Përgatitja e hudhrës pluhur në shtëpi është një mënyrë e shkëlqyer për të qenë gjithmonë të furnizuar me këtë erëz fantastike. Pluhuri i hudhrës së freskët të vjen në ndihmë për t’i dhënë shije çdo gatimi.

Përgatitja e pluhurit mund të duket si një proces i vështirë, veçanërisht kur nëpër tregje e gjen me shumicë të bërë gati enkas për ty. E megjithatë, duhet të dini që përgatitja e këtij pluhuri është shumë e lehtë dhe shija do të jetë shumë herë më e mirë se variantet e paketuara që gjenden në treg. Lexoni më poshtë hapat nga AgroWeb.org.

1. Ndani dhe qëroni thelpinjtë e hudhrës. Sasia e pluhurit që dëshironi të përgatisni varet nga thelpinjtë që do të përdorni. Çdo kokër hudhër ka rreth 10 thelpinj.

Nëse dëshironi të përgatisni pak pluhur, përdorni vetëm një kokërr hudhër. Nëse dëshironi më shumë, përdorni disa kokrra. Hudhrat mund të qërohen direkt me dorë ose me thikë. Mundohuni të ruani formën e kokrrës dhe thelpinjve të paprekur. 

2. Pritini thelpinjtë në copa. Përdorni një thikë për të prerë të dy majat e thelpinjve. Më pas pritini ato në copa të vogla dhe të holla. Pasi i keni prerë, vendosini në një letër pjekjeje

3. Thajini hudhrat në furrë. Hudhra mund të thahet në furrë, e cila duhet ngrohur në temperaturë të ulët tek 60-90 gradë celcius.

Në momentin që furra është ngrohur krejtësisht, atëherë vendosini letrat e pjekjes me hudhra dhe lërini të piqen për një deri në dy orë. Ndërsa hudhra thahet, ju mund ta kontrolloni herë pas here dhe t’i rrotulloni që të siguroheni që po thahen në mënyrë të njëtrajtshme.

Pasi janë pjekur, hiqini nga furra dhe lërini të ftohen. Hudhrat janë plotësisht të thata kur copat thyhen ose shkërmoqen lehtësisht në dorën tuaj.

4. Mund t’i përzieni me aroma të tjera. Nëse ju pëlqen qepa pluhur ose specat pluhur atëherë merrni në konsideratë që ta përzieni pluhurin me erëza të tjera për një oaz të mirëfilltë aromash në kuzhinë të cilat mund t’i përdorni në çdo ushqim nga pica tek makaronat.

5. Ruajeni pluhurin në një enë të izoluar mirë dhe vendoseni në një vend të thatë, të freskët dhe larg rrezeve të diellit. Një opsion tjetër është ta fusni në ngrirje./AgroWeb.org