Pjesa më e madhe e problemit qëndron në mënyrën se si çerealet, pra drithërat e përpunuar, janë prodhuar. Për t'i kthyer drithërat në formën e tyre përfundimtare, përdoret një proces industrial. Drithërat copëtohen, përzihen, përzihen me ujë, dhe më pas përpunohen me nxehtësi dhe presion të fortë.

Temperaturat e larta dhe presioni i aplikuar shaktërron vlerat ushqyese natyrale të drithërave. Acidet e mira yndyrore të pangopura dhe aminoacidet dhe proteinat natyrale humbasin sepse strukturat qelizore që i përmbajnë ato shkatërrohen nga makineritë industriale.

Produktet e përpunuara të drithërave të mëngjesit përmbajnë jashtezakonisht shumë sheqer. Krahasoni etiketën e vlerave ushqyese të një kutie të tillë të çerealeve me atë të një kutie biskotash. Ju do të shihni shumë pak ndryshime në sasinë e sheqerit.

Rekomandimi i studiuesve, të cilin raporton AgroWeb.org, është që të konsumojmë produkte, përbërja e sheqerit e të cilëve nuk e kalon 25% të totalit të kalorive.

Shumë drithëra të përpunuara nuk janë aspak një zgjedhje e shëndetshme për mëngjes, pasi 44% e kalorive totale të produktit vijnë nga sheqeri.

Duhet gjithashtu të jeni të kujdesshëm për çdo gjë që quhet "mjaltë" ose "mjaltë i pjekur". Shumica e produkteve të tilla në të vërtetë përdorin vetëm një kombinim të shurupit të misrit si fruktoza dhe maltodekstrin.

Drithërat si musli, pra drithërat e papërpunuar që nuk përmbajnë glukozë ose sheqer shtesë janë ideale për të filluar mirë ditën. Është e rëndësishme që në etiketën e drithërave musli për mëngjes, të mos jenë të pranishme yndyrna të shtuara, por të përmbajnë sa më shumë fibra.

Duhet të mbani parasysh se një produkt i mirë duhet të përmbajë së paku 9 gramë fibra për 100 gramë produkt, ndërsa sheqernat të jenë më pak se 20%. Thekra, gruri dhe tërshëra janë nga përbarësit më të mirë të kombinuar në drithërat apo çerealet musli të mëngjesit apo darkës tuaj./AgroWeb.org

A i dinit faktet e mësipërme? Nëse mendoni se janë të vlefshme, kthehuni në Facebook dhe shpërndajeni postimin për të informuar miqtë dhe të afërmit tuaj

Drithërat e papërpunuar të quajtura 'muesli' përbëjnë zgjdhjen e duhur për shëndetin. Foto: Flickr