Lulja e jaseminës njihet në mbarë botën, jo vetëm për bukurinë dhe aromën, por ajo është pjesë e pandarë e vlerave të bimëve mjekësore. Kjo lule ka shekuj që rritet edhe në Shqipëri, ndërsa origjina e saj është nga lartësitë e Himalajeve.

Emri jaseminë vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dhurata e Perëndisë”, falë vetive të përkryera që ajo sjell në të mirë të njerëzimit. Çaji i jaseminës u prodhua për herë të parë në Kinë, plot 700 vjet më parë. Çaji prodhohet nga ekstrakti i luleve me aromë dhe shije të jashtëzakonshme.

Çaji i jaseminës është i pasur me antioksidantë siç janë katekina dhe epikatekina që kanë shumë vlera për të gjithë organizmin. Këto antioksidantë ndihmojnë në uljen e rrahjeve të zemrës, luftojnë kancerin, sëmundjet kardiovaskulare dhe ulin kolesterolin.

Vlerat shëndetësore të çajit të jaseminës:

Plot antioksidantë
Çaji i jaseminës është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në eliminimin e radikaleve të lira të cilat shkaktojnë një sërë sëmundjesh. Ky çaj përmirëson sistemin imunitar dhe parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve kronike.

Mbron shëndetin e zemrës
Katekina që gjendet në çajin e jaseminës ndihmon në uljen e kolesterolit të keq që është shumë i dëmshëm për arteriet. Ky antioksidant ul edhe tensionin e gjakut, duke parandaluar kështu sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe stresin oksidues.

Ngadalëson plakjen
Antioksidantët tek çaji i jaseminës ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes. Ato eliminojnë radikalet e lira që shkaktojnë plakje të parakohshme.

Parandalon zhvillimin e qelizave të dëmshme
Disa studime të kryera në Japoni, tregojnë se polifenolët që luftojnë radikalet e lira, kanë aftësinë të zvogëlojnë shanset e shfaqjes së kancerit të mushkërive dhe atij të gjirit. Për më tepër, këto polifenolë ulin gjasat e rishfaqjes së qelizave malinje tek gratë që i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale kundër masave të dëmshme të gjirit.

Rregullon qarkullimin e gjakut
Çaji i jaseminës përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rrjedhimisht lufton një sërë problemesh si bllokimi i arterieve, tromboza, mpiksjet e gjakut, dëmtimet në tru dhe tensioni i lartë.

Mbron nga diabeti
Çaji i jaseminës mbron organizmin prej dëmeve të shkaktuara nga diabeti. Ky çaj përmbajnë substance që ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së kësaj sëmundjeje.

Largon stresin
Çaji i jaseminës largon stresin dhe ofron qetësim. Aroma e jaseminës ndihmon organizmin të çlirojë substanca që shkaktojnë një qetësim të menjëhershëm dhe ulin rrahjet e zemrës.

Kundër çrregullimeve gastrointestinale
Çaji i jaseminës e mban stomakun të shëndetshëm dhe e mbron atë nga radikalet e lira. Antioksidantët që gjenden te ky çaj përmirësojnë edhe lëvizjen dhe funksionet e zorrëve.

Forcon sistemin imunitar
Çaji i jaseminës lufton inflamacionin dhe mbron sistemin imunitar duke e bërë atë më të aftë të luftojë sëmundjet.

Shëron dhimbjet e kyçeve
Çaji i jaseminës këshillohet kundër artritit falë aftësive për të luftuar inflamacionin dhe parandalimin e oksigjenimit të panevojshëm të qelizave.

Ndihmon në humbjen në peshë
Ky çaj ndihmon në rritjen e metabolizmit dhe përthithjen e shpejtë të ushqyesve. Një gjë e tillë ndihmon në humbjen në peshë. Studime të kryera në Hollandë dhe Japoni treguan se konsumi i shpeshtë i këtij çaji ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe rënien në peshë.

Lufton bakteret
Çaji i jaseminës ndihmon në eliminimin e infeksioneve dhe baktereve. Vaji i jaseminës ndihmon në zhdukjen e efekteve të dëmshme të bakterit E.coli që lulëzon në kushtet jo higjenike të gatimit. Çaji i jaseminës gjithashtu ndihmon në largimin e të ftohtit, kollës dhe infeksioneve të fytit.

Parandalon shenjat
Çaji i jaseminës ndihmon në trajtimin e akneve, shenjave dhe plagëve. Ai hidraton dhe ushqen lëkurën duke e bërë më elastike.

Si të përgatisni çajin e jaseminës

Përbërësit:
1 lugë gjelle me gjethe jasemine të thata
300 ml ujë
Sheqer, mjaltë ose ëmbëlsues të tjerë

Përgatitja:
Zieni ujin në çajnik për 2 minuta. Shtoni gjethet e lules së jaseminës dhe lërini të ziejnë së bashku për 2 deri në 3 minuta të tjera. Hiqeni çajnikun nga zjarri dhe lëreni të ftohet për një minutë. Kullojeni çajin dhe hidheni në filxhan. Hidhni pak nga ëmbëlsuesi i preferuar dhe pijeni.

Kujdesi ndaj çajit të jaseminës
Femrat shtatzënë nuk duhet të pijnë çaj jasemine sepse mund të shkaktojë kontraktime të parakohshme. Çaji i jaseminës ka përmbajtje të fortë, ndaj nuk duhet pirë me stomakun bosh sepse mund t’ju japë dhimbje./AgroWeb.org