Lehtësi Për Agrobiznesin nga Paketa e Re Fiskale

230 0

Ministria e Financave ka zhvilluar një konsultim, duke iu referuar dhe ligjit organik të buxhetit dhe ligjit të politikave fiskale. Si vijimësi u organizua një takim me biznesin, duke parë dhe interesin për këtë drejtim.

Çështje e rëndësishme ishte ndarja e përgjegjësisë, mes ndërtuesit, blerësit dhe pronarit të tokës. Një problematikë kjo, që daton që prej vitit 2008.

Inspektorët e Drejtorisë së Tatimeve kanë nisur një fushatë informimi bizneset e vogla që hyjnë në skemën e  TVSH-së.

Në kuadër të konsultave për paketën e re fiskale, qeveria ka menduar që edhe agrobiznesin ta motivojë.

Lehtësi fiskale për agrobiznesin 

Gjatë takimit me Shoqatën e Ndërtuesve të vendit tonë, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se edhe agrobiznesi të përfitojë uljen e tatim fitimit, uljen e TVSH-së, dhe mos aplikimin e taksës së infrastrukturës për ndërtues dhe investitorë.

Kjo iniciativë e re ul barrën fiskale në tërësi për biznesin si dhe ul borxhin publik të shqiptarëve.

Ai shtoi se kryefjalë e qeverisë është përmirësimi i klimës së biznesit, duke qenë se dhe Progres raporti i Komisionit Europian e theksonte me forcë këtë.

Biznesi i vogël

Sa i takon biznesit të vogël, sipas ministrit të Financave, konsultat me qytetarët për mënyrën se si do funksionojë kjo skemë, janë në zhvillim e sipër.

Deri më sot, bazuar në raportin e DPT-së, janë kontaktuar  5 700 sipërmarrje të vogla, nga 9 975 biznese që do të preken nga deklarimi i TVSH-së.

Kjo fushatë ka si synim informimin e të gjithë sipërmarrjeve e vogla, pjesë e TVSH-së, deri më 14 korrik./Burimi:ATSH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.