Përdorimi i gjetheve të patateve është një veçori e kuzhinës tradicionale të zonave në lindje të vendit. 

Gjethet e patates mund të konsiderohen si një produkt i pazakontë për këdo tjetër që nuk jeton në këtë zona. Shumë të njohura për vlerat janë gjethet e patateve të Korabit.

Gjethet e njoma mblidhen dhe zihen në ujë përpara se të përdoren për mbushje në produktet e brumit.

Të dhënat e AgroWeb.org thonë se gjethet e patates përdoren kryesisht në Verë e Vjeshtë. Ato përdoren për sarmë (një masë prej mishi të grirë dhe orizi e mbështjellë me gjethe) ose për mbushje të gatimeve të brumit me miell misri siç është laknori ose byreku. Byreku me gjethe patatesh vlerësohet pikërisht prej shijes së hidhur.

5 Vlerat Kryesore të Gjetheve të Patatave

Gjethet e patateve janë të ngrënshme. Shija e tyre është e mirë dhe pakëz e hidhur. Gjethet janë të shijshme dhe aromatike. Ato gatuhen dhe konsumohen në të njëjtën mënyrë si spinaqi.

Gjethet e patates përbëjnë një burim të mirë antioksidantësh, vitaminash C dhe A, thiamine, riboflavine, niacin dhe acidi folik. Në krahasim me barishtet e tjera, këto gjethe janë të pasura me fibër dhe ushqyes të shumtë.

Vlerat, ushqyesit, recetat:

Gjethet e patates kanë funksion në mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet e shkaktuara prej oksidimit siç janë alergjitë, mosha dhe problemet kardiovaskulare. Gjethet e patates janë të ngrënshme dhe gatuhen jo vetëm si barishte, por edhe si erëz në shumë vende të botës.

Këto gjethe janë gjithashtu të pasura me vitaminë B, beta karoten, hekur, kalcium, zink, proteina dhe lëshojnë më shumë lëng se çdo barishte tjetër. Gjethet e patates kanë një profil të pasur ushqyes dhe antioksidantët që përmbajnë i bëjnë ato një barishte të shkëlqyer.

Të dhënat e AgroWeb.org kanë treguar se gjethet e patates përmbajnë të njëjtin nivel vitaminash, mineralesh dhe ushqyesish të tjerë si spinaqi.

Përmbajtja e hekurit, kalciumit dhe karotenit i rendisin këto gjethe në nivelet më të larta për nga pasuria e ushqyesve në krahasim me perimet dhe zarzavatet e tjera. Në 100 gramë gjethe të freskëta patatesh gjenden përkatësisht:

117 mg kalcium
1.8 mg hekur
3.5 mg karoten
7.2 mg vitaminë C
1.6 mg vitaminë E
0.56 mg vitaminë K

Rrjedhimisht duke ngrënë 300 gramë gjethe patatesh në ditë, ju mund të plotësoni nevojën ditore të vitaminave A, C, E dhe hekurit.

Vlerat Shëndetsore dhe Përdorimet në Mjekësi

Antioksidantët

Gjethet e patateve përmbajnë polifenolë, vitamina dhe anthocianinë që luftojnë radikalet e lira në organizëm.

Kundër Tensionit të Lartë

Gjethet e patateve luajnë rol kundër tensionit të lartë falë pranisë së polifenolëve, vitaminave dhe anthocianës.

Kundër inflamacionit

Gjethet e patateve e mbrojnë trupin nga inflamacioni ose sëmundjet e lidhura me të.

Recetat e gatimit të gjetheve të patateve

Shpëlajini dhe grijini gjethet bashkë me kërcenjtë e pasur me fibër. Gatuajini me avull ose ziejini me pak ujë që të shmangni humbjen e ushqyesve. Ngrohni vajin në një tigan mesatar shtojini barishtet dhe përzijini që të parandaloni ngjitjen.

Shtoni pak ujë dhe ziejini deri sa të zbuten. Në varësi të gjetheve të përdorura do t’ju mjaftojnë 5-7 minuta. Lëngu i gjetheve mund të jetë pak i hidhur, por i shijshëm. Gjethet e gatuara mund t’i servirni mbi pilaf ose makarona.

Mënyra të tjera për gatimin e gjetheve të patateve janë;

-Përzierja me barishtet e tjera në gatimet e brumit si byreku
-Përfshirja në perime të tjera për përgatitjen e lëngjeve për supë
-Përdorimi në sallatë 
-Të pjekra në formën e patatinave/AgroWeb.org