Shija e fiqve të freskët nuk ka të krahasuar. Pavarësisht faktit që fiqtë kanë një jetëgjatësi të shkurtër, njerëzit kanë gjetur mënyrat se si të shfrytëzojnë mirësinë e tij gjatë gjithë vitit, përmes tharjes.

Në treg gjejmë disa varietete fiqsh që ndryshojnë jo vetëm në ngjyrë por edhe në shije. Megjithatë, të gjitha llojet e fiqve janë të pasur me fibër dietike, minerale si kaliumi, kalciumi, magnezi, hekuri, bakri dhe vitaminat A, B, E dhe K.

Fiqtë janë të pasur edhe me sheqerna dhe kanë një nivel të lartë glicemie. Ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë shoqërimin e fiqve me ushqime që kanë nivel të ulët glicemie siç mund të jenë arrat, bajamet apo perimet.

Ngrënia e këtyre ushqimeve së bashku me fiqtë bën që sheqeri të përthithet më ngadalë në gjak.

Të freskët ose të thatë, fiqtë janë përdorur në mjekësinë tradicionale për të zbutur dhimbjet e dhëmbit, trajtuar problemet me tretjen, heqjen e toksinave, forcimin e thonjve dhe heqjen e njollave. Grekët e lashtë besonin se fiqtë i bënin meshkujt më të fuqishëm ndaj me të ushqenin sportistët më në zë.

Kurat më të mira i ofron fiku:

1. Fiku rekomandohet për njerëz që vuajnë nga pamjaftueshmëria e hekurit. Fiku është një burim i mirë i këtij minerali për të cilin mund të lexoni këtu.

2. Fiqtë rekomandohen për njerëzit që vuajnë nga problemet me tretjen. Fiqtë janë në fakt miku më i mirë i sistemit tretës për shkak të përmbajtes së lartë të fibrës. Rekomandohet që fiqtë e thatë të mbahen në ujë për disa orë dhe më pas të pini lëngun dhe të hani frutat.

3. Fiqtë janë shumë të mirë për të pastruar organizmin nga toksinat dhe janë një ndër ushqimet unike me alkalinë. Ato balancojnë nivelet e aciditetit që zakonisht ngrihen kur konsumoni shumë mish ose ushqime të përpunuara.

4. Fiqtë, veçanërisht ato të thatët janë të pasur me kalcium, që është një nga përbërësit më të rëndësishëm që ndihmojnë kockat dhe mbajnë larg sëmundjen e osteoporozës.

5. Lëngu i fikut është efikas kundër kollës së thatë, azmës, fytit të lënduar dhe sekrecioneve. Zijini fiqtë në ujë (një ose dy fiq në një filxhan ujë) për disa minuta dhe pijeni lëngun disa herë në ditë.

7. Fiqtë ulin tensionin e gjakut falë përmbajtjes së lartë të kaliumit, një mineral që mban tensionin e gjakut nën kontroll. Njerëzit që konsumojnë pak ushqime të pasura me kalium dhe shumë kripë, janë të predispozuar të vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

8. Shëndeti i Zemrës – Fiku dhe gjethet e tij ulin nivelet e triglicerideve. Kur ky nivel është shumë i lartë, atëherë po aq janë edhe gjasat që ju të përjetoni një atak në zemër ose goditje në tru. Fiqtë përmbajnë omega-3, omega-6 dhe fitosterolë që ulin nivelet e kolesterolit.

Fibra ndërlidhet me kolesterolin dhe e nxjerr atë jashtë trupit.

Siç mund ta shikoni, fiqtë janë pjesë e shumë kurave të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Ndaj, herën tjetër kur të shkoni të bëni pazar, mbushni çantat dhe merrni më të mirën prej tyre./AgroWeb.org