Limoni jeshil, apo siç njihet 'lime' është një nga agrumet më të përdorura në botë. Është më i vogli nga të gjithë agrumet dhe e ka prejardhjen nga Azia Juglindore. Së fundmi ky frut po kultivohet edhe në Shqipëri krah portokalleve, mandarinave dhe limonëve të verdhë. Më poshtë do të gjeni listën e vlerave të limonave jeshilë të përgatitur nga AgroWeb.org:

1. Limoni jeshil është një agrume kokërrvogël, me lëkurë dhe tul në ngjyrë të gjelbër. Tuli i limonit jeshil është i thartë por ky frut përmban dyfishin e lëngut në krahasim me limonin kokërrmadh me ngjyrë të verdhë. Lëngu i limonit jeshil është pjesë e pijeve më të mira që shuajnë etjen. Përmbajta e acidit tek limoni jeshil ngadalëson oksidimin që ndodh tek frutat dhe perimet e prera, të cilat kanë tendencën të nxihen. Rrjedhimisht, lëngu i limonit jeshil parandalon çngjyrosjen e frutave dhe perimeve duke ruajtur cilësinë e tyre.

2. Limoni jeshil përmban më shumë vitaminë C se sa limoni i verdhë. Një gotë me ujë të ngrohtë, lëng limoni jeshil dhe një lugë çaji me mjaltë përbën kurën ideale kundër të ftohtit dhe kollës së thatë.

3. Lëngu i limonit jeshil është fantastik për rastet kur ndiheni sikur keni mangësi vitaminash dhe lodhje. Përmbajtja e pektinës tek pjesa e tulit ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak.

4. Vitamina C që gjendet tek limoni jeshil rrit rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve, përshpejton shërimin e plagëve dhe parandalon dëmet në sy. Ajo gjithashtu ndihmon në shëndetin e dhëmbëve dhe kockave në trup. Parandalon prishjen e dhëmbëve, karieve dentare, dhimbjeve të dhëmbit, gjakosjes së mishrave të dhëmbëve dhe brishtësinë e kockave.

5. Lëkura e limonit përmban një lloj vaji që përdoret në mjekësi për përmirësimin e tretjes . Kryesisht lëkura e limonit jeshil është plot vlera në trajtimin e çrregullimeve me tretjen.

6. Lëngu i limonit jeshil ndihmon kundër konstipacionit, sidomos nëse pihet në mëngjes i shoqëruar me ujë të vakët.

7. Acidi citrik tek limoni jeshil ndërvepron më së miri në kurimin e ulçerës peptike.

8. Nëse vuani nga pezmatimi i syrit mund të hidhni në sy disa pika me lëng limoni të përzier me ujë të vakët. Për më tepër, ju mund ta përzieni lëngun e limonit jeshil me ujë të pastër trëndafili në sasinë 1 me 4, dhe ta përdorni për rastet e perdeve të syve të shkaktuar nga plakja.

9. Lëngu i limonit i tretur në ujë të ngrohtë është me vlera edhe kundër cisteve dhe hemoragjisë. Ky lëng i ëmbëlsuar me mjaltë duhet pirë çdo mëngjes me stomak bosh kundër obezitetit.

10. Limoni jeshil përmban limonenë, një substancë fitokimike, që luan rol pastrues dhe detoksifikues kundër helmimit nga bakteret. Lëkura e limonit përdoret për të zbutur dhe ushqyer lëkurën e thatë, duke i kthyer asaj butësinë dhe shkëlqimin e munguar.

Si të trajtoni kollën me limon jeshil dhe mjaltë

Ka dy arsye përse duhet ta përdorni limonin jeshil dhe mjaltin kundër kollës dhe sidomos në rastet e kollës së duhanpirësve. Së pari, ky kombinim hollon sekrecionet në organizëm duke ndihmuar në nxjerrjen e tyre dhe së dyti ndalon kollën që shkakton dhimbje dhe prish gjumin. Mjalti është antioksidant dhe zbut fytin e lënduar nga kolla.

Hapi i parë
Zieni limonin jeshil të plotë në ujë deri sa të zbutet për 5 deri në 7 minuta. Më pas, prijeni limonin në gjysmë dhe shtrydhni lëngun në një gotë. Pjesën e mbetur të ujit ruajeni.

Hapi i dytë
Në lëngun e limonit shtoni të njëjtën sasi të mjaltit. Mjalti në ngjyrë të errët ka më shumë ushqyes. Antioksidantët e mjaltit janë gjithnjë në varësi të ushqimit të preferuar të bletëve. Nëse besoni se kolla juaj shkaktohet nga alergjitë, atëherë përdorni mjaltë të vendit për të zbutur këto simptoma alergjike.

Hapi i tretë
Konsumoni një lugë gjelle me lëngun e limonit dhe mjaltin tre herë në ditë kundër kollës.

Hapi i katërt
Nëse dëshironi lëngun e përqendruar të limonit jeshil dhe mjaltit mund ta holloni me ujin e zier dhe ta pini si çaj. Është e rëndësishme që limoni jeshil që përdorni të jetë organik, të mos ketë pesticide ose dyll që mund të ndosin ujin.

Kujdes!

Mjalti nuk këshillohet të përdoret nga fëmijët nën moshën 1 vjeçare.

Këshillë

Mjalti i luleve përmban sasinë më të lartë të antioksidantëve./AgroWeb.org