Çfarë të vjen ndërmend kur dëgjon për hemoglobinën? Hemoglobina është një proteinë në qelizat e kuqe të gjakut, e cila transporton oksigjenin nga mushkëritë, te qelizat dhe në të gjithë trupin.

Ajo është shumë e rëndësishme për funksionin e organizmit dhe mungesa e saj shkakton anemi.  Rruga më e lehtë, ilaçet, janë një zakon që shumë konsumatorë e kanë stil jete, por kur vjen puna tek shëndeti dhe në këtë rast specifik te homoglobina, suplementet e hekurit janë një zgjidhje e shpejtë, e shkurtër por jo e qëndrueshme.

Hemoglobina është proteinë e shëndetshme dhe e rëndësishme, që lehtëson mirëmbajtjen e qelizave. AgroWeb.org do t’ju tregojë më shumë se si të përmirësoni nivelet e hemoglobinës në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Zgjidhja gjithnjë qëndron tek ushqimet e përditshme.

Ushqimet e pasura me hemoglobinë

Hemoglobina është një përbërës që ka të bëjë me hekurin. Ndaj AgroWeb.org nuk resht së rekomanduari për konsumin e ushqimeve me hekur, që janë thelbësorë për shëndet të mirë. Të gjitha ushqimet e pasura me hekur luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e nivelit të hemoglobinës.

Produktet e detit
Produktet e detit siç janë molusqet apo gocat e detit ofrojnë më shumë se nevojat ditore për hekur apo për vitamina dhe mineralet B12. Nëse do të na duhej të zgjidhnim mes të dyjave, molusqet janë më të pasura.

Fasulet
Shumë prej njerëzve që kanë hequr dorë nga produktet shtazore (veganë apo vegjetarianë) krijojnë aleancë me fasulet, një ushqim jashtëzakonisht i pasur me hekur. Fasulet dhe simotrat e tyre ofrojnë zgjidhje perfekte për të përmbushur nevojën për hekur.

Krundet
Krundet e kërpit, krundet e drithit të plotë apo ato të tërshërës janë burime të shkëlqyera të hekurit. Ato përmbajnë gjithashtu, vitamina, minerale dhe sasi të jashtëzakonshme të folatit.

Frutat
Frutat dhe veçanërisht pjepri ose limonët janë tejet të rekomanduara për rritjen e hemoglobinës falë përmbajtjes bujare të vitaminave dhe mineraleve.

Perimet
Gjetja e frutave dhe perimeve të pasura me hekur, vitamina dhe minerale është tejet e lehtë. Por nëse keni nevojë për një aleat në rritjen e hemoglobinës atëherë drejtoni sytë tek panxhari që është shumë i pasur me folat, hekur, vitamina dhe minerale.

Barishtet
Barishtet si trumza, majdanozi, mendra janë të pasura me hekur dhe përmbushin shumë prej nevojave tuaja ditore për këtë mineral të rëndësishëm.

Mishi

Mishi, sidomos ai i viçit është i pasur me hekur. Ky është një fakt i pakundërshtueshëm që mbështetet nga mjekët. Pjesa e mëlçisë është shumë e pasur me hekur, vitamina, mineralin B12 dhe folat. Mëlçia e qingjit renditet ndër më të pasurat me vitamina dhe mineralin B12. Në mungesë të tyre konsumoni gjel deti dhe këndezi.

Vezët me Omega-3
Vezët me Omega-3 njihen ndryshe si ‘Ushqimi i Kampionëve.’ Ruajtja e niveleve të hemoglobinës është e domosdoshme për mirëqenien ndaj është thelbësore përfshirja e sasive domëthënëse të hekurit, folatit dhe vitaminës B12 në ushqimin tuaj./AgroWeb.org