Nëse jeni në kërkim për një pije natyrale që ju mbush me energji, në këtë artikull do të gjeni kombinimin ideal, që mund ta përgatisni vetë në kushtet e shtëpisë, të freskët  dhe të shëndetshëm.

Kombinimi energjik është një pije tradicionale e hershme që ka përbërës uthull molle të pastër, ëmbëlsues natyralë si mjalti, xhenxhefil të freskët ose pluhur dhe ujë.

Shumë vite më parë, ky lëng përdorej për të freskuar dhe hidratuar atletët. Uthullës së mollës i janë thurur lavde prej shumë kohësh, por kombinimi energjik për të cilin flet ky artikull i AgroWeb.org është diçka krejt tjetër. 

Xhenxhefili, sidomos ai i freskët dhe i grirë është i mrekullueshëm për të qetësuar stomakun dhe sistemin tretës, ndërkohë që mjalti është një ëmbëlsues natyral i pasur me minerale të dobishme. Të gjithë përbërësit e mësipërm funksionojnë më së miri, për të rikthyer qetësinë pas një dite të lodhshme pune, ose aktivitetit fizik.

Vlerat e Pijes energjike

- Rregullon metabolizmin
- Përmirëson tretjen
- Përmirëson vigjilencën
- Qetëson muskujt
- Përmirëson funksionet imunitare
- Lufton inflamacionin

Faktori më i rëndësishëm që duhet t’ju motivojë ta pini atë, është siguria që ofron kundrejt pijeve të tjera të mbushura me kafeinë. Provojeni këtë recetë interesante dhe mund të ndryshoni sasinë e përbërësve sipas shijes së preferuar.

Përbërësit

• 60 mililitra uthull molle
• 2 lugë gjelle me mjaltë organik ose pekmez frutash
• 2 lugë çaji me xhenxhefil të freskët të grirë
• 2 gota ujë

Udhëzimet

1. Përzieni përbërësit në një kavanoz.

2. Shkundeni mirë dhe lëreni të qëndrojë nga 2 deri në 24 orë në frigorifer.

3. Më pas kullojeni nëse dëshironi.

4. Hidhni akull ose ujë. Ju bëftë mirë!/AgroWeb.org