Stafi i ProCredit Bank në aksion për pastrimin e plazhit nga mbeturinat

758 0

Prej disa vitesh, stafi i bankës ProCredit organizohet, në mënyrë vullnetare, për të pastruar nga mbeturinat, territore të caktuara. Këtë vit u përzgjodh Gjiri i Lalzit, si një prej zonave turistike më të frekuentuara gjatë sezonit veror.

Të gjithë pjesëmarrësit në aksionin e pastrimit, përveçse kontribuan në pastrimin e ambientit nga mbetjet, dhanë dhe një shembull pozitiv në komunitetin dhe tek pushuesit përreth, duke promovuar një përqasje të përgjegjshme qytetare dhe rritur ndërgjegjësimin ndaj mbrojtjes së mjedisit.

Mbrojtja e mjedisit dhe kontribuimi aktivisht në zhvillimin ekonomik, me përgjegjshmëri sociale dhe mjedisore, është një komponent qendror i misionit të Grupit ProCredit.

Si pjesë e Grupit ProCredit, ProCredit Bank Shqipëri i kushton rëndësi mbrojtjes së mjedisit dhe kontributi i saj në reduktimin e pasojave të ndryshimeve klimatike është pjesë e përgjegjësisë sociale të Bankës.

Në operacionet e saj, banka ProCredit kërkon të reduktojë në mënyrë të vazhdueshme ndikimin e vet mjedisor dhe atë të klientëve të saj. Ajo gjithashtu synon të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit të punonjësve të saj, klientëve dhe publikut për çështjet mjedisore duke zbatuar masa të qëndrueshme dhe të vazhdueshme.

Për më tepër, angazhimi i bankës ProCredit në krijimin dhe implementimin e një sistemi të plotë për menaxhimin mjedisor u rikonfirmua dhe nga certifikimi me standardin ndërkombëtar ISO 14001:2015.

Përqasja mjedisore e ProCredit Bank transmetohet në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm nga iniciativat që ProCredit merr si bankë, por edhe nga vetë stafi, të cilët dëshirojnë të jenë pjesëtarë aktivë të shoqërisë dhe të luajnë një rol më të madh, përtej të qënit vetëm pjesë e një institucioni bankar./AgroWeb.org   

*Shkrimi i mësipërm është mundësuar përmes partneritetit të programit SmartCapital për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe sipërmarrjeve në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.