Mjalti i shqopës është me famë, por nuk ka dashmirës të ndërmjetëm. Këtë mjaltë mundesh vetëm ta dashurosh ose ta urresh. Nuk ka rrugë të mesme. Ai ka një shije të fortë dhe shumë vlera shëndetësore që i atribuohen antioksidantëve të pasur që ka.

Në Britaninë e Madhe, ekspertët më të mirë të fushës e kanë mjaft për zemër mjaltin e shqopës. Ato e konsiderojnë atë si një “Rolls Royce” të të gjithë llojeve të mjaltit.

Shqopa, emri botanik i të cilës është Calluna vulgaris, është specia e vetme e genusit Calluna emri i së cilës vjen nga Greqishtja që do të thotë “e bukur dhe e pastër.”

Tradicionalisht, shqopa është përdorur për prodhimin e fshesës. Kjo shkurre shtatshkurtër rritet deri në 50 centimetra. Ajo preferon tokë të thatë dhe me aciditet, temperatura të ngrohta dhe hije.

Shqopa është e shpërndarë në Evropë dhe dhe shumë në Shqipëri. Ajo përfaqëson një nga burimet më të rëndësishme për prodhimin e mjaltit në fund të stinës së verës.

Mjalti i Shqopës ka këto karakteristika:

Ngjyra: Varion nga kafeja e errët në të qelibartë
Intensiteti i aromës: Mesatare-e fortë
Aroma: E drunjtë, lulesh, frutash të freskëta, e ngrohtë
Shija që të lë në gojë: Zgjat për shumë kohë
Ëmbëlsia: E pakët
Hidhësia: Mesatare
Niveli i kristalizimit: Mesatar. Shpesh formon kristalë në formë të rrumbullakët. Kur është i lëngshëm, ka paraqitje xhelatinoze.

Mjalti i shqopës ka një paraqitje të pazakontë. Ai ngjan si xhelatinë, deri në momentin kur përzihet. Në atë moment mjalti transformohet në shurup si llojet e tjerë të mjaltit dhe më pas kthehet sërish në xhelatinë.

Trashësia e mjaltit është e lartë sa që nxjerrja e mjaltit nga hojet është tepër e vështirë. Kjo është arsyeja përse për nxjerrjen e këtij mjalti përdoret presion i lartë që shkatërron hojet. Aroma e mjaltit të shqopës ngjan me kakaon dhe karamelin, pra është e ëmbël por edhe pak e hidhur.

Sasia e lartë e antioksidantëve tek mjalti i shqopës ndihmon në largimin e radikaleve të lira që formohen si pasojë e reagimeve të metabolizmit dhe ndërveprimit me ndotësit e jashtëm. Largimi i këtyre radikaleve parandalon plakjen dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm.

Si të shijoni plotësisht mjaltin e shqopës

Nese e përdorni në çajra duhet ta dini që për shkak të shijes dhe aromës së fortë, mjalti e mbizotëron krejt aromën e vetë çajit. Aroma dhe dendësia e mjaltit të shqopës e bëjnë atë të nevojshëm për shumë receta.

Mjaltin e shqopës mund ta përdorni me kos, akullore ose petulla. Mjalti puro i shqopës ka bulëza ajri të vogla. Nëse e hidhni mbi akulloren e preferuar, ai do të shkëlqejë dhe shumëfishojë shijen e saj.

Nëse e hidhni në kafe, kjo e fundit do të marrë një aromë tymi. Mjaltin e shqopës mund ta përdorni edhe me djathë të stazhionuar me aromë të fortë./AgroWeb.org