Toksinat në produktet e kujdesit vetjak

Ndoshta është e vështirë për një konsumator të njohë të gjithë përbërësit e produkteve të higjenës personale. Për shembull, llaku i flokëve dhe açetoni i thonjve përmbajnë phthalate, që shkakton probleme me vëmendjen dhe i shpërqendron fëmijët kur bien në kontakt me këto produkte qofte edhe në ajrin e dhomave të shtëpisë.

Pasta e dhëmbëve përmban një neurotoksinë të quajtur fluor, e cila nuk duhet konsumuar nëse ka më shumë se 1600 njësi në etiketë për të rriturit, ndërsa sidomos për fëmijët, pasta e dhëmbëve në asnjë rast nuk duhet të përmbajë më shumë se 500 njësi sipas etiketës.

Shampot dhe produktet e tjera për fëmijë përmbajnë Sulfatin Laureth, (një kimikat shumë i rëndë që shkakton alergji) 1,4-dioxane (element shtazor që shkakton kancer), Formaldehyde (neurotoksinë që çrregullon zhvillimin) dhe më e keqja nga të gjitha një bashkim substancash të aromës, një përzierje e mbi 3000 kimikateve të rënda të cilat kompanitë për fatin tonë të keq nuk janë të detyruara me ligj t’i tregojnë.

Toksinat në detergjentët larës

Detergjentët larës përmbajnë fosfor, enzima, amoniak, naftalinë, phenol dhe sodium nitilotriacetat. Të gjithë këto kimikate me emra të pakuptueshëm që shkaktojnë kruarje, njolla, tharje të lëkurës dhe problem me sinozitin.

Këto kimikate përthithen lehtësisht nga lëkura nëpërmjet çarçafëve dhe rrobave. Për më tepër, të gjithë këto detergjentë që ne përdorim përmbajnë aroma që në vetvete nuk janë asgjë tjetër veçse një kokteil parfumi i mijëra kimikateve të rrezikshme.

Produktet toksike të pastrimit dhe aromatizuesit e ajrit

Ekspertët thonë se disa prej përbërësve më të zakontë që gjenden në produktet e pastrimit të shtëpisë përfshijnë shumë kimikate siç janë: 2-BE (që shkakton probleme me fertilitetin) amoniak (që shkakton dëme tek veshkat dhe mëlçia) bojra qymyri (që shkaktojnë tumore dhe dëmtojnë sistemin nervor) dhe të famshmen aromë të “mirë”.

Aromatikët e ajrit përmbajnë aromë me bazë kimikatesh dhe ju mund ta zëvëndësoni me ujë dhe vajra esencialë natyralë. Ndërsa nga ana tjetër limoni, soda e bukës dhe uthulla e bardhë janë ndër produktet më të përshtatshme për të garantuar higjienë pa rrezikuar sigurinë./AgroWeb.org