Ka shumë mënyra si kungulli mund të përfshihet në ushqimin tuaj, që nisin nga sallatat dhe mbarojnë tek reçelrat dhe ëmbëlsirat me këtë perime të vjeshtës.

Përdorimi i kungujve është i mirë për zemrën pasi fibra, kaliumi dhe përmbajtja e vitaminës C në kungull mbështesin mrekullisht shëndetin e mirë të këtij organi jetësor.

Një nga mënyrat më të mira për të përfituar nga përfitimet e mrekullueshme të kungullit është të shijoni supën e mrekullueshme me ngjyrë të artë. Mbani parasysh faktet mirëbërëse nga AgroWeb.org dhe përfitimet që merrni nga supa e kungullit.

Shikim më i mprehtë. Vetëm një pjatë supe me kungull përmban më shumë se 200 për qind të sasisë së rekomanduar ditore të Vitaminës A. Kjo vitaminë e veçantë është e vlerësuar si shumë efektive në ndihmën ndaj shikimit të mprehtë.

Supa me kungull është e pasur me karotenoide, përbërja e të cilëve i jep ngjyrën e theksuar portokalli. Gjithashtu përmban beta-karoten, që zakonisht konvertohet nga trupi në Vitamina A.

Ndihmon me rënien e peshës. Supa me kungull është e pasur plot me fibra nuk ka pothuajse asnjë kalori. Fibra është shumë e dobishme kur bëhet fjalë për ndihmën në tretjen e duhur, ku lëndët ushqyese të ndryshme ndahen lehtësisht.

Përmirëson shëndetin e zemrës. Vajrat esencialë të kungullit përmbajnë një substancë me bazë bimore të njohur si fitosterol. Sipas studimeve të ndryshme, kjo substancë ul ndjeshëm kolesterolin e keq.

Redukton rrezikun e tumoreve. Beta-karoteni është një nga antioksidantët më të efektshëm në botë dhe kungull përmban sasi shumë të larta të këtij ushqyesi që cilësohet nga mjekësia zyrtare si zgjidhja natyrale ndaj sëmundjes së shekullit.

Mbron dhe rinon lëkurën. Një tjetër përfitim i mrekullueshëm i supave të kungullit dhe është se karotenoidet që gjenden në këtë ushqim ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të shëndetshme dhe largojnë rrudhat e fytyrës.

Forcon sistemin imunitar. Supa me kungull është e pasur me Vitaminë C, e cila është një nga vitaminat kryesore e njohur në rolin e rritjes së sistemit imunitar. Në fakt, kjo është një nga përfitimet më të rëndësishme shëndetësore të supave të kungullit, sepse pengon trupin të sulmohet nga sëmundje të ndryshme virale dhe bakteriale./AgroWeb.org