Cilantro apo Koriandër? Janë emrat e të njëjtës barishte, apo dy llojeve të ndryshme? Sa për sqarim: cilantro është praktikisht pjesa e gjelbër e bimës që i ngjan majdanozit. Koriandër është emri i farave të të njejtës bimë që shpesh përdoren si një erëz aromatike në shumë e shumë gatime të ndryshme.

Ndryshimi kryesor i kësaj bime me majdanozin është tek forma e gjetheve të cilat kanë formë dhe cepa më të rrumbullakët në krahasim me majdanozin.
Fakte interesante për Cilantron dhe Koriandrën
Të gjitha pjesët e bimës (rrënjët, farat dhe kërcenjtë) janë të ngrënshme. Por ju nuk duhet të përzieni pjesë të ndryshme të barishtes në recetat specifike. Në rastin kur receta e ushqimit thotë që duhet të përdorni cilantro, do të thotë që ju duhet të përdorni gjethet dhe jo farat.
Gjethet e cilantros kanë vlera të fuqishme dhe shërbejnë si antoksidantë. Nëse i shtoni gjethet në ushqim do të parandaloni prishjen e tij. Ju mund të rrisni cilantro të freskët nga farat e koriandrës në shtëpinë tuaj. Dheu për mbjellje duhet të jetë i mirë, mos e ujisni shumë dhe vendoseni në ekspozim të plotë me dritën e diellit.

Vlerat shëndetësore

Ul kolesterolin e keq

Barishtja përmban sasi të mëdha antioksidantësh, vitaminash dhe vajrash esencialë që ndihmojnë në ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të kolesterolit dhe ulin kolesterolin e keq.

Burim i mirë mineralesh për sistemin kardiovaskular

Cilantro përmban sasi të mira të kaliumit, magnezit, kalciumit, manganit dhe hekurit, që janë thelbësorë për funksionimin e sistemit kardiovaskular.

Për kockat të shëndetshme

Cilantro është një nga barishtet më të pasura me vitaminë K, e cila është e rëndësishme për rolin e saj tek kockat dhe gjymtyrët.

E pasur me antioksidantë që mbajnë lëkurën dhe sytë të shëndetshëm

Cilantro përmban vitaminë C dhe vitaminë A, të cilat shërbejnë si antokisdantë dhe mbajnë lëkurën dhe shikimin të shëndetshëm.

Largon metalet e rënda nga trupi

Një nga vlerat më unike të cilandros është aftësia për të larguar metalet e rënda nga trupi siç janë: arseniku, kadmiumi, alumini, plumbi dhe mërkuri të cilët mund të akumulohen në organizëm dhe të shkaktojnë një sërë sëmundjesh, duke nisur nga sëmundjet e zemrës, çrregullimet hormonale apo sëmundjet neurologjike. Cilantro i lidh së bashku metalet toksike dhe përshpejton largimin e tyre nga organizmi.

Ul ankthin dhe përmirëson gjumin

Cilantro qetëson nervat dhe ka një efekt të jashtëzakonshëm për një gjumë sa më të natyrshëm dhe për uljen e ankthit.

Ul nivelet e sheqerit në gjak

Nëse shtoni cilantro dhe koriandër në dietën tuaj do të arrini të mbani mëlçinë të shëndetshme, dhe të ekuilibroni nivelin e sheqernave në gjak. Të dyja rekomandohen për ata që vuajnë nga diabeti dhe mund të përzihen me sallata, lëngje apo salca.

Parandalon infeksionet urinare

Cilantro përmban disa substance antibakteriale që e mbajnë sistemin urinar të shëndetshëm. Koriandra nga ana tjetër është e dobishme në zbutjen e simptomave të infeksioneve urinare. Hidhni një lugë e gjysmë me fara koriandër në një enë të mbushur me dy gota ujë. Lëreni të qëndrojë gjithë natën dhe lëngun pijeni në mëngjes.

Ju mbron prej helmimeve nga ushqimi

Cilantro ndihmon trupin të mbrohet nga infeksionet dhe toksinat. Konsumimi i rregullt i saj mbron trupin nga salmonela, helmimi nga ushqimi, dizanteria, etj. 
Mos hezitoni ta përfshini cilantron në dietën tuaj, dhe trupi do t’ua dijë për nder. Herën tjetër kur të gatuani fileto pule, marinojeni me lëng limoni, cilantro, hudhër, mjaltë, vaj ulliri, kripë dhe piper. Lëreni fileton të qëndrojë në këtë lëng për 30 minuta dhe më pas gatuajeni në tigan. Ju bëftë mirë! /AgroWeb.org