Pyjet janë një thesar i mirëfilltë me ajër të pastër për mushkëritë. Aroma e pemëve dhe ngjyra e tyre ofrojnë qetësi dhe paqe. Nëse dëshironi të provoni shijen e pyjeve, atëherë receta e AgroWeb.org është e përshtatshme për ju.

Bredhat dhe pishat zbukurohen me boçet karakteristike, që i japin këtyre pemëve të dashura nuanca festive. Gjethet halore të tyre janë të buta, me një aromë agrumesh që të sjell ndërmend një shije të veçantë.

Gjethet halore të bredhit dhe pishës janë të mbushura me vitaminë C. Me to ju mund të përgatisni shurup special që u jep pijeve një shije ekstra, ose uthull duke i vendosur gjethet halore në një uthull molle dhe kombinuar së bashku. Shija që do të përftoni është e mrekullueshme.

Njësoj do të habiteni nëse provoni reçelin e lehtë të bredhit që shkon shumë me djathë dhe ëmbëlsira. Këpusni gjethet halore kur kanë ngjyrën e gjelbër të çelët. Nëse kanë nuancën kafe, atëherë pastrojini me duar, por gjithmonë kujdesuni që të këpusni degët me kujdes.

Përbërësit

6 filxhanë me gjethe halore
6 filxhanë me ujë
2 filxhanë me sheqer
Gjysëm filxhani me lëng limoni
5 lugë gjelle me pektinë (mpiksës ëmbëlsirash)
Çerek filxhani me mjaltë të një cilësie të lartë

Udhëzimet

1. Copëtojini gjethet halore që të përshpejtoni çlirimin e vajrave aromatike. Më pas vendosini në një tenxhere të thellë të mbushur me ujë. Vendoseni tenxheren në zjarr për tre minuta. Më pas lëreni lëngun të ftohet në temperaturën e dhomës. Nëse dëshironi një aromë më të fortë atëherë lërini gjethet halore në ujë për gjatë gjithë natës. Sa më shumë të qëndrojnë në ujë, aq më e fortë do të jetë aroma dhe shija e tyre.

2. Kullojeni lëngun me një napë. Përzijeni ujin me lëngun e limonit. Shtoni pluhurin e pektinës tek sheqeri dhe përzijeni mirë me lëngun e bredhit, deri sa pluhuri të tretet. Vendoseni në zjarr dhe vazhdoni ta përzieni derisa të fillojë të trashet. Hidheni lëngun në kavanoz dhe izolojeni mire.

3. Vendoseni kavanozin në frigorifer dhe ruajeni aty.

Nëse dëshironi ta keni për periudha më të gjata, atëherë futini kavanozët në ujë të nxehtë për 10 minuta. Më pas lërini kavanozët të ftohen dhe kontrolloni që kapakët janë të puthitur mirë. Reçelin mund ta konsumoni brenda një viti./AgroWeb.org