Nëse limonët janë përbërës të pandashëm të gatimeve tuaja atëherë duhet ta lexoni patjetër këtë artikull. Do të mësoni më shumë për kombinimin e piperit me limon, një erëz gjallëruese për çdo pjatë të bukur e të shijshme.

Limon dhe piper për shije të shumfishtë
Limoni dhe piperi ofrojnë së bashku një shije që të hap oreksin, sidomos kur kombinohen në sallata, perime, gatime me pulë dhe supa. Nëse i përzieni me gjalpin, aroma dhe freskia e limonit mund të shoqërojë më së miri perimet, mishin, peshkun dhe shpendët e zgarës. Ky kombinim aromë-plotë përgatitet nga lëkura e limonit dhe piperi i zi duke formuar një erëz speciale që bëhet lehtë në shtëpi. Lajeni limonin, grijeni lëkurën, përzijeni me piperin dhe do të përftoni një erëz me nuancë agrumesh krejt të veçantë, të cilën duhet ta piqni në furrë për t’i dhënë shijen përfundimtare.

Ushqyesit
Çdo racion i erëzës së limonit dhe piperit përmban 0.8 kalori dhe paska yndyrë. Në të gjeni 689 mg sodium dhe 0.4 gr fibër dietike, por edhe 1 gram karbohidrate dhe 0.2 gramë proteinë.

Rënia në peshë
Shumë njerëz besojnë se pijet me limon dhe piper ndihmojnë në rënien në peshë në një javë të vetme, por një hap i tillë kaq drastik nuk është një ide briliante duke qenë se mund të shkaktojë kaos në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. 

Pastrimi
Përveç të rënit në peshë, konsumimi i limonit me piperin me një gotë me ujë të vakët herët në mëngjes ka një efekt pastrues për organizmin. Është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të mëlçisë, eliminimit të toksinave dhe çlirimit të acidt urik.

Tretja dhe mëlçia
Erëza gjallëruese e limonit dhe piperit ndihmon në stimulimin e mëlçisë dhe përmirëson tretjen dhe aktivitetet e metabolizmit në organizëm.

Përmirëson imunitetin
Kjo erëz e mban organizmin të mbrojtur nga çrregullimet kronike duke qenë se si lëngu i limonit ashtu edhe piperi pranohet të kenë efekt përmirësues për imunitetin dhe pastrues për të gjithë organizmin. Të dyja së bashku luftojnë dhe shmangin formimin e mykut. 

Si ta përgatisni erëzën fantastike në shtëpi?

Përbërësit
• 2 lugë gjelle me lëkurë limoni
• 2 lugë gjelle me kripë deti
• 2 lugë gjelle me piper të zi

Përgatitja
1. Ngroheni furrën dhe futeni tavën me lëkurën e limonit dhe piperit.
2. Mbulojeni me një letër alumini dhe piqeni në temperaturë të ulët për 30 minuta deri sa lëkura e limonit të jetë tërësisht e thatë.
3. Më pas hidhini grimcat e thara në një grirëse erëzash bashkë me kripën.
4. Ruajeni në një enë të mbuluar mirë që ta konsumoni më gjatë./AgroWeb.org