Uthulla e mollës dhe mjalti janë dy substanca natyrale me vlera fantastike shëndetësore. Në formën e tyre të papërpunuar, si mjalti ashtu edhe uthulla mund të trajtojnë një sërë problemesh shëndetësore.

Duke i kombinuar së bashku, ju mund të dyfishoni vlerat e tyre. Për më tepër ëmbëlsia e mjaltit kombinohet mjaft mirë me uthullën e mollës dhe e bën pirjen e të dyjave një eksperiencë të këndshme.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se konsumi i uthullës së mollës dhe mjaltit ndihmon në mposhtjen e dhimbjeve, inflamacionit, shërimin e problemeve me tretjen dhe një sërë problemesh të tjera shëndetësore. Mjalti me uthullën së bashku janë dyfish të fuqishëm kundër baktereve, inflamacionit dhe mykut.

Vlerat shëndetësore të Uthullës së Mollës dhe Mjaltit

Ulin kolesterolin 

Studimet kanë treguar se mjalti ul kolesterolin e keq dhe rrit kolesterolin e mirë. Këto aftësi vihen re sidomos gjatë konsumit të rregullit të mjaltit me uthull molle.

Ulin tensionin e gjakut 

Mjalti me uthullën e mollës i bëjnë mirë zemrës duke ulur tensionin e gjakut në mënyrë natyrale. Të dyja së bashku funksionojnë mirë kundër hipertensionit. Ato ulin nivelin e sheqerit në gjak, fuqizojnë energjinë, largojnë kollën dhe përmirësojnë lëkurën.

Largojnë dhimbjet e gjymtyrëve

Konsumi i rregullt i uthullës së mollës dhe mjaltit ndihmon në menaxhimin dhe largimin natyral të inflamacionit që shkakton dhimbjet e gjymtyrëve. Kjo aftësi e bën këtë kombinim të rëndësishëm kundër reumatizmës dhe problemeve të tjera të ngjashme.

Trajtojnë urthin dhe refluksin acidik

Konsumimi i uthullës me mjaltë ofron zgjidhje natyrale kundër simptomave të urthit, balancon acidin në stomak si dhe qetëson fytin. Për më tepër, të dyja së bashku forcojnë shëndetin e sistemit tretës.

Rënia në peshë

Pirja e uthullës së mollës me mjaltin ndihmon në rënien në peshë. Të dhënat e një studimi mjaft interesant tregojnë se nëse tresni 30 ml uthull në 500 ml ujë, duke i shtuar pak mjaltë dhe e pini çdo ditë, do të arrini të pakësoni masën e yndyrnave në trup dhe të humbni në peshë, sidomos nëse jeni obezë.

Si të përgatisni pijen ideale me uthull dhe mjaltë

Nëse dëshironi të shfrytëzoni vlerat e mjaltit dhe uthullës së mollës, atëherë përdorni produkte puro dhe të papërpunuara.

• Përzieni së bashku një lugë çaji me mjaltë me një lugë çaji me uthull molle. Në rastin e të parës mund të përdorni deri në një lugë gjelle.
• Hidheni përzierjen në 250 mililitra ujë.
• Pijeni lëngun 1-2 herë në ditë për të përmirësuar shëndetin nga 
Në fillim ndoshta shija nuk do t’ju pëlqejë, por me kalimin e kohës do të mësoheni. Nëse dëshironi mund të shtoni më shumë mjaltë për të ëmbëlsuar shijen e uthullës.

Kur duhet pirë lëngu i uthullës dhe mjaltit

Për rezultate më të mira, pijeni lëngun e mjaltit me uthull që në mëngjes me stomak bosh, ose 20-30 minuta përpara ngrënies. Kjo e ndihmon stomakun të përthithë vitaminat, ushqyesit dhe mineralet nga toniku i uthullës dhe mjaltit.

Disa studiues sugjerojnë që toniku mund të pihet deri në 2 herë në ditë. Megjithatë, sasitë e konsumuara varen prej jush dhe nivelit të tolerancës./AgroWeb.org