Bjeshkët e Shqipërisë janë një pasuri për vendin, për vetë faktin se në to rriten një sërë bimësh, barishtesh dhe frutash që konsumatorët e ndërgjegjshëm për rëndësinë e të ushqyerit mirë, i kërkojnë me ngulm.

Ndër thesaret që ofrojnë malësitë tona gjendet edhe lëpjeta e bjeshkëve, një bimë që i përket familjes botanike Polygonaceae. Kjo bimë gjendet në mbarë Evropën dhe Shqipëria është me të vërtetë e bekuar me këtë bimë plot vlera.

Gjethet e lëpjetës së bjeshkëve janë më të mëdha se lëpjeta e zakonshme që gjendet nëpër fusha e lëndina.

Lëpjeta në fjalë gjendet në male, shpate të larta dhe bjeshkë, gjë që argumenton edhe emrin karakteristik të saj. Lëpjetën e bjeshkëve mund ta gjeni edhe në treg, dhe mund ta dalloni menjëherë falë përmasave të gjetheve të saj të gjata.

Lëpjeta e bjeshkëve është përdorur si bimë mjekësore që në lashtësi dhe aftësi pastruese, laksative, dhe në të mirë të mëlçisë. Lëpjeta e bjeshkëve mendohet të ketë shumë vlera për mirëqenien e përgjithshme, sepse përmban vitaminat C, B6, A por edhe hekur, magnez, mangan, bakër, kalium etj.

Vlerat shëndetsore të lëpjetës së bjeshkëve

Kundër anemisë

Hekuri dhe bakri kombinohen së bashku në sintetizimin e qelizave të kuqe dhe hemoglobinës. Bakri ndihmon në përthithjen e hekurit nga sistemi tretës dhe në çlirimin e hekurit nga mëlçia.

Kundër problemeve të zemrës

Vitamina B6 ndihmon në uljen e niveleve të homocisteinës dhe rimëkëmb enët e dëmtuara të gjakut. Kjo vitaminë menaxhon nivelet e kolesterolit dhe të tensionit të gjakut, që janë ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës.

Shëndeti i zemrës

Nivelet e larta të kaliumit tek lëpjeta e bjeshkëve ndihmon në uljen e gjasave të shfaqjes së gurëve në veshka. Nivelet e ulëta të kaliumit rrisin shanset e shfaqjes së gurëve në veshka, sepse lëngjet që kalojnë në këtë organ përmbajnë shumë kalcium.

Kundër osteoporozës.

Niveli i lartë i magnezit, rrit dendësinë e mineraleve tek kockat, duke parandaluar osteoporozën dhe pamjaftueshmërinë e këtij minerali.

Përdorimet tradicionale

Në Evropë, gjethet e lëpjetës përdoren kundër djegiesnga hithrat.
Rrënjët dhe gjethet e lëpjetës përdoren në mjekësinë tradicionale për të trajtuar infeksionet virale.
Çaji që përgatitet nga rrënja e bimës përdoret në kurimin e infeksioneve të lëkurës.

Si ta konsumoni

Mund ta thani për përdorim të mëvonshëm
Gjethet mund t’i gatuani dhe t’i shtoni në sallata.
Farat dhe degët mund të hahen të freskëta ose të gatuara.
Gjethet e njoma konsumohen si barishtet e tjera./AgroWeb.org