BERZH- Investime në Ballkan për Integrim Rajonal dhe Evropian

302 0

Sa herë flitet për Ballkanin gjithkush i referohet “një rajoni që prodhon më shumë histori sesa konsumon”. Sa herë flitet për BE-në gjithkush i referohet “një bashkimi kombesh që nisi nga bashkëpunimi ekonomik”. Pra ka një formulë magjike bashkëjetese. Është formula që solli paqen edhe në Evropë, harmoni dhe bashkëpunim ekonomik. Ky binom magjik është më e mira që Evropa mund të injektojë në Ballkan.

Përveç historisë së përbashkët, ka një sektor madhor ku vendet e Ballkanit flasin të njëjtën gjuhë; bujqësia. Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm për ekonominë, por veçanërisht për punësimin në Ballkan. Ky sektor ka një kontribut mesatarisht 17% të prodhimit të brendshëm bruto (PPB) të këtyre vendeve. Sipas statistikave në Shqipëri dhe Kosovë, kontributi është afro një e katërta e PPB, në Serbi e Bosnjë-Hercegovinë me një të pestën, në Maqedoni e Mal të Zi rreth 11% e kështu me rradhë.

Të gjitha këto janë shifra shumë të larta krahasuar me kontributin e bujqësisë në prodhimin e brendshëm bruto të Bashkimit Europian, mesatarisht vetëm 1.7%.

Bujqësia është shtylla themelore e ekonomisë së këtyre vendeve duke zënë një vend thelbësor. A ka një pikë delikate? Po, mungesa e financimit.

Është Koha e Bujqësisë

Një tur Ballkanik. Gjashtë shtete. Bashkëpunim i frytshëm dhe gjithpërfshirës. Në fokus kryesor; bujqësia.

Presidenti i BERZH, Sir Suma Chakrabarti gjatë turit të tij Ballkanik konfirmoi edhe një herë angazhimin e plotë të BERZH-it në procesin e integrimit rajonal mes gjahtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Malit t ëZi, Maqedonisë, Bosnje-HErcegovinës dhe Serbisë.

BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe zhvillim) është ndër investitorët kryesorë në rajon dhe vetëm vitin e kaluar investoi më shumë se 1 Miliardë Dollarë në projekte të ndryshme në Ballkanin Perëndimor që nga efiçenca e energjisë deri te infrastruktura, nga mbështetja për insitucionet financiare te bujqësia.

Mbështetja a financimit të agrobiznesit shqiptar – Marrëveshje historike

Gjatë vizitës në Shqipëri të Presidentit të BERZH, Qeveria shqiptare dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim firmosën marrëveshjen në mbështetje të financimit të agrobiznesit shqiptar.

Marrëveshja bashkon Qeverinë Shqiptare, BERZH dhe bankat Raiffeisen Bank Albania, Intesa SanPaolo Bank Albania, Societe Generale Albania dhe ProCredit Albania, si dhe dy institucione mikrokredie Fondi Besa dhe NOA. Ndërsa banka të tjera pritet t’i bashkohen programit në të ardhmen.

Në një intervistë të tij për AgroWeb, Christoph Denk, kreu i BERZH për Shqipërinë tha se: ‘Ideja kryesore e Instrumentit të Financimit të Agro-biznesit nga BERZH, është një projekt që do të përfitojë nga Fondi Kombëtar i Garancisë, është të zhbllokojë financimin e agrobiznesit duke e ndarë rriskun mes tre palëve: (1) Bankave të nivelit të dytë ose institucioneve të mikrofinancës (2) Qeverisë shqiptare përmes Fondit Kombëtar të Garancisë dhe (3) BERZH-it. Për ta specifikuar më shumë, ideja është që Qeveria shqiptare do të sigurojë një shumë të caktuar nga buxheti i saj, si garanci, ose siç quhet ndryshe fond garancie që mbulon humbjet e para të kredisë apo portofolit të kredive. Kjo bëhet në mënyrë që të mbrohet portofoli i kredive të agro-biznesit nga humbjet që mund të ndodhin. Në shtesë të kësaj. BERZH-i gjithashtu do të sigurojë një garanci shtesë për të ndarë rriskun e portofolit të kredisë së agrobiznesit me bankat apo institucionet e mikrofinacës.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania, Z. Silvio Pedrazzi (majtas) dhe znj.Adela Leka, Drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank në Shqipëri (djathtas) gjatë ceremonisë së firmosjes së marrëveshjes me 6 insitucione finaciare. Foto: WebLibrary

Gjatë ceremonisë së firmosjes së Marrëveshjes, Kryeministri Rama tha se: “Është një program që sjell bashkë qeverinë dhe disa banka tregtare, të cilat falë BERZH dhe qeverisë do jenë dorëlëshuar me njerëzit që do duan të investojnë në fshat.

