Orizi i kuq është oriz i parafinuar dhe me vlera shumë herë më të mëdha ushqyese në krahasim me orizin e bardhë apo të rafinuar. Koha e gatimit të këtij orizi është më e gjatë në krahasim me të bardhin. Shija e orizit të kuq ka nuanca arrore dhe një aromë më të thellë. Orizin e kuq mund ta gjeni në një sërë supermarketesh në Shqipëri.

Orizi i kuq është i pasur me fibër, vitaminë B1, B2, hekur dhe kalcium. Për shkak të përmbajtjes së lartë ushqyese dhe avantazheve shëndetësore, orizi i kuq rekomandohet fort për pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe diabetit.

1. Përmban antioksidantë të cilët luftojnë radikalet e lira
Orizi i kuq është një burim i shkëlqyer i hekurit dhe manganit. Ky i fundit luan një rol të fuqishëm në prodhimin e energjisë në organizëm, por nga ana tjetër është një element thelbësor për enzimat si edhe një antioksidant i mirëfilltë për ta mbrojtur organizmin nga radikalet e lira, të cilat formohen menjëherë pas prodhimit të energjisë.

Për më tepër, orizi i kuq është burim i zinkut, një mineral që ndihmon në përshpejtimin e shërimit të plagëve dhe mban në vigjilencë të gjitha mekanizmat e mbrojtjes në organizëm.

2. Përmban vitaminë B6
Nëse konsumoni vetëm një racion të orizit të kuq, do të plotësoni 23 përqind të nevojës për vitaminë B6, një masë që plotëson sasinë e nevojshme për funksionimin e organeve. Kjo vitaminë e veçantë është e domosdoshme për ekuilibrimin e zhvillimit të serotoninës, qelizave të kuqe që ndihmojnë në krijimin e qelizave të ADN-së.

3. Ndihmon kundër azmës
Duke qenë se orizi i kuq është një burim i shkëlqyer i magnezit, ai ndihmon në mbajtjen nën kontroll të frymëmarrjes. Rrjedhimisht, konsumimi i rregullt i orizit të kuq do t’ju ndihmojë të shmangni azmën dhe problemet me frymëmarrjen.

4. Parandalon sëmundjet e zemrës
Sasitë e larta të kolesterolit të keq në gjak bllokojnë arteriet dhe i ngushtojnë ato, duke vështirësuar qarkullimin e gjakut dhe rritur gjasat për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

5. Ul sheqerin në gjak
Nivelet e pakontrolluara të glukozës në gjak tek pacientët që vuajnë nga diabeti mund të shkaktojnë probleme me sytë, veshkat dhe zemrën. Nëse mbani nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak, këto rreziqe do t’i mbani larg.

6. Ul rrezikun e obezitetit
Orizi i kuq mban nën fre dëshirat e pakontrolluara për ushqim. Falë tij, do të ndiheni të ngopur për shumë kohë. Për më tepër, orizi i kuq i jep organizmit energjinë e duhur për të përmirësuar tretjen. Ky oriz nuk përmban yndyrna.

Kur gatuhet, pigmenti i këtij drithi lëshon ngjyrë dhe nuanca e kuqe ngjyros çdo ushqim tjetër që prek. Orizi i kuq ka shumë fibër. Ai kombinohet mirë me shumë ushqime të tjera me bazë orizi ose jo, por mund të konsumohet edhe i vetëm./AgroWeb.org