Mjekësia popullore shqiptare është një thesar në traditën e vlerave kurative për shëndetin. Mençuria në përdorimin e qindra bimëve medicinale në funksion të përmirësimit të shëndetit apo shërimit të tij prej shekujsh ka ndihmuar në jetëgjatësinë e njerëzve.

Një nga përdorimet më unike shqiptare në botën e mjekësisë popullore është padyshim rrëshira e pishës. Në Shqipëri përdorimi i saj ka gëzuar një përdorim të gjerë në kurimin e shumë problemeve shëndetësore për dekada me radhë. Kjo substancë është përdorur prej mijëra vitesh në mjekësinë tradicionale të shumë qytetërimeve. Rrëshirën mund ta keni hasur në formën e saj parësore nëse keni prekur ndonjë pemë të çarë ose më saktë tek pisha dhe halorë të tjerë.

Kjo substancë e trashë ngjitëse rrjedh nga lëvorja e pemës. Sipas ekspertëve të AgroWeb.org,  rrëshira konsiderohet si një nga përbërësit më energjikë dhe efikasë kundër plakjes në historinë e njeriut. Rrëshira përmban 85 minerale, vitamina, acid fulvik dhe fitoushqyes të tjerë të rëndësishëm.

Ndërton dhe forcon indet e shëndetshme

Me kalimin e moshës, qelizat rigjenerohen në ritme të ngadalta. Përdorimi i rregullt i rrëshirës, përshpejton katërfish rigjenerimin e qelizave tek kockat apo muskujt e lënduar. Kjo është shumë e rëndësishme nëse jeni sportist ose jeni të prekur nga një sëmundje kronike që pengon aftësinë e të shëruarit. Rrëshira dyfishon ritmet e përthithjes së ushqyesve nga organet e rëndësishme.

Sjell Energji dhe Përmirëson Performancën

Falë larmisë së ushqyesve tek rrëshira, trupi prodhon më shumë energji dhe rrit qëndrueshmërinë. Ajo përmirëson performancën tek njeriu por edhe kujtesën dhe përqendrimin, falë molekulave që parandalojnë shpërbërjen e lëndëve kimike në tru të cilat shkatërrojnë kujtesën. Rrëshira ka edhe acid fulvik që parandalon veprimtarinë e shkaktarëve të sëmundjes së Alzheimerit.

Menaxhimi i peshës

Mbajtja e peshës nën kontroll ka të bëjë me menaxhimin e dëshirave të tepruara për ushqim dhe rritjes së nivelit të sheqerit në gjak. Rrëshira ka një rol stabilizues kundër sheqerit në gjak dhe ndihmon sistemin tretës, që është edhe baza e një menaxhimi të shëndetshëm të peshës.

Përmirëson reagimet imunitare

Duke qenë se rrëshira përmirëson reagimet e trupit nga stresit, ajo mundet të rrisë aftësinë e sistemit imunitar për të reaguar ndaj inflamacionit. Këto janë faktorë kritikë në shfaqjen e disa problemeve shëndetsore përfshirë artritin.

Shëndeti i kockave, gjakut dhe zemrës

Aftësitë e rrëshirës për rigjenerimin e qelizave dhe ato antioksiduese e mbrojnë zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare , riparojnë dëmet e shkaktuara tek ky organ dhe nxisin prodhimin e palcës së kockave.

Vlera të tjera të rrëshirës përfshijnë:

– përmirësimin e kthjelltësisë mendore, kujtesës dhe përqendrimit
– promovimin e qëndrueshmërisë emocionale dhe ndjenjave të mirëqenies
– rritjen e aftësisë së tolerimit të stresit emocional dhe mendor
– ngadalësimin e proçesit të plakjes

Nëse jeni duke marrë në konsideratë përdorimin e kësaj rrëshire mundohuni ta gjeni atë në formën e saj më të pastër dhe natyrale. Varianti pluhur i kësaj substance është zakonisht sintetik dhe i një cilësie të ulët.

Si të përgatisim vajin e rrëshirës së pishës

Përbërësit

Dy lugë të mëdha rrëshire (mund të përdorni edhe rrëshirë pudër ose të shtypur fort)

Gjysmë filxhani çaji me vaj ulliri ose bajamesh

1 lugë dyllë blete

Përgatitja:

Hidhni rrëshirën bashkë me vajin në një enë dhe vendoseni në zjarr.
Mbajini në zjarr derisa rrëshira të shkrijë plotësisht.
Kulloni masën përmes një filtri për të larguar pjesët e ngurta.
Vendoseni masën prapë në zjarr pasi të keni shtuar dyllin e bletës.
Mbajeni në zjarr derisa masa të shkrijë e njëtrajtshme.
Vendoseni masën në një vazo prej qelqi dhe mbajeni në një vend të fresktët dhe të errët.

Përdorimi:

Dy ose tre pika të vajit të rrëshirës së pishës hidhini në një gotë ujë apo çaji dhe konsumojini një herë gjatë ditës, e preferueshme në mëngjes.
Në rast të plagëve, lyeni sipërfaqen e trupit të dëmtuar me disa pika vaj rrëshire ose direkt me rrëshirë nëse ajo është e lëngshme. /AgroWeb.org