Orizi Plastik – Çfarë thotë Ambasada Kineze në Shqipëri

530 0

Pas disa publikimeve në mediat ndërkombëtare si BBC dhe raporteve të Bashkimit Evropian mbi rrezikun e orizit plastik nga Kina, dhe pasqyrimit të tij edhe në AgroWeb.org, Ambasada Kineze në Shqipëri bën me dije se Ministria e Tregtisë e Republikës Popullore të Kinës deklaron se, Qeveria Kineze gjithmonë i kushton rëndësi të madhe cilësisë dhe sigurisë së orizit të eksportuar ndaj një vendi tjetër si ndihmë, dhe kontrollon rreptësisht të gjitha hallkat procesit, nga toka e mbjelljes, procedurat e prodhimit dhe perpunimit, ambalazhimit dhe transportit.

Cilësia e orizit kontrollohet nga vetë kompanitë prodhuese, inspektohet nga pika e caktuar qeveritare dhe pala e tretë ndërkombëtare për inspektim, përputhet krejtësisht me kriterat e sigurisë ushqimore të Kinës dhe standardet e sigurisë së vendeve ku shkon ndihma kineze.

Faktikisht, vitet e fundit Kina nuk ka eksportuar oriz në Nigeri në asnjë mënyrë, ndërsa orizi i eksportuar në Sierra Leone në fund të vitit 2016 përputhet me standardet e duhura.

Vendet e tjera që kanë importuar ose kanë marrë ndihmë nga Kina vlerësojnë cilësinë e orizit kinez, shumë prej tyre dëshirojnë të shtojnë porosinë e tyre.

Kina, si vend i ndërgjegjshëm dhe i përgjigjshëm, do të vazhdojë të përforcojë administratim dhe mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore, që të garantojë sigurinë e orizit të dalë nga Kina.

Kina mirëpret departamentet e sigurisë ushqimore të vendeve që kanë importuar oriz, të mbajnë kontakt dhe bashkëpunim të ngushtë me palën kineze./AgroWeb.org

Për informacione shtesë, mund të klikoni secilin nga lajmet e mëposhtme:

BBC raporton kapjen e një dërgese me oriz plastik

Mënyrat Si të Dalloni Orizin Plastik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.