithashtu në largimin e dhimbjeve kronike tek 50% e njerëzve që vuajnë nga artriti. Sipas studimeve, shafrani lufton inflamacionin, virozat, bakteret, mykun dhe qelizat kancerogjene. Shkencëtarët rekomandojnë që të përdorni ¼ e një luge çaji me shafran në ditë që të përfitoni nga vlerat fantastike të kësaj erëze me famë./AgroWeb.org