Bananet e thata janë një variant shumë i shëndetshëm dhe i shijshëm i patatinave të zakonshme, të cila janë përzjerje e pluhurit të patateve me konservantë. Bananet e thata përbëjnë një ushqim të shpejtë që mund të shoqërohet me arrorë ose çokollatë. Një nga përfitimet kryesore të konsumimit të fetave të thata të bananes është fibra. Në një racion prej 120 gramësh të këtyre fetave të thata do të gjeni 8.7 gramë fibër dietike ose një të tretën e dozës së rekomanduar të fibrës për femrat dhe 23% të dozës së rekomanduar të fibrës për meshkujt, sipas të dhënave të AgroWeb.org. Fibra parandalon konstipacionin, ul kolesterolin në gjak dhe mban nën kontroll nivelin e sheqernave. Konsumi i një diete të pasur me fibër gjithashtu parandalon sëmundjet, përfshirë ato kardiovaskulare.

Konsumimi i fetave të thata të bananes është i rekomanduar për parandalimin e lodhjes, konstipacionit dhe pamjaftueshmërisë ndaj kaliumit. Një gjysmë filxhani me feta të thata bananesh përmban 4 përqind të dozës së rekomanduar të kaliumit, 6-8 përqind të dozës së rekomanduar të magnezit, 3 përqind të dozës së rekomanduar të fosforit dhe 4-6 përqind të vitaminës A. Kaliumi, magnezi dhe fosfori funksionojnë si eletrolite dhe ruajnë ekuilibrat e lëngjeve në trup. Vitamina A promovon shëndetin e syve dhe forcon sistemin imunitar. 

Tharja e bananeve, hap pas hapi

Qëroni bananet dhe hiqni pjesët e nxira duke përdorur një thikë të vogël.

Prijeni bananen horizontalisht në feta të holla rreth gjysëm centrimetri

Zhytini fetat në lëng agrumesh (limon, ananas ose portokall) që të parandalojë nxirjen e tyre. Nëse nuk ju gjenden agrume përdorni uthull molle.

Hiqini bananet dhe vendosini mbi një letër pjekjeje në një shtresë të vetme.

Vendosini në furrë në një temperaturë prej 60 gradë celcius dhe lëreni sobën pakëz të hapur që të qarkullojë ajri.

Piqini fetat në furrë për 8-10 orë. 

Pas tetë orëve kontrollojini fetat e bananeve dhe provojini nëse kanë arritur fortësinë dhe pjekjen e duhur, si ato të patatinave. Për të dalluar nëse bananet janë pjekur siç duhur, shtypini me dorë. Nëse lëshojnë lagështi, atëherë kanë nevojë për më shumë pjekje./AgroWeb.org