Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë.

Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta. Por kur është hera e fundit që e keni kontrolluar datën e skadimit të një shisheje uji që ju keni porositur në lokal apo blerë në dyqan?

Nga një pyetësor i shkurtër i kryer nga AgroWeb.org rezulton se 92 persona nga 100 njerëz të kontaktuar në rajone të ndryshme të Shqipërisë, NUK e kontrollojnë datën e skadencës tek uji në shishe plastike.

Shumica dërrmuese e konsumatorëve e marrin të mirëqënë faktin që uji në shishe plastike është i sigurtë.

Arsyeja pse lëngjet ose produktet e qumështit kanë një datë të skadencës është shumë e vetëkuptueshme, ndaj mund të habiteni që edhe uji në shishe vjen me një afat kohor përdorimi.

Por nuk është cilësia e ujit që duhet të shqetësoheni; është plastika në të cilën uji vjen i paketuar, zakonisht PET për shishe me pakicë dhe polietileni me densitet të lartë, HDPE për paketimet masive të ujit.

Pas një pike të caktuar në jetën e saj, plastika fillon të lëshojë kimikate në ujë, që ndikon në shijen e tij dhe mund të krijojë një rrezik serioz për shëndetin.

Nëse e keni lënë ndonjëherë një gotë uji gjatë natës dhe keni pirë një gllënjkë të nesërmen, ndoshta keni vënë re se ajo ka shijuar shumë ndryshëm nga uji i freskët.

Ju mund të dyshoni se uji është prishur, por shija e çuditshme është në të vërtetë për shkak se uji është ekspozuar ndaj ajrit, duke e bërë ujin paksa më acid dhe duke grumbulluar elementë si pluhuri dhe mikrobet.

Asnjëherë mos lini ujë në shishe në rrezet e diellit të drejtpërdrejtë ose brenda makinës gjatë gjithë ditës në një ditë të nxehtë me diell. Kimikatet nga ena plastike do të nxehen dhe do të depërtojnë në ujë. Pirja e këtyre shisheve që kanë mbetur në diell kanë rezultuar të lidhur drejtpërdrejt me tumoret e gjirit tek femrat dhe studimet tani tregojnë lidhje me lloje të tjera të sëmundjeve tumorale si në meshkuj ashtu edhe në femra.

AgroWeb.org po vazhdon të hetojë praktikat e transportimit të ujit në shishe që kryhen gjatë stinës së nxehtë dhe si kompanitë prodhuese arrijnë të mbrojnë cilësinë e ujit të paketuar gjatë shpërndarjes në pikun e temperaturave të larta dhe ndriçimit maksimal të diellit./AgroWeb.org