Është shpallur Mbretëresha e Cilësisë në dhjetëra panaire ndërkombëtare. Shumë e vlerësuar para dhe pas viteve 90. Një produkt shqiptar, që kurrë nuk i humb vlera. Domatja e Myzeqesë, është në momentin e saj më të mirë.

Një prej varieteteve më cilësore të saj gjendet pikërisht në Fermën Agrocon Albania. Suksesi i rradhës i kësaj ferme prestigjioze mban emrin Domate e Myzeqesë.

Me një kualitet tepër të lartë dhe çmim shumë konkurues, ky produkt është kthyer në një nga më të kërkuarit në treg. Cilësitë ushqyese, kujdesi i treguar në rritje si dhe paketimi krijojnë mundësinë që produkti i ofruar të jetë gati për t`u tregtuar drejt konsumatorit përfundimtar në tregtimin me pakicë.

Agrocon Albania është në përmbushje të parashikimit të prodhimit prej plot 350 ton të Domates Agro 420 CS që është një prej varieteve më cilësore e më të kërkuara. Një kokërr domate e këtij varieteti arrin një peshë prej 200 deri 220 gramë, madhësi 57-67 mm dhe mbart plot vitamina e minerale natyrale.

Suksesi i këtij prodhimi u kurorëzua së fundmi me marrjen e statusit të Çertifikimit Global GAP për prodhimin dhe eksportin e kësaj kulture drejt tregjeve evropiane.

Çertifikimi i ka dhënë një shtysë shumë të madhe volumit të eksporteve të kompanisë Agrocon, duke ngjallur interes jo vetëm nga tregjet ekzistuese, por edhe nga një valë partnerësh të rinj.

Me këtë çertifikim rikonfirmohet dhe një herë cilësia e procedurave të kultivimit të ndjekura nga Agrocon të jenë brenda standardeve Europiane.

Ky lloj investimi është një risi për sektorin bujqësor të pas viteve ’90 në Shqipëri, në përputhje me parametrat më të larta të Bashkimit Evropian me të gjitha kushtet e kërkuara teknologjike moderne.

Agrocon brenda vitit të parë të prodhimit eksportoi 90 ton tranguj të freskët në drejtim jo vetëm të Evropës Lindore dhe Qëndrore, por edhe për tregjet perëndimore. Për të vijuar me sasinë e parë të pjeprit Argos me 90 ton, i eksportuar në fillim të qershorit.

Prodhimi dimëror i rradhës i kastravecit në fermën Agrocon Albania parashikohet rreth 45 ton ton nga varieteti Triunpho F1 dhe 90 ton nga varieteti Charisma deri në fund të muajit Dhjetor.

Domatet Agro420 të fermës Agrocon Albania tashmë të certifikuara nga standardi GlobalGAP. Foto: AgroWeb

Eksportet: Domatet shqiptare, më të kërkuarat

Nëse do t’i referohemi sasisë së produkteve të eksportuara, perimet janë mbretëreshat e tokave shqiptare.

Gjatë 6 mujorit të parë të 2016 të ardhurat nga eksporti i produkteve bujqësore u rritën me 2.7 miliard lekë. Sipas statistikave zyrtare, eksportet e prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe agropërpunuese në vend, shënuan një rritje me 28%, krahasuar me një vit më pare, ndërsa të ardhurat në lekë janë 5.6 miliardë lekë.

Në vitet e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë të siguruara nga AgroWeb, domatet kanë pasur gati një dyfishim vjetor të eksporteve nga 34.000 ton në 2014 në 57.000 ton në 2015, duke qenë një pikë e fortë e eksporteve.

Edhe këtë vit domatet kanë qënë më të kërkuarat nga tregu i vendeve të Bashkimit Evropian por edhe ai ndërkombatar, për shkak të cilësisë së lartë.

Këtë e konfirmojnë edhe përfaqësuesit e Fermës Agrocon Albania.

Eksporti i produkteve bujqësore dominohet nga bimët mjekësore me vlerë 3.5 miliard lekë, pasuar nga perimet me 2.1 miliard, nga të cilat vlera më e madhe i takon eksportit të domateve me rreth 1.49 miliard lekë krahasuar me 800 milion lekë.

Çertifikimi Global GAP, kusht kyç për eksport në BE

Agrocon është kompania e parë në Shqipëri që ka arritur të marrë çertifikimin Global GAP për produktet e tyre të kultivuara.

Certifikimi Global GAP synon lidhjen e fermerëve dhe tregëtuesve për të pasur produkte më të sigurta për konsumatorët. Respektimi i standardeve të BE-së është tejet i rëndësishëm për bujqësinë si një burim i rëndësishëm i të ardhurave për Shqipërinë,

Shumë nga produktet shqiptare nuk arrijnë të penetrojnë këtë treg të madh me kaq shumë potencial pikërisht për shkak të mungesës së çertifikimit që lidhet me çështjet e të paturit të një produkti të sigurt dhe jo të dëmshëm.

Shqipëria është një vend bujqësisht i pasur dhe shqiptarët kanë fatin të gjenden mes një game të larmishme produktesh. Rritja e cilësisë dhe standardeve mbetet një sfidë, për të cilën po investohet fort, pasi Shqipëria ka produkte të një cilësie të lartë ndaj është koha që t’i vendoset vula e cilësisë.

Pikërisht, cilësia e lartë dhe çertifikimi janë një vlerë e shtuar e produkteve të Agrocon Albania, që nderojnë Shqipërinë në botë.

Agrocon Albania, është pjesë e Grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në rajon./AgroWeb.org

 

*Shkrimi i mësipërm është mundësuar përmes partneritetit të programit SmartCapital për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe AgroCon Albania.