Preferoni bukën e thekur fort deri sa nxihet? Ju pëlqejnë cepat e djegur të picave dhe ia merrni edhe atyre që i lënë mënjanë? Lexoni shkurt rreshtat e mëposhtëm të sjella nga AgroWeb.org pasi po rrezikoni të dëmtoni fort organizmin dhe shëndetin tuaj.

Buka e thekur fort deri në nxirje, cepat e djegur të picave e byrekëve, por edhe një sërë ushqimesh të tjera të skuqura ose të pjekura mbi 120 gradë celsius përmbajnë nivele shumë të rrezikshme të akrilamidit, një substancë që ju rrezikon jetën.

Akrilamidi është një substancë kancerogjene që formohet në mënyrë natyrale gjatë pjekjes dhe skuqjes së produkteve të brumit që përmbajnë sheqer, niseshte dhe aminoacidin asparaginë.

Akrilamidi, kjo substancë e rrezikshme arrin të formohet gjatë pjekjes ose skuqjes së patateve, por edhe në drithërave, produkteve të furrës si pica, biskota, etj, në një temperaturë më të lartë se 120 gradë.

Aktivizimi i kësaj substance ndodh gjatë gatimeve të skuqjes, pjekjes në furrë dhe në zgarë, por nuk ndodh gjatë zierjes, pasi temperatura e ujit nuk i kalon 100 gradët.

Substanca e dëmshme dallohet me lehtësi pasi formohet një masë me ngjyrë të errët deri në të zezë. Pra është shumë e rëndësishme të tregoni kujdes për ngjyrën e ushqimit që konsumoni. Shikoni në fund të lajmit për ilustrimet e vlefshme.

Studiuesit dhe ekspertët e ushqimit këshillojnë të shmangni cepat e nxirë të picave, por edhe pjesët e nxira të patateve të pjekura në furrë për të qenë më të sigurtë. Aq më tepër duhen larguar patatet e skuqura por që janë nxirë fort gjatë skuqjes në vaj tejet të nxehtë.

Ndërsa buka e thekur përdoret vetëm kur merr ngjyrën e artë deri të kuqërremtë dhe duhet hedhur kur nxihet në thekëse.

Studiuesit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara kanë gjetur akrilamid në ushqime të caktuara të cilat janë gatuar në një temperaturë mbi 120 gradë Celsius, por jo në ushqime të përgatitura nën këtë temperaturë.

Patatinat dhe patatet e skuqura u gjetën të përmbajnë nivele më të larta të akrilamidit në krahasim me ushqimet e tjera. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara deklarojnë se nivelet e akrilamidit në ushqime përbëjnë një shqetësim të madh për shëndetin./AgroWeb.org

A i dinit faktet e mësipërme? Nëse mendoni se janë të vlefshme, kthehuni në Facebook dhe shpërndajeni postimin për të informuar miqtë dhe të afërmit tuaj

Tri bukët e thekura, të parat në të majtë dhe patatet majtas lart janë të përgatitura si duhet, të tjerat aspak.