Noti në det mundet të përmirësojë humorin dhe shëndetin në përgjithësi. Efektet shëruese të ujit të detit u përmblodhën në termin ‘Thalassotherapy’ ‘Terapia e Ujit të Kripur’ që përmendej gjerësisht nga babai i mjekësisë, Hipokrati.

Grekët e lashtë kishin një vlerësim të lartë për përfitimet shëndetsore dhe ato të bukurisë që vijnë nga ky ujë i pasur me minerale. Për rrjedhojë, ata nuk hezitonin të kridheshin në pishina dhe vaska të mbushura me ujë deti.

Noti në ujë deti përmirëson funksionet e sistemit imunitar, qarkullimin e gjakut, mirëqenien dhe të hidratojë lëkurën.

Sistemi imunitar

Uji i detit është i pasur me vitamina, kripëra minerale, amino acide dhe mikroorganizma të gjallë që munden të shërbejnë si antibiotikë apo antibakterialë, duke promovuar një sistem të shëndetshëm imunitar. Gjatë notit, përbërësit e ujit të detit, të ngjashëm me plazmën e gjakut të njeriut, përthithen lehtësisht dhe shfrytëzohen nga organizmi.

Aroma e detit me një rrymë jonesh dhe molekula që ngjiten në mushkëri, e bëjnë sistemin imunitar më të fortë, thonë ekspertët. Për më tepër, ata janë të mendimit se noti në ujëra të kripur çel poret e lëkurës dhe lejon përthithjen e mineraleve të detit dhe largon toksinat që shkaktojnë sëmundje nga trupi.

Qarkullimi i gjakut

Noti në ujë të kripur lehtëson qarkullimin e gjakut. Sistemi qarkullues që përbëhet nga zemra, kapilarët, arteriet dhe venat e transferon gjakun e pasur me oksigjen nga zemra në trup dhe më pas e kthen atë në zemër sërish.

Ekspertët shpjegojnë se thalasoterapia që e përmendëm më lart, ka si qëllim të rrisë qarkullimin e gjakut. Noti, ose qëndrimi në ujë të kripur përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rikthen mineralet thelbësore të shpërbëra nga stresi, kequshqyerja, helmet mjedisore e të tjerë.

Mirëqenia e trupit

Uji i detit rekomandohet për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e trupit. Noti në det aktivizon mekanizmat shërues të trupit dhe përshpejton shërimin nga probleme si azma, bronshiti, inflamacionet, dhimbje të ndryshme etj.

Uji i detit është i pasur me magnez dhe qetëson muskujt, pakëson stresin dhe nxit gjumin. Magnezi ndihmon në zbutjen e nervave dhe irritimit dhe nxit një ndjesi qetësie.

Lëkura

Magnezi ndihmon në hidratimin dhe përmirësimin e paraqitjes së lëkurës tuaj. Një studim i fundit thotë se të bërit banjë me solucione kripore të pasura me magnez, përmirëson lagështinë e lëkurës./AgroWeb.org