Në dëshirën tonë për të pastruar organizmin nga toksinat, gjithnjë i drejtohemi lëngjeve të frutave, perimeve dhe pijeve detoksifikuese të cilat bëjnë një punë natyrale dhe të shkëlqyer për mbrojtjen e organizmit. Natyra është treguar bujare, duke na ofruar një sërë ushqimesh që kanë të njëjtat aftësi pastruese dhe zhbllokuese krejt natyrale. Më poshtë do të gjeni 10 ushqimet sugjeruar nga AgroWeb.org që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve dhe mbrojnë zemrën.

Shega
Ky frut kaq i këndshëm përmban fitoushqyes që mbrojnë veshjen e brendshme të arterieve. Lëngu i shegës stimulon prodhimin e lëndës kimike të quajtur oksid nitrik, i cili ndihmon qarkullimin e gjakut dhe i mban arteriet të hapura.

Brokoli
Ju pëlqen ose jo, brokoli është një nga më të pasurit me vitaminë K, që parandalon dëmet e shkaktuara nga kalciumi në arterie. Brokoli është plot me fibër që ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit.

Avokado
Në vend të majonezës përdorni pastën e avokados më mirë. Studimet kanë tregouar se konsumi ditor i avokados përmirëson nivelin e kolesterolit në gjak, duke mbajtur të ulur kolesterolin e keq dhe të lartë atë të mirin, që mban arteriet të zhbllokuara.

Shpargu


Shpargu është një ushqim që pastron arteriet në mënyrë natyrale dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Perimja e perandorëve është plot me fibër dhe minerale por edhe me shumë vitamina siç janë K, B1, B2, C dhe E.

Hurmat
Hurmat janë të mbushura me antioksidantë dhe polifenolë që punojnë së bashku në uljen e kolesterolit të keq dhe të triglicerideve. Ato janë një burim i shkëlqyer i fibrës që ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut dhe i mban arteriet të pastra.

Kanella
Kjo erëz e shijshme ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe pastron arteriet nga akumulimet e rrezikshme. Kanella është e mbushur me antioksidantë që përmirësojnë shëndetin kardiovaskular duke parandaluar oksidimin e gjakut. Hidhni kanellë në kafenë tuaj, panine ose në çdo ushqim tjetër dhe do të përmirësoni shëndetin tuaj.

Shafrani 
Shafrani i Indisë lufton inflamacionin, shkaktari kryesor i arteriosklerozës dhe i forcimit të arterieve. Nëse shtoni shafranin në ushqimin tuaj, do të ndihmoni në ruajtjen e shëndetit të arterieve duke shmangur rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Boronica e kuqe
Boronicat e kuqe janë një tjetër frut i pasur me antioksidantë që ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe rrisin nivelet e atij të mirë. Konsumi i rregullt i lëngut të pastër të boronicës së kuqe ndihmon në uljen e rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës me 40%.

Spirulina
Mund të tingëllojë çuditshëm, por kjo algë me nuancë të gjelbër dhe blu ndihmon në rregullimin e nivelit të lipideve në gjak. Ajo është burim proteinash që përmban të gjitha amino acidet thelbësore, për të cilat trupi ka nevojë. Arteriet janë më të qeta dhe qarkullimi i gjakut më i qëndrueshëm, ndërsa niveli i yndyrnave është më i ekuilibruar.

Çaji jeshil
Çaji jeshil përmban nivele të larta të katekinës që pengon përthithjen e kolesterolit gjatë tretjes. Pini një ose dy gota me çaj jeshil në ditë dhe do të përmirësoni nivelin e lipideve dhe do të zvogëloni bllokimet në arterie. Çaji jeshil i jep metabolizmit një fuqi natyrale dhe për më tepër ndihmon në shëndetin kardiovaskular dhe në rënien në peshë./AgroWeb.org