Ky program do të jetë një vlerë e shytuar në rrugën që ne kemi hapur për të kaluar nga bujqësia e lëmoshës, në bujqësi të investimeve, me një vizion të qartë”

Presidenti i BERZH, Sir Suma Chakrabarti u shpreh se: ‘ne jemi shumë të kënaqur të nënshkruajmë këtë Marrëveshje të rëndësishme që do të mbështesë zgjerimin e potencialit të sektorit të bujqësisë në Shqipëri. Programi për Mbeshtetjen e Agrobiznesit në Shqipëri është një shembull i shkëlqyer se si bashkëpunimi i koordinuar e aktorëve të ndryshëm mund të prodhojë një nismë të plotë që është më e madhe se shuma e të gjithë pjesëve të saj. Ne jemi veçanërisht mirënjohes ndaj Qeverisë Shqiptare për angazhimin e saj dhe ndaj sektorit financiar për mbeshtetjen e tij.’

Qeveria Shqiptare ka mundësuar një fond prej 36 milionë eurosh nga buxheti i saj përgjatë tre viteve në mbështetje të programit dhe BERZH siguron deri në 100 milionë euro në financim dhe instrumente të ndarjes së rriskut.

Kontributi i BERZH dhe i Qeverisë do të mundësojë kreditimin nga institucionet financiare partnere prej 180 milionë euro, me një potencial prej 300 milionë euro hua për sektorin bujqësor në LEK apo monedhë të huaj me përfshirjen e iniciativave të tjera plotësuese. Me këtë kontribut të Qeverisë, Shqipëria i bashkohet komunitetit të donatorëve të BERZH.

Bujqësia është një sektor kyç i ekonomisë shqiptare; ajo siguron punësim për më shumë se 50 për qind të popullësisë së zonave rurale dhe përbën rreth 20 për qind të PBB-së së vendit. Pavarësisht kësaj, sektori mbetet shumë pak i shërbyer nga institucionet financiare, kur kreditë për agrobiznesin përbëjnë vetëm 2 për qind të kreditimit total për ekonominë.

Përveç instrumenteve të financimit, marrëveshja përfshin edhe asistencën teknike për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve financiare si edhe shërbime këshilluese për agrobizneset përmes programit të konsulencës së BERZH-it për bizneset e vogla dhe të mesme për të rritur performancën e tyre për akses në financim.

Turi Ballkanik që nisi nga Kosova

Presidenti i BERZH, Sir Suma Chakrabarti vizitoi Kosovën më 25 korrik, si pikënisje e turit të tij të gjerë rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti Chakrabarti tha se: ‘BERZH si një Bankë për zhvillim dhe unë si President i saj, jemi të angazhuar për një mbështetje të plotë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, si përsa i përket integrimin rajonal ashtu edhe në rrugëtimin e tyre drejt BE-së. Ne nisëm investimin dhe dialogun me liderët e rajonit dy vjet më parë në Samitin e BERZH-it për Ballkanin Perëndimor dhe unë sot jam krenar që shoh se procesi i bashkëpunimit rajonal në këtë format të ri ka fituar momentin kulmor të tij, nën lidershipin e BE-së.

BERZH-i mirëpret pjesëmarrjen aktive të autoriteteve të Kosovës në bashkëpunimin rajonal.’ BERZH nënshkroi dy marrëveshje me bankat lokale në Kosovë, për të mbështetur sektorin e biznesit privat. Një marrëveshje, që siguron deri në 5 milionë Euro për financimin e tregtisë dhe një linjë kreditimi prej 1 milion euro për projekte në efiçiencën e energjisë dhe të energjisë së rinovueshme në bashkëpunim me BPB, një nga dy bankat më të mëdha me kapital vendas të Kosovës ku BERZH ka gjithashtu një përqindje të vogël të aksioneve.

Ballkani ka një potencial të madh, ende jo plotësisht të eksploruar, ende jo plotësisht të shfrytëzuar. Ka një rrugë. Financimi./AgroWeb.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